Lajme Shqip Friday, 13 December 2013 12:00

Rënia e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale ka tensionuar raportet midis dy shefave kryesorë të partisë më të madhe parlamentare.

Për zvogëlimin e elektoratit shefi i partisë mësohet se e ka ngritur gishtin në drejtim të zëvendësit të tij, i cili njëherësh është marrë me çështjet organizative të partisë.

Prandaj, po kërkohet që në parti të kthehen tashmë “disidentët” Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj, për të cilin rikthim në asnjë mënyrë nuk po pajtohet ish-shefi i SHIK-ut, Veseli.

Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri” brenda PDK-së, duke sqaruar se ka më shumë se dy javë që Thaçi u çon “mësit” Krasniqit e Limajt për një takim midis “miqsh”. Se Thaçi është i interesuar për kthimin dy figurave eminente të partisë e ka konfirmuar ditë më parë për media edhe zëvendësi i tij në Qeveri, Hajredin Kuçi, i cili njëherësh njihet si “krah i djathtë” i kryeministrit.

“Thaçi është pajtuar që Krasniqi e Limaj të kthehen në parti, mirëpo këtë po e kundërshton Kadri Veseli”, bën të ditur burimi i gazetës “Zëri”.

Në anën tjetër, zyrtarë të lartë të PDK-së nuk dëshirojnë të flasim nëse Thaçi e Veseli i kanë acaruar raportet. Ata madje nuk dëshirojnë t’i komentojnë as deklaratat e Kuçit për kthimin e Limajt dhe Krasniqit në parti.

Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala, i cili haptas ka kritikuar Veselin për humbjen e PDK-së në zgjedhjet lokale, deklaratën e Kuçit e vlerëson si joserioze,madje edhe fëmijërore.

“Shpresoj se kjo deklaratë e Kuçit nuk është bërë në koordinim me kreun e PDK-së, sepse është e pasinqertë. Veprimet e tilla të unifikimit brenda partisë nuk bëhen përmes studiove televizive”, tha Buzhala.

 

 
Lajme Shqip Thursday, 05 December 2013 11:40

Prishtinë- Disa nga anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e akuzojnë liderin e partisë, Hashim Thaçin dhe zëvendësin e tij, Kadri Veselin, për humbjen e kësaj partie në shumicën e komunave të Kosovës. Sipas anëtarëve të PDK-së, Thaçi e Veseli i kanë emëruar krye në vete kandidatët për kryetarë të komunave dhe kështu kjo kryeneçësi është konvertuar në debakël.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhevat Bislimi, i cili së fundi doli “disident”, e ka drejtuar gishtin nga kreu i partisë, Hashim Thaçi, dhe zëvendësi i tij, Kadri Veseli, për humbjet në Gjilan, Viti, Lipjan, Malishevë e në shumë komuna të tjera.

“E vetmja përgjegjësi në PDK është Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, ka thënë Bislimi, sipas të cilit, ata vetë i kanë marrë vendimet, vetë i kanë kandiduar kryetarët aktualë për kryetarë komunash, madje krejt fushatën e PDK-së e kanë personalizuar.

“Po besoj që bëhen burra dhe e marrin përgjegjësinë, të paktën kësaj here sepse vendimmarrja ka qenë absolute dhe përgjegjësia duhet të jetë absolute”, është shprehur ai.

Bislimi ka thënë se nëse këta dy nuk e marrin përgjegjësinë, PDK do të shkojë edhe më poshtë, ashtu sikur ka nisur të shkojë.

“Sokol Haliti nga LDK i cili fitoi për kryetar në Viti duhet ta falënderojë publikisht Hashim Thaçin edhe Kadri Veselin”, ka thënë Bislimi, shkruan Zëri.

Ndërkohë, deputeti nga radhët e PDK-së, Berat Buzhala, nuk e sheh aq strikte punën e kandidimit të kryetarëve të degëve për kryetarë komunash. Sipas tij, kjo është më shumë çështje e debatit brendapartiak. “Unë konsideroj që mirë kishte me qenë që kryetari i degës të jetë edhe kandidat për kryetar komune, mirëpo këtë gjë ne nuk mund ta qesim në Kushtetutë që të jetë domosdoshmërisht kryetari i degës kandidat për kryetar komune”, ka thënë Buzhala.

 
Lajme Shqip Saturday, 02 November 2013 13:17

Prishtinë- Prokuroria nuk e ka në plan t’i thërras për hetim protagonistët e odave të Drenicës, kryeministrin Hashim Thaçi, zëvendëskryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, dhe ish-deputetin Gani Geci.

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë – EULEX, që e ka trashëguar lëndën e vrasjes së Besim Dajakut, Bekim Kastratit dhe plagosjen e Gani Gecit, nuk është deklaruar nëse deklarimet e fundit përbëjnë zbulimin e provave të reja për hetimin e një çështjeje penale, shkruan Koha Ditore.

Ani se Geci ka thënë se kryeministri Thaçi dhe Kadri Veseli kanë treguar se dikush tjetër ka organizuar vrasjen e tij, EULEX-i nuk është deklaruar i gatshëm për t’i thirrur ata.

Pyetjeve specifike që u është përgjigjur me një përgjigje që ka të bëjë me incidentin e së hënës në Skenderaj. /Koha Ditore/

Prishtinë- Prokuroria nuk e ka në plan t’i thërras për hetim protagonistët e odave të Drenicës, kryeministrin Hashim Thaçi, zëvendëskryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, dhe ish-deputetin Gani Geci.

