Lajme Shqip Thursday, 12 September 2013 13:32

Prishtinë – Nga nesër në mëngjes pritet që situata e krijuar me Maqedoninë të rregullohet. Burime të Kosovapress-it, bëjnë me dije se Maqedonia do të heq masat e saj, ngase Kosova tashmë e ka dhënë fjalën për heqjen e masave të veta. Meqë Kosova ka shprehur dje gatishmëri për këtë, Maqedonia do ta bëjë këtë brenda disa orëve. Hajredin Kuçi, pritet të takohet sot me ta për të rregulluar këtë problem një herë e përgjithmonë.

 

Kuçi sot në Shkup për zhbllokimin e kufirit

 

Maqedonia vazhdon të mbajë kufirin e bllokuar për Kosovën. Për situatën e krijuar ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, e Kosovës, Zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi pritet ta vizitojë sot Shkupin, ku do të zhvillojë takime në Qeverinë e Maqedonisë për gjetjen e një zgjidhje për situatën e krijuar.

Dje, Kuçi , ka zhvilluar biseda telefonike me kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Sipas Ahmetit, ata janë pajtuar që kjo situatë duhet të tejkalohet sa më shpejtë dhe të normalizohet tregu dhe qarkullimi i lirë i njerëzve dhe i mallrave.

Kurse, Kreu i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi bëri thirrje që të zgjidhet sa më shpejtë situata e krijuar ditëve të fundit me Maqedoninë. Ai tha se situata e bllokimit të kufirit nuk është e shëndetshme as për shtetin e Kosovës as për shtetin e Maqedonisë dhe nuk është fryma evropiane e relacioneve të mira mes dy vendeve.

Dje, Thaçi tha se Kosova e ka biseduar edhe me kryeministrin e Maqedonisë, ku është shprehur shqetësimi për këtë situatë të krijuar, andaj edhe kërkoi zgjidhjen e saj sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme.

“Jemi dakorduar që kjo çështje të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur, të kthehet në gjendjen që ka qenë, kështu që ju ftoj që të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur, natyrisht duke respektuar gjithmonë interesat e qytetarëve dhe shtetittë Kosovës, por duke respektuar edhe standardet evropiane”, tha kryeministri Thaçi./RTK/Kosovapress/

 
Lajme Shqip Tuesday, 10 September 2013 17:08

Prishtinë – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë njofton se masat e ndërmarra për bllokimin e importit të produkteve me origjinë nga Maqedonia mbesin në fuqi deri në vendimin e palës maqedonase për heqjen e të gjitha barrierave tregtare dhe të lëvizjes së lirë të njerëzve ndaj Republikës së Kosovës. ”Qeveria e Kosovës iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës që, përveç në raste urgjente, për shkak të situatës së papërshtatshme, momentalisht t’i shmangen shkuarjes në Maqedoni.

Për shkak të bllokimit të kufirit që është bërë me automjete transportuese dhe autobusë në territorin e Maqedonisë para pikëkalimeve kufitare në Bllacë dhe Jazhincë të Maqedonisë, qytetarët e Kosovës momentalisht lejohen të kalojnë kufirin vetëm në këmbë. Aktualisht kufiri është i mbyllur për të gjitha automjetet, ndërsa kalimi i këmbësorëve bëhet pa pengesa nga të dyja anët e kufirit. Situata është e qetë dhe stabile.

Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe në rrugë institucionale të problemeve tregtare dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve me Republikën e Maqedonisë”, thuhet në njoftim. /RTK/

 
Lajme Shqip Tuesday, 10 September 2013 10:59

Bllacë- Skenari i qeverisë për të “zmbrapsur” Kosovën me kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve ka përfshirë edhe Shoqatën e Transportuesve të Maqedonisë.

Këtë e tregojnë disa kamionë dhe autobusë të shoqatës “Malamtrans” që kanë bllokuar korsitë për dalje dhe mbërritje në pikën kufitare në Bllacë. Kjo pengon plotësisht qarkullimin e lirë të qytetarëve, shkruan Zhurnal.

Në këtë mënyrë Shkupi po i bën presion qeverisë së Prishtinës për të tërhequr vendimin e bllokimit të të gjitha mallrave”Made in Macedonia”.

Bllokimi i mallrave, sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, i shkakton ekonomisë së Maqedonisë dëm prej 900 mijë dollarësh në ditë.

 
Lajme Shqip Monday, 24 June 2013 17:02

Shkup – Maqedonia dhe Kosova kanë nënshkruar sot marrëveshjen për hapjen e pikës se re kufitare, Bellanoc- Stançiç.

Dy ministrat e Brendshëm, Gordana Jankullovska dhe Bajram Rexhepi, janë takuar në pikën kufitare në Jazhincë, për të nënshkruar Marrëveshjen e Menaxhimit të Përbashkët të Kufirit, në vendkalimin që lidh zonën e Likovës me vendbanimin Stanqi të Kosovës.
Ministri Bajram Rexhepi theksoi se hapja e pikës së re të përbashkët kufitare Bellanoc- Stançiç është e një rëndësie të veçantë për qytetarët nga të dyja anët, duke pas parasysh se atyre i është dashur të udhëtojnë me kilometra për kalimin e kufirit, njoftojnë mediat shqiptare nga Maqedonia.
Po ashtu, me rëndësi të veçantë ka transporti i mallrave në mes të dy vendeve dhe më gjerë në rajon.
Të dy ministrat theksuan se në një të ardhme të afërt, vendkalimi kufitar në Glloboçicë, do të konkurrojë me projekt të përbashkët në fondet e Komisionit Evropian, që edhe ky vendkalim të bëhet vendkalim kufitar në përputhje me konceptin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit të Përbashkët mes dy shteteve.
Vendkalimi kufitar në Glloboçicë, që gjendet në mes të Gjilanit dhe Kumanovës, do të jetë i karakterit ndërkombëtar, respektivisht i kategorisë A. 
Financimi do bëhet nga Komisioni Evropian, si projekt i përbashkët i të dy shteteve.