Lajme Shqip Thursday, 07 February 2013 17:36

Shkup – Autoritetet serbe kanë kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë që të përkrahin projektin serb për ndërtimin e kanalit ujor Beograd – Selanik.

 

Ky propozim është bërë gjatë vizitës ë fundit të kryeministrit serb, Ivica Daçiq më 28 janar në Shkup, ku ai shpalosi projektin e rrugës ujore, që kalon përmes Maqedonisë.

Projekti parasheh ndërtimin e një kanali të madh ujor me një gjatësi prej 700 kilometra, që do të lidh lumejt Danub dhe Moravë në Serbi, lumin Vardar në Maqedoni dhe lumin Aksios në Greqi, për të bërë të mundur lundrimin e anijeve nga kryeqyteti serb deri në portin e madh grek të Selanikut.

Ky propozim i Qeverisë serbe iu parashtrua zyrtarisht Qeverisë maqedonase dëshmon se Serbia ka nisur hapat e para në rrugën e përpjekjeve për zbatimin e një megaprojekti, i cili mund të jetë ambicia më e madhe infrastrukturore që mund të jetë imagjinuar ndonjëherë në Ballkan.

Një ditë më parë, ministri serb i Burimeve Natyrore, i Minierave dhe Planifikimit hapësinor, Milan Baçeviç, nënshkroi në Pekin me kompaninë shtetërore kineze “Gezhouba Group Corporation” një memorandum mirëkuptimi, për të hartuar projektin për një studim fizibiliteti dhe projektimin e trases se kanalit.

“Ky është projekti më i madh që Serbia mundet të llogarisë për disa dekada dhe projekti më i madh që Serbia mundet ta realizojë . Lidhur me përgatitjet e dokumentacioneve të planifikimit hapësinor , mendojë që kjo ministri do ti ketë të gatshme kah mesi i vitit të ardhshëm”, ka deklaruar ministri serb për mediat kineze.

Por vlen të theksohet se ideja e hapjes se kanalit ujor nëpër Luginën e Preshevës nuk ka lindur sot. Kohë më parë një formacion politik me seli ne Tiranë, Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar, hapur ka kërkuar ndërhyrjen e investitorëve amerikan në projektin ne fjalë. Sipas tyre, SHBA gëzonte të drejtën që nga viti i largët 1913 kur kishte fituar me koncesion territorin nëpër Luginën e tanishme të Preshevës, për të hapur një kanal të tillë ujor të këtyre përmasave.

Ajo ishte propozuar nga Amerikanët qysh më 1909, nëpërmjet Konsullit të tyre në Konstantinopojë, John Luishman, i cili e kishte botuar në të përjavshmen diplomatike “US.Trade and Consular Reports”. Sipas Memorandumit që Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar i kishte dërguar Sekretares Amerikane të shtetit Hillary Clinton më 22 shkurt 2012, SHBA gëzon të drejtën e shfrytëzimit të Luginës së Preshevës, për hapjen e kanalit ujor Morava-Vardar. Këtu kemi Marrëveshjen Ruso-Amerikane të vitit 1913 dhe dokumentacionet e letërkëmbimeve diplomatike të viteve 1909-20 mes Qeverisë Serbe, Amerikane dhe Turke ku tregohet se Asociacioni Amerikan i hapjes së kanaleve ujore me seli në Nju Xhersi i ishte dhënë me koncesion territori ku do të hapej kanali ujor. Ky Asociacion e kishte dizajnuar dhe emëruar projektin me titull: Linja e gravitetit të ekonomisë evropiane në drejtim me Suezin. (INA/LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Thursday, 12 July 2012 20:00

Prishtinë -Qeveria Serbe si dhe ajo Ruse, për më shumë se një një shekull kanë tentuar të zhduknin orgjinalitetin e këtij propozimi amerikan, duke e paraqitur gjatë viteve si propozim serb ose rus.

Së fundmi, Presidenti serb Tomislav Nikolic gjatë fushatës elektorale u kishte premtuar elektoratit serb se, nëse ai fiton zgjedhjet do të fillojë ndërtimin e kanalit ujor nëpër Luginën e Preshevës , për të lidhur Serbinë me rrugë ujore (nga Morava në Vardar) me portin grek të Selanikut. Pas kthimit të tij nga vizita në Moskë , Nikolicit iu premtuan 100 miliard euro investime nga kapitali rus për ndërtimi e këtij projekti.

Por zbulimi i projektit nga një grup kërkuesish nga Lugina e Preshevës në Universitetet Amerikane të Kalifornias dhe Michiganit , zbulon dhe hedh poshtë në mënyrë kategorike pretendimet serbe mbi të drejtën e shfrytëzimit të Luginës së Preshevës për hapjen e kanalit ujor.

Kanali ujor Danub -Deti Egje , është ide dhe propozim amerikan që daton saktësisht prej ditës së 7 korrikut të 1909. Për here të pare për këtë ide ka shkruar Konsulli amerikan në Konstantinopojë i cili e ka cituar nga terreni, saktësisht nga Lugina e Preshevës dhe Shkupi, ku dodhej për vizitë zyrtare.

Sipas korrespondetit tonë në Amerikë, kjo ide, u projektua nga Shoqata e Inxhiniereve të Nju Xhers-it (Asociacioni of Civil Enginners of New Jersey) më 1920. (Dokumenti ekziston në arkivat e Universietit te Kalifornias dhe Bibliotekën e Kongresit Amerikan).

Portali LajmeShqip.com ju sjell nga afër mundësië për tu njohur me zbulimin e këtij dokumenti të rrallë. Zbulimi i këtij projekti të vjetër 100 vjecar, hedh dritë mbi shumë fakte ende të panjohura historike, mbi të vërtetat e pushtimit serb në Kosovën Lindore. (LajmeShqip.com)