Lajme Shqip Saturday, 12 April 2014 15:00

Ish-prokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte është shprehur se nga hetimet për trafikim të mundshëm tëorganeve gjatë luftës në Kosovë nuk do të dalë asgjë.

“Nuk ka asgjë nga hetimet për trafikun e organeve në Kosovë dhe mendoj se kjo aferë do të dalë e pasuksesshme dhe do të dështojë”, ka thënë Del Ponte, transmeton “Presheva Jonë”.

Ajo tha më tej se i vjen keq që kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviç nuk mundi të vuajë dënimin që meritonte për të gjitha krimet e bëra në luftërat e ish-Jugosllavisë.

“Do kisha patur dëshirë që Millosheviçin ta shoh duke vuajtur dënimin, duke paguar gjitha ato të këqija që ka bërë mbi civilët e pafajshëm. Karaxhicit dhe Mladicit i uroj shëndet dhe besoj së shpejti ata do të paguajnë krimet dhe genocidin që kanë bërë në viset ish-jugosllave, kundër jo serbëve”, ka thënë Del Ponte.