12
 
Lajme Shqip Thursday, 25 July 2013 13:14

Shkup – Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria e mbështesin propozimin e fundit të ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic, ndërsa qëndrimi i Serbisë do të jetë i harmonizuar me qëndrimin e Greqisë

“Maqedonia e Epërme”,propozimi i fundit i ndërmjetësuesit, Metju Nimicështë i pranueshëm dhe mbështetet nga të gjithë fqinjët e Maqedonisë.

Në fakt Shqipëria mbështet çdo zgjidhje që do të arrihej mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. “Shqipëria gjithnjë e ka quajtur çështje bilaterale kontestin që kanë këto dy shtete dhe për Shqipërinë do të ishte e pranueshme çdo lloj zgjidhjeje që do të arrinin ata”, tha për “Lajm” ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku.

Burime të “Lajm”-it brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) pohojnë sepropozimi i fundit i ndërmjetësuesit Nimic nuk është aspak kontestues për Kosovën dhe se Kosova e mbështet këtë propozim. “Në bisedat paraprake që i kanë pas përfaqësuesit e BDI-së me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës kanë marrë përkrahje për këtë propozim. Kosova mbështet këtë propozim, pasi ai nuk paraqet asnjë kontest për të e aq më tepër kur Kosova dhe Maqedoniakanë marrëveshje për demarkacionin e kufirit”, tha i njëjti burim.

Sipas tij edhe Bullgaria e përkrah emrin “Maqedonia e Epërme” dhe e mbështet atë, ndërkaq që qëndrimi i Serbisë do të jetë i harmonizuar me qëndrimin e Greqisë për shkak të marrëdhënieve të mira miqësore tradicionale që i ka me të.

Zëvendëskryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti para pak ditësh tha se emri “Maqedonia e Epërme” është i pranueshëm për zgjidhjen e problemeve me Greqinë dhe mbështete nga partia e tij. “Ne nuk do të pranojmë një emër me shtesën Jugosllavi dhe dy ose tri propozime që janë problematike. Çdo gjë tjetër është e pranueshme, duke përfshirë edhe emrin ‘Maqedonia e Epërme’”, tha Mexhiti.

Propzimi “Maqedonia e Epërme mbështetet edhe SHBA-të, ku sipas medieve greke, gjatë takimit të 8 gushtit në Uashington të presidentit të SHBA-së Barack Obama dhe kryeministrit grek Samaras Andonis, Obama do të ushtrojë trysni për të zgjidhur sa më parë çështjen e emrit. “Porositë që vijnë përmes Atlantikut janë të qarta dhe jo shumë optimiste. Uashingtoni dëshiron që këtë çështje të zgjidhet sa më shpejtë që është e mundur, nëse mundet edhe deri në fund të 2013 dhe në këtë takim Obama do të kërkojë të precizohet”, shkruan gazeta greke “Paron”.

Sipas “Paron” amerikanët janë për emrin “Maqedonia e epërme”, por çështja është nëse këtë do ta pranojë Samarasi. “Nuk ka arsye të mos e pranojë”, kanë thënë burime diplomatike për gazetën të lidhura me ambasadën amerikanë në Athinë.

Propozimi i emrit “Maqedonia e Epërme” doli në muajin prill nga Metju Nimic, ndërmjetësi i OKB-së në kontestin rreth emrit mes Maqedonisë e Greqisë.

Propozimi gjatë korrikut u bë i njohur nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

Zyra për Informim e Qeverisë së Maqedonisë, fjalët e Ahmetit për emrin “Maqedonia e Epërme”, i quajti spekulime, ndërsa zyrtarët e VMRO-DPMNE-së shfaqën pakënaqësi për publikimin e këtij propozimi nga ana e Ahmetit.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka disa muaj që ka ndërmarrë një fushatë lobimi për zgjidhjen e çështjes së emri.

