Lajme Shqip Thursday, 10 April 2014 14:16

Kombëtarja shqiptare humbet terren në renditjen e FIFA-s për muajin prill, duke zbritur plot 16 pozicione për t’u klasifikuar tashmë në vendin e 70-të. Për periudhën 13 mars-10 prill në të cilën është bazuar renditja e re, kombëtarja e De Biazit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, duke humbur kësisoj terren në klasifikim.

Për të nisur ringritjen, kuqezinjtë duhet të presin deri më 31 maj kur të ndeshen me Rumaninë, në një test miqësor në Sion të Zvicrës. Përsa i përket skuadrave të Grupit I të eliminatoreve të Evropianit ‘Francë 2016’, në të cilin bën pjesë edhe kombëtarja shqiptare, renditja i ka buzëqeshur Portugalisë dhe Armenisë, ndërsa kanë pësuar ulje të lehtë Danimarka dhe Serbia.

Luzitënët janë ngjitur në pod për t’u renditur në vendin e tretë pas Spanjës kryesuese dhe Gjermanisë së vendit të dytë. Një pozicion humbet Danimarka që zbret në vendin e 23 me 819 pikë për t’u kaluar në renditje nga Skocia. Dy pozicione humbet edhe Serbia që gjithsesi ruan pozitat në 30 më të mirat e globit. Kundërshtari ynë i 14 Tetorit ka 759 pikë duke u klasifikuar në vendin e 30. Kjo periudhë i ka buzëqeshur Armenisë që ka fituar 8 shkallë në klasifikim për t’u renditur në vendin e 33 me 750 pikë.

 
Lajme Shqip Wednesday, 19 March 2014 15:48

Qeveria Evropiane e Futbollit (UEFA) i ka sugjeruar FederatësShqiptare të Futbollit që të mos shesë bileta për tifozët kosovarë për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Institucioni kontinental i futbollit e ka bërë me dije diçka të tillë në një letër dërguar FederatësShqiptare të Futbollit, por FSHF-ja zyrtarisht nuk ka konfirmuar ende marrjen e një letre të tillë.

UEFA ka bërë këtë sugjerim për të zvogëluar gjasat për incidente të mundshme në ndeshjen që luhet më 8 tetor të vitit 2015, në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2016”. Shqipëria e Serbia janë pjesë e Grupit I dhe ndeshhen për herë të parë me njëra-tjetrën.

 
Lajme Shqip Thursday, 13 March 2014 15:00

Kombëtarja e Shqipërisë ështërritur me një pozicion në rënditjen e FIFA-s, e publikuar para pak minutash. Në rankimin e muajit SHKURT kombëtarja e Gianni De Biasit pozicionohej e 55, ndërsa sot në vendin e 54, duke lënë pas kombëtare si: Norvegji, Paraguaj apo Korenë e Jugut.

Humbet një pozicion Zvicra që zbret në vendin e shtatë, duke u parakaluar nga Uruguaji, ndërsa Italia ruan venin e tetë.

Katër vendet e para janë të njëjtat: Spanja kryeson pas mujash të tërë, e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina dhe Portugalia.

Me një vend është rritur edhe Belgjika, që e sheh veten në vend të dhjetë, duke i zënë vendin Hollandës. /albeu.com/

 
Lajme Shqip Sunday, 23 February 2014 16:06

Sot u hodh shorti për fazën eliminatore të Kampionatit Europian 2016, që do të zhvillohet në Francë, ku kombëtarja jonë do të luajë përballë Portugalisë dhe përballë kombëtares serbe.

Në grupin e kuqezinjve, atë me numrin I, është vendosur edhe Franca, e cila është e kualifikuar në cilësinë e vendit organizator, por që do të luajë ndaj pesë rivalëve nga dy herë ndeshje miqësore, pa vlerë pikësh. Në të njëjtin grup me Shqipërinë vendoset edhe Armenia e Danimarka. Ndeshjet e Euro 2016, përfaqësuesja jonë do t’i zhvillojë në stadiumin “Ruzhd”.  Shqipëria do të jetë në Grupin I, bashkë me Portugalinë, Armeninë, Serbinë.

Sipas formatit që tashmë është aprovuar nga UEFA, ky kampionat nuk do luhet më me 16 skuadra, por me 24 të tilla. Shqipëria ishte në vazon e pestë së bashku me Islandën, Irlandën e Veriut, Lituaninë, Moldavinë, Maqedoninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe Qipron. Kjo do të thotë se nuk do ketë asnjërën nga këto skuadra në grup.

Vendi i parë dhe i dytë kualifikohen, vendi i tretë kalon në play-off. Franca si vend mikpritës është i kualifikuar . Është rënë dakord që në fillim që bashkë nuk duhet të bien skuadrat e Spanjës me Gjilbratarin dhe Azerbajxhani me Armeninë, kjo për shkak të konflikteve që këto vende kanë me njëri-tjetrin. Nëse shorti i cakton bashkë do të përsëritet.

Sot në mesditë u krye ceremonia live në Pallatin e Kongreseve në Nicë të Francës për shortin e kualifikimet e Europianit 2016. Ceremonia drejtohet nga sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino, i cili po ndihmohet edhe nga dy ish-kampionë: Rud Gulit dhe Bisente Lizarazu.

Grupet 

Grupi I, Portugalia, Serbia, Armenia, Shqipëria

G-A, Holanda, Çekia,Turqia, Letonia, Irlanda, Kazakistani

G-B, Bosnja, Belgjika, Izraeli, Uells, Qipro dhe Andorra

G-C, Spanjë, Ukrainë,Sllovaki,Bjellorusi, Maqedoni, Luksemburg

G-D, Gjermani, Irlandë, Poloni,Skoci, Gjeorgji, Gjibraltar

G-E, Anglia, Zvicra,Sllovenia, Estonia, Lituania, San Marino

G-F, Greqia, Hungaria,Rumani,Finlandë, Irlandë e Veriut, Ishujt Faroe

Grupi G, Rusi, Suedi, Austri,Mali i Zi, Moldavia, Lihtenshtejn

 

Grupi H, Itali, Kroaci,Norvegji,Bullgari, Azerbajxhan, Maltë/sh.o/

 

 
Lajme Shqip Sunday, 29 December 2013 15:03

Zakonisht fundi i vitit i gjen të gjithë duke u përgatitur për festa dhe në vigjilje të pushimeve. Por, kjo nuk vlen për Artorin, Burimin (Prishtinë), Antonin (Tuz), Farukun (Shkup) e Valentinin (Pejë) në dhjetorin e vitit 2003. Dëshira për të krijuar një grup tifozerik që do ta identifikonte kombin shqiptar, bëri që i ftohti i atij fundviti për këta djelmosha të ishte më i ngrohtë se kurrë.Ideja e krijimit të tifozëve kuq e zi (TKZ) ishte e kamotshme, megjithatë ajo filloi të realizohej vetëm në fundin e viti 2003. Vetë ideja e krijimit të TKZ ishte bashkimi i gjithë shqiptarëve, pavarësisht besimit dhe për këtë arsye dy datat kryesore të TKZ korrespondojnë pikërisht me dy festat e religjioneveshqiptare, Krishtlindjet dhe Festën e Bajramit.

“Ideja e krijimit të grupit TKZ u finalizua me pagëzimin të cilin e bëmë me 25 dhjetor 2003, ndërsa shfaqja e parë në publik ishte me 2 shkurt 2004. Pikërisht në këto dy ditë ishin dy festa të shqiptarëve, me 25 dhjetor Krishtlindjet dhe me 2 shkurt Bajrami që tregonte se TKZ-ja është bashkim i gjithë shqiptarëve pa dallim besimi apo feje. Rrugëtimi jonë padyshim se ka qenë me peripecitë e veta por që prej 18 shkurtit 2004 kur debutuam në ndeshjet Shqipëri-Suedi, as edhe një ndeshje të vetme nuk kemi munguar në ndeshjet e kombëtares pavarësisht vështirësive që kemi pasur sidomos në aspektin financiar”, ka thënë Butrint Ymeri nga Tifozët Kuq e Zi.

TKZ-ja shumë shpejt morri shtrirje në të gjitha trevat shqiptare dhe jo vetëm duke u shndërruar në një nga tifozëritë më të mëdha në Ballkan ndërsapadyshim se sllogani i saj i famshëm “O sa mirë me qenë shqiptar” mori dhenë gjithandej botws. Për Flakron Abazin i cili ka rrugëtuar gjithë këtë kohë me TKZ-në moment i veçantë ka mbetur hapja e flamurit gjigant në ndeshjen ndaj Ukrainës në shkurt të 2005.

“Padyshim se e veçanta e TKZ-së është shtrirja në çdo cep ku ka shqiptar. Ne kemi arritur që t’i bashkojmë të gjithë shqiptarët kudo që janë në një qëllim të përbashkët, avancimin e kombëtares shqiptare. Nëse do të veçoja ndonjë moment gjatë tërë këtyre viteve, padyshim se do të ishte ai i hapjes së flamurit gjigant ndaj Ukrainës me 9 shkurt 2005”, shtoi Abazi.

Mirëpo ajo që ditëve të fundit ka qenë një dilemë në opinionin publik ishte reagimi i TKZ-së në rast se përfaqësuesja e Kosovës do të garonte në arenën ndërkombëtare. TKZ-ja heziton të përgjigjet në këtë pyetje duke thënë se shqiptaria e ka një komb dhe një kombëtare.

“TKZ-ja është e interesuar të ketë një kombëtare të fortë ku do të jenë krejt shqiptarët bashkë. Treva e Kosovës përfaqësohet jashtëzakonisht shumë në kombëtare ku një pjesë e madhe e futbollistëve janë pikërisht nga Kosova”, ka thënë Abazi.

Figura e njohur si “Sabiti” e krijuar nga Edon Muhaxheri, tashmë është bërë një simbol i tifozerisë shqiptare. Ideatori i kësaj figure, kujton momentet e para të idesë për krijimin e “Sabitit”. 2Si çdo i ri në moshën time edhe unë isha i fiksuar pas fituesit. Ideja e ilustrimit të një shqiptari muskulor të madh dhe shumë krenar ashtu siç edhe përshkruhej në këngët kreshnike më shtyri që ta realizoj atë. Shumë shpejt “Sabiti” u bë një legjendë në veti duke arritur që ende pa i mbushur 10 vite të udhëtoj pa pasaportë e biletë në shumë qytete të botës si Paris, Amsterdam, Stamboll, Dublin, Gjenevë e shumë tjera”, shprehet Muhaxheri. /Veqsport/

 
Lajme Shqip Tuesday, 24 December 2013 15:23

Sot është mbrëmja e Krishtlindjeve dhe shumë fëmijë anekënd botës presin babagjyshin për dhuratat poshtë pemës festive. Gianni De Biasi nuk hyn te kategoria e atyre njerëzve që presin dhurata nga qielli. Jo vetëm sepse një 57-vjeçar nuk beson te Santa Klausi (babagjyshi), por sepse sipas tij gjërat e mira vijnë me punë, seriozitet dhe shumë sakrificë. E megjithatë, në një atmosferë të tillë festive, trajneri i Kombëtares “çlirohet” disi dhe pohon se nëse do të ishte për një moment ai vetë “babagjyshi”, Shqipërisë do t’i dhuronte një stadium.

Në intervistën për “Panorama Sport”, ai flet për objektivat që ka në të ardhmen, por zbulon edhe disa nga sekretet e vitit që po lëmë pas. I pyetur në lidhje me gjënë më të bukur që i ka ndodhur gjatë vitit 2013, ai përgjigjet: “Më kanë ndodhur shumë gjëra të bukura në vitin 2013, por ajo që i lumturoi të gjithë ishte fitorja në Norvegji. Ngjarja që më ka impresionuar më tepër ka qenë protesta spontane e studentëve dhe qytetarëve të thjeshtë kundër demontimit të armëve kimike në tokën shqiptare. Do të thosha se ai lloj manifestimi për të mbrojtur të ardhmen dhe shëndetin e fëmijëve të tyre ishte një gjest i madh demokracie dhe një garanci për të ardhmen e popullit tuaj”, ka thënë tekniku italian.

Frika se Kombëtarja mund të luajë jashtë për shkak të stadiumit? “Besoj se kjo nuk do të ndodhë, por nëse fatkeqësisht do të ndodhë, atëherë do të luftojmë akoma më shumë dhe besoj se mbështetja e tifozëve nuk do të mungojë as në ndeshjet që luajmë jashtë, sepse tifozët e kanë demonstruar sesa të shenjtë e kanë përfaqësuesen. Unë personalisht këtë vit do t’i kërkoja babagjyshit një stadium të vogël, por komod, ku të ishin hapësirat e nevojshme si brenda tij, ashtu edhe jashtë. Të kishte palestra, dyqane dhe në këtë mënyrë të frekuentohej nga njerëzit edhe kur nuk ka ndeshje”, është shprehur De Biasi.

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 November 2013 13:47

Kombëtarja shqiptare rrezikon seriozisht që të mos luajë asnjë ndeshje miqësore dhe kualifikuese për Euro 2016 në Shqipëri. Shkak bëhet stadiumi, duke qenë se vendi ynë nuk ka një impiant të përshtatshëm për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Deri para pak kohësh u fol se pasi të niste prishja e stadiumit “QemalStafa”, federata dhe shteti shqiptar ose qeverisja vendore (bashkitë) do të ndërhynin në rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, me qëllim që aty të mund të luante edhe Kombëtarja, por burokracitë e shumta, si dhe një lloj tërheqjeje e qeverisë aktualeshqiptare ka lënë gjithçka pezull.

Kështu, aktualisht Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka një stadium që të paktën t’u përafrohet standardeve që kërkon UEFA, por edhe pse këtë gjë e di fort mirë si FSHF-ja dhe shteti shqiptar, fakt është se nuk është ndërmarrë asnjë nismë, çka të bën të besosh se për takimet e radhës Kombëtarja shqiptare do duhet të gjejë një stadium jashtë kufijve.

 

Zërat në ambientet sportive flasin për një emigrim të kuqezinjve në stadiumet e Zvicrës ose Turqisë, kjo natyrisht do të varet edhe nga marrëveshjet e momentit që do mund të bëjë federata jonë. Në fakt, një gjë e tillë indirekt thuhet edhe në reagimin e FSHFsë.

 

“Federata Shqiptare e Futbollit nuk mund ta ndërtojë stadiumin e vetme. Këtë gjë e kemi deklaruar prej kohësh, që në momentin e parë kur është hedhur ideja e ndërtimit të një impianti të ri. Thënë këtë, nuk mjafton vetëm buxheti, por edhe dëshira e vullneti mes palëve për ndërtimin e kësaj vepre. Në të tilla kushte, ne si federatë i jemi drejtuar UEFAs dhe do presim direktivat e saj. Ndaj Kombëtarja do luajë aty ku të na lejojë UEFA” ka pohuar drejtori i zyrës së shtypit në FSHF, Lirim Zalla, citon Panorama-Sport.

Kujtojmë që UEFA i ka mbyllur sytë për vite me radhë për “Qemal Stafa”-n, duke lejuar që aty të luhen ndeshje ndërkombëtare si të klubeve (në Kupat e Europës) dhe Kombëtares. Por, sipas burimeve në FSHF, inspektori i deleguar i qeverisë së futbollit europian ka qenë i prerë me FSHF-në, teksa pohonte se ndeshja me Zvicrën do të ishte e fundit që do të lejohej nga ana e tyre.

