Lajme Shqip Tuesday, 02 October 2012 17:35

Përmes një komunikate, prokurorët thanë se viktima që supozohet se është dhunuar nga Strauss-Kahn i ka tërhjekur akuzat e saj.

Gruaja fillimisht kishte pohuar se një dhunim grupor, që përfshinte ish-shefin e FMN-së, kishte ndodhur në Washington në vitin 2010.

Strauss-Kahn ende është duke u hetuar nga prokurorët francezë lidhur me dyshimet për lidhjet e tij me një rrjet prostitucioni në qytetin verior të Lille-it.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat për thyerje të ligjit.

Strauss-Kahn kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij në maj të vitit të kaluar, pas akuzave se kishte tentuar ta dhunonte një shërbyese të një hoteli në New York.

Më vonë ky rast është hedhur poshtë nga prokurorët, për shkak të shqetësimeve lidhur me besueshmërinë e akuzueses.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 16 May 2012 13:00

Ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, kundërpaditi shërbyesen e hotelit që e akuzoi për ngacmim seksual, duke kërkuar prej saj një dëmshpërblim prej një milionë dollarësh për prishje imazhi.

Strauss-Kahn u ndalua në Nju Jork në maj 2011, pasi shërbyesja Natissatou Diallo deklaroi se 62-vjeçari, i konsideruar nga sondazhet në atë kohë si pretendenti më i fortë në atë kohë për të mposhtur Nicolas Sarkozy në zgjedhjet e Francës, e kishte detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale me forcë në suitën e tij.

Pavarësisht se Strauss-Kahn u vendos përpara drejtësisë amerikane, ai u lirua më pas nga akuzat për shkak të mungesës së besueshmërisë së Diallo.

Megjithatë, skandali dëmtoi përfundimisht reputacionin e Strauss-Kahn, duke u detyruar t’i jepte fund përfundimisht karrierës së tij politike.

Ndonëse vendimi i gjykatës pezulloi çështjen, shërbyesja vendosi të mos e linte me kaq betejën e saj gjyqësore, duke hapur një padi civile, në të cilën kërkonte dëmshpërblim prej 62-vjeçarit, që këtë të martë u përgjigj me një kundërpadi, në të cilën kërkon një milion dollarë dëmshpërblim për dëmtim imazhi.

Aktualisht, Strauss-Kahn është duke u ndjekur në një çështje tjetër nga drejtësia franceze, si i dyshuar për përfshirje në një rrjet prostitucioni në Francë.

 
Lajme Shqip Wednesday, 02 May 2012 08:25

SHBA–Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kan, nuk mund të pretendojë imunitet diplomatik, cka do të thotë se ndaj tij do të zhvillohet gjyqi për padinë civile që ka ngritur një punonjëse hoteli duke e akuzuar për sulm seksual. Një gjyqtar në Nju Jork ka marrë vendim që ish shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kan, nuk mund të pretendoj imunitet diplomatik, për ta evituar aksionin gjyqësor civil lidhur me dyshime për sulm seksual.

Gjykata në Nju York vendosi që Shtraus-Kan e ka humbur imunitetin e tij diplomatik, pasi në kohën që u bë padia civile ai kishte dhënë dorëheqjen si kreu i FMN.
Punonjësja e hotelit, Nafisatou Diallo, e ka akuzuar Shtraus-Kan se e ka detyruar atë për të kryer akt seksual, kur ajo po pastronte në dhomën e tij në një hotel në Manhatën, më 14 maj të vitit të kaluar.

Menjëhërë punonjësja e hotelit bëri padi penale ndaj ish-kreut të FMN, por më pas u tërhoq pasi prokurorët vendosën se Diallo nuk mund të jetë një dëshmitare e besueshme. Për këtë arsye ajo paraqiti një padi civile duke kërkuar dëmshpërblim. (Sh.C)

 
Lajme Shqip Wednesday, 22 February 2012 10:40

Paris – Ish-drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominik Stros-Kan, i cili dje u paraburgos nën akuzën e shfrytëzimit të shërbimeve seksuale nga prostitutat dhe mbulim të keqpërdorimeve, do të qëndroj në paraburgim edhe për 24 orë, deklaroi një burim i afërt me hetimin.