 

 
Lajme Shqip Saturday, 11 May 2013 14:52

New York – Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Nju Jorku përcollën porosinë për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.“Është koha më e mirë për ta zgjidhur çështjen e emrit dhe që politikanët duhet me guxim të ndërmarrin vendime të rëndësishme për të siguruar të ardhmen e vendit”, kanë theksuar Ahmeti dhe Nimic, me ç`rast ky i fundit siç mësohet ka shprehur faleminderime për kreun e BDI-së për siç thuhet këshillat e vlefshme dhe përpjekjet për të ndihmuar këtë proces.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për mbështetje më të madhe ndaj procesit të ndërmjetësit Nimic.
Delegacioni i lartë i BDI në selinë e Kombeve të Bashkuara u takua me ambasadoren amerikane në OKB, Rosemary Di Carlo, raporton ina. 
Në këtë takim u ndanë kujtime për bashkëpunimin e suksesshëm në vitet 2007 dhe 2008, ndërsa Ahmeti theksoi që një shtytje e tillë ndërkombëtare nevojitet edhe sot kur duhet të zgjidhet përfundimisht çështja e emrit. 
Ambasadorja Di Carlo nënvizoi përkrahjen amerikane për integrim të Maqedonisë në NATO, por edhe nevojën për arritje të kompromisit me fqiun jugor mbi çështjen e emrit që po mban larg Maqedoninë nga strukturat euroatlantike.

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 24 April 2013 13:37

Me titull “Emri i Maqedonisë pengesë për integrim”, gazeta greke “Elefterotipia” shkruan se BE-ja kërkon nga Shkupi që ta zgjidh “paqartësinë”, lajmëroi korrespondent i MIA-s nga Athina.

“Bashkimi Evropian pranon se përgjegjësia për opstrukcionet gjatë kohës së konsultimeve bilaterale me Athinën është te Qeveria e Maqedonisë për shkak të miratimit të porosive nacionaliste”, shkruan gazeta duke u ndalur në takimin e fundit të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së.

Sipas “Elefterotipia”-s, eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle “i cili duket se personalisht investon për arritjen e zgjidhjes për çështjen për ermin e Maqedonisë, e theksoi rëndësinë për mbajtjen e marrëdhënieve të mira me Greqinë dhe theksoi se ‘pavarësia’ për emrin nuk mund në të ardhmen të veprojë si ‘minë’, e cila mund të shpërthejë gjatë negociatave dhe ta prishë procesin për integrimin e vendit në BE”. (INA/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 11 October 2012 08:00

Bruksel – Komisioni Evropian sërish rekomandoi hapjen e negociatave për Maqedoninë, por pa datë, ndërsa Shqipëria ka arritur të fitojë statusin e vendit kandidat.

“Maqedonia nuk mundet gjithmonë të presë para dyerve të Bashkimit Evropian”, ka qenë fjala hyrëse e evrokomisionerit për zgjerim, Shtefan Fyle, gjatë shpalosjes së raportit të progresit.  Sipas tij, afrimi i vendit drejt familjes evropiane në fazën e ardhshme të evrointegrimeve do të ndihmonte në paqen dhe stabilitetin e reformave. 

“KE është e përgaditur për të prezantuar pa asnjë prolongim planin për kornizën e negociatave, ku gjithashtu merret parasysh edhe nevoja e zgjidhjes së kontestit të emrit”, nënvizohet në raportin e progresit, duke shtuar se hapja e negociatave do të ndihmonte krijimin e kushteve për zgjidhjen e kontestit. 

Në raport inkurajohen dyja palët që të bëjnë çdo përpjekje të mundshme në drejtim të zgjidhjes së kontestit, ndërsa një zgjidhje e pranueshme kompromisi midis dyja palëve mbetet çështje thelbësore. “Zgjidhja e kontestit duhet të ketë një zgjidhje pa prolongime plotësuese”, thekson raporti. 

Komisioni Evropian vlerëson se me hapjen e negociatave do të forcohen marrëdhëniet ndëretnike dhe nga kjo rajoni i Ballkanit në tërësi do të ketë interes. KE rekomandon përmbushjen e detyrimeve të Marrëveshjes së Ohrit. Në pjesën e funksionimit të Qeverisë theksohet se vazhdon bashkëpunimi brenda koalicionit qeveritar dhe se Qeveria në mënyrë efikae ka bashkërenduar implementimin e Dialogut të nivelit të lartë paraqasës në BE.  Gjithashtu nënvizohet edhe nevoja e përshpejtimit të procesit të decentralizimit në planin praktik. 

