Lajme Shqip Monday, 14 May 2012 12:25

Të shohësh dhjetë burra duke luajtur për të futur një top në kosh duhet të ketë diçka romantike që pak persona arrijnë ta kuptojnë.

Këtë e provoi David Beckham dhe bashkëshortja e tij, Victoria, kur vizituan studion dhe u përfshinë në gjeste intime një muaj më parë.

Së fundmi, Justin Timberlake dhe Jessica Biel gjithashtu u panë duke shkëmbyer doza afrimiteti në një ndeshje të NBA-së dhe kësaj magjepseje, nuk ka mundur t’i bëjë dot ballë as Kim Kardashian dhe i dashuri i saj, Kanye West.

Vajza e famshme e “reality-show” dhe reperi amerikan ishin të pranishëm në plejofin vendimtar midis Los Angelos Lakers dhe Denver Nuggets, të fituar nga vendasit në ndeshjen e shtatë.

Megjithatë, për çiftin, kishte gjëra shumë më interesante se sa vetë ndeshja, ndërsa u panë vazhdimisht duke u prekur dhe përqafuar, duke humbur shumicën e aksionit në fushë.

 
Lajme Shqip Saturday, 10 March 2012 11:06

Megjithëse mediat prej kohësh kishin folur për lidhjen e tyre të shënuar me fejesë, çifti është munduar të mbaj sekret çdo detaj të saj. Në eventet e fundit të organziuara mes artistësh, mediat e kanë vëzhguar çiftin për të mësuar diçka të re, por asgjë nuk kanë zbuluar.

Por duket se periudhës për t’u fshehur i ka ardhur fundi, pasi dje Jessica dhe Justin janë shfaqur duke ecur dorë për dore, ku ajo mbante në dorë unazën shkëlqyese të diamantë.

Megjithëse çifti ende nuk e ka bërë publike lidhjen e tyre, e ëma e këngëtarit dhe aktorit 31-vjeçar, Sadie Bomar deklaroi për Radar Online përpara dy muajsh se Justin ishte i fejuar me partneren e tij, Jessica Biel.

Njoftime nga miqtë e afërt thonë se çifti ka planifikuar që gjatë kësaj vere të martohet në një ceremoni private. Mos vallë Jessica është shtatzënë? Kohëve të fundit ajo është parë në publik me veshje vetëm si për shtatzëna…

Përpara lidhjes me Biel, Timberlake ka patur një lidhje 4-vjeçare me aktoren Cameron Diaz, lidhje që përfundoi në kohën kur këngëtari nisi të shoqërohej me Jessica-n. Ndërsa, përpara Diaz ai ka qenë në një lidhje tre vjeçare me Britney Spears, në periudhën e adoleshencës, pikërisht edhe atëherë kur ishte pjesë e grupit ‘N Sync. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 19 November 2011 14:41

Kelsey De Santis ishte marinsja që ftoi Justin Timberlake në ballon vjetore të trupave marinse.

Pas një zhurme të madhe mediatike për këtë ftesë që këngëtarit ju bë nëpërmjet YouTube, ai pranoi dhe siç duket e ka mbajtur fjalën deri në fund.

Të kapur përkrahu, si një çift zyrtar, ajo ka shkuar me Justin në ballon e shumëpritur prej saj. Por asgjë e veçantë nuk ka ndodhur ndërmjet tyre.

Kelsey ka treguar se ai është sjellë si një kavalier i vërtetë.

Ka kërcyer një herë me të dhe më pas gjatë gjithë mbrëmjes e kanë kaluar duke biseduar hareshëm me gjithë të pranishmit përreth.

Mbrëmja kaloi shumë bukur, por për Kelseyn takimi me Justin përfundoi me kaq. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Saturday, 29 October 2011 11:14

Jushtin Timberlake ka ndjenja dashamirësie ndaj motrës së Dukeshës Kate, Pippas.
Për median britanike ‘Esquire’ ai ka dhënë një intervistë dhe ka thënë:
“Meshkujt amerikan janë admirues të mëdhenj të Pippas!”

Por sipas fjalëve të tij, Pippa nuk është e vetmja nga Middleton që ka tërhequr vëmendjen e tyre.
“Ne e pëlqejmë shumë familjen Middleton,” ka thënë 30 vjeçari duke aluduar edhe për nusen e Princit William. “Mbase mund t’ju tingëllojë e çuditshme kjo që po ju them, prandaj po e mbyll me kaq e nuk po flas më,” ka thënë ai duke qeshur.

