Lajme Shqip Thursday, 31 January 2013 18:05

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-21 do të ketë një grup shumë të vështirë në eliminatoret e Euro 2015, pasi në grupin e saj do të ketë atë që quhet skuadra elitare e kësaj grupmoshe, Spanjën.

Kampionët në fuqi të këtij aktiviteti janë vënë në kreun e grupit 4 pas shortit të hedhur sot, i njëjti grup ku përveç Shqipërisë janë caktuar edhe Hungaria, Bosnje Hercegovina dhe Austria.

Fakti që në këtë grup me 5 skuadra ka shumë ekipe të forta, tregon qartësisht që shanset e kuqezinjve për kualifikim janë minimale, ndërsa do të tentohet si zakonisht që në këto ndeshje të përgatiten lojtarë të cilët në të ardhmen mund të bëjnë tranzicionin në kombëtaren e madhe.

Pas hedhjes së shortit është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve, të cilat për kuqezinjtë fillojnë në qershor me sfidën kundër Hungarisë në vendin tonë. (LajmeShqip.com)

Datat e ndeshjeve të përfaqësueses U-21 në Euro 2015:

07.06.2013      Shqipëri-Hungari

11.06.2013      Bosnje Hercegovinë-Shqipëri

04.08.2013      Shqipëri-Austri

09.09.2013      Spanjë-Shqipëri

15.10.2013      Shqipëri-Bosnje Hercegovinë

14.11.2013      Hungari-Shqipëri

18.11.2013      Shqipëri-Spanjë

05.03.2014      Austri-Shqipëri