12
 
Lajme Shqip Thursday, 24 May 2012 12:42

Rreth 40 serbë kanë bllokuar të enjten rreth orës 3:00 të mëngjesit magjistralen e “Ibrit” në fshatin Ibarska Sllatina të Leposaviqit, duke penguar kështu lëvizjen e automjeteve të KFOR-it që ishte nisur nga kampi “Nothing Hill” në drejtim të Mitrovicës.

Sipas burimeve të medias Kosovare, ushtarët e KFOR-it ishin nisur në drejtim të Rudares afër Zveçanit për të larguar barrikadën e vendosur tek ura e këtij fshati nga grupe kriminale serbe.

Një burimeve të medias brenda KFOR-it, ka thënë se përfaqësues të lartë të KFOR-it janë shprehur shumë të shqetësuar në lidhje me zbulimin e informacionit rreth aksionit të tyre të paraparë në mëngjesin e sotëm.

“Si u kuptua qëllimi ynë nga grupet kriminale serbe”, citon burimi të ketë thënë njëri nga ushtarakët e lartë të KFOR-it. (K.P)

12