12
 
Lajme Shqip Tuesday, 25 March 2014 16:44

Carlos Tevez nuk ndalet më. Apashi argjentinas po mahnit popullin juventin me njëmesatare të cmendur shënimi. Në edicionin e tij të parë si bardhezi, Tevez po shënon më shumë edhe se Zllatan Ibrahimoviç e Michel Platini në sezonin e tyre të parë.

Por fama e Carlitos nuk ndalet këtu pasi objektivi i ardhshëm i argjentinasit është të shënojë sa më shumë gola për të zbritur nga froni Filipo Inzaghin, i cili është sulmuesi që ka shënuar më shumë në sezonin e tij të parë me Juventusin në kohët moderne. Në 28 ndeshje të zhvilluara deri tani në Serie A, 30-vjeçari e ka dërguar 16 herë topin në rrjetat e portave kundërshtare.

Tevez aktualisht kryeson listën e golashënuesve të Serisë A sëbashku me sulmuesin e Torinos, Ciro Immobile, pas 29 ndeshjes që janë zhvilluar deri tani në Serie A.

Mesatarja e finalizimeve të “Apash”-it është 0,571 gola për ndeshje. Në ndryshim nga Tevez, Platini pati një mesatare shënimi prej 0,533 gola për takim pas 30 ndeshjeve të luajtura në sezonin 1982-1983, ndërsa suedezi Zlatan Ibrahimoviç në 35 ndeshje të zhvilluara në sezonin 2004-2005 u ndal në 0,457 finalizime për takim.

Takimi i Tevez me golin te Juventusi mori start që në ndeshjen e superkupës ndaj Lazios në muajin gusht. Në atë sfidë argjentinasi shënoi golin e 4-0 duke fituar trofeun e parë me Juven.

Por pavarësisht këtyre të dhënave fantastike të deritanishme Tevezit i duhet ti bëjë një mbyllje sa më të mirë sezonit për të arritur edhe Filipo Inzaghin, i cili në sezonin 1997-1998 pasi 31 ndeshjesh kishte realizuar 18 gola, një gol në çdo 132 minuta ndërsa Carlitos, aktualisht një gol e shënon çdo 134 minuta lojë. /albeu.com/

 
Lajme Shqip Wednesday, 22 January 2014 12:59

Erick Thohir ngrin bisedimet me Juventusin për shkëmbimin e shumëpërfolur mes Fredy Guarin e Mirko Vuçiniç.Presidenti i Inter ka reflektuar gjatë gjithë ditës duke vendosur veton pas rebelimit të tifozëve, të cilët nuk e miratuan këtë marrëveshje, madje e akuzuan manjatin indonezian për paaftësi në drejtimin e shoqërisë milaneze.

Gjatë mbrëmjes së djeshme dhjetëra tifozë zikaltër protestuan para zyrave tëklubit duke dalë hapur kundër një shkëmbimi të tillë, që sipas tyre ndëshkon skuadrën e tyre.

“Mollët e prishura jashtë klubit”, ishte një ndër banderolat që mbanin tifozët e Interit gjatë protestës.

Mesa duket, vendimin e Thohir nuk e ndikuan as ultimatumet e mesfushorit kolumbian që u shpreh qartazi se nuk dëshiron ta veshë më fanellën e Interit. Vetë kolumbiani është shprehur se ndihet i tradhëtuar nga presidenti për shkak se vendosi ta transferonte në Torino, prandaj ai nuk mund të stërvitet më me skuadrën e tij. /albeu/

 
Lajme Shqip Thursday, 09 January 2014 23:11

Roma ka arritur që të eliminojë nga Coppa Italia ekipin Sampdoria me rezultat minimal 1-0, dhe ka siguruar çerekfinalen.

Roma startoi në këtë takim me Nainggolan(blerja më e re)i cili shfaqi paraqitje impresive në debutim.

Si do që të jetë golin e vetëm të sfidës e shënoi Torosidis në minutën e gjashtë.

Roma kërkoi gola më shumë deri në fund por nuk ia arriti.

Kryeqytetasit në çerekfinale tëCoppa Italias do të takohet me rivalin për titull, Juventusin. /albeu/

 
Lajme Shqip Saturday, 28 December 2013 20:00

Antonio Conte është trajneri i vitit 2013. Në edicionin e tetë të “Globe Soccer Award” në Dubai, juria ka votuar për trajnerin e Juventusit që kishte përballë kandidatë si Fabio Capello dhe Pep Guardiola, ky i fundit ndoshta i penalizuar për shkak se drejtoi vetëm gjysmën e këtij viti.

Dorëzimi i çmimit pritet të bëhet zyrtarisht ditën e dielë. Ndërkohë, vetë tekniku bardhezi foli edhe për të ardhmen, pas zërave që qarkullojnë në mediat për një largim të mundshëm të tij drejt Manchester United (nëse dështon David Moyes) dhe Monacos, ku i premtohet trajner-menaxher.

Conte tha se për momentin në kokën e tij është vetëm Juventusi dhe mbyllja e këtij sezoni duke u përpjekur për të fituar tre kompeticionet ku bardhezinjtë janë në garë, Serie A, Europa League dhe Kupën e Italisë.