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë – EULEX, që e ka trashëguar lëndën e vrasjes së Besim Dajakut, Bekim Kastratit dhe plagosjen e Gani Gecit, nuk është deklaruar nëse deklarimet e fundit përbëjnë zbulimin e provave të reja për hetimin e një çështjeje penale, shkruan Koha Ditore.

Ani se Geci ka thënë se kryeministri Thaçi dhe Kadri Veseli kanë treguar se dikush tjetër ka organizuar vrasjen e tij, EULEX-i nuk është deklaruar i gatshëm për t’i thirrur ata.

Pyetjeve specifike që u është përgjigjur me një përgjigje që ka të bëjë me incidentin e së hënës në Skenderaj. /Koha Ditore/

 
Lajme Shqip Friday, 01 November 2013 11:52

Prishtinë- Gani Geci po pretendon se kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, i kanë treguar se prapa urdhrit për vrasjen e tij qëndron dikush tjetër, e jo Azem Syla.

 

Geci ka treguar se këta i kanë thënë në sy të mërkurën në një odë në Drenicë, dhe janë bërë “garantë me jetë” se Syla nuk ka dorë në këtë krim, që ia ka marrë jetën Bekim Dajakut dhe Bekim Kastratit

Ish-deputeti i LDD-së, Gani Geci, është përfshirë të hënën në një konflikt fizik dhe të armatosur me deputetin Azem Syla. /koha/ 

 
Lajme Shqip Wednesday, 23 October 2013 15:17

Nënkryetari i Parë i PDK’së, Kadri Veseli në janar të vitit 2012 paralajmëronte se ndikimi i Turqisë në ekonominë e Kosovës do të dëmtojë shtetin më të ri në Ballkan. Ai kishte dhënë një intervistë të gjatë për një portal gjerman “Grand Tourisme” ku konstatonte se blerja e aseteve të Kosovës nga turqit e dëmton Kosovën edhe në aspektin e integrimeve në BE. Madje, ish-shefi i SHIK’ut kishte konstatuar se ndikimi kaq i madh i turqve në ekonominë kosovare është vetëvrasje për Kosovën. “Para njëqind vitesh ne mezi kishim dalë nga tirania 500 vjeçare osmane. Zhvillimet aktuale në këtë drejtim sjellin me veti rrezikun e një vetëvrasjeje për ne”, kishte thënë ai.

 Ne po sjellim pjesë të intervistës të Kadri Veselit, i cili ka marrë pozitën më të lartë në PDK pas Hashim Thaçit, dhe i cili ka ndikim të madh edhe në Qeveri dhe Kuvend. Veseli nuk është parë të mërkurën në Aeroport, kur është përuruar Termninali i ri, ku ka marrë pjesë edhe Kryeministri turk Erdogan. 

 

 

Grand Tourisme: A ka kontakte me ekonominë gjermane?

Kadri Veseli: Po, por ata nuk mjaftojnë. Porsheja, Mercedesi dhe firmat tjera të mëdha ende nuk janë në Kosovë, ndonëse ne kemi më shumë mundësi tu ofrojmë atyre, se sa vendet tjera. Këtë mundësi e kanë kuptuar turqit. Aktualisht turqit po blejë gjithçka që shitet në Kosovë. Kjo para së gjithash është një përparësi e madhe për ekonominë turke, por jo edhe për ambiciet tona për një të ardhme evropiane të përbashkët. Në këtë drejtim kjo më shumë na dëmton.

Grand Tourisme: Në cilat lëmi po përfiton Turqia?

Kadri Veseli: Aeroporti, Energjetika dhe Telekomi duket se pa kthyeshëm do të blihen nga turqit. Personalisht konsideroj se është shumë e pa këndshme që ne si një vend evropian ti nënshtrohemi dhe biem nën ndikimin kaq të madh turk. Para njëqind vitesh ne mezi kishim dalë nga tirania 500 vjeçare osmane. Zhvillimet aktuale në këtë drejtim sjellin me veti rrezikun e një vetëvrasjeje për ne. Një vazhdimësi e tillë do të bllokonte të drejtën e kosovarëve të vendosin për resurset e tyre kombëtare. (Express)

 
Lajme Shqip Monday, 20 May 2013 10:59

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi përmendi tre emra të zyrtarëve të partisë së tij të cilët mund ta zëvendësojnë atë në postin e kryeministrit.

Kryeministra të ardhshem sipas tij mund të jenë figura politike si Kadri Veseli, Fatmir Limaj e Hajredin Kuçi.

” Nëse unë nuk do të rikandidoj atëherë njëri nga kandidatët e mundshëm për kryeministër janë: z.Kadri Veseli,  z.Fatmir Limaj dhe z.Hajredin Kuqi”, ka deklaruar Thaçi.

Kryeministri ka folur edhe për rastin Limaj ku është si dëshmitar.

Ai ka thënë se i ka raportet e mira me ish-ministrin e Transportit.

“Limaj padrejtësisht po akuzohet nga misioni për sundimin e rendit dhe ligjit EULEX. Limaj shpejt do të jetë i lirë pranë familjes së tij dhe do të rikthehet fuqishëm në skenën politike”, ka thënë Thaçi.