Lajme Shqip Thursday, 31 October 2013 15:42

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes së femrave mes Shqipërisë dhe Greqisë.

 

Në shkallët e stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit, për t’i përkrahur vajzat shqiptare kanë qenë të pranishëm edhe “Tifozat Kuq e Zi”.

 

Por, qëndrimi i tyre nuk ka zgjatur shumë, madje qysh pas ekzekutimit të himnit.

 

Sipas burimeve të portalit Asport.info, një tifoz është shoqëruar në polici për shkak se mbante hapur një flamur me mbishkrimin UÇK, kjo për ta ka qenë e papranueshme dhe në shenjë proteste ata kanë liruar stadiumin.

 

Mësohet se pak kohë më vonë tifozi është liruar. Si duket kjo nuk ka qenë e mirëpritur nga drejtuesit e FSHF-së, të cilët kanë kërkuar nga forcat e rendit që të merren me tifozët.

 

Kujtojmë se para pak kohësh mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ergys Kaçe ka pasur një problem të tillë, por me autoritet greke të cilat e pezulluan edhe nga ekipi.

 

Kaçe u bë çështje në opinion helen, meqë kishte postuar një fotografi në rrjetet sociale i veshur me një bluzë ku shkruante UÇK.