Lajme Shqip Wednesday, 26 February 2014 15:35

Kuvendi Komunal ka votuar pro propozimit të kryetarit Shpend Ahmetit për shitjen e veturës Audi Q7.

“Me gjithë kundërshtimin e LDK-së, Kuvendi Komunal votoi propozimin tim për ta shitur Audi Q7. Tani do t’i zhvillojmë procedurat e parapara me ligj për shitje”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në “Facebook”.

Për shitjen e veturës së ish-kryetarit Isa Mustafa ka shkruar në rrjetin social “Facebook” edhe shefi i Grupit Parlamentar të Kuvendit Komunal të VV-së, Ylli Hoxha. “Prej sot mund të them me plotë gojë se premtimet e fushatës do t’i realizojmë, ashtu siç vendosem ta shesim simbolin e luksit, Audi Q7. Prishtinën padyshim po e ndryshojmë për të mirë”, ka shkruar Hoxha.

 
Lajme Shqip Monday, 09 September 2013 11:34

Prishtinë- Komuna e Prishtinës do të fillojë këtë javë punimet për ndërtimin e lokaleve në Lagjen “Pejton”, pavarësisht pengesave nga Katedralja. Me të dëgjuar këtë, zyrtarë të katedrales thanë se ata nuk janë të dhunshëm, por kërkuan nga komuna që të respektojë vendimin e vet. Kësaj here nuk përmendën vetëm miratimin e UNMIK-ut, por edhe presidentin Ibrahim Rugova. Ndonëse thanë se duan gjelbërim përreth, kisha katolike shprehet e gatshme të lejojë lokale, për, siç u tha, të mos i lënë zejtarët pa bukë, por nëse heq dorë nga gjelbërimi, kërkon që lokalet t’i menaxhojë vetë, transmeton KTV.  Por edhe në mbledhjen e saj të fundit komuna miratoi vendimin e vitit 2007, që i jep katedrales vetëm atë pjesë që e ka tani.