Lajme Shqip Friday, 22 November 2013 16:07

Mediat belge kanë krijuar njëformacion me lojtarët të cilët në të ardhmen mund të veshin fanellën e përfaqësueses se Kosovës. Portali ‘lameuse.be’ ka përfshirë në formacion edhe talentin e Manchester Unitedit,Adnan Januzajn, të cilin po e kërkon Kombëtarja e Belgjikës.

Në portë sipas formacionit do të ishte Samir Ujkani, në mbrojtje janë Lorik Cana e Mërgim Mavraj të ndihmuar nga anësorët Taulant Xhaka e Përparim Hetemaj. Formacion4-5-1, ka bërë që mesfusha të përbëhet nga Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri,Adnan Januzaj dhe Valdet Rama, kurse në sulm i vetëm është Admir Mehmedi i Freiburgut. Ky i fundit është nga Maqedonia, dhe nuk ka të drejtë të luajë për Kosovën në të ardhmen. /albeu/