Lajme Shqip Thursday, 22 August 2013 22:48

Skuadra e Trabzonsporit ka ndalur hovin e Kukësit. Këta të fundit janë mposhtur në ‘Qemal Stafa’, nga ekipi turk me rezultat 0:2, në ndeshje e parë të play off-it për Europa Leaague.

Skuadra e Kukësit në pjesën e parë zhvilloi lojë të mirë, por në minutën e 31-të u ndëshkuan. Ata pësuan gol nga pika e bardhë, të cilën e realizoi Adrian Mierzejewski.

Edhe në pjesën e dytë skuadra bardh e kaltër ka treguar paraqitje të mirë, por në minutën e 68-të kanë pësuar golin e dytë nga Paulo Henrique, pas një regaimi të dobët të skuadrës vendase.

Takimi i kthimit do të luhet javën e ardhshme në Trabzon, derisa mundësit e Kukësit për kualifikim në fazën e grupeve të Europa Leagues janë minimale./Express/

 
Lajme Shqip Thursday, 22 August 2013 14:28

Presidenti i klubit të futbollit Kukësi, Safet Gjici, thotë se skuadra e tij nuk ka përfunduar me befasitë e këtij viti dhe premton se ata do të luajnë në fazën e grupeve të Europa League.
Kukësi fillimisht ishte befasi kur në sezonin e parë në Superligën shqiptare përfundoi si nënkampion, duke siguruar biletën për në Europa League. Befasia ishte edhe më e madhe kur kemi parasysh se vetëm dy vite më parë klubi bënte gara në dizivionin e tretë shqiptar (Ligën e Dytë). Por në vitin 2011 klubi fitoi Ligën e Dytë, dhe në vitin 2012 fitoi Ligën e Parë për t’u kualifikuar në Superligën Shqiptare.
Suksesi i skuadrës shqiptare arriti kulmin muajin e kaluar, kur arriti të kalojë të tre rundet e Europa League, edhe pse në asnjërin nuk ishte favorit, për t’u kualifikuar kështu në play-off ku do të përballet me Trabzonspor.
Dhe, Gjici thotë se edhe skuadra turke do të përjetojë atë që në të kaluarën përjetuan Flora, Sarajeva dhe Metalurg Donetsk, duke filluar me takimin e sotëm që zhvillohet në Qemal Stafa, raportojne mediat.
“Askush s’e besonte se ne do kalonim turin e parë. Ia dolëm, kaluam të parin, të dytin dhe të tretin. Tani do ta kalojmë edhe Trabzonsporin. Jam shumë i bindur, unë e di se çfarë janë në gjendje të bëjnë lojtarët e mi”.
“Të gjithë janë djem të shkëlqyer dhe nuk dorëzohen kurrë, e treguan edhe ndaj Florës, Sarajevës dhe Metalurgut, do ta shihni edhe sot”, është zotuar Gjici.

 
Lajme Shqip Tuesday, 13 August 2013 14:09

Skuadra e Kukësit, që po shënon suksese në Europa League, po përgatitet ta bëjë një tranferë të madhë  gjatë afatit kalimtar të verës.

Skuadra bardh e kaltër po synon që ta transferoj në radhët e veta sulmuesin me eksperiencë, Shefku Kuqin, i cili aktualisht është futbollistë i lirë.
“Shefki Kuqi, lojtari nga Kosova kërkohet nga FK Kukesi”, shkruan në faqen zyrtare të ekipit shqiptar, në rrjetin social facebook.

Shefku Kuqi, para disa ditësh në një intervistë për Express, pati deklaruar se synon që karrierën ta vazhdoj vetëm në futbollin anglez.

“Kam pasur oferta nga disa liga të ndryshme, por i kam refuzuar ato. Unë do të luaj veç në Angli. Mund të luaj edhe në ndonjë ligë tjetër, veç nëse marr ofertë të bëhem trajner edhe lojtar”, kishte deklaruar Kuqi, i cili është afër të pajiset me licencë të trajnerit.

Kuqi, në vitin 2000 nga ekipi finlandez FC Jokerit ishte transferuar te Stockport County.
Që nga ajo kohë Kuqi ka luajtur edhe për: Sheffield Ëednesday, Ipsëich Toën, Blackburn Rovers, Crystal Palace, Fulham, Sëansea City, Derby County, Neëcastle United dhe Oldham Athletic.