Lajme Shqip Wednesday, 25 July 2012 15:45

Los Anxhelos – Kristen Stewart tradhëton Robert Pattinson me prodhuesin e filmave Rubert Sanders, i cili është i martuar dhe dyfishi i moshës së saj.

Aktorja 22-vjecare e “Twilight” është fotografuar në krahët e drejtuesit të “Snow White And The Huntsman”.

Revista “US Weekly” ka publikuar një foto të një momenti disi intim të Sanders dhe Stewart. Deri më sot Kirsten dhe Robert ishin shfaqur si çift ideal, por kjo ndodhi duket se do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve.

Një burim tha për “US Weekly” se Kristen dhe Rupert, i cili është i martuar me modelen e British Vogue, Liberty Ross, kanë patur një lidhje intime me njëri-tjetrin.

“Ishte vetëm një moment dobësie që nuk duhet të ndodhte. Kristen ndihet e shkatërruar dhe ajo nuk pranon se ka patur një lidhje me Rupert. Kristen nuk ka dashur të lëndojë askënd. Ajo është një vajzë e mirë, e cila bëri një zgjedhje të gabuar”, sqaron ky burim. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 04 October 2011 12:27

Angli – Aktoren e famshme të filmit “Twilight” jemi mësuar ta shohim në skriptet e këtij filmi, ku dialogjet janë të paracaktuar nga regjizori Stephen Meyer.

Por kur bëhet fjalë për çështjet reale të dashurisë ajo di të flasë vetë…

Dhe këtë gjë e bën mjaft mirë për revistën Glamour, të muajit nëntor:

“Për mendimin tim, që të arrish të mbash një lidhje të mirë duhet që të jesh i sinqertë dhe mbi të gjitha të njohësh veten tënde. Është e rëndësishme që njeriu të di se çfarë do.”

Kristen 21 vjeçare ra në dashuri me kolegun e saj Robert Pattinson pas përfundimit të xhirimeve të serisë së dytë “New Moon”. Duke i parë mirë fotografitë kuptohet përse Pattinson u dashurua me të.

Me një veshje ku ka kombinuar atë sportive me atë seksuale, ajo duket e mrekullueshme. Por e preferuara e saj mbetet ajo me uniformë jeans, flokët e kapur bishtkali dhe pak makiazh. Dhe pikërisht për shkak të tendencës së saj për t’u veshur vetëm me xhinse dhe atlete, ajo ka treguar:

“Për një kohë të gjatë jam dukur si një djalë, por tani kam ndryshuar. Tani ndjehem femër.”


E megjithatë asaj i pëlqen që të jetë tipe, aq tipe sa të jetë shok me një tip si Taylor Lautner, i cili realisht është një mik mjaft i mirë i saj. Asaj i pëlqen të rri me të, madje edhe të shohin filmin bashkë.

“Është kënaqësi të ulesh dhe të shohësh film me të. Në fakt, ne e kemi bërë! Unë dhe Taylor jemi fansa të Twilight-it, prandaj mund të ulemi dhe të humbasim fare në film. Ndërsa kur ulem për ta parë me Robin… edhe ai e pëlqen filmin, por ai ka një energji krejtësisht ndryshe të të përjetuarit të këtyre ngjarjeve!”

Intervista e plotë e saj do të publikohet më 11 tetor, ndërsa pjesa e katërt e Twilight, “Breaking Down – Part 1” do të publikohet më 16 nëntor. (LajmeShqip.com)