Pippa dhe Justin, të dy janë përfshirë në thashethemet e showbizit në lidhje me jetën e tyre personale sentimentale.

Timberlake dhe e dashura e tij prej një kohe të gjatë, Jessica Biel, i dha fund romancës së tyre katër vjeçar në muajin mars. Arsyeja e kësaj ndarjeje nuk bëhet e ditur konkretisht, por mendohet se shkaktar mund të jetë pabesia e tij. Megjithatë disa zëra të kohëve të fundit kanë thënë se ata janë parë sërish së bashku në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërkohë, edhe Pippa Middleton është rilidhur me të dashurin e saj pasanik Alex Loudon pas një ndarjeje të shkurtër ndërmjet tyre. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 26 October 2011 16:03

Këngëtari Justin Timberlake dhe aktori Ryan Gosling, të dy 30 vjeçar, dikur kanë qenë shokë të një krimi.

Në një intervistë për Ellen DeGeneres, Justin Timberlake ka treguar për kohën kur ata ishin pjesë e klubit “The Mickey Mouse Club”, gjatë fëmijërisë së tyre.


“Kemi qenë djem shumë të prapë,” kujton Timberlake duke ju referuar edhe aktorit Gosling. “Po ta mendosh tani nuk të duket gjë aq e madhe, por neve atëherë na dukej sikur kishim kryer ndonjë krim të vërtetë! Njëherë, unë me Ryan patëm vjedhur një karrocë golfi dhe me të kemi udhëtuar nëpër studiot e MGM, gjë që në fakt është plotësisht e jashtëligjshme. Më kujtohet që atëherë me Ryan mburrnim veten, sikur çfarë të kishim bërë duke thënë ‘Po, plako! Ja dolëm! Sapo vodhëm një karrocë golfi!’.”

Duke i lënë shakatë mënjanë, ai kujton se mamaja e tij Lynn Harless, u bë kujdestarja ligjore e Ryanit për gjashtë muaj. Mamaja e Ryanit duhej të punonte në Kanada, ndërkohë që djali i tij duhej të ndiqte shfaqjen e Klubit të Mickey Mouse për vitin e dytë resht.


“Në krahasim me fëmijët e tjerë të klubit, ne me njëri-tjetrin ishim më të afërt pikërisht për shkak të bashkëjetesës sonë… O Zot! Tani po më kujtohet se sa shumë ziheshim me njëri-tjetrin kur vinte radha për të hyrë në tualet!!!” ka thënë Justin duke qeshur. “Megjithëse nuk kemi pasur mundësi ta mbajmë shoqërinë nga afër me njëri-tjetrin që mbas asaj kohe, mendoj se Ryan është bërë një aktor i pabesueshëm. Mendoj se ai është aktori më i mirë i brezit tonë.” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 24 October 2011 15:38

Los Angeles – Të enjten e kaluar është bërë premiera e thrillerit “In Time” ku Justin Timberlake ka luajtur përkrah aktoreve Amanda Seyfried dhe Olivia Wilde. Por asgjë nuk duket t’i ketë interesuar atij më shumë se sa bukuroshja 26 vjeçare që i qëndronte ulur në krah, Jessica Biel.


Pasi ka marrë pjesë në ceremoninë e madhe, Timberlake nuk ka marrë pjesë në festën që organizohet zakonisht për pjesëmarrësit gjatë këtyre eventeve. Ai ka festuar, por ka festuar me Jessica-ën privatisht në një shtëpi në Beverly Hills.

Sipas burimeve të tabloidit amerikan “US” thuhet se çifti dukej mjaft i dashuruar edhe pas ndarjes publike që ata bënë zyrtarisht në muajin maj.

“Ata kanë komunikuar me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës, prandaj dhe po përpiqen t’i japin jë shans të dytë lidhjes së tyre,” ka thënë një burim për US. “Jessica dëshironte shumë të rikthehej me Justin 29 vjeçar, dhe Justin duket se ka kuptuar se jeta prej beqari nuk është më ajo që pëlqente të kishte dikur.” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 14 July 2011 14:54

I pari ushtarak qё i bёri ftesёn Mila Kunis pёr nё ballon e marinsave, ishte Scott Moore. Dhe Mila, nё njё intervistё televizive nuk mundi t’i thoshte ‘jo’ ftesёs mbas kёmbёnguljes sё Justinit qё i thoshte:

“Ti Mila, duhet tё shkosh patjetёr! Duhet ta bёsh kёtё gjё pёr kombin tёnd!…”

Ështё e thjeshtё tё flasёsh nё emёr tё tjetrit, prandaj çfarё do tё thotё Justin, tani pёr veten e tij?

