Lajme Shqip Tuesday, 13 November 2012 16:43

Kejp Taun – Qytetarët e Kejp Taun në Afrikën e Jugut mbetën pa frymë kur panë në mes të rrugës një balenë.

Balena e ngordhur po zhvendosej nga autoritetet afrikano-jugore për në një zonë të pabanuar nëpërmjet transportit me një kampion të përshtatur për zhvendosjen e peshave të mëdha.

Dallgët e oqeanit nxorën trupin e pajetë të balenës në plazhin e “Bricjapit” në qytetin e Kejp Taun. Kalimtarët e rastit dhe dëshmitarët e parë të ndodhisë së rrallë njoftuan menjëherë autoritetet.

Këto të fundit, pasi verifikuan se balena ishte e pajetë nisën operacionin për zhvendosjen e saj që të shmangej ndotja e plazhit nga dekompozimi i trupi.

Specialistët thanë se në trupin e balenës u panë plagë të mëdha, ndoshta të shkaktuara nga ndonjë sulm i mundshëm i ndonjë “familje” peshkaqenësh të bardhë. Megjithatë ata nuk mundën të përcaktojnë nëse ngordhja e balenës ishte shkaktuar nga këto plagë apo nga tjetër dukuri.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 13 October 2012 19:50

Londër -“Jetë qeni”. Kështu thuhej dikur, por kjo shprehje tanimë nuk ka vlerë në botën perëndimore. Qentë janë në qendër të vëmendjes, për ta ka kujdes dhe shumë dashuri. Madje ndonjëherë me teprim.

Kështu, një britanik në Londër, theri një qen bulldog amerikan, vetëm pse ai guxoi e sulmoi qenin e tij.Më poshtë janë momentet kur pronarja e qenit bulldog amerikan, vajton për të.

Nëna e tre fëmijëve, Daisy Jenkins, tha se qeni i saj u përfshi në një përleshje me një qen tjetër në veri të Londrës.Pronari i qenit të sulmuar, 41 vjeçari Wayne Stearman, u largua për pak dhe u kthye me një thikë 25 centimetër, të cilën e nguli plot 23 herë mbi trupin e bulldog-ut.Për më tepër, ai mbrojti qëndrimet e tij përpara policisë.“Ai qen ishte si një luan mbi gazelë. Po shqyente qenin tim dhe unë po ulërisja për ndihmë. Nuk kisha çfarë të bëja, nuk do e lija që të më vriste qenin,” tha ai.Ai u arrestua dhe më pas u lirua pa akuzë.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 02 October 2012 09:01

Los-Anxhelos – Terasa Iglesias nga Universiteti i Kalifornisë dhe kolegët e saj, kanë zbuluar se si zogjtë mblidhen duke lëshuar disa zëra të ngjashëm me të bërtiturat tek koka e një lloj zogu të ngordhur nga grupi “Aphelocoma californica” i laraskave të Amerikës Veriore.

Sipas rezultateve të studimit të publikuar nga shkencëtarët para pak kohësh, që i transmeton Start, bëhet e ditur se edhe zogjtë e tjerë marrin pjesë në “ceremoninë mortore” duke lënë kështu kërkimin e ushqimit. Kjo ceremoni në të cilën dëgjohen zëra të ngjashëm me klithjet zgjat afërsisht gjysmë ore.

Studimet e mëparshme kanë treguar reagimet e fuqishme të kafshëve  ndaj ngordhjes së kafshëve të llojit të tyre. P.sh më pare kemi pare sesi gjirafat apo elefantët sillen rrotull trupit të ngordhur të të afërmit të tyre. Ndërsa studimi i ri i Prof. Fred Bercovitch nga Universiteti Kyoto në Japoni, i publikuar në  revistën “African Journal of Ecology” të muajit gusht 2012, tregoi se kafshët mund të mbajnë zi për vdekjen e të afërmve të tyre. Ndërkohë që Bercovitch vëzhgonte gjirafat, ai vuri re sesi një gjirafë femër u ul në gjunjë dhe lëpinte here pas here të voglin e saj të ngordhur. Gjirafa kaloi më shumë se dy orë pranë të voglit. Bercovitch pohon se elefantët nuk shfaqin reagime afatgjata sa të gjirafave.