Stros-Kan është marrë në pyetje gjatë gjithë ditës së djeshme nga inspektorët e xhandarmerisë në Lil, në Francën veriore, ku u paraburgos që në mëngjes.

 
Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 20:12

Pas rrëzimit të akuzave kundër tij si në SHBA ashtu edhe në Francë, Dominique Strauss Kahn ka vendosur te hidhet ne kundersulm.

Ish shefi i FMN-se, dikur i konsideruar si favorit per tu bere presidenti i ardhshëm i Francës, ka vendosur të hedhë në gjyq një gazetë prestigjoze franceze, disa revista dhe një këshilltar presidencial lidhur me shkrimet kundër tij.

Avokatët e Strauss-Kahn dhe bashkëshortes së tij Anne Sinclair, thonë se do të padisin të përditshmen “Le Figaro” dhe katër revista për cënim të privatësisë. Ndërsa sipas avokatit Richard Malka, këshilltari i lartë i presidentit Sarkozi , Henri Guaino do të paditet për shpifje lidhur me deklaratën ndaj Strauss-Kahn gjatë një spektakli televiziv.

Malka tha se veprimet ligjore janë e vetmja mënyrë për ti dhënë fund spekullimit mediatik dhe publik kundër Stros Kahn.

Ky i fundit dhe bashkëshortja e tij vendosën të ndërmarrin këtë aksion ligjor për të mbrojtur privatësinë e tyre pas spekullimeve në media se ata do të divorcohen dhe se ish kreu i FMN-së ka lidhje me një skandal prostitucioni.

Një gazetar I revistës L’Express, një prej 4 revistave nën akuzë, thotë se Strauss-Kahn është përpjekur gjithnjë të publikojë jetën e tij private kur i nevojitej, vecanërisht në raste fushatash elektorale.

 
Lajme Shqip Saturday, 02 July 2011 17:53

Paris – Aleatët e ish-kreut të FMN-së, Dominik Shtros Kan kanë deklaruar se ai mund të kthehet sërish në skenën politike franceze, tani që u lirua nga arresti i shtëpisë.

Para se të akuzohej për dhunë seksuale ndaj një shërbyese në një hotel të Nju-Jorkut, Kan shihej si një kandidat i mundshëm për postin e presidentit francez.

Dyshimet e ngritura mbi besueshmërinë e shërbyeses kanë bërë që çështja e ngritur ndaj ish-kreut të FMN-së të shkojë drejt shkrirjes.

Ditën e premte një gjyqtar urdhëroi lirimin e Shtros Kanit, i cili do të jetë i lirë të lëvizë në SHBA, por nuk do të mund të lërë vendin pasi do t’i duhet të paraqitet në gjykatë më vonë gjatë muajit.

Shtros Kan, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i ka mohuar rreptësisht akuzat ndaj tij.

 
Lajme Shqip Saturday, 02 July 2011 08:52

Nju-Jork– Gjykata në Nju-Jork ka hequr masën e arrestit shtëpiak ndaj ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtros-Kan.

Atij i është kthyer kaucioni prej 1 milionë eurosh, por i janë mbajtur nga autoritetet dokumentet e udhëtimit.

Kan është arrestuar më 14 maj me akuzën për sulm seksual ndaj një shërbyese hoteli në Nju-Jork.

Ai ka dhënë dorëheqje nga FMN më 19 maj ndërsa më 6 qershor është deklaruar i pafajshëm.

Ai është lënë i lirë pasi ka paguar kaucionin 1 milion euro, ndërsa që nga ajo kohë ka qenë në burg shtëpiak, ku është mbajtur nën vëzhgim 24 orësh.

Gazeta “Nju-Jork Tajms” raportoi më herët se rasti kundër Shtros Kan është afër kolapsit.

Kthesa gjyqësore, e cila po vërehet në Nju-Jork me shfuqizimin e mundshëm të akuzave  kundër Dominik Shtros – Kanit, i ktheu supozimet se ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar mund të kthehet në garën për zgjedhjet presidenciale në Francë.

