Lajme Shqip Monday, 19 August 2013 13:27

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka qenë prezent mbrëmjen e djeshme në finalen e Superkupës së Italisë, Lacio-Juventus, e fituar më rezultat të thellë, 4-0 nga ana e bardhezinjve.
Rama tashmë dihet që është një tifoz i hershëm i Juventusit dhe e ka shijuar fitoren e bardhezinjve, gjë që u pa teksa televizionet italiane e kanë fokusuar atë në tribunën e “Olimpikos”.
Rama mësohet se është ftuar në stadium nga Igli Tare, drejtor sportive i Lacios, me të cilin ka një miqësi të vjetër. Me finalen e Superkupës së Italisë, Rama mësohet se u ka dhënë fund pushimeve të tij, në pritje të marrjes së detyrës së re, atë të kryeministrit të Shqipërisë/Tema/