Lajme Shqip Sunday, 03 November 2013 15:20

Korçë- Deri në orën 13:00 nëzgjedhjet që po zhvillohen në Bashkinë e Korçës kanë marrë pjesë 15.45%, ndërsa në Komunën Karbunarë në Fier, 24.90%. Zëdhënësja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve tha se në bazë të të gjitha të dhënave, procesi i votimit po ecën normalisht, e qetë dhe pa asnjë lloj incidenti. Ndërkaq, Shtabi elektoral i Partisë Demokratike ka akuzuar kandidatin e PS-së, Sotiraq Filo se ka ushtruar presion ndaj votuesve. Shtabi i PS-së i ka hedhur poshtë akuzat.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bëri me dije së në Korçë dhe në Komunën Karbunarë në Fier ku po mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale gjithçka po ecën normalisht. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj tha se sipas informacioneve të inspektorëve të KQZ-së në terren, nga ora në orë po rritet pjesëmarrja në zgjedhje.
Në shifra, deri në këto momente, në Bashkinë Korçë nga 71.435 zgjedhës, kanë marrë pjesë në votime 3348 zgjedhës, ose 4.69 %. Ndërsa në Komunën Karbunarë në Fier, 4052 zgjedhës, deri në këto momente kanë votuar 379 zgjedhës, nga të cilët 143 femra.

Qytetarët e Bashkisë së Korçës po i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kreun e tyre. Te gjitha qendrat e votimit jane hapur ne kohe, dhe votimi edhe ne keto momente vazhdon pa probleme. Megjithate, pjesemarrja ka qene e ulet, dhe ne oret e pasdites pritet nje rritje.
Koalicioni i majtë garon me ish nënkryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo, i cili mbështetet edhe nga Fryma e Re Demokratike.

Ndërkaq kalicioni i djathtë garon me Sotiraq Sratobërdha.
Sipas regjistrit të gjendjes civile, rreth 71 mijë zgjedhës kanë të drejtën e votës për të marrë pjesë sot në procesin elektoral për kryetarin e Bashkisë. Ata janë të ndarë në 101 qendra votimi dhe procesi ka nisur normalisht qe prej orës 7 të mëngjesit dhe përfundon në orën 6 pasdite.

Fituesi i zgjedhjeve të ditës së sotme do të drejtojë Bashkinë e Korçës vetëm për dy vite. Kjo për shkak se në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor thuhet se në zgjedhjet e pjesshme fituesi merr mandatin për pjesën e mbetur të katërvjeçarit.

Zgjedhjet në Bashkinë e Korçës bëhen pas dorëheqjes së ish kreut të Bashkisë, Niko Peleshi, i cili u emërua nga kryeministri, Edi Rama si zëvendëskryeministër. /albeu/