12
 
Lajme Shqip Friday, 23 August 2013 12:41

Ankara – Edhe kryeministrat përloten. Kjo gjë i ka ndodhur edhe kryeministrit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan pasi ka dëgjuar letrën e një babai egjiptian, i cili humbi vajzën e tij 17 vjeçare.
Letra ishte shkruar nga Mohamed Al-Beltag, një nga drejtuesit e Vëllazërisë Myslimane, i cili ndër të tjera fliste për Esmanë vajzën e tij, që kishte vdekur.

 

Video:  http://www.youtube.com/watch?v=HydJykfo3sk

 
Lajme Shqip Tuesday, 20 August 2013 14:53

Kajro- Lideri i lartë i Vëllazërisë Myslimane, Muhammad Badie, është arrestuar sot herët në mëngjes, nga forcat e sigurisë së Egjiptit në kryeqytetin Kajro, raportojnë mediat shtetërore.

70 vjeçari Badie në muajin korrik ishte akuzuar për nxitje të dhunës, së bashku me udhëheqës të tjerë të Vëllazërisë Myslimane.

Arrestimi i tij është i fundit në valën e goditjes së përgjithshme kundër lëvizjes Vëllazëria Myslimane, e presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi, transmeton Rel.

Ushtria e ka përmbysur Morsin më 3 korrik, pas protestave masive kundër presidencës së tij.

Prokurori publik i Egjiptit dje ka paraqitur akuza të reja kundër Morsit për nxitje të dhunës.

Dje, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka kërkuar lirimin e Morsit, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që të mos ndalohet aktiviteti i Vëllazërisë Myslimane.

 
Lajme Shqip Monday, 19 August 2013 22:18

Kajro – Derisa Egjipti po kalon ditë të përgjakshme, një lajm vie nga presidenti egjiptian i rrëzuar në revolucionin e vitit 2011, Hosni Mubarak.

Avokati i tij mbrojtës, Fareed el Deeb, ka thënë se klienti i tij pritet të lirohet brenda pak ditësh, pasiqë gjykata në Kajro ka hequr një akuzë të mbetur kundër tij për korrupsion, shkruan The Guardian.

Mubarak dhe dy djemtë e tij ishin akuzuar për shpërdorimin e fondeve në
pallatet presidenciale.

“Ka mbetue edhe një procedurë e thjeshtë administrative që mund të marrë jo më shumë se 48 orë. Ai duhet të lirohet nga fundi i javës”, ka thënë avokati mbrojtës i Mubarak.

Mubarak, i cili është 85 vjeç dhe në shëndet të dobët, ende përballet me rigjykim mbi akuzat e bashkëfajësisë në vrasjen e protestuesve, gjatë asaj që ishte
revolta më e madhe e pranverës arabe.

Ky lajm vjen në ditën kur 26 policë u qëlluan për vdekje në gadishullin Sinai. Ndërkohë raportohet se lirimi i Mubarakut, mund të përkeqësojë edhe më shumë gjendjen në Egjipt. Pas polairizimit të kampeve që prej largimit të presidentit Mohamed Morsi, në Egjipt janë shënuar të paktën 900 viktima.

 
Lajme Shqip Sunday, 18 August 2013 15:07

Kajro – “Shenja Rabia”, apo ngritja e katër gishtërinjve është bërë simbol i masakrës në Misr (Egjipt), dhe i sheshit Rabia el-Adevije.

Në shenjë solidarizimit me viktimat e masakrës në Egjipt, njëherit edhe me kërkesat e protestuesve të anti-grusht-shtetit, edhe nëpër rrjetet sociale dhjetëra qindar përdorues kanë vendosur këtë foto në profilet e tyre.

“Rabaa” që në arabisht ka kuptimin “katër” është bërë shenjë e grushtit të shtetit kundër protestave në Egjipt. Vetëm disa orë përpara masakrës së më 14 gusht, protestuesit anti-grusht-shtetit i tregonin botës kërkesat e tyre duke ngritur katër gishta, shkruajne mediat.

Sheshi Rabaa el-Adevije, tashmë i njohur për shkak të rezistencës së qindra e mijëra protestuesve anti-grushtit të shtetit, ka dëshmuar një nga masakrat më të rënda të viteve të fundit.

