Lajme Shqip Saturday, 11 August 2012 10:30

Tom Cruise dhe Katie Holmes edhe pas ndarjes flasin akoma dhe mesa duket po përpiqen të mbajnë një marrëdhënie mjaft civile për shkak të vajzës së tyre Suri.

Lajmi konfirmohet nga një burim i afërt i çiftit për revistën “People”. “Të dy janë të interesuar të bëjnë gjithçka që është më e mirë për Surin”, thotë burimi.

Kjo do të thotë që të dy duhet të heqin dorë nga stuhia midis tyre dhe të bëjnë një ndryshim të vogël. Suri, e cila deri vonë ishte mësuar të jetonte bashkë me prindërit e saj, kalon pjesën më të madhe të kohës me të ëmën, që ka mbajtur kujdestarinë primare të vajzës.

Suri do ta kalojë pjesën më të madhe të kohës me Katie në një apartament në New York, ndërkohë që do të mungojnë udhëtimet treshe me babain në DisneyLand. Në shtator gjërat do të ndryshojnë për vogëlushen sepse ajo do të fillojë shkollën private në zemër të Manhattan-it.

Më parë për Surin ishte menduar të ndiqte mësimet private në shtëpi me një mësues privat, gjë për të cilën Katie nuk ka qenë asnjëherë dakort. Tashmë mbas divorcit ajo mund t’ia krijojë këtë mundësi vajzës së saj që të ndajë të njëjtat banka shkolle ashtu si fëmijët e tjerë.

 
Lajme Shqip Sunday, 15 July 2012 16:15

Los Anxhelos – Tom Cruise, i cili do të divorcohet zyrtarisht së shpejti me ish-bashkëshorten Katie Holmes, ka një muaj që nuk e ka parë vajzën e tij dhe nuk e di nëse do ta shohë në një të ardhme të afërt.

Edhe pse ishin bërë plane që aktori të takohej me vajzën e tij, angazhimet e shumta dhe ndalesa e Holmes kanë bërë që aktori të mos e shohë që prej kohësh vajzën e tij.

“Do të ndodhë së shpejti”, kishte theksuar një zëdhënës i Cruise për mediat amerikane, duke dështuar të zbulojë datën e saktë të vizitës së Cruise. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 13 July 2012 11:32

Tom Cruise i ka shpallur luftë tabloidëve amerikanë. Avokati i aktorit, Bert Fields, ka dërguar një letër në ‘National Enquirer’ duke kërcënuar me një çështje ligjore për historinë e kopertinës që gazeta britanike i ka dedikuar divorcit të Cruise-Holmes me titull ‘Brenda shtëpisë së horrorëve të Tomit’.

Në këtë artikull thuhej se ylli është një përbindësh që ka abuzuar me gruan e tij dhe se vajza Suri është detyruar të flejë në një dhomë të vogël pa dritare për 5 muaj.

Në letrën e dërguar më 11 Korrik dhe e publikaur në ‘The Hollywood Reporter’ avokati i Cruise e quan të turpshëm lajmin e raportuar nga gazeta, lajm i cili do të shkaktojë dëmtim të imazhit personal dhe profesional të aktorit për qindra e miliona dollarë.

“Zoti Cruise nuk është një përbindësh, është një baba i dashur, një aktor që punon shumë dhe mbi të gjitha një njeri i mirë dhe i ndershëm. Shtëpia e tij në Telluride, ashtu si ajo në Beverly Hills, është mikpritëse dhe e dashur. Suri nuk është detyruar të flejë në një dhomë pa dritare. Vajza flinte në një dhomë për fëmijë, ngjitur me dhomën e Tom dhe Katiet, dhe sigurisht që kishte edhe një dritare,” ka thënë avokati i aktorit në deklaratën e tij.

Kjo nuk është hera e parë që ‘National Enquirer’ përflitet për shkrimet e saja ekstreme; i fundit është kur publikoi këngëtaren Whitney Houston në arkivol ditën e varrimit.

 
Lajme Shqip Thursday, 12 July 2012 09:00

Los Anxhelos –  Pas ndarjes nga Katie Holmes është spekuluar shumë në mediat rozë nëse përkushtimi i Tom Cruise ndaj kishës “Shëntologjia” ishte faktor kryesor në prishjen e marrëdhënies.

Pas shumë kurioziteteve mbi këtë kishë, tashmë del në dritë edhe një anë e panjohur e Tom Cruise. Zbulimi i fundit është edhe më i çuditshmi: raportohet se ‘Shëntologjia’ besonte se aktori 50-vjeçar kishte fuqi telekinetike dhe telepatike.

Protagonisti i filmit ‘Top Gun’ ishte një nga ndjekësit më të famshëm të këtij besimi prej 30 vitesh dhe kishte arritur nivelin “Operating Thetan”, i cili sipas ‘Shëntologjisë’ është niveli ku një person “është në gjendje të kontrollojë dhe të ketë ndikim mbi mendimet, jetën, materien, energjinë, kohën dhe hapësirën”.

Sipas një hetimi të revistës ‘Rolling Stone’ në vitin 2006, zbuloi se Tom Cruise ka 30 vite që ndjek këtë sekt fetar dhe sipas kësaj feje një “Operating Thetan” ka aftësinë për të komunikuar dhe kontrolluar sjelljen e njerëzve dhe qenieve njerëzore.

 
Lajme Shqip Tuesday, 10 July 2012 11:40

Tom Cruise dhe Katie Holmes arritën në një marrëveshje divorci në kohë rekord, për të mos e kaluar luftën për kujdestarinë e vajzës së tyre në një proçes gjyqësor. Çifti hollivudian nënshkroi një marrëveshje, sipas së cilës 50 vjeçari Tom Cruise fitoi të drejtat për të takuar vajzën e tij Suri, por gjithnjë në praninë e kujdestares dhe truprojave të saj.

Katie 33 vjeçare, kërkoi divorcin përpara dy javësh duke pretenduar kujdestarinë e padiskutueshme të vajzës së saj, me qëllim për ta mbajtur nën kontroll nga Tomi dhe kulti i tij fetar, Shejntologjia.

Pas orëve të tëra bisede ndërmjet palëve, marrëveshja është arritur duke i përfshirë të gjitha pikat: kujdestarinë, pensionin e fëmijës dhe ndarjen e pasurisë, prej së cilës Katie përfitoi 31,5 milion euro.

Tom i është nënshtruar shumë kërkesave të Katiet për të ndaluar gjithçka nga Shejntologjia që mund të ndikojë në jetën e vajzës së tyre. Me qëllim që çështja të mos përfundonte në gjykatë, Tom i ka pranuar shumicat në qetësi dhe pa bërë fjalë.

Në një deklaratë për shtyp të dhënë nga avokatët e Katiet thuhet:

“Jemi mjaft të lumtur që Katie dhe familja e saj fituan atë çfarë meritonin dhe i urojmë suksese në këtë kapitull të ri të jetës së tyre. Gjithashtu falenderojmë konsulentët e Tomit për profesionalizmin dhe kujdesin që treguan për ta sjellë këtë proçes në një vendimmarrje kaq të shpejtë.”

Që mbas kërkesës për divorc, Katie është parë të dalë në publik me vajzën e saj, ndërsa Tom deri tani nuk ka bërë asnjë paraqitje. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 09 July 2012 09:36

Tom Cruise dhe avokatët e tij po përpiqen që të arrijnë një marrëveshje divorci pa qenë nevoja për ta çuar çështjen në gjykatë dhe kjo për arsyen e vetme për të mos dalë sheshit detajet mbi besimin e tij në sektin e Shejntologjisë. Katie, e cila është rritur me edukim katolik në familjen e saj, ka qenë e detyruar të ndërrojë besimin përpara se të martohej me Tomin. Ajo i është kthyer besimit të Shejntologjisë duke ndjekur kurset përkatëse.

Në një takim ditën e premte me avokatët e të dyja palëve, avokatët e Katie kanë kërkuar plotësisht kujdestarinë e vogëlushes 6-vjeçare, me qëllim për ta mbrojtur nga kthetrat e kultit mjaft të diskutueshëm. Prezente ka qenë edhe vetë 33 vjeçarja Katie Holmes, e cila mësohet të ketë diskutuar mbi të gjitha çështjet: kujdestarinë, të drejtat e vizitave, pensionin për fëmijën dhe ndarjen e trashëgimisë.