“Në administratën publike ka përparime të caktuara. Shërbimet ndaj qytetarëve janë përmirësuar, po aplikohet sistemi elektronik. Janë të nevojshme përpjekje plotësuese për të garantuar transparencë, profesionalizëm dhe administratë të pavarur publike. Gjyqësori dhe legjislativi janë në rregull, por duhen përpjekje më të mëdha për të garantuar pavarësinë e tyre”, thuhet në raport, duke paralajmëruar edhe përpjekje më të mëdha që duhet bërë në reformat në gjyqësor dhe implementimin e ligjeve. Në fushën e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve nuk ka vërejtje të mëdha dhe se janë shënuar përparime. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 25 September 2012 10:08

Nju Jork – Në Sesionin e 67-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork sot është realizuar një takim mes ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Popovski dhe homologut të tij grek Dhimitris Avramopulos.

Takimi nuk ka dhënë ndonjë rezultat, pasi të dyja palët kanë mbetur në qëndrimet e tyre të njohura për opinionin.

Ministri Popovski ka deklaruar se Greqia duhet të respektojë të drejtat themelore të maqedonasve, të cilët kanë të drejtën e zgjedhjes së lirë.

Në anën tjetër, ministri grek Avramopulos ka kërkuar që Maqedonia të respektoj historinë e popullit grek.

“Ne mbetemi korrektë dhe të përkushtuar në procesin e negociatave, me synimin që të ketë progres, pasi vetëm kështu do të mund të çlirojmë dinamikën kolosale të marrëdhënieve tona me vendin fqinj,” ka deklaruar diplomati grek.

Gjatë bisedës së tyre, të dy ministrat u pajtuan se 20 vjet nga fillimi i mosmarrëveshjes, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë ndryshuar dukshëm.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 25 July 2012 12:54

Ohër – Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun paralajmëroi se personalisht do të angazhohet te autoritetet greke për përshpejtimin e procesit për zgjidhjen e çështjes së emrit. Njeriu i parë i Organizatës Botërore  pas takimit të sotëm me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov në Ohër, deklaroi se do të angazhohet edhe për respektimin e aktvendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

“Do të bëjmë përpjekje maksimale që të bisedojmë me autoritetet greke. Menjëherë pas vizitës, do ta dërgoj të dërguarin special Methju Nimic në Greqi që të sqarojë çfarë biseduam këtu. Unë personalisht do të përpiqem ta kontaktoj kryeministrin Samaras që të ndihmoj në përshpejtimin e këtij procesi. Është për keqardhje që dy vende fqinje  nuk arritën tërësisht t’i shfrytëzojnë potencialet e tyre  për bashkëpunim rajonal, pajtim dhe zhvillim. KB do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre ta lehtësojnë këtë proces. Bëhet fjalë për problem afatgjatë. Jemi të vetëdijshëm për aktvendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do t’i marrim parasysh të gjitha apsektet” tha Ban Ki-mun.

Presidenti Ivanov konfirmoi se në takim janë hapur çështjet për implementimin e Marrëveshjes së përkohëshme me Greqinë dhe aktvendimin nga Haga, si dhe për angazhimin e pritur të KB-së për respektimin e tyre.

“Kërkova që në kontaktet që do t’i ketë me palën greke të kërkojë të respektohet ajo që është e drejtë ndërkombëtare, të respektohet  aktvendimi nga Haga sepse ai është institucion më autoritar ligjor në botë. Çfarë do të bëhet nëse nuk i respektojmë aktvendimet e asaj gjykate. Kërkova që Greqia t’u përmbahet kornizave të parapara me rezolutat e KB-së dhe me Marrëveshjen e përkohëshme.  Fitova bindjen se sekretari i përgjithshëm në rastin e parë do të bisedojë për këto çështje dhe do të kërkojë nga Qeveria e re greke t’i respektojë atë që vullnetarisht e ka marrë si obligim” deklaroi Ivanov.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së nga Ohri u nis për në Shkup ku do të ketë takim me kryetarët e Kuvendit  dhe Qeverisë, Trajko Veljanovski dhe Nikolla Gruevski. Ban Ki-mun do të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 06 July 2012 13:40

Greqi- Presidenti grek Karolos Papulias ka apeluar që autoritetet e Shkupit të heqin dorë nga ideologjia e maqedonizimit.