“Shenja Rabia”, apo ngritja e katër gishtërinjve është bërë simbol i masakrës në Misr (Egjipt), dhe i sheshit Rabia el-Adevije. Gjithashtu simbolizon rezistencën e përkrahësve të Presidentit Morsi në Egjipt.

 
Lajme Shqip Sunday, 18 August 2013 12:33

New York – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e trazirave në Egjipt.

Në deklaratën e publikuar nga zëdhënësi i tij, Ban Ki-moon, ka kërkuar përfundimin e protestave të dhunshme dhe ka vlerësuar se është “përdorë forcë e tepruar” kundër tyre.

Sot në mëngjes, forcat e sigurisë së Egjiptit, i kanë larguar mbështetësit islamikë të presidentit të përmbysur Muhammad Morsi, nga një xhami në kryeqytetin Kajro.

Aksioni i forcave të rendit u bë pas trazirave, me ç’rast ka pasur edhe shkëmbime të të shtënave.

Më se 750 njerëz janë vrarë prej ditës së Mërkurë, kur në gjithë Egjiptin shpërthyen protesta dhe përleshje, pasi forcat e sigurisë i shkatërruar dy kampe të protestuesve në Kajro.

Vëllazëria Myslimane, lider i lartë i së cilës është Morsi, ka shprehur përkushtim për vazhdimin e protestave ditore.

Qeveria thotë se po e shqyrton mundësinë e shpërbërjes juridike të kësaj lëvizjeje.

BE: Rishqyrtohen raportet me Egjiptin

 

Bashkimi Evropian planifikon t’i rishqyrtoj marrëdhëniet e veta me Egjiptin, derisa dhuna në këtë vend po vazhdon.

Në deklaratën e publikuar sot nga zyrtarët e lartë, presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, të gjitha palëve në Egjipt u bëhet thirrje që të përmbahen nga dhuna.

Në këtë deklaratë, mëtutje theksohet se Bashkimi Evropian “në mënyrë urgjente do t’i rishqyrtoj” marrëdhëniet e veta me Egjiptitn, gjatë disa ditëve dhe do të miratoj “masa që synojnë” parandalimin e dhunës së mëtejshme.

 
Lajme Shqip Friday, 16 August 2013 11:00

Kajro – (E plotësuar) Islamistët në Egjipt, kanë planifikuar për sot, pas lutjeve të së premtes, protesta të reja në Kajro. Në anën tjetër, ushtria egjiptiane është pozicionuar me forcat e saj rreth objekteve të rëndësishme. E, bashkësia ndërkombëtare i bën thirrje të gjitha palëve në Egjipt të ushtrojnë vetëpërmbajtje. Mediat ndërkombëtare vlerësojnë se Egjipti është në prag të luftës civile, dhe paralajmërohet se konflikti i përgjakshëm në vend mund të zgjas me vite. 

 

Shtohet frika për rritjen e dhunës në Egjipt 

 

Vëllazëria Myslimane ju ka bërë thirrje përkrahësve të saj që të dalin në rrugë, duke rritur kështu frikën për më shumë dhunë në Egjipt.

Thirrja e kësaj partie për “Të Premtën e Zemërimit” u bë pasi autoritetet e rritën numrin e viktimave të përleshjeve të dy ditëve më parë në më shumë se 620 të vrarë, kryesisht civilë.

Në frontin diplomatik, Këshilli i Sigurimit të OKB-së ju ka kërkuar egjiptianëve që të shfaqin “përmbajtje maksimale” dhe të përvetësojnë “ri-pajtimin kombëtar” pasi ushtria e hoqi nga pushteti presidentin islamik, Muhammed Morsi.

Deklarata është bërë publike pas një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të enjtën.

Presidenca e përkohshme e Egjiptit, në të njejtën kohë e ka publikuar një deklaratë duke i hedhur poshtë kritikat ndërkombëtare të shtypjes së protestave islamike nga forcat e rendit, edhe atë që u bë nga presidenti amerikan, Barack Obama.

Deklarata thotë se kritikat janë bërë duke mos u mbështetur në fakte dhe ato mund të inkurajojnë aktivitete të “grupeve të armatosura të dhunshme”.