Që të dy palët dëshirojnë që çështja e tyre të mos dalë në publik, por Katie nuk i zbrampset asnjë kërkese të saj, duke e bërë që të jetë Tom ai që të sakrifikojë më shumë në kërkesat e tij.

Që mbas lajmit të divorcit aktori 50 vjeçar nuk është dukur në publik dhe të gjithë njerëzit pranë tij tregojnë se ai është shumë i dëshpëruar për vendimin që ka marrë partnerja e tij. Avokatët e tij do të luftojnë që kujdestaria për vajzën e tyre të jetë e përbashkët.

Tom Cruise ka edhe dy fëmijë të tjerë nga martesa me Nicole Kidman, por të dy të birësuar, ndërsa me Katien ai ka fëmijën e tij të vetëm biologjik, vogëlushen Suri.  (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 07 July 2012 08:00

Tom Cruise dhe Katie Holmes, ashtu si çdo çift tjetër i famshëm, kanë disa shtëpi të shpërndara nëpër botë dhe përveç betejës ligjore për kujdestarinë e vajzës 6-vjeçare Suri, do të kenë edhe një betejë tjetër ligjore për ndarjen e pasurive të patundshme.

Sipas mediave amerikane, në kontratën paramartesore është bërë e qartë se Holmes-it i takon rezidenca 35 milionë dollarëshe në Beverly Hills, e blerë nga çifti në vitin 2007.

Por, Cruise dhe Holmes kanë edhe katër shtëpi të tjera, dy prej të cilave aktori i ka blerë para se të martohej me Holmes dhe me siguri që do i mbajë për vete: një shtëpi 15 milionë dollarëshe në Manhattan, një 9.8 milionë dollarëshe në kodrat e Hollivudit, një rezidencë në Kolorado dhe një tjetër në Kaliforni.

Sipas burimeve të revistës “People”, Katie Homes ka përgatitur planin e divorcit gjashtë javë më parë me babain e saj Martin Holmes. Deri në momentin që ka bërë kërkesën për divorc ajo ka kontaktuar vazhdimisht me Tominnë telefon dhe menjëherë pas saj ajo ka ndërruar të gjitha numrat e telefonit dhe adresat e e-mail-it. Askush nuk ka mundur të kontaktojë me të, as miqtë e ngushtë të disa javëve më parë. Edhe familjarët e saj kanë ndërruar numrat e telefonit duke ndërprerë në këtë mënyrë çdo komunikim me Tom Cruise dhe miqtë e tij.

Veprimet e saj janë shenjë e një lufte të mirëfilltë të hapur ndaj ish-bashkëshortit të saj, që dukshëm ka qenë i mërzitur dhe i habitur, jo vetëm nga kërkesa e saj për divorc, por edhe nga qëndrimi i saj mbas këtij lajmi. Veprimet e saj të bëjnë të mendosh se për ta kjo është një rrugë pa kthim. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 06 July 2012 10:30

Në një intervistë për revistën ‘Elle’, Katie u shpreh se jeta e saj “po hyn në një fazë të re”.

“Ndihem më seksi se kurrë. Kur je 20 vjeç mundohesh shumë të dukesh mirë e të kuptosh gjërat, por tani e di kush jam, çfarë dua dhe prandaj tani ndihem mjaft komode me veten.”

Në fotot për revistën ajo ka pozuar paksa e zbuluar duke u rebeluar mbase nga kontrolli i rreptë i Tom Cruise, të paktën e thënë kështu nga mediat rozë.

Intervista është bërë në mes të muajit maj dhe pyetjes se “Çdo të thotë të jesh zonja Cruise?”, ajo i është përgjigjur: “Ai ka qenë Tom Cruise për 30 vjet. Unë e di se kush jam, ku jam dhe ku dua të shkoj, prandaj dua të fokusohem tek kjo gjë dhe jo tek emri që ai ka fituar.”

