12
 
Lajme Shqip Monday, 09 July 2012 08:27

Thashetheme të shumta për debatet mes çiftit të ri Selena dhe Justin kanë mbuluar faqet e para të mediave. Në momentin e parë që ato filluan të dilnin bashkë, u bë një bujë e paparë që parashikonte lidhjen e tyre si çift. Ata vendosen të bëjnë publike marrëdhënien e tyre në maj të vitit 2011, por siç duket romanca e 1 viti pas shumë shëtitjeve dhe takimeve romantike, ka pësuar lëkundje të mëdha.

Të dy së bashku kanë krijuar shumë fansa, gjithashtu kanë marrë dhe shumë kritika të ashpra për marrëdhënien e tyre. Madje, Selena Gomez ka marrë kërcënime me vdekje nga disa fansa të Justin Bieber, por kjo gjë nuk e ndaloi romancën e bukur të këtij çifti të vazhdonte.

Revista ‘People’ nga një burim i sigurtë ka raportuar që Selena po qante në krahët e Justin javën e kaluar, kur ishin të ftuar në ditëlindjen e Ashley Tisdale. Në media po flitet shumë për një ndarje në këtë lidhje, por asnjë deklaratë nuk është dhënë nga vetë çifti.

Nuk është hera e parë që ky çift përfshihet në thashetheme për një ndarje të mundshme. Por këto thashetheme u hodhën poshtë kur çifti i mrekullueshëm u paraqit bashkë në ‘Teens Choice Awards  2011’. Gjithashtu edhe kësaj here, me sa duket ka qenë një debat kalimtar pasi janë pajtuar disa ditë më vonë, ka raportuar TMZ.

Si do të shkojë lidhja e tyre? Mbetet për t’u parë… (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 June 2012 17:00

Justin Bieber ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për fundin e takimeve të tij me fansat në të gjithë botën, “All Around The World Tour”. Ylli muzikës pop ka performuar në një koncert surprizë për fansat e tij në Nju Jork në “Apollo Theater” dhe ka qenë një koncert ku fansave nuk i është dashur të blejnë asnjë biletë, pasi koncerti ka qenë një dhuratë nga Bieber.

Fansa të të gjitha moshave janë lejuar të marrin pjesë në këtë koncert duke ju nënshtruar vetëm një kontrolli rutinë të badigardëve të Bieber. 13vjeçarja Angelica Ramon ka shpërthyer në lotë teksa i tregonte reporterëve se sa e emocionuar ishte që ndiqte për të parën herë Justin Bieber live.

“Është e jashtëzakonshme! Provova një emocion të cilin as që mund ta përshkruaj”, ka thënë ajo. Një tjetër fanse e këngëtarit dhe familja e saj kanë udhëtuar nga Kuvajti vetëm për të qenë në këtë koncert, një vendim i marrë pak minuta pasi mësuan për këtë koncert surprizë të Justin Bieber në Nju Jork.

Këngëtari kanadez, 18 vjeçari kanadez i muzikës pop është ndalur në 9 qytetet të 7 shteteve për të mbajtur koncertet e tij të turneut, përgjatë vetëm 2 javëve. Gjithçka çfarë ka ndodhur në këtë turne do të shfaqet më 21 Qershor, vetëm dy ditë pas përfundimit të tij si një program special në ekranin e NBC.

Ndërkaq, për fansat në të gjithë botën këtë 19 Qershor ka dalë në treg albumi i tij i dytë, “Believe”, album të cilin për ta promovuar ndërmori edhe këtë turne botëror, i cili u ndal në skena të ndryshme të botës dhe përfundoi me këtë koncert surprizë, dhuratë për fansat e tij në Nju Jork.

 
Lajme Shqip Saturday, 09 June 2012 09:00

Justin Bieber tregoi anën e tij agresive për publikun së fundmi, kur sulmoi një fotograf që i prishi intimitetin në daljen me të Selena Gomez nga një qendër tregtare, por 19 vjeçarja, në një intervistë për “Elle”, nxori në pah anën më të butë të këngëtarit, të cilësuar prej saj si një “romantik i pashpresë”.

Duke folur në revistën për të cilën Gomez realizoi edhe disa fotografi joshëse, ajo zbuloi se si 18 vjeçari mori me qera pallatin gjigant të sportit në Los Anxhelos, “Staples Center” me 20 mijë vende, në mënyrë që ata të shijonin në vetmi skenat prekëse të filmit “Titaniku”.

”E kisha përmendur kalimthi në makinë, që doja të shikoja Titanikun, kur ai një ditë vjen më merr dhe më çon në pallatin e sportit, vetëm për të parë vetëm filmin. Ana e tij romantike del shumë shpesh në dritë”, rrëfeu Selena.

Përveçse romