Lajme Shqip Thursday, 28 November 2013 12:17

Beograd- Kisha Ortodokse serbe ia ka dhënë urdhrin Shën Sava Johan Kvales i cili ka lobuar, që Tribunali i Hagës ta lirojë Ramush Haradinajn, ankohet “Kurir” i Beogradit. Kjo dekoratë i është dhënë ish- ambasadorit norvegjez në Kosovës për kontributin që Mbretëria norvegjeze dha në përkrahjen e ndërtimit të Konakut të Prizrenit. “Kurir” shkruan se asgjë nuk do të ishte kontestuese sikur Kvale, para tri vjetësh, të mos e kishte ftuar me një letër Tribunalin e Hagës ta lironte liderin e AAK-së Ramush Haradinaj. 

Në këtë letër Kvale ndër të tjera kishte shkruar: “Kosova është shtet i ri që përpiqet ta gjejë rrugën drejt zhvillimit të plotë të demokracisë parlamentare e Aleanca për Ardhmëri është partia e vetëm që ka profil të qartë, falë, para së gjitha, Haradinajt”, transmeton Koha.

“Fali Zot”!. shkruan në legjendën e fotografisë në të cilinë shihen ambasadori norvegjez Kvale dhe patriarku serb Irinej. 

 
Lajme Shqip Friday, 02 August 2013 14:35

Beograd- Patriarku i Kishës Ortodokse serb, Irinej ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin që të mbështesë Kishën Ortodokse Serbe “në aktivitetet e saj të lira në Malin e Zi dhe në Maqedoni”.

Siç raportojnë gazetat e Podgoricës, Putin ka marrë pjesë në disa ceremoni kishtare, gjatë një prej vizitave të fundit të Kishës Ortodokse Serbe në Rusi.

Rektori i Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje, Gojko Peroviq, ka thënë se nuk ka problem që Kisha Ortodokse Serbe kërkon mbështetjen e kishës dhe shtetit rus për aktivitete të lira në Mal të Zi dhe Maqedoni.

Sipas fjalëve të Peroviqit, Moska është qendër legjitime e fuqisë njejtë siç është Brukseli dhe se Kisha Ortodokse Serbe është seriozisht e diskriminuar në Mal të Zi

.