Shtros-Kan më parë ishte favoriti kryesor për zgjedhjet presidenciale  franceze në pranverën e vitit 2012, por nga mesi i majit doli nga gara, pasi shërbyesja e hotelit në Nju-Jork akuzoi për tentim dhunimi, pas çka ai u arrestua.

Kthimi deri dje i pamundur i Shtros-Kan si kandidat për president të Francës tani nuk përjashtohet, lajmërojnë mediat franceze. Situata për momentin mund të ndryshojë, ndërsa Partia e tij Socialiste të filloj zgjedhjet e para për konfirmimin e kandidatit të tyre.

 
Lajme Shqip Monday, 16 May 2011 11:32

Akuza ndaj shefit tё FMN-sё pёr ngacmim seksual shtyhet deri nё marrjen e pёrgjigjeve tё analizave.

Shefi i FMN-sё 62 vjeçar, politikani francez Dominique Strauss-Kahn ёshtё akuzuar pёr ngacmim seksual ndaj punonjёses sё hotelit nё Manhattan ku po qёndronte, Amerikё.

Punonjёsia e hotelit ka hyrё nё apartamentin e tij pa qёnё nё dijeni tё pranisё sё tij. Strauss-Kahn i martuar ka qёnё duke bёrё banjё dhe si ka parё punonjёsen tё hyjё e ka tёrhequr dhe sulmuar. Duke u ndeshur me rezistencёn e saj ai ka mbyllur me çelёs dyert dhe ka dhunuar punonjёsen. Kjo thuhet tё ketё ndodhur atё ditё, pёrpara se ai tё largohej nga hoteli. Por, vajza e ka denoncuar menjёherё atё ditё dhe policia nuk ka vonuar pёr tё shkuar dhe arrestuar Strauss-Kahn dy minuta pёrpara se ai tё nisej me linjёn ajrore nga Aeroporti Kennedy pёr nё Paris. Ai ka refuzuar çdo akuzё duke e deklaruar veten tё pafajshёm. Thuhet se ai ka tentuar t’i shmanget policisё. Strauss-Kahn i cili pritet tё sfidojё Nicolas Sarkozy nё zgjedhjet presidenciale tё 2012, ju dorёzua policisё. Mandati i tij si Shefi i FMN-sё pёrfundon pak muaj mbas zgjedhjeve presidenciale.

Deri mё tani Departamenti i Shtetit apo Ambasada Franceze nuk kanё dhёnё asnjё deklaratё.

 
Lajme Shqip Sunday, 15 May 2011 12:19

Nju-Jork – Drejtori ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominik Stros-Kan, mbrëmë vonë është arrestuar në Nju-Jork nën akuzën për sulm seksual ndaj një shërbetore, në hotel.

Stros-Kan është arrestuar në aeroplanin e “Er Frans”-it, në aeroportin ndërkombëtar të Nju-Jorkut “Xhon F. Kenedi”, dhjetë minuta para se të fluturojë për në Paris, ku nesër duhej të merrte pjesë në takimin me përfaqësuesit e euro zonës.

Njeriu i parë i FMN-së ngarkohet se, dje në hotelin “Sofitel” derisa shërbetorja e ka pastruar dhomën e tij, ka dalë lakuriq nga banja, e ka sulmuar, e ka hedhur në krevat dhe e ka detyruar në seks oral. Pas ngjarjes, shërbetorja 32-vjeçare i ka informuar kolegët e saj, të cilët menjëherë e kanë paraqitur rastin në polici.

Policia e Nju-Jorkut informoi s’e kundër Stros-Kan janë ngritur aktakuza për tentim abuzimi, sulm seksual dhe për mbajtje të njeriut kundër vullnetit të tij.

Avokati i Stros-Kan, Benxhamin Brafman deklaroi se klienti i tij është i pafajshëm dhe se ashtu edhe do të prononcohet për aktakuzat e theksuara para gjykatësit hetues.

Stros-Kan (62), i cili ishte ministër francez i Financave prej vitit 1997 deri në vitin 1999, deri tani cilësohej si një prej favoritëve kryesor për kandidat presidencial të socialistëve francezë, për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.