Lajme Shqip Wednesday, 02 April 2014 11:50

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se qëndrimi i Kosovës karshi krizës në Ukrainë “është i qartë dhe përkon drejtpërdrejt me qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara”.

“Kemi një qëndrim të përbashkët me Brukselin dhe Uashingtonin”, ka thënë zoti Thaçi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Prishtinë, gjatë një vizite që i bëri Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.

Muajin e kaluar, Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë. Një veprim i tillë është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

 
Lajme Shqip Thursday, 20 March 2014 16:16

Ngjarjet e fundit në Krime dhe referendumi që u mbajt me datën 16 mars për shkëputjen e rajonit nga Ukraina e bashkimin me Rusinë, ka hapur një dilemë se si mund të reflektohet kjo ngjarje në Ballkan.

Kuvendit të Bujanovcit dhe ish lider i UÇPMB-së Jonuz Musliu, ka deklaruar se nëse Krimea i bashkëngjitet Rusisë pas referendumit, kjo lehtëson procesin e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën. Ndërkohë kërkesa të ngjashme kishte edhe në Moldavi në lidhje me Rumaninë.

Ekspertët janë të mendimit se rreziku për Maqedoninë mund të dalë nga brenda, e jo nga vendet fqinje.

“Ish komandanti i UÇPMB më deklaroi se edhe ai kërkon referendum në atë pjesë që mundet t’i bashkëngjitet Kosovës, megjithatë ai përmend që edhe Tirana të bashkëngjitet në atë projekt dhe kjo ngjan me projektin Shqipëri e Madhe që sigurisht do të reflektohet në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi profesori Vlladimir Pivovarov.

Ndërsa analisti Mersel Bilali mendon se rreziku vjen pasi Maqedonia nuk është vend anëtare e NATO-s.

“Minoriteti rus në Moldavi miratoi njëfarë dokumenti, që do të thotë si efekt domino mund të fillojë të reflektohet në më shumë vende, duke përfshirë edhe Ballkanin. Mendoj se ngecja e Maqedonisë është situata e palakmueshme në të cikën ndodhet”, thotë Bilalli për REL.

Por edhe Bllagoja Markovski mendon se probleme eventuale për Maqedoninë mund të vijnë prej brenda saj.

“Nëse kërkesa të tilla do të realizohen, varet nga organizimi i brendshëm i Maqedonisë, përkatësisht nga përparimi i saj në çdo aspekt, pavarësisht nga ajo nëse Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-sdhe BE-së ose jo”, shprehetMarkovski.

Shumë analistë rikujtojnë se që nga pranimi i Kosovës si shtet ekzistonin shumë paralajmërime se mënyra e këtillë do të sjellë ndryshime në hartën evropiane, duke përmendur shembujt me Spanjën dhe me rajonin Baski, si dhe ngjarjet e fundit në Italinë veriore dhe në Belgjikë.