Lajme Shqip Wednesday, 15 May 2013 22:10

Angelina Jolie ka ndërmarrë një hap të guximshëm duke intervenuar me mastektomi të dyfishtë  për shkak të rrezikut të madh nga krijimi i kancerit, hap ky që u komplimentua nga njerëz nga anë e mbanë bota.

Por, babai i saj Jon Voight thotë  se ai e ka vizituar vajzën e tij dhe gjithë familjen e saj disa ditë më parë

pa ditur asgjë, derisa ka hyrë në suplementin e shoubizit në New York Times, ku mësoi për operimin e vajzës së tij.

“Dashuria dhe adhurimi për vajzën time nuk mund të përshkruhen me fjalë. Unë e kam parë atë dy ditë më herët me djalin tim Jamie. Ne të gjithë kemi qenë bashkë për ditëlindjen e tij. Aty ishte edhe Brad dhe fëmijët. Por, unë nuk e kam ditur. Nuk e kam vërejtur. Unë këtë e mësova të martën në mëngjes. Isha i befasuar sikur të gjithë dhe tejet u preka me mënyrën se si e ka menaxhuar situatën”, u shpreh babai Angelinas.

Brad Pitt, partneri i Jolie, tha që vendimi i gruas së tij ishte “ plotësisht heroik “, dhe se ai dëshiron që ajo të ketë një “jetë të gjatë dhe të shëndetshme” sëbashku me familjen e tyre.

“Jam me shumë fat që kam një partner, Brad Pitt, I cili është I dashur dhe mbështetës”, tha Jolie.

 
Lajme Shqip Tuesday, 14 May 2013 14:21

Këngëtari koreano-jugor “PSY”, i cili njihet si “fenomen” në televizionet muzikore dhe internet, raportohet se do të performojë në Tiranë këtë vikend.

Një nga klubet e natës në kryeqytetin shqiptar, ka paralajmëruar se do të sjellë më 18 maj këngëtarin e “Gangnam Style”, shoqëruar nga balerinat e videos.

PSY, javë më parë ka publikuar një këngë të re, “Gentleman”, e para që prej supersuksesit me “Gangnam Style”, me të cilin këngëtari theu rekordin e klikimeve në “You Tube” e që tash kanë arritur në 1,5 miliardë.

PSY, pas hitit te tyre të supersukseshëm “Gangam Style”, me anë të të cilit thyen rekordet e klikimeve të shikueshmërisë në You Tube,  rreth 1,5 miliardë, javë më parë publikuan këngën e tyre më të re “Gentleman”.

 
Lajme Shqip Friday, 07 December 2012 19:00

Los Angeles  – Kim Kardashian, ylli i reality show ka qenë personi më i kërkuar në Yahoo për vitin 2012-të.

Pavarësisht se ka shumë njerëz që e duan, apo edhe e urrejnë atë, popullariteti i saj nuk mund të vihet në diskutim.

Sipas medieve të huaja, nuk është çudi që Kim është personi më i kërkuar në “Yahoo”, pasi vitet e fundit ajo ka ndërtuar një perandori të tërë.

Ndërkohë, pas saj emra të tjerë të shumë kërkuar në “Yahoo” u për këtë vit janë edhe: aktorja Lindsay Lohan, këngëtarja Jennifer Lopez, dukesha Kate Middleton, këngëtarja e ndjetë Whitney Houston etj.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 03 December 2012 15:00

Londër – Rita Ora raportohet se është ndarë nga i dashuri i saj, Rob Kardashian.

Këngëtarja kosovare fillimisht kishte hedhur poshtë spekulimet se ajo ishte në lidhje me Rob, duke thënë se mes tyre kishte vetëm një shoqëri të mirë.

Por javë më parë Rob kishte shtuar spekulimet duke postuar në profilin e tij Twitter një foto ku dyshja putheshin. Por “The Sun” tash shkruan se dyshja janë ndarë, për t’iu përkushtuar secili vetes.

“Është vërtet për të ardhur keq – ata vërtet e pëlqenin njëri-tjetrin, por ai jeton në Los Angeles, dhe ajo në Londër, dhe ishte e pamundshme ta ruajnë lidhjen”.

“Ata vendosën të dalin publikisht me romancën e tyre muaj më parë, për të mos vendosur presion në veten e tyre, por tashmë janë ndarë. Rob tash ka fshirë gjithçka në Twitter që i kujton atij Ritën”, ka thënë burimi.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 13 July 2012 12:30

Disa amatorë të çiftit hollivudian Kanye West dhe Kim Kardashian kanë realizuar nëpërmjet fotoshopit pamje të pabesueshme të çiftit se si do të mund të duket në të ardhmen.

Kanye një burrë trashaluq, që prej barkut të tij nuk arrin dot të përqafojë as Kimin, shfaqet i veshur me një kostum tipik të mesoburrave; me Kimin përkrahu, disa centimetra më të gjatë se Kanye dhe me një model flokësh të pazakontë për të.

Ndërsa në një pamje tjetër shfaqen motrat Kardashian me nënën e tyre, të gjitha si në stilin e viteve ’80. Interesante, apo jo? (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 06 July 2012 08:15

Ka qenë e martuar dy herë dhe në të dyja rastet për shumë pak kohë, por Kim Kardashian beson ende tek dashuria, madje ka theksuar se e ka gjetur atë sërish me këngëtarin Kanye West.

