Lajme Shqip Wednesday, 26 June 2013 09:02

Prishtinë – Zvonko Veselinoviq nuk do të kishte namin që ka pa ndihmën e Nenad Gjuriqit. Së bashku me ish- kolegun Milia Milosheviq konsiderohen bashkëpunëtorët më të ngushtë të kontrabandistit nga Mitrovica.

Veselinoviq po gjykohet në Beograd, e Prishtina Nenad Gjuriqin pos që e ka rikthyer në punë, e ka avancuar në pozitën e drejtorit të policisë rajonale.
Pas dy vjetësh largimi nga Policia e Kosovës për shkak të thyerjes së zinxhirit komandues, moszbatim urdhrash dhe përfshirje në krim, Nenad Gjuriq tash është emëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në pozitën e ushtruesit të detyrës për Drejtorinë Rajonale të Policisë në veri.
Gjuriq, ish komandant i Stacionit Policor në Zveçan, do të ketë për detyrë funksionalizimin e Drejtorisë së Policisë së Kosovës në atë pjesë, që prej një dekade ka pasur probleme operimi.
“Koha Ditore”, ka një dosje të inteligjencës së EULEX-it dhe Njësisë për hetimin e krimit të organizuar e Policisë së Bashkimit Evropian, një pjesë e së cilës dokumenton përfshirjen në krim të organizuar dhe mosbindje ndaj autoriteteve të Prishtinës të Nenda Gjuriqit. Në të përmendet mundësimi i kontrabandës, pagesat për pushime, e darkat që Nenad Gjuriq kishte pasur me Zvonko Veselinoviqin pas shërbimit që kishte kryer për grupin e tij krimin.  

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 25 June 2013 11:08

Prishtinë – Kryeministri Hashim Thaçi ka konfirmuar emërimin e komandantit të Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq.

Vendimi ka ardhur në bazë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore , në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Thaçi, po ashtu i ka uruar mirëseardhje zëvendëskryeministrit Bujar Bukoshi, duke e çmuar lartë sjelljen e tij me organet e drejtësisë, raporton RTK. 

Bukoshi është shpallur i pafajshëm nga akuzat për korrupsion para disa ditëve nga një trup gjykues i EULEX-it, që ishte pjesë e një procesi të njohur si rasti Tolaj dhe të tjerët.