Ngordhja e njërit prej elefantëve të grupit mund t’i tensionojë me të vërtetë elefantët e tjerë. Ato e analizojnë mirë elefantin e ngordhur dhe ndonjëherë presin gjatë tek koka e tij. Një studim i publikuar në revistën “Applied Animal Behaviour Science” nga shkencëtarët të cilët analizonin elefantët e parkut kombëtar Samburu në Kenia, ka treguar se elefantët zotërojnë ndenjën e mëshirës dhe dhembshurisë. Elefantët interesohen për njëri–tjetrin edhe nëse nuk kanë familje dhe të afërm.

Nga të gjitha këto që thamë më sipër kuptohet qartë që kafshët nuk janë krijesa pa ndjenja. Studimet shkencore tregojnë se kafshët janë të dhimbshme dhe sakrifikuese. Luanët, zogjtë, insektet ndihmojnë njëri-tjetrin në rritjen e të vegjëlve. Elefantët i mbështesin shokët e tyre të plagosur. Minjtë preferojnë të hanë çokollatë për të shpëtuar shokët e tyre nga kurthi.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 24 September 2012 15:29

Melburn – Stafi i linjave ajrore është mësuar me pasagjerë agresive, por nuk kurrë një të tillë, domethënë një krokodil.

Kjo ka ndodhur në aeroportin e Melburn, në Australi, ku një krokodil i vogël kishte arritur të dilte nga kafazi i tij dhe ishte futur midis bagazheve. Por për dërgesa të tilla kaq të rrezikshme duhet të merren masa disi më të sigurta.

Kur avioni u ul ne Melburn, kafsha është marrë pa incidente nga rojet e sigurisë së shpejte. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 11 July 2012 15:15
 
Lajme Shqip Tuesday, 10 July 2012 14:00
 
Lajme Shqip Wednesday, 07 September 2011 11:16

Ai peshon 1 ton dhe është përgjegjës për ngrënien e së paku një peshkatari. Megjithatë, ky krokodil përbindësh më në fund është kapur nga 100 peshkatarë të kujdesshëm.

Me një gjatësi prej 6 metrash, ai është krokodili më i madh që është kapur ndonjëherë i gjallë. Kjo bishë u kap në fshatrat e Filipines tre javë pasi ishin vënë në gjuetinë e tij, pasi fshatarët kishin 20 vjet që jetonin nën frikën e tij. Të friksuar por të detyruar për t’i ballë kësaj mostre, për të siguruar familjet e tyre njëherë e mirë, ata ja arritën me sukses duke mos e besuar as vetë!

“Kur e pamë më në fund të kapur, nuk u besonim syve tanë! Ishte aq i madh sa të gllabëronte tri burra njëherësh.”

Ata nuk mund ta linin këtë fitore të kalonte pa u fotografuar dhe memorizuar mirë; prandaj e lidhën mirë dhe ftuan të gjithë banorët e fshatit për ta gëzuar pamjen. Por kjo nuk do të thotë që 37 mijë banorët e atij rajoni të jetojnë të qetë, pasi përreth nëpër këneta mund të gjenden krokodilë të tjerë.

Gjithësesi, ky krokodil gjigand i kapur i gjallë është shndërruar në një objekt interesant për turistët. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 19:49

Kjo kafshё e vogёl duhet t’iu mёsojё mё shumё disa gjёra kafshёve tё tjera, se si tё sillen kur tё shkojnё tek veterineri.

Nё vend qё tё grricte me thonj dhe tё çirrej nga ulёrimat, kjo vogёlushe 8-mujore, ka filluar tё flejё nё duart e doktorit dhe vazhdonte tё tёshtinte pa e prishur gjumin e saj.

Kjo ёshtё njё banore e re e parkut zoologjik nё Londёr, sё cilёs nuk i ёshtё vёnё ende emri.

Kjo specie qё quhet slender loris, rrezikon tё zhduket pёr shkak tё shpyllёzimit nё Sri Lanka. (LajmeShqip.com)