Ish ylli i serialit “Dawson’s Creek”, që drejton dhe një linjë veshjesh të quajtur Holmes&Yang,  e ka shprehur mjaft qartë se çdo të thotë për të hyrja në një fazë të re. Pas shpalljes së kërkesës për divorc, ajo ka marrë një apartament me qera në New York City për ta ndarë me vajzën e saj, ka pushuar të gjithë truprojat e caktuar prej Tom Cruise dhe i ka zëvendësuar ata me të rinj, të gjithë të zgjedhur prej saj, një ekip të formuar nga vetë ajo.

Qetësia e të qenit e pavarur është shprehur mjaft qartë edhe në shëtitjen e saj me vajzën në Ditën e Pavarësisë së Amerikës. Një shëtitje tek qendra e lojrave, një akullore për të dyja dhe një buzëqeshje spontane e stampuar në fytyrën e secilës. E ndjekur nga gazetarët atë ditë, ajo i është përgjigjur shkurt duke buzëqeshur, “Jam shumë mirë, faleminderit!”.

Tom Cruise, i cili kohët e fundit ka qenë i zënë me xhirimin e filmit ‘Oblivion’ në Islandë, është kthyer në Los Angeles për të festuar 50-jetorin e tij me një drekë të qetë me fëmijët e tij të adoptuar Connor dhe Isabella. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 05 July 2012 10:05

Tom Cruise kaloi një 50-vjetor të trishtë pothuajse i vetmuar të mërkurën, ndërsa Katie Holmes nuk e lejoi që të shikonte as vajzën e tij Suri.

Çifti kishte planifikuar një festë të madhe në supervilën 30 milionë dollarëshe të aktorit në Los Anxhelos, por të gjitha planet u prishën pas kërkesës surprizë të divorcit, nga ana e Holmes.

Nga ana e tij, Cruise vendosi të kthehej përpara kohe në SHBA nga xhirimet e filmit që po zhvillon në Islandë, për arsye të panjohura.

Aktori mbushi 50-vjetorin në datën tre korrik, por në festën e planifikuar gjatë së mërkurës, ai takoi vetëm dy fëmijët e tij të birësuar gjatë martesës me Nicole Kidman, Connor dhe Isabellan.

Ndërkohë, aktori e pati të pamundur të takohej me vajzën e tij të vetme biologjike, 5-vjeçaren Suri, e cila është duke qëndruar aktualisht me nënën e saj, 33-vjeçaren Holmes.

Cruise dhe Holmes, aktorja 17 vjet më e re në moshë, u lidhën në martesë në vitin 2005, por duket se një seri mosmarrëveshjesh, përfshi çështjen e edukimit fetar të së bijës, çuan Katien të kërkonte zgjidhjen e martesës.

 
Lajme Shqip Tuesday, 03 July 2012 09:35

Detaje të reja nga ndarja e Tom Cruise dhe Katie Holmes zbulojnë se në thelb të mosmarrëveshjes së tyre qëndronte edukimi fetar për të bijën.

Sipas një reviste rozë në SHBA, Tom Cruise kishte si qëllim që të dërgonte vajzën për edukim jashtë vendit, në “Organizatën e Detit”, krijuar nga themeluesi i kultit të shëntologjisë, në vitin 1968. Organizata në fjalë është predikuesja më e lartë e shëntologjisë, besimit që Tom Cruise i përket dhe fëmijët mund të dërgohet të jetojnë atje pa prindërit e tyre, që pas moshës 5-vjeçare.

Katie Holmes duket se i është kundërvënë ashpër planeve të bashkëshortit të saj për edukimin e vajzës së tyre Suri dhe ky kundërshtim solli edhe vendimin për t’u divorcuar.

Kushtet në të cilat mësohen fëmijët në kampin e famshëm të shëntologjisë janë kritikuar ashpër në të shkuarën, ndërsa ish-shëntologu Paul Haggis, fituesi i çmimit “Oscar” i rritur në këtë kamp, ka kritikuar rregullat e forta dhe disiplinën e ngjashme me atë të një kazerme ushtarake.

Cruise dhe Holmes u martuan në vitin 2005 dhe Katie nisi të praktikonte edhe ajo besimin e aktorit të famshëm hollivudian, por duket se ajo nuk u shndërrua kurrë në një besimtare të vendosur, ashtu si Cruise.