 
Lajme Shqip Thursday, 15 August 2013 10:26

Kajro – Bilanc lufte civile konsiderohet numri i të vrarëve në Egjipt nga protestat e djeshme në Kajro pasi forcat e sigurisë kanë shpërndarë kampet e protestuesve të ngritura nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Muhammad Morsi.
Vëllazëria Myslimane numëron mbi 4 500 të vrarë, ndërsa autoritetet thonë se bëhet fjalë për 278 të vrarë, 43 prej të cilëve agjentë dhe ushtarakë.

Dëshmitarët dhe gazetarët njoftojnë se trupat e të vrarëve janë dërguar në mjedise të shndërruara në morg të përkohëshme dhe në spitale fushore. Islamistët organizuan protesta edhe në Aleksandri, Minia, Asiut dhe Suez ndërkohë që revoltimi po përhapet.

Egjipti shpalli dje gjendjen e emergjencës pas vrasjes së qindra personave të cilët mbeten të vdekur kur forcat e sigurisë sulmuan dy kampe proteste në Kajro. Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar nga pushteti Morsi dhe Vëllazëria Myslimane prej disa javësh vazhdojnë protestat në rrugët e qytteti.
Policia ka arrestuar anëtaret kryesorë të Vëllazerisë Myslimane dhe ka marrë kontrollin e kampeve, por Vëllazëria Myslimane mësohet se ka sulmuar 22 kisha.

Gjendja e emergjencës në mbare vendin dhe e shtetrrethimit në Kajro do të zgjasë për një muaj.

Zëvëndës presidenti i përkohshëm Muhammed ElBaradei ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëspresidentit të qeverisë së përkohshme. Dhuna është dënuar fuqishëm nga fuqitë rajonale, si dhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ministri i Brendshëm Mohamed Ibrahim thotë se policia përdori masa minimale force kundër kampeve të protestuesve, duke shfrytëzuar vetëm gazin lotsjellës. Ai fajëson Vëllazërinë Myslimane për atë që e cilësoi si status kaosi në të gjithë vendin. Ai akuzoi anëtarët e kësaj organizate se kishte qëlluar në drejtim të policisë, kishte sulmuar ndërtesat qeveritare dhe kishte djegur kisha. Operacioni ka lënë zonat të mbushura me mbeturina, gjak dhe organe.

Luftime janë raportuar edhe në qytetet e tjera: Aleksandri, Minya, Asiut, Fajoum, Suez e gjetkë, shkruan Ballkanweb. 

Mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane janë zotuar se do të vazhdojnë fushatën e tyre për rikthimin e Morsit, i cili është përmbysur nga ushtria më 3 korrik.

Por, ministri i Brendshëm, Muhammad Ibrahim, ka thënë se autoritetet nuk do të lejojnë më formimin e kampeve protestuese.

 
Lajme Shqip Wednesday, 14 August 2013 19:41

Kajro – Ka ardhur edhe reagimi i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për eskalimin e dhunës në Egjipt.

Asistenti special i presidentit amerikan, Josh Earnest në një deklarim para mediave ka thënë se SHBA-të e dënojnë përdorimin e dhunës ndaj protestuesve në Egjipt.

“SHBA-të e dënojnë fuqishëm përdorimin e dhunës ndaj protestuesve në Egjipt. Ne ju shprehim ngushëllimet tona familjeve të atyre që kanë humbur pjesëtarët e tyre dhe ata që janë lënduar. Ne rregullisht ju kemi bërë thirrje ushtrisë egjiptiane dhe forcave të sigurisë që të përmbahen, ndërsa qeveria të respektojë të drejtat universale të qytetarëve, njejtë siç ju kemi kërkuar protestuesve që të demonstrojnë paqësisht. Dhuna vetëm sa do e bëjë më të vështirë për Egjiptin që të ec para drejt një stabiliteti afatgjatë dhe demokracisë. Kjo situatë shkon në kundërshtim me premtimet e qeverisë së përkohshme për ripajtim”, është shprehur Earnest.

Josh Earnest gjithashtu ka thënë se SHBA-të e kundërshtojnë rikthimin e gjendjës së jashtëzakonshme.