Kim deklaron se çelësi i marrëdhënies së shkëlqyer që ka me reperin është miqësia e madhe që kanë pasur.

Në një intervistë për revistën ‘In Style’, Kardashian tha: “Kemi qenë miq prej shumë vitesh dhe e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Ky është hapi i parë për një marrëdhënie të shëndetshme.”

Kim u martua me basketbollistin Kris Humphries në gusht dhe u divorcua pas 72 ditësh martesë. Në lidhje me këtë, ajo u shpreh:

“Gjithmonë kam qenë tipi që dashurohesha shumë shpejt, me këdo. Gjithmonë në mendjen time planifikoja martesën. Gjithmonë kam besuar tek dashuria dhe vazhdoj të besoj.”

 
Lajme Shqip Monday, 25 June 2012 13:57

Basketbollisti Kris Humphries është i bindur se ish-bashkëshortja Kim Kardashian ishte e pabesë me Kanye West para dasmës.

Siç raporton TMZ.com, kështu i ka rrëfyer Humphries ish të dashurës së tij Myla Sinanaj pas martesës 72 ditore me Kim.

Kris kishte dyshime në lidhje me marrëdhënien e Kimit dhe Kanyet kur reperi nuk u ftua as në dasëm. Madje ish-vjehrra e tij, Kris Jenner, i është referuar Westit si një mik i ngushtë i familjes dhe prandaj nuk e kuptonte pse ai nuk u ftua në ceremoni.

“Në qoftë se ai ishte një mik kaq i afërt me familjen, pse nuk ishte në dasëm? Dhe me sa duket lojtari i NBA-së e gjeti përgjigjen kur zbuloi se pas divorcit Kim filloi marrëdhënien me Kanye West”, shkruan ish e dashura e Kris në rrjetet sociale.

Akoma më shumë, gjithçka u vërtetua Humphries kur dëgjoi këngën “Theraflu”, ku reperi rrëfen se ka rënë në dashuri me Kim.

Kjo s’është hera e parë që ylli i familjes Kardashian është përfshirë në një skandal për pabesi.

Në një intervistë me Oprah Winfrey, Kim rrëfeu se kishte kuptuar që kishte rënë në dashuri me Kris por se vetëm pasi jetuan bashkë kuptoi se ai nuk ishte njeriu i jetës së saj.

 
Lajme Shqip Thursday, 14 June 2012 13:40

Një fotografi pa dyshim intime dhe private, por që gjithësesi është postuar në një profil publik në Twitter nga Kanye West.

Mes reperit dhe showgirl-it Kima Kardashian duket se gjërat po shkojnë për mrekulli! Për të surprizuar 7 milion fansat e tij që e ndjekin, Kanye ka postuar foto të Kimit lakuriq teksa hante një banane.

Fotografia është mjaft provokative dhe siç duket Kanye, me lejen e Kimit apo jo, nuk paska dëshirë të ruajë privatsinë e lidhjes së tyre.

Urojmë që për Kimin kjo lidhje të mos jetë me një thikë mbas shpine, si lidhja me famëkeqin Ray J. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 08 June 2012 08:10

Motrat Kardashian janë rikthyer për të bërë bujë në lançimin e “Khroma Beauty”. Ky koleksion do të përfshijë qërpikë fallco, rimela, lente dhe maska.

Motrat Kardishan kanë thënë:

“Jemi shumë të emocionuara për partnerizimin tonë me linjën ‘Boldface’ dhe ka qënë një ëndërr e të trejave që një ditë të kishim linjën tonë të makijazhit dhe ta ndanim bashkë me gjitha femrat në mbarë botën”.

“Ne jemi krenare që kemi njxerrë linjën e bukurisë Khroma, një gamë e gjerë produktesh për makijazh të cilat i përshtaten një audience të gjerë konsumatoresh që kujdesën për veten. Janë produkte të freskëta, emocionuese dhe shumë të rëndësishme për paraqitjen tuaj”, tha Nicole Ostoya një ndër krijueset e kësaj linjë së bashku me motrat Kardashian, si dhe përfaqësuese e degës  së liçencës CEO e Boldface. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 06 June 2012 10:20

Komediani britanik, Russell Brand, befasoi publikun e të ftuarve në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “MTV” për kinematografinë, nëpërmjet një serie batuash që shënjestruan disa prej të ftuarve.

Ish-bashkëshorti i Katy Perry gjatë fjalës së tij në prezantimin e një çmimi në “Gibson Amphiteatre” në Los Anxhelos, lëshoi “shigjeta të helmatisura” ndaj Kim Kardashian, Charlie Sheen apo Justin Bieber.

”Dua të falenderoj veçanërisht Kim Kardashian, e cila më ka bërë të mos ndihem keq që martesa ime zgjati vetëm 14 muaj. Fatmirësisht, dikujt i zgjati edhe më pak se mua”, tha Brand, duke bërë publikun të qeshte.

Ai gjithashtu bëri shaka me veten, duke thënë se për herë të fundit që kishte marrë pjesë në një mbrëmje të “MTV”-së, kishte gjetur grua.

Russell u njoh me Perry pikërisht në një mbrëmje të tillë në vitin 2009.

”Herën e fundit që isha pjesëmarrës në këtë eveniment, përfundova me një grua. Sot do t’i bëj sytë katër, për të gjetur gruan time të ardhshme”, tha Brand.