Ai këtë e theksoi gjatë një takimi në Athinë me presidentin bullgar, Rosen Plevneliev. “Monopolizimi me termin Maqedoni dhe përcaktimi i emrit, identitetit dhe gjuhës me tërmin maqedon nuk shprehë realitetin në rajon. Aq sa Shkupi vazhdimisht udhëhiqet nga ideologjia e maqedonizimit, aq do mbajë të mbyllur dyert për hyrje në NATO dhe ngrirje të procesit integrues në BE”, ka deklaruar presidenti grek, Papulias. 

Ai shtoi se Maqedonia për dallim nga vendet e tjera të rajonit të Ballkanit në planin evrointegrues vazhdimisht do të ketë dyert e mbyllura në rast se do të vazhdojë me politikat dhe propagandën e maqedonizimit. 

Sipas tij, FYROM ka pranuar detyrimin për të negociuar për gjetjen e zgjidhjes së emrit dhe në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit, dhe do të jetë një emër me përmbajtje gjeografike për përdorim të përgjithshëm. 

Papulias dhe Plevneliev deklaruan se dy vendet angazhohen për fqinjësi të mirë dhe Ballkanin e integruar në BE dhe NATO. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 07 June 2012 20:44

Bruksel – Të kthehet mbiemri “maqedonas” në raportet e Këshillit evropian dhe të respektohet identiteti, kultura dhe gjuha maqedonase, Këshilli Evropian deri në fund të këtij viti të japë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe aktgjykimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë nga Haga të jetë obligim që Greqia të mos e pengojë fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Këto janë pikat e para, të cilat anëtarët e Komitetit të përzier parlamentar të Kuvendit të Maqedonisë dhe atij evropian i miratuan sot në Bruksel, të cilat si rekomandim do të dërgohen deri te Komisioni evropian dhe Këshilli evropian.

“Ky është sukses i madh, sepse këto tri pika janë shumë të rëndësishme për ne. Rekomandimi që të respektohet identiteti, kultura dhe gjuha jonë dhe shfrytëzimi i domosdoshëm i mbiemrit “maqedonas” në të gjitha raportet, si dhe përshëndetja e aktgjykimit të GJND-së në Hagë nga 5 dhjetori i vitit 2011 dhe më e rëndësishmja – Këshilli Evropian pa anulim të caktojë fillim për bisedime për anëtarësimin e Maqedonisë në BE deri në fund të vitit 2012, është punë e madhe për Maqedoninë. Konkluzionet e këtij Komiteti të përzier nuk janë kot, përkundrazi ato kanë peshë dhe hynë në raportin e raportuesit Riçard Hovit dhe në konkluzionin e Komisionit Evropian”, deklaroi bashkëkryetari i Komitetit të përzier parlamentar, Kenan Hasipi.

Të gjitha propozim-amendamentet e deputetëve të Maqedonisë, Bekim Fazliu, Arben Labenishta,  Kenan Hasipi, Antonio Milloshoski, Andrej Petrov dhe Silvana Boneva janë aprovuar nga shumica e anëtarëve të Komitetit të përzier, dhe kësaj i përket pranimi i tri rekomandimeve .

Pasdite, Komiteti i perzier vazhdon me punë për tema të përgjithshme dhe pritet që konkluzionet e përgjithshme të publikohen pas fundit të mbledhjes. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 25 February 2012 20:33

Shkup- Kongresmeni Kris Smith nga radhët e Partisë republikane vlerëson se Maqedonia në samitin e ardhshëm të NATO-s në Çikago duhet të marrë ftesë dhe të bëhet pjesë e NATO-s, për shkak të kontributit të jashtëzakonshëm që i jep në misionet e Aleancës. Anëtarësimin e saj në këtë organizatë sigurie ai nuk e ndërlidh me zgjidhjen e kontestit me emrin që Maqedonia e ka me Greqinë.

“Maqedonia është Maqedoni dhe do të mbetet Maqedoni. Maqedonia është aleat edhe në Afganistan edhe në Irak. Sipas komandantëve tanë, trupat e Maqedonisë shumë mirë i kryejnë detyrat, për të cilën gjë Maqedonia do të ishte e dëshiruar dhe e mirëpritur në sistemin e sigurisë të NATO-s. Shpresoj se në Çikago do t’i jepet ftesa Maqedonisë dhe se ajo do të bëhet pjesë e NATO-s”, tha kongresmeni Smith, në margjinat e ndarjes së çmimeve për mbrojtjen e të drejtës për jetë të foshnjave të palindura, i pyetur për koment për kontestin me emrin dhe për anëtarësimin e vendit në Aleancë.