El Baradei jep dorëheqje

Zëvendës presidenti egjiptian, laureati i çmimit Nobel, Mohamed ElBaradei, ka dhënë dorëheqje përmes një letre që ja ka dërguar presidentit të përkohshëm të Egjiptit.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP e cila raporton se e ka parë letrën, shkruan se dorëheqja është bërë pasi shumë njerëz u vranë gjatë përpjekjeve të forcave të rendit që të shpërndajnë protestat e përkrahësve të liderit islamik, Muhammad Morsi që u hoq nga pushteti prej ushtrisë më 3 korrik.

“Është bërë shumë e vështirë që të vazhdohet mbajtja e përgjegjësisë për vendime me të cilat unë nuk pajtohem dhe për pasojat e së cilës kam frikë”, ka shkruar në letrën e dorëheqjës, ElBaradei.

Ai ka thënë se ndërgjegja e tij është trazuar për shkak të humbjes së jetërave të njerëzve “sidomos pasi unë kam besuar se këto humbje ka qenë e mundur të evitohen”.

“Fatkeqësisht ata që përfitojnë nga ajo që ndodhi sot janë ata që bëjnë thirrje për dhunë dhe terrori, grupet ekstremiste”, ka thënë ai.

Numri i viktimave në Egjipt arrinë në 149

Katër pjesëtarë të policisë egjiptiane janë vrarë me armë zjarri nga përkrahësit e presidentit të hequr nga pushteti, Muhammad Morsi, në një zonë periferike të Kajros, njofton televizioni shtetëror egjiptian.

Në incidente të ndara në të gjithë vendin, disa stacione policore dhe ndërtesa qeveritare janë sulmuar pasi forcat e rendit kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit islamik që kërkojnë rikthimin e Morsit në pozitën e presidentit.

Ndërkaq, ministria e shëndetësisë së Egjiptit ka thënë se numri i të vrarë gjatë përleshjeve të sotme në të gjithë vendin ka arritur në 149./REL/ 

 
Lajme Shqip Wednesday, 07 August 2013 13:45

Kajro – Presidenca egjiptiane ka thënë se përpjekjet ndërkombëtare kanë ndërmjetësuar për t’i dhënë fund krizës politike kanë dështuar dhe për këtë e kanë fajësuar Vëllazërinë Myslimane.

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, presidenca ka thënë se përpjekjet e perëndimit dhe vendeve arabe që filluan para dhjetë ditësh kanë “përfunduar sot”.

Deklarata është bërë pas përpjekjeve të ndërmjetësve të SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe rajonit të Gjirit për t’i dhënë fund krizës në mes të qeverisë që është krijuar nga qeveria dhe përkrahësve të Muhammed Morsit, presidentit të larguar nga pushteti prej ushtrisë.

Morsi ka qenë një nga anëtarët më të rëndësishëm të Vëllazërisë Myslimane.

Autoritetet egjiptiane kanë nënvizuar planet që të ndalojnë protestat e përkrahësve të Morsit në Kajro.

Përfaërsisht 300 persona janë vrarë gjatë dhunës që shpërtheu që prej se Morsi është hequr nga pushteti më 3 korrik.

 
Lajme Shqip Tuesday, 06 August 2013 12:38

Washington – Senatorët amerikanë, John McCain dhe Lindsey Graham po qëndrojnë në Egjipt në përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore për krizën politike që e ka përfshirë këtë vend.

McCain dhe Graham kanë arritur në Kajro mbrëmjën e së hënës për një vizitë dy ditore.

Egjipti ka qenë i përfshirë nga trazirat që prej se ushtria e hoqi nga pushteti presidentin islamik, Muhammad Morsi më 3 korrik.

Ai po mbahet në një vend të fshehtë, derisa po hetohet me akuzën ku ndër të tjera përfshihet edhe vrasja.

Mijëra përkrahës të tij kanë mbajtur protesta në Kajro duke kërkuar që ai të rikthehet në pozitën e presidentit, ndërsa 250 persona janë vrarë gjatë protestave të dhunshme.

Para se të arrijnë në Kajro, Senatori Graham ka thënë se ushtria egjiptiane duhet të heq dorë nga politika së shpejti pasi ndryshe e rrezikojnë ndërprerjen e ndihmës prej 1.3 miliard dollarëve që e marrin çdo vit prej Washingtonit.

12