“Më vjen keq që dolëm nga Liga e Kampioneve me një garë që nuk u luajt. Megjithatë, tani dy vjet pasi jemi rritur duhet të mendojmë për të fituarobjektivë edhe në nivele ndërkombëtare. Duhet të provojmë të fitojmë të tre kompaticionet që jemi në garë aktualisht”, tha Conte.

Disa ditë me parë, lojtari i vitit 2013 u shpall Cristiano Ronaldo. /albeu.com/

 
Lajme Shqip Friday, 27 December 2013 16:56

Për Fabio Capellon Conte ka një grup të kompletuarlojtarësh që po e menaxhon në mënyrën më të mirë. Sipas teknikut italian i cili vazhdon karrierën jashtë kufijve të vendit të tij, Juve dhe Romajanë në krye të Serai A sepse ata kanë bërë investime të rëndësishme vitet e fundit.

“Conte ka një grup tëkompletuar lojtarësh që po emenaxhon në mënyrën më të mirë. Nuk shikoj asnjë pengesë në rrugën e bardhezinjve edhe pse Roma po zhvillon një kampionat të jashtëzakonshëm. I vetmi problem për kampionët e Italisë mund të jetë impenjimi edhe në Europa League sepse finalja luhet në Torino dhe ata do të japin gjithçka që të mos mungojnë. Është shumë herët të bësh parashikime edhe pse vlerat në fushën e lojës duken qartë” u shpreh Capello. /albeu/

 
Lajme Shqip Wednesday, 11 December 2013 18:45

Gallatasaraji i ka dhënë fund ëndrrës së Juventusit për të fituar Champions League-n. Ekipit turk i kanë mjaftuar më pak se 60 minuta për të shënuar një gol që i siguron kualifikimin për në fazën 1/16.

Ndeshja e parashikuar për t’u luajtur mbrëmë u ndërpre në minutën e 32’ për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që bëri të pa mundur vazhdimin e lojës. Pjesa e mbetur e minutave u luajt sot në orën 14:00. 

Goli vendimtar i ndeshjes u shënua nga Shnajder, pesë minuta nga fundi i takimit. Ekipi i Roberto Mançinit dominojë takimit edhe pse ishte parashikuar një mision gati i pamundur kualifikimi i tyre për më tej në Champions, shkruan shekulli.

Pas përfundimit të kësaj ndeshjeje, që ishte e fundit për Grupin B, Gallatasaraji ka zënë vendin e dytë me 7 pikë, pas Real Madrid me 16 pikë. Ndërsa Juventus mbeti me 6 pikë, kurse grupi mbyllet me Kopenhagenin me 4 pikë.

 
Lajme Shqip Wednesday, 11 December 2013 00:29

Loja ndërmjet Galatasarayt dhe Juventusit është ndërprerë sonte për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Stamboll.
Rezultati i ndeshjes, ishte 0:0, deri në minutën e 31-të kur është ndërprerë loja. Raportohet se loja do të vazhdojë të mërkurën në orën 13:oo.

 

Statistika:

 

Grupi B

 

Copenhagen – Real Madrid 0:2

Galatasaray – Juventus ( E ndërprë)

 

Tabela

 

Real Madrid 16

Juventus 6

Galatasaray 4

Copenhagen 4 

 
Lajme Shqip Thursday, 14 November 2013 19:50

Mesfushori kosovar, Valon Behrami, nuk ka ndonjë arsyetim për humbjen e Napolit në ndeshjen derbi të Serie A nga Juventusi, njoftojnë mediumet italiane të mërkurën. Napoli, të dielën mbrëma u mposht në Torino nga Juventusi me rezultatin 3:0. “Në futboll nuk ka arsyetime. Nganjëherë ka ndeshje ku bën gjithçka, por nuk mund të shënosh fitore. Ne e humbëm ndeshjen nga Juve dhe duhet të vazhdojmë përpara”, tha Behrami. “Nuk ka asnjë arsyetim për këtë humbje. Duhet të punojmë edhe më shumë dhe të shënojmë fitore në ndeshjet tjera”. Aktualisht Napoli renditet në pozitën e tretë në Serie A me 28 pikë. Prin Roma (32) e përcjellë nga Juventus (31)./Koha/ 

 
Lajme Shqip Tuesday, 12 November 2013 17:57

Sulmuesi i Juventus CarlosTevez është pritur në një takim privat në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Papa Francesco. “Apache” ka postuar në profilin e tij në Twitter një foto ku shihet në shoqërinë e Atit të Shenjtë dhe familjes së tij.

“Faleminderit Atit të Shenjtë që priti familjen time. Është një nder që është argjentinas dhe që është kaq special dhe i përulur “, shkruan Tevez nëTwitter.

Sulmuesi argjentinas i dhuroi Papës edhe fanellën me numër 10 të Juventus, sigurisht të firmosur. /albeu/

 
Lajme Shqip Wednesday, 06 November 2013 00:18

Juventus dhe Reali janë ndarë në barazim 2-2 në Torino. Golat u shënuan nga Vidal (42`) penallti, Lloriente (65`) ndërsa për miqtë Ronaldo (52`) dhe Bale (60`).

Kobenhagen ka surprizuar Gallatasarayn duke fituar merezultatin 1-0, dhe bënë grupin akoma më drithërues. Goli u shënua nga Braaten (6`).

Reali siguron kualifikimin.

Real Madrid 10 pikë
Gallatasaray 4 pikë
Kobenhagen 4 pikë
Juventus 3 pikë

12