Lajme Shqip Wednesday, 19 March 2014 15:19

Forcat proruse kanë depërtuar me dhunë në selinë e Marinës së Ukrianës në qytetin Sevastopol, dhe  kanë ngritur flamurin e Rusisë.

Agjencitë e lajmeve ruse raportojnë se disa qindra demonstrues prorusë u tubuan afër kësaj baze, dhe pastaj me forcë depërtuan në kompleks, ku hoqën flamurin e Ukrainës dhe e zëvendësuan me atë të Rusisë. Një zëdhënës i marinës ukrainase tha se njerëzit që depërtuan në bazë nuk ishin të armatosur.

Ndërkohë që mediat e huaja raportuan që në orët e para të mëngjesit, që protestuesit kërkuan largimin e marinarëve ukrainas nga baza në Krime, pasi, sipas tyre, prezenca e tyre aty përbën rrezik për ta. 

Ministri i përkohshëm i mbrojtjes, Ihor Tenyukh, dhe zëvendëskryeministri i parë, Vitaly Yaremaa, udhëtuan drejt Krimesë, në përpjekje për të “zgjidhur situatën”.

Kjo situatë vjen një ditë pasi liderët e Krimesë së bashku me presidentin e Rusisë firmosën marrëveshjen për aneksimin e gadishullit të Krimesë nga Rusia.