 

Në të tilla kushte, me një “Qemal Stafa” të degraduar, me një “Loro Boriçi” jashtë çdo standardi që kërkon UEFA, duket se Kombëtarja jonë, por edhe klubet pjesëmarrëse në Kupat e Europës do të detyrohen të emigrojnë duke filluar nga 2014-ta, nëse do duan të luajnë ndeshje ndërkombëtare

 
Lajme Shqip Saturday, 02 November 2013 13:51

Behgjet Pacolli, po angazhohet për ta sjellë talentin kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzajn në Kombëtaren e Shqipërisë.

Ideja e Pacollit është: Adnani është një rast që thjesht nuk duhet humbur.

Nisur nga ky fakt, ai ka hartuar planin për ta veshur ‘kuqezi’ yllin e Unitedit. Nënshtetësi shqiptare familjes Januzaj dhe tokë në jug të Shqipërisë, janë dy gjërat që sipas Pacollit duhet t’i dhurohen fillimisht Januzajve.

Një gjë të tillë politikani i njohur kosovar e ka qitur edhe në letër dhe ia ka dërguar atë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. Këtë e konfirmoi vetë Pacolli në emisionin televiziv ‘Zonë e Lirë’.

“Ditët e fundit kam lexuar shumë nëpër gazeta ndërkombëtare për suksesin e madh të një shqiptari të ri, me të cilin duhet të krenohemi të gjithë ne. E pashë po ashtu edhe intervistën e babait të tij, i cili shprehu pakënaqësinë e trajtimit nga ana e Federatës së Futbollit të Shqipërisë. Vërtetë u çudita, sepse është një rast që nuk duhet humbur. Iu drejtova menjëherë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, me anë të një letre rreth planit për marrjen e Adnanit në Kombëtare”, deklaroi ai, duke shpalosur tutje ‘pakon’ Januzaj.

“Familjarëve të Adnanit duhet t’i ofrohet nënshtetësi shqiptare dhe si dhuratë një hapësirë toke në jug të Shqipërisë. Përmes kësaj, ai vend turistik do të bëhej edhe më i famshëm dhe do të tërhiqte shumë njerëz nga e gjithë bota”, vazhdoi Pacolli, për t’u shprehur më pas i gatshëm që të ndihmojë financiarisht në ndërtimin e shtëpisë në hapësirën e tokës që do t’i dhurohet familjes së talentit kosovar.

Të shkojmë me figura të shquara’

Jo Federata e Futbollit të Shqipërisë, por figura të ndritura shqiptare. Kështu mendon Pacolli që Adnani do t’i thoshte ‘po’ Shqipërisë. “Mendoj që duhet të formojmë një grup të njerëzve, të përbërë nga figura të njohura nga Kosova e Shqipëria. Kjo çështje është madhore dhe normalisht që nuk duhet t’i lihet në dorë vetëm Federatës së futbollit”, theksoi Pacolli. Ai ka një parandjenjë që përgjigjja e Adnanit do të jetë pozitive. “E kam përcjellë Adnanin dhe çdo gjë rreth tij. Jam i bindur që zemra e tij flet shqip dhe do t’ia dalim. Ai është krenaria jonë dhe do të jetë një ndër figurat më të spikatura të kombit shqiptar, jo vetëm në futboll”, potencoi presidenti i AKR-së. Në fund, ai u shpreh optimist që së shpejti do të ketë një takim me Edi Ramën.

Takimi me Ramën, gjatë javës së ardhshme

Pacolli është optimist që do të takohet së shpejti me Edi Ramën për të diskutuar rreth kësaj çështjeje. “Pres që të marrë një përgjigje nga Edi në ditët në vijim. Besoj që do të takohemi menjëherë gjatë kësaj jave”, u shpreh ai. /tribuna/

 
Lajme Shqip Friday, 18 October 2013 00:42

Abedin Januzaj, babai i yllit të futbollit, Adnan Januzaj, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se Januzaj nuk është kontaktuar asnjëherë nga Federata Shqiptare e Futbollit, përkatësisht presidenti Armando Duka.