Ai shtoi se për këtë çështje është folur edhe në dëgjimin e Komitetit të Helsinkit, në të cilin ka marrë pjesë si kryetar i OSBE-së për degën në SHBA. “Qëllimi i këtij takimi ishte të bisedojmë për disa vende të tjera të cilat duhet të jenë në NATO si për shembull Maqedonia”, tha Smith.

Sot atij në Shkup organizata joqeveritare REVITA i ndau çmim për mbrojtjen e të drejtës së jetesës së foshnjave të palindura, për shkak kontributit të tij shumëvjeçar në luftën kundër abortit. Smith është për 32 vjet në Kongresin e SHBA-së, si përfaqësues nga Nju-Xhersi. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 20 February 2012 12:10

Shkup (PLOTESUAR 20 shkurt, 15:00) Ndërmjetësuesi i KB-së në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit Methju Nimiç u takua sot në Shkup me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposkin.

Nimiç pas bisedimeve njëorëshe me shefin e diplomacisë së Maqedonisë nuk dha deklaratë për mediat. 

U nis për t’u takuar me presidentin Gjorge Ivanov në vilën “Vodno”, pas çka është e paraparë të takohet edhe me kryeministrin Nikolla Gruevskin.

Në takimet, siç është paralajmëruar, do të bisedohet për çështjet aktuale në lidhje me tejkalimin e dallimeve në kontestin me Republikën e Greqisë, si dhe për dinamikën e bisedimeve në periudhën e ardhshme.

Kreu shtetëror i Republikës së Maqedonisë pas koordinimit të mbajtur të premten në pritje të takimit të Nimiçit, doli me konkluzion se “Republika e Maqedonisë mbetet fuqishëm e përkushtuar për tejkalimin e çështjes rreth emrit dhe, si dhe deri më tani, në mënyrë aktive dhe konstruktive do të marrë pjesë në procesin. Si palë e cila me pjesëmarrje serioze merr pjesë në bisedimet pret dhe shpreson në aktivitet, seriozitet dhe konstruktivitet të njëjtë edhe nga pala tjetër”.

*********************

Shkup-I dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimiç sot do të udhëtojë për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Në takime të ndara me presidentin Gjorge Ivanov, me kryeministrin Nikolla Gruesvki dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposkin, do të bisedohet për çështjet aktuale në lidhje me tejkalimin e dallimeve në kontestin me Republikën e Greqisë, si dhe për dinamikën e bisedimeve në periudhën e ardhshme.

Kreu shtetëror i Republikës së Maqedonisë pas koordinimit të mbajtur rë premten në pritje të takimit të Nimiçit, doli me konkluzion se “Republika e Maqedonisë mbetet fuqishëm e përkushtuar për tejkalimin e çështjes rreth emrit dhe, si dhe deri më tani, në mënyrë aktive dhe konstruktive do të marrë pjesë në procesin. Si palë e cila me pjesëmarrje serioze merr pjesë në bisedimet pret dhe shpreson në aktivitet, seriozitet dhe konstruktivitet të njëjtë edhe nga pala tjetër.

Për pritjet nga vizita e Nimiçit, kryeministri Gruevski të premten deklaroi se duhet të pritet dhe të shohë se çfarë do të sjellë mediatori.

“Me siguri vjen me disa qëllime dhe ideja, mbetet që t’i dëgjojmë, t’i analizojmë dhe pastaj të japim deklarata”, tha kryeministri i Maqedonisë.

Paraljmëroi se përderisa ndonjëherë arrihet deri te propozimi konkret dhe i pranueshëm ai do të vendoset në referendum. “Do të vazhdojmë me të gjitha fuqitë, përpjekjet që të shkojmë përpara por edhe me sy të hapur të kërkojmë zgjidhje e cila do të jetë mjaft e mirë që ta pranojmë dhe ta ofrojmë në referendum para qytetarëve2, tha Gruevski.

Mediatori Methju Nimiç nesër nga Shkupi do të niset për në Athinë ku do të duhet të ketë takime edhe me përfaqësues grek shtetëror. (LajmeShqip.com)

12