E vetmja ushtarake, pjesё e trupёs sё arteve marciale, Kelsey De Santis, i ka bёrё kёrkesё Justin-it pёr ta shoqёruar atё nё ballon e marinsave, qё tashmё ёshtё bёrё njё temё shumё e njohur e showbizit ndёrkombёtar.

Si do t’i pёrgjigjet Justin kёsaj ftese tё radhёs? Nuk na mbetet gjё tjetёr veç tё ndjekim showbizin nё ditёt nё vijim… (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 11:32

Qё mbas ndarjes me Britneyn nё vitin 2002 ai nuk ka nxjerrё asnjё fjalё nga goja pёr tё. Dhe nё fakt nuk kishte si tё fliste mbas gjithё atij poshtёrimi qё i bёri pёr t’ju hakmarrё! Ju kujtojmё se çifti atёhere u nda pёr shkak tё tradhёtisё sё Britney-t (qё mё vonё u bё bashkёshorti i saj) pёr tё cilёn Justin nuk la fjalё pa e sharё.

Nё intervistёn e fundit qё ka dhёnё pёr Vanity Fair ka folur mjaft ёmbёl pёr tё, duke kujtuar se kishin gati njё dekadё qё nuk flisnin me njёri-tjetrin.

“I uroj asaj gjithё tё mirat. Kemi gati 9 ose 10 vjet pa folur… Ne tё dy kemi qёnё dy zogj nga i njёjti  qytet i vogёl dhe jemi rritur duke bёrё tё njёjtat gjёra. Por kur ne u rritёm gjёrat ndryshuan. Nuk mund tё kapesh mbas sjelljeve apo llogjikёs sё njё fёmije. Unё nuk do tё flas pёr tё, por do tё flas pёr veten… Unё kam qёnё njё njeri krejtёsisht ndryshe, madje do tё thosha qё mbase nuk ishim normal. Asgjё nuk ishte normale pёr ekzistencёn tonё. Neve e kaluam pjesёn mё tё madhe tё adoleshencёs tonё duke qёnё idhujt e adoleshentёve nё tё gjithё botёn.

Ishin vite tё njё ekstravagance tё theksuar. Pёr ne ishte magjepёs gjithё ai sukses se mund tё bёnin çdo gjё qё dёshironim; dhe kur them ne e kam fjalёn pёr tё gjithё tё suksesshmit e asaj kohe: Backstreet Boys, ‘NSync, Britney dhe Christina. Neve praktikisht mjaftonte qё tё na shkonte diçka ndёr mёnd dhe ne e bёnim… “A shkojmё nё Bali?”… Dhe vetёm ku e gjenim veten tё hipur nё njё avion duke shkuar nё Bali! Ne ishim fёmijё tё vegjёl  qё luanim me ‘lodra’ tё mёdha. Dhe po tё bёsh njё veprim matematikor tё thjeshtё e kupton qё nuk do tё zgjaste shumё.” – kёshtu ёshtё shprehur Justin Timberlake.

Por ky sukeses pёr Justin ka vazhduar me çmime Grammy, Oscar pёr filma dhe njё linjё super e suksesshme veshmbathjesh pёr meshkuj, linjё e cila konsiderohet mё e pёlqyera nga meshkujt. Dhe e gjithё kjo nuk ёshtё pak pёr djalin 30 vjeçar!

Ndёrsa  pyetjes pёr Jessica Biel me tё cilёn u nda nё mars tё kёtij viti ai ka preferuar t’i pёrgjigjet duke thёnё:

“Preferoj tё mos flas pёr tё pasi ёshtё diçka qё akoma mё dhemb. Nuk dua tё flas mё shumё pasi dua t’i ruaj ato gjёra tё cilat pёr mua janё tё rёndёsishme, sikurse dhe pёr atё. Nё jetёn time ajo ka qёnё personi mё i rёndёsishёm dhe kuptimplotё, shumё special, figurёn e  tё cilit unё dua ta mbroj. “