Lajme Shqip Saturday, 08 March 2014 19:00

Raportet nga Krimea bëjnë të ditur se një grup i njerëzve rus-folës kanë bërë hartimin e listave me emrat dhe adresat e Tatarëve dhe kanë shënuar shtëpitë e tyre me një X.

Banorët kanë treguar se kanë parë një bandë që po i shënonte dyert e shtëpive të tyre në lagjen e Aqchuqraq të dominuar nga Tatarët.

Ata kishin lajmëruar policinë për incidentin, por policia kanë thënë se nuk mund të bëjnë asgjë për të ndaluar bandën.

Sipas udhëheqësit të sektorit për të drejta nga qendra Kavkaz, Dimitry Yarosh ka paralajmëruar se rusët ishin duke u përgatitur për masakër ndaj Tatarëve në Krime.

Duke thënë se ka paralajmëruar spitalet në Krime të përgatiten për të pritur numër të lartë të viktimave, Yarosh pohoi se Rusia ka ngritur ekipe për të kryer vrasjen e Tatarëve të Krimesë.

Tatarët Krimesë janë muslimanë turk –folës vendas në gadishullin e Krimesë, që përbëjnë  rreth 13 % të popullsisë së saj./mesazhi

 

 
Lajme Shqip Thursday, 06 March 2014 14:00

Një prezantuese e rrjetit televiziv Russia Today, me seli në SHBA, ka dhënë dorëheqje drejtpërdrejt në televizion, në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së Rusisë në Krime të Ukrainës.

Gjatë trasnmetimit, Liz Wahl ka thënë se nuk mund të punojë më për një rrjet që financohet nga Moska, i cili, sipas saj, zbukuron veprimet e udhëheqësit rus, Vladimir Putin.

Rrjeti shumëgjuhësor i lajmeve transmeton program në më shumë se 100 vende.

 
Lajme Shqip Tuesday, 04 March 2014 14:46

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dalë për herë të parë në një konferencë shtypi që pas krizës në Ukrainë. Ai e konsideroi atë që ka ndodhur në Kiev “grusht shteti” dhe tha se qeveria e re është “e paligjshme”.

Lidhur me mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Ukrainë, Putin tha se ky është opsioni i fundit. “Nuk do të luftojmë ndaj Ukrainës. Lufta është opsioni i fundit. Nëse do ta bëjmë këtë, do ta bëjmë për të mbrojtur qytetarët.”

Por nga ana tjetër ai ka theksuar se, edhe sikur Rusia të përdorë forcën ndaj Ukrainës kjo nuk përbën shkelje të ligjeve ndërkombëtare,transmeton shekulli.

Presidenti rus gjithashtu tha se, Moska nuk do të provokojë lëvizje separatiste në Krime dhe nga ana tjetër shtoi se, “stërvitja ushtarake ishte “e parashikuar” dhe se nuk ka lidhje me situatën në Ukrainë.

Por, presidenti rus ka krahasuar rastin e Krimesë me Kosovën duke kërkuar që qytetarët e këtij rajoni duhet të lihen të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre, raporton G. Express.

“Do të kemi kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shikoni për shembull njerëzit në Kosovë që lejohen të votojnë, atëherë pse duhet t’ua mohojmë këtë njerëzve të Krimesë. Por nuk do të provokojmë që njerëzit në Krime të kërkojnë pavarësi apo të bashkohet me Rusinë”, u shpreh Putin.

 
Lajme Shqip Monday, 03 March 2014 14:47

Rusia ka zbutur tonet me Ukrainën, duke deklaruar se nuk kërkon luftë me të. Madje Moska zyrtare shkon më tej kur thotë se “Nuk do të ketë kurrë luftë mes nesh. Jemi popuj vëllezër”. Këto deklarata vijnë nga zyrtarë të lartë të Rusisë, siç është zv.minitsri i Jashtëm i Rusisë, Grigori Karasin, dhe presidentja e senatit rus, Valentina Matvienko. 

“Jam plotësisht i bindur që asnjë në Rusi nuk kërkon luftë”, -deklaroi Karasin në një intervistë televizive. “Jemi kundër përdorimit të kësaj terminologjie në diskutimet e marrëdhënieve tona me Ukrainën, që e kemi kaq pranë. Do të mbështesim të gjitha forcat në favor të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, pasi stabiliteti evropian varet nga kjo marrëdhënie. Perëndimorët duhet të na kuptojnë”, -theksoi Kasarin, i caktuar si përfaqësues i presidentit Putin në Senat për miratimin e kërkesës për dërgimin e trupave ruse në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve “ITAR-TASS”, transmeton shekulli. 

