Lajme Shqip Saturday, 03 November 2012 15:05

Hagë – Radovan Karaxhiç, njeriu që udhëhoqi Republika Srbskan gjatë luftës së viteve 1992-95, i konsideruar gjerësisht përgjegjës për masakra makrabre si ajo e Srbrenicës ku 8 mijë meshkuj muslimanë u ekzekutuan, ka marrë përsipër vetë mbrojtjen e tij.

Më parë, Haga i kishte dhënë të pandehurit një total prej 300 orësh kohë për të paraqitur provat në mbrojtje, por Karadzic apeloi kundër këtij vendimi, duke kërkuar kohë të pakufizuar.

Zëdhënësja e Sekretariatit, në një deklaratë gjatë së shtunës, informoi se tashmë Gjykata i ka dërguar një kërkesë për interpretim dhomës së lartë të drejtësisë brenda këtij institucioni, për të përcaktuar se cila do të jetë koha e vënë në dispozicion për ish-udhëheqësin e Republika Srpskas.

Midis figurave më të njohura të përfshirë në listën e dëshmitarëve të kërkuara prej Karadzic, janë edhe Ejup Ganic, ish-drejtues i Bosnjes gjatë kohës së luftës, ish-kryeministri dhe ministri i Jashtëm boshnjak, Haris Silajdziç, presidentin aktual, Bakir Izetbegoviç dhe një numër tjetër politikanësh të lartë.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 16 October 2012 12:55

Hagë – Ish-lideri serbo-boshnjak Radovan Karaxhiç përballet me 10 akuza, mes të cilave genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve ’90.

Ai e ka nisur mbrojtjen duke thënë se duhet të ishte vlerësuar për të mirat që ka bërë dhe se kishte pasur sukses në reduktimin e vuajtjeve të njerëzve. “Në vend se të më akuzoni se çfarë ka ndodhur gjatë luftës civile, duhet të më shpërbleni dhe ja pse- kam bërë gjithçka është e mundur, gjithka në fuqinë njerëzore, për ta shmangur luftën”, ka thënë Karaxhiç.

Duke folur i qetë, Karaxhiç ka theksuar se numri i viktimave të luftës ishte të paktën katër herë më i ulët se ai i cituar në media dhe se ai kishte ndalur avancimin e ushtrisë serbe disa herë kur ajo kishte qenë pranë fitores.

Ai ka thënë gjithashtu se është përpjekur për arritjen e marrëveshjeve të paqes, se ka aplikuar masa humanitare dhe ka nderuar ligjin ndërkombëtar.

“Ndërsa koha kalon, e vërteta do të bëhet gjithnjë e më e fortë dhe akuzat dhe propaganda, gënjeshtrat dhe mashtrimet do të bëhen gjithnjë e më të dobëta”, ka shtuar Karaxhiç.

Policia e arrestoi Karaxhiçin në vitin 2008 në Beograd, pas një arratije të gjatë pothuajse 13 vjet. 67-vjeçari doli për herë të parë para trupit gjykues të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në tetor të vitit 2009.

Vetëm akuza për genocid e ngritur ndaj tij lidhet me vdekjen e pothuajse 8 mijë myslimanëve boshnjakë, burra dhe djem, në Srebrenicë në vitin 1995.

Ngjarja në fjalë konsiderohet si masakra më e rëndë në Evropë që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ai gjithashtu po gjykohet lidhur me rrethimin 44-mujor të Sarajevës, ku humbën jetën mbi 12 mijë civilë.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 04 September 2012 09:40

Hagë – Tribunali i OKB-së për krime lufte ka refuzuar kërkesën e liderit të serbëve të Bosnjes gjatë kohës së luftës, Radovan Karaxhic për një proces të ri gjykimi.

Karaxhic po gjykohet që nga tetori i vitit 2009 nën akuzat për krime lufte, përfshirë edhe ato për genocid gjatë luftës së Bosnjes së viteve 1992-1995.

Ai ka deklaruar se nuk është fajtor për akuzat që e rëndojnë. Në muajin e kaluar ai kërkoi nga Tribunali një proces të ri, duke akuzuar prokurorët se janë vonuar në paraqitjen e dëshmive, që do të ishin në favor të ekipit mbrojtës të tij. Sipas vendimit te sotem, vonesat në zbulimin e dëshmive nuk e kanë cenuar të drejtën e Karaxhicit për një proces korrekt gjyqësor. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 18 August 2012 19:20

Hagë – Ish-lideri politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç kërkon që presidenti grek Karolos Papulias të dëshmojë në gjyqin e tij në Hagë. 

“Kemi arsye të mira për të besuar se Presidenti grek Papulias ka informacione që mund të mbështesin të vërtetën”, thuhet në dokumentin, që iu paraqit gjykatës nga mbrojtja e Karaxhiç. 

Mbrojtja e ish-liderit politik të serbëve të Bosnjes kërkon që presidenti grek Papulias të dëshmojë në gjykatën ndërkombëtare të Hagës më 26 mars, 2013. 

“Për shkak të lidhjeve fetare dhe historike midis Greqisë dhe Serbisë, presidenti Papulias ka qenë një nga pak bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, me të cilin serbët e Bosnjës mund të flisnin me besim absolut”, thotë teksti i mbrojtjes së Radovan Karaxhiç. 

Ish-udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës beson se dëshmia e Presidentit të Greqisë do të ndihmojë për të provuar pafajësinë e tij në rastin e bombardimit të tregut në Sarajevë më 5 shkurt 1994, si pasojë e të cilit u vranë 67 njerëz. 

Radovan Karaxhiç akuzohet për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Bosnje, ku u vranë 100 000 njerëz dhe 2.2 milion u zhvendosën. (LajmeShqip.com)