Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 09:45

Pakёnaqёsitё e moderatorit tё famshёm tё skenёs shqiptare, Adi Krastёs, kanё qenё mjaft evidente kohёve tё fundit. Prezantues prej vitesh nё programin “E Diell”, nё Top Channel dhe sё fundi edhe nё programin “100 milionё”, ka bёrё njё koment drejtpёrdrejtё nё serinё e fundit tё kёtij programi.

“Marrëdhënia ime me paranë?! Jam në kërkim të tyre. Mund të kisha punuar kuzhinier, pilot, apo të bëja një vjedhje për t’i pasur. Gjithashtu, jam i hapur të pranoj oferta nga çdo kanal tjetër televiziv, nëse më paguajnë më shumë para, në mënyrë që familja ime të jetojë më mirë”.

Ky koment nuk ka qenё as i rastёsishёm dhe as i pamenduar mirё prej tij. Mospёrputhjet qё ka patur me autorёt e kёtij programi, Armend Rexhepagiq dhe Aida Barakun do tё bёj qё ai tё largohet prej kёtij spektakli. Por edhe prania e kёtyre tё fundmёve nuk ёshtё e sigurtё.

Si zёvёndёsues i figurёs sё tij ёshtё lakuar shumё emri i Alban Dudushit, edhe ky moderator i famshёm nё televizionin Top Channel. Por, duke qenё se punimet pёr programin fillojnё nё shtator, deri atёhere mund tё ketё dalё ndonjё emёr i ri pёr propozim. (LajmeShqip.com)