Edhe Valentina Matvienko, presidente e Senatit rus, e cila autorizoi të shtunën ndërhyrjen e armatosur, përjashtoi një konflikt ushtarak. ”Nuk do të ketë kurrë luftë mes nesh. Jemi popuj vëllezër”, -deklaroi ajo.

 
Lajme Shqip Saturday, 01 March 2014 18:21

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i kërkoi Dhomës së Lartë të Parlamentit që të miratojë një ndërhyrje ushtarake të Rusisë në rajonin e Krimesë. “Duke parë situatën e jashtëzakonshme që po ndodh në Ukrainë, situatë e cila po kërcënon jetët e shtetasve të Federatës së Rusisë si dhe të Forcave të Armatosura që ndodhen në territorin e Ukrainës, unë propozoj që të përdorim një ndërhyrje ushtarake në territorin e Ukrainës, derisa të stabilizohet situata social-politike e Ukrainës”, -është shprehur presidenti rus, Vladimir Putin. 

Vetëm pak orë pas kërkesës së Putin-it për ndërhyrje ushtarake në Krime, kërkesa e tij u miratua nga Moska zyrtare. Dhoma e Lartë e Parlamentit aprovoi me unanimitet kërkesën për ndërhyrje të armatosur në Ukrainë, me justifikimin e mbrojtjes së Flotës Detare në Krime, si dhe për mbrojtjen e jetës së qytetarëve rusë. 

Nga ana tjetër kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, i bëri thirrje Rusisë që të ndalë Forcat e Armatosura në Republikën e Ukrainës, dhe se Ukraina nuk do të bjerë pre e provokacioneve ruse. Por nuk ka qenë në një mendje me Yatsenyuk-un, kryeministri i Krimesë, Sergei Aksyonov, i cili i bëri thirrje Rusisë për ndihmë, duke nënkuptuar kështu edhe një “ndihmë” ushtarake në këtë rajon. 

“Duke marrë parasysh përgjegjësitë që unë kam për sigurinë dhe për jetën e qytetarëve të vendit tim, unë i kërkoj Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që të ofrojë ndihmë për të sjellë paqe dhe rregull në territorin e Republikës së Pavarur të Krimesë”, -iu drejtua Sergei Aksyonov Rusisë, nëpërmjet një deklarate për mediat. 

Akuzat se Rusia po ndërhyn në Krime, duke dërguar atje gjashtë mijë trupa ushatarakë shtesë, Ukraina i bëri që të shtunën, nëpërmjet ministrit të Mbrojtjes, Peniuk.

 
Lajme Shqip Saturday, 22 February 2014 22:02

Liderja e opozitës dhe ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, është liruar sot nga burgu.

Deputetët miratuan lirimin e saj pasi Presidenti Viktor Yanukovych u larguar nga Kievi.

Duke folur pas lirimit, ajo tha se, “diktatura ka rënë”. Tymoshenko u dënua me shtatë vjet burg në vitin 2011, për abuzim me detyrën kur ishte në krye të qeverisë.

Ajo vazhdimisht ka insistuar se akuzat ishin të pavërteta dhe të frymëzuara nga Yanukovych, njeriun që ajo e rrëzoi në vitin 2004, por që u rikthyer duke e mundur atë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010.

Protestat në Kiev vazhdojnë pavarësisht se presidenti, Viktor Yanukovich dhe liderët e opozitës arritën marrëveshje me mbështetjen e BE-së për t’u dhënë fund përleshjeve të përgjakshme.

Tymoshenko ka deklaruar se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërkohë që parlamenti ka vendosur që ato të mbahen më 25 maj.

 
Lajme Shqip Friday, 21 February 2014 14:20

Në njoftimin në faqen e presidencës së Ukrainës në Internet, thuhet se do të mbahen zgjedhjet e parakoshme presidenciale, por nuk e ka specifikuar datën e mbajtjes.

Yanukovich, poashtu, tha se do ta filloj procesin e formimit të qeverisë së unitetit kombëtar dhe do të lëvizë kah kthimi në Kushtetutën e vitit 2004, që parasheh më pak autorizime për presidentin.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga liderët opozitarë, për të cilët është thënë se po mbajnë takim ndërmjet veti./rel/