Abedin Januzaj i ka quajtur dezinformata lajmet se Adnani është kontaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Nuk kam pasur asnjë thirrje nga FSHF që të bisedojmë për Adnanin. FSHF ka bërë vetëm dezinformata duke thënë se e kanë kontaktuar Adnanin. Kreu i FSHF-së, Armando Duka ka thënë se ka biseduar me mua para tetë muajsh por kjo është gënjeshtër. Januzaj nuk e ka refuzuar Shqipërinë, sepse nuk ka marrë ftestë”, ka thënë ndër të tjera Abedin Januzaj.

Ai ka lënë të kuptohet se megjithëkëtë, dyert për kombëtaren shqiptare nuk janë mbyllur, por ka akuzuar Dukën për dezinformata dhe sjellje jo profesionale.

Januzaj ka përjashtuar mundësinë që djali i tij të luajë për Kroacinë, Turqinë apo Serbinë ndërkaq nuk ka përjashtuar mundësinë që Adnani të veshë fanellën e Anglisë. 

 
Lajme Shqip Friday, 11 October 2013 22:57

Shqipëria e humbi edhe ndeshjen e tretë radhazi, këtë herë në fushën e vet nga kryesuesi i grupit E, Zvicra, e cila me këtë fitore dhe 24 pikë të tubuara siguroi plasmanin direkt në Botërorin Brazili 2014. 

Pjesa e parë, pas një loje të papëlqyeshme dhe jo sulmuese të kombëtares shqiptare përfundoi pa gola, mirëpo me me fillimin e pjesës së dytë, kur ishte duke u zhvilluar minuta e 48- të e ndeshjes, Zvicra kaloi në epërsi me 1:0. Golin e shënoi Xherdan Shaqiri, pas një gabimi të mbrojtjes së kombëtares shqiptare. Disa minuta më vonë, Shaqiri u zëvendësua nga një lojtar tjetër shqiptar, Admir Mehmedi. 
Më pas Shqipëria u angazhua më shumë në sulm dhe pati disa raste të mira për të barazuar rezultatin, mirëpo pa ndryshim rezultati. Por, për ndryshim të rezultatit u përkujdes Michael Lang, i cili në minutën e 82-të e ngriti epërsinë e zviceranëve në 2:0. Edhe këtu mbrojtja shqiptare nuk ishte në nivelin e duhur. Pas një krosimi nga gjuajtja e lirë nga ana e Inler, topi arriti deri afër golit, ku u ndal me gjoks nga Michael Lang, i cili me një goditje precize nga disa metra gjeti anën e djathtë të portës së Berishës. 
Në minutën e 90-të arbitri portugez referoi penallti në favor të Shqipërisë, kurse goditjen nga pika e bardhë e shndërroi në gol Hamdi Salihi. Në tre minutat shtesë pati përpjekje për barazim por pa konkretizim përfundimtar.  
Kush do të jetë i dyti në grupin mbetet të shihet, pasi gjasat e Sllovenisë dhe të Islandës janë pothuaj identike. Sllovenia ka 18 pikë, por në xhiron e fundit i shkon Zvicrës dhe nga atje vështirë se do të mund të kthehet me një pikë. Islanda ndërkaq, ka një pikë më shumë dhe gjasa të mira që të sigurojë pjesëmarrjen në balotazh për kualifikim në Botëror. 
Në një ndeshje tjetër shumë interesante, brezi i artë i Belgjikës, si po quhet kombëtarja e tashme e këtij vendi, ka mundur në udhëtim Kroacinë me rezultatin 2:1 dhe tashti nga 9 ndehsje të zhvilluara ka të tubuara 25 pikë, plotë 8 pikë më shumë se Kroacia, e cila është e dyta. Belgët tashmë e kanë të sigurt pjesëmarrjen në Brazili 2014 dhe nuk është fare çudi nëse edhe talenti i madh shqiptar i Manchester United i bashkohet Belgjikës, vend ky ka ai edhe ka lindur dhe mësuar hapat e futbollit deri në adoleshencë. 
Në grupin B, Italia luajti baras në udhëtim me Danimarkën dhe s’ka kush ia rrezikon venin e parë. /zeri/