Lajme Shqip Tuesday, 21 January 2014 16:06

Ulrike Lunacek, Raportuesja e posaçme për Kosovën në Parlamentin Evropian, e ecila po zhvillon një vizitë në kosovë shprehet se liberalizimi i vizave për kosovarët nuk do të bëhet gjatë këtij viti. Sipas sajliberalizimi mund të ndodhë në dy apo tri vitet e ardhshme.

“Nuk jap data, sepse nuk e di, as Komisioni Evropian nuk e di.Liberalizimi nuk do të bëhet në këtë vit, kjo mund të ndodhë pas një, dy apo tri vitesh, nuk e di se kur. Por unë shpresoj që do të bëhet brenda dy apo tri vitesh”, ka deklaruar Lunacek.

Ndërsa për vendet e rezervuaranë Kuvendin e Kosovës për minoritetet, eurodeputetja Lunacek shprehet se kjo nuk është një çështje për të cilën duhet të vendosin ndërkombëtarët, pasi ky vendim u takon institucioneve të Kosovës.

 
Lajme Shqip Thursday, 16 May 2013 22:47

Përderisa Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, Spanja nuk do ta bëjë këtë.

Kështu thotë Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Garcia – Margallo gjatë një vizite në Bukuresht.

“Spanja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës të shpallur njëanshëm derisa Serbia nuk do ta bëjë këtë”, tha Margallo.Ai ka thënë se me njohjen e pavarësisë së Kosovës do të njihej shkelja e së drejtës ndërkombëtare dhe e drejta kushtetuese e Jugosllavisë.

Garcia Margallo ka pohuar se Spanja dëshiron të mbajë raporte me Beogradin dhe Prishtinën, në mënyrë që të dy palët të dakordohen për marrëdhëniet e tyre tregëtare dhe administrative, por duke mos kaluar linjat e kuqe të shpalljes së njëanshme të pavarësisë.

Ndërkaq Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Titus Korlacean ka thënë se marrëveshja është e dobishme për rajonin e Ballkanit dhe të ardhmen europiane.

Një ditë më herët në Rumani ka qëndruar Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivan Mrkic, i cili ka falënderuar Bukureshtin që nuk po e njeh Kosovën.

 
Lajme Shqip Tuesday, 14 May 2013 15:57

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, në përbërjen e Albin Kurtit, kryetar i saj dhe i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Shpend Ahmeti, nënkryetar i parë, Visar Ymeri, deputet dhe kryetar i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Florin Krasniqi, deputet i kësaj lëvizjeje dhe Boiken Abazi, koordinator i sekretariateve në Lëvizje, do të qëndrojnë për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke filluar nga data 24 maj, u njoftua përmes një komunikate.

Gjatë qëndrimit në SHBA ky delegacion do zhvillojë takime me përfaqësues dhe organizata të shtetit dhe me komunitetin shqiptaro-amerikan në SHBA. Anëtarët e tij do t’i informojnë mikpritësit me situatën aktuale ekonomiko-politike në Kosovë.

 Sipas komunikatës, delegacioni do të qëndrojë në Washington DC, New York, Boston, Detroit, Chicago dhe Dallas.

 Albin Kurti është i ftuar në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës për t’i mbajtur disa ligjërata në disa organizata në SHBA, dhe po ashtu në këtë cilësi do të zhvillojë edhe takime me kongresmenë e përfaqësues të tjerë të shtetit amerikan. 

 
Lajme Shqip Thursday, 18 April 2013 13:36

Bruksel – Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën, me të cilën edhe një herë mbështet procesin e integrimeve evropiane për vendin.

Rezoluta u bën thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende shtetësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.

Në këtë votim ka kaluar edhe amandamenti për të shlyer fusnotën nga teksti, ku përmendet emërtimi i Kosovës.

Ky tekst ishte vendosur me propozimin e disa deputetëve nga vendet që nuk e njohin Kosovën.

Kërkesa për ta shlyer këtë funsnotë ka marrë shumicën e votave në seancën e sotme të Parlamentit Evropian.

Ky institucion ka miratuar sot edhe rezolutën për Serbinë, e cila i propozon Komisionit Evropian që t’i ndajë asaj datën e negociatave për anëtarësim në BE.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 16 April 2013 17:50

Bruksel – Bashkimi Evropian e ka shtyrë publikimin e pritur gjatë të progresit të Serbisë dhe Kosovës, në synimet e tyre për lidhje më të afërta me bllokun, ka thënë sot komisionari për zgjerim, Stefan Fyle.

Ai e ka arsyetuar shtyrjen duke e theksuar rundin e ri të dialogut të ndërmjetësuar nga BE ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që do të mbahet nesër në Bruksel.

“Ne jemi të sigurt se ky dialog në nivelin e kryeministravedo të rezultoj me marrëveshje të qartë”, u tha Fyle gazetarëve në Strasburg, në margjina të seancës plenare të Parlamentit Evropian.

“Është koha për Serbinë dhe Kosovën që të lëvizin nga e kaluara”, tha ai dhe shtoi se çfarëdo “finale pozitive” nga bisedimet, do të “reflektoj” në raport, i cili u ndihmon vendeve anëtare të BE-së për të vendosur nëse Serbia dhe Kosova duhet të lejohen të ndërmarrin hapa të mëtejshëm në synimet për afrim me Bashkimin Evropian.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 14 April 2013 09:18

Prishtinë – Kryeministri Thaçi kishte premtuar që brenda 15 muajve të mandatit aktual qytetarët e Kosovës do të udhëtonin pa viza në zonën Schengen. Kjo periudhë kohe ka shkuar prej një viti.

E Qeveria e tij akoma nuk ka përmbushur edhe 164 veprime, me të cilat i kushtëzohet Kosovës liberalizimi i vizave. Veprimet janë të shpërndara në pesë blloqe, ndërsa 66 sosh janë paraparë të ndërmerren në fushën e sigurisë dhe të rendit publik. Të gjitha është paraparë të përmbushen brenda 2013-s, shkruan sot Koha Ditore.

Për të gjitha hallkat, luftimi i korrupsionit është identifikuar si kushti kryesor që duhet përmbushur Kosova, në kompensim të heqjes së vizave.

Është paraparë të hartohen ligje të reja e të ndryshohen dhe të plotësohen ligje në fuqi, të hartohen shumë akte nënligjore, të ndërmerren aktivitete hetimore kundër korrupsionit, të përgatiten statistika që vërtetojnë përkushtimin për ta luftuar këtë praktikë, por edhe të bëhen trajnime për të ngritur vetëdijen kundër korrupsionit.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 04 April 2013 12:01

Prishtinë – Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku thotë se atmosfera e zymtë në BE sa i përket liberalizmit të vizave nuk e dekurajon Kosovën. Sipas saj, autoritetet janë të vetëdijshme për kriteret rigoroze europiane në këtë proces. Çitaku thotë se marrëveshja eventuale me Serbinë, nuk ndikon pozitivisht në liberalizimin e vizave.

Autoritetet kosovare nuk presin që Bashkimi Europian të liberalizojë vizat për kosovarët si dhuratë për shkak të dialogut me Serbinë.

Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku tha se proceset janë të ndara. Ndonëse Kosovës i është vënë kusht për integrime europiane normalizimi i raporteve me shtetin serb.

“Këto janë procese të ndara. Nga dialogu me Serbinë ne presim vetëm normalizimin e raporteve mes dy shteteve tona kusht ky për integrimin europian po ashtu”, tha Çitaku të mërkurën për Express.

Çitaku po ashtu tha se nuk i druhen deklaratave të zyrtarëve europianë të cilët flasin për atmosferë të zymtë në BE rreth liberalizmit të vizave për Kosovën.

Rreth kësaj cështjete së fundi foi parlamentarja europiane, Tanja Fajon.

Por, deklaratat e Fajon për Ministren Çitaku nuk duken dekurajuese ani pse Kosova është shteti i fundit në Ballkanin Perëndimor me regjim të vizave si dhe me një numër më të madh të kritereve, për dallim prej vendeve të rajonit, për këtë proces.

“Ne nuk e shohim këtë si diçka të drejtuar kundër Kosovës por si një proces që bazohet në mësimet e marra, mësimet dhe pësimet që BE ka marrë nga procesi i liberalizimit të vizave me vendet e rajonit e të cilat janë shndërruar në kritere për Kosovën”, tha ministrja.

“Po ashtu ju e dini që ka edhe vende në BE që mendojnë dhe kërkojnë që të rivendoset regjimi i vizave për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Mirëpo neve këto deklarata nuk na dekurajojnë ne duhet të kryejmë punët tona dhe vetëm pasi t’i kemi kryer të gjitha punët tona do të jemi në gjendje të kërkojmë të njëjtën edhe nga BE’ja”, shtoi Çitaku.

E deri të kërkimi për liberalizimin e vizave Kosova duhet t’i plotësojë shumë rekomandime të cilat së fundit KE i ka bërë të qartë për autoritete e shtetit.

Ndër to në mënyrë rigoroze përmendet nevoja për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimi ekonomik, si dhe çështja e riatdhesimit dhe riintegrimit.

Deputetja sllovene Fajon problem tjetër e ka përmend shtimin e numrit të azilkërkuesve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor por edhe nga e tërë bota.

Sipas saj, Gjermania dhe disa vende të tjera së fundi e kanë rritur edhe më shumë presionin ndaj vendeve të tjera të BE’së dhe Parlamentit Europian për të suspenduar përkohësisht udhëtimin pa viza për qytetarët e disa vendeve të rajonit Ballkanik.

E, një situatë e tillë sipas eurodeputetes nuk i ndihmon aspak përpjekjet e Prishtinës për liberalizimin e vizave për Kosovën

Ajo po ashtu ka pranuar se aktualisht Kosova është shumë prapa në plotësimin e kushteve për këtë proces. “Është tjetër të miratosh çështje në letër, sepse pastaj duhet t’i zbatosh ato në praktikë dhe unë mendoj se këtu ka një zbrazëti e madhe”, ka thënë Fajon. Për këtë të vetëdijshëm duken edhe autoritetet kosovare.

“Është e qartë që BE është shumë rigoroze tani lidhur me liberalizimin e vizave e kjo mund të shihet edhe nga numri i kritereve që i janë parashtruar Kosovës në raport me kriteret që kanë vendet e tjera të rajonit”, tha ministrja Çitaku.

Ndryshe, Kosova ka marrë udhërrëfyesin për liberalizimin vizave qysh në qershor të vitit të kaluar.(GE/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 03 April 2013 21:03

Prishtine – Shtimi i numrit të azilkërkuesve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor por edhe nga e tërë bota, pastaj kriza ekonomike dhe financiare si dhe ndjenjat nacionaliste në Evropë, në njërën anë po ndikojnë në krijimin e një atmosfere jo të mirë përbrenda Bashkimit Evropian rreth liberalizimi të vizave për Kosovën, dhe në anën tjetër, po rrit gjasat për suspendimin e udhëtimit pa viza për disa vende të rajonit, ka thënë deputetja sllovene në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon për emisionin ‘Tash e Tutje’ të televizionit nga Kosova ‘Newstv’.

Ajo duke folur për televizionin “News TV”, ka thënë se Gjermania dhe disa vende të tjera së fundi e kanë rritur edhe më shumë presionin ndaj vendeve të tjera të Bashkimit Evropian dhe ndaj Parlamentit Evropian për të suspenduar përkohësisht udhëtimin pa viza për qytetarët e disa vendeve të rajonit Ballkanik, situatë kjo e cila, sipas saj, nuk i ndihmon aspak përpjekjet e Prishtinës për liberalizimin e vizave për Kosovën, qytetarët e së cilës ende mbeten të vetmit që duhet të marrin viza për të udhëtuar në zonën Schengen.

“Por më duhet ta them se gjithçka që duhet bërë në dialogun për vizat ndihmon faktikisht institucionet atje. Prandaj nuk duhet fajësuar as krizën në Evropë, e ndjenjat politike apo ndjenjat nacionaliste në vendet Evropiane ndaj emigrantëve apo azilkërkuesve, dhe duhet përqendruar në atë se çfarë duhet bërë në shtëpi (Kosovë)”, ka thënë Fajon, duke kërkuar kështu nga institucionet e Kosovës që përkundër kësaj atmosfere të zymtë përbrenda BE-së, ato të bëjnë maksimumin në përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave.

Tanja Fajon, ka pohuar se aktualisht Kosova është shumë prapa në plotësimin e këtyre kushteve, mirëpo, sipas saj, edhe kur këto kushte të jenë plotësuar nga Prishtina, përsëri vendimtar do të jetë, siç thotë ajo ‘vendimi politik’ i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian se kur do të mund të liberalizohen vizat.

“Nuk do të doja që të hyjë në detaje sepse janë çështje shumë teknike dhe Komisioni Evropian po merret me autoritetet e Kosovës. Por, dua të them se është tjetër të miratosh çështje në letër, sepse pastaj duhet t’i zbatosh ato në praktikë dhe unë mendoj se këtu ka një zbrazëti e madhe. Këtu Kosova duhet që të bëjë përpjekje të mëtutjeshme. Mendoj se do të jetë një proces i cili do të marrë kohë. Sigurisht që situata aktuale nuk është shumë ndihmëtare për Kosovën por duhet ta dimë se Kosova është e vetmja vrimë e zezë dhe ne këtu po flasim për lirinë e lëvizjes e cila është një e drejtë bazike e njeriut. Unë shpresoj se kjo do të ngadhënjej, të merret parasysh kur do të ndërmarrim vendim politik për secilin nga hapat e tjerë për të ndihmuar vërtetë Kosovën në këtë drejtim”, ka thënë Fajon.

Deputetja e Parlamentit Evropian, nuk ka qenë në gjendje që të parashikoj se kur do të mund të merret vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, por, sipas saj, përvoja me vendet e tjera të rajonit, tregon se bisedimet me Komisionin Evropian kanë zgjatur madje edhe deri në dy vite.

“Do të ishte gabim nga ana e ime çfarëdo që të them se sa gjatë do të marrë. Do të varet shumë nga ajo se sa shpejt do të zhvillohet procesi. Është një lloj procesi teknik nëpër të cilin duhet që të kaloj qeveria për të përcaktuar se çka është e nevojshme në dialogun me Komisionin Evropian. Unë shpresoj se … sepse në rastin e vendeve të tjera procesi zgjati një vit apo dy, do të them madje edhe më gjatë, duke shkuar nëpër kriteret e ndryshme të udhërrëfyesit të përcaktuara nga Komisioni Evropian. Prandaj kjo varet nga përkushtimi. Mirëpo në anën tjetër për të qenë e sinqertë më duhet të them se shpesh është vendim politik krejt në fund….”, ka pohuar ajo.

Fajon ka thënë se përkundër kësaj situate dekurajuese të krijuar përbrenda BE-së, institucionet e Kosovës duhet që të mos ndalen së punuari në përmbushjen e kushteve për heqjen e vizave duke premtuar se Parlamenti Evropian do të vazhdoi që të ndihmoj vendin për këtë synim dhe do të bëjë presion ndaj Komisionit Evropian dhe vendeve evropiane për t’ia mundësuar udhëtimin pa viza në zonën Schengen qytetarëve të Kosovës, atëherë kur Prishtina të ketë plotësuar kushtet e vendosura në udhërrëfyesin, të cilin autoritetet e Prishtinës e morën në qershor të vitit të kaluar.(K.P/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 23 March 2013 15:08

Prishtinë – Kosova po vazhdon bisedimet në mënyrë që të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, ngase përveç që përfiton populli kështu arrihet paqe dhe bashkëpunim më i mirë rajonal. Kështu ka thënë ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku në konferencën “Përmirësimi i Perspektivës Evropiane për Rajonin”, duke u thënë që megjithëse është e pabesueshme për ta, Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka lëvizje të lirë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të Chevening Alumni nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumani, Serbia dhe Sllovakia. Rrejt ky të cilit do i bashkëngjiten edhe përfaqësuesit kosovarë të Chevening Alumni.

Programi i bursave Chevening është program global i Qeverisë Britanike, i cili financon studime post-diplomatike në universitetet më prestigjioze britanike, studentëve me potencial të lidershipit në mbarë botën.

Ministrja Çitaku u ka thënë të pranishmëve komunikimi është rrugë që krijon mundësi të njohjes së tjetrit, andaj Kosova këtë vlerë e dëshmon edhe në angazhimin e saj në dialogun për normalizimin e marrëdhëniet me fqinjët, respektivisht me Serbinë, pasi raportet e mirë janë në interes të popujve.

“Unë duhet të them këtu se ne kemi Kushtetutën më të avancuar dhe më demokratike në botë, e cila përfshinë dokumente ndërkombëtare ndër më të rëndësishmet për të drejtat e njeriut. Ne dëshirojmë të bisedojmë me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet tona sepse kjo është mira e popujve të të dyja vendeve. Normalizimi i marrëdhënieve tona gjithashtu do të kontribuonte për paqe dhe bashkëpunim rajonal”, ka thënë ajo.

Dijetarët e programit Chevening vijnë nga 116 vende të ndryshme të botës dhe këtë vit në mbarë botën ky program do të përkrah rreth 700 persona. Përndryshe, sot në mbarë botën ekziston rrjeti i Chevening me 41 mijë anëtarë të Alumni, që konsiderohet një rrjet ne ndikim global.

Në Kosovë deri vonë kanë marrë pjesë në të nga 8 persona brenda vitit, që llogaritet si më së shumti në rajon, ndërsa viteve të fundit është reduktuar në 4 numri i tyre.

Çitaku ka thënë se edukimi është çelës për zhvillim duke thënë se i bëhet qejfi që ata të cilën fitojnë këtë bursë do kthehen e të punësohen në Kosovë duke kontribuar për vendin e tyre.

“Edukimi është qelës për zhvillimin në shoqëri dhe jam krenare që ne kemi shumë persona nga Kosova që kanë shfrytëzuar mundësim e Chevening dhe më e rëndësishmja ndër të gjitha është punësimi i tyre në sektorin publik, privat, shoqërinë civile apo edhe institucione të pavarura”, ka thënë ajo.

Ajo duke u shpjeguar të pranishmëve se Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka lëvizje të lirë, u ka thënë se ndoshta kjo edhe mund t’u duket e çuditshme por që është realitet.

Ndërsa Myrna MacGregor nga Ambasada Britanike ka thënë se kjo konferencë mund të shërbejë që të gjithë të shohin situatën nga afër, të shohin përparimet e deritanishme, ngase sipas saj deri më tash situata në Kosovë është shikuar nga vetëm një kënd.

“Unë mendojë se njëra nga gjërat që mund ta merrni nga ky debat është një pamje më realiste për një afat kohor, kriteret dhe përparimet sepse unë mendojë që definitivisht është një perceptim për një situatë sikur gjërat sillen vetëm rreth këndi”, ka thënë ajo.

Kjo konferencë është pjesë e konferencës rajonale që po mbahet me përfaqësuesit e Chevening Alumnim, e organizuar nga Këshilli Britanik në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ambasadën Britanike në Kosovë.(K.P/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 11 March 2013 18:39

Prishtinë – Nga e hëna, 11 mars 2013, qytetarëve të Republikës së Kosovës që posedojnë vizë Schengen nuk u kërkohet më vizë kroate për të hyrë, qëndruar apo kaluar tranzit përmes territorit të Republikës së Kroacisë.

Ambasada e Kroacisë në Prishtinë, përmes një note verbale, ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës se autoritetet kroate kanë vendosur që të hiqet regjimi i mëparshëm për hyrje të qytetarëve të Kosovës në territorin e Kroacisë.

Ky vendim ka ardhur pas atij të muajit shkurt, përmes të cilit për qytetarët e Kosovës me vizë Schengen, të cilët nuk kanë pasur leje qëndrimi të rregullt në vendet e BE-së, u është kërkuar vizë kroate për të hyrë në Kroaci.

Me këtë rast, autoritetet e dy shteteve kanë pasur bisedime shumë të frytshme dhe tashmë autoritetet kroate kanë gjetur zgjidhje që do të mundësojë lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të Kosovës në Kroaci.

Ky regjim do të jetë i vlefshëm deri në datën e hyrjes së Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës.

Pas këtij vendimi të shtetit kroat, diplomacia kosovare ka shprehur mirënjohjen e saj për autoritetet kroate për vullnetin dhe gjetjen e shpejtë të zgjidhjes.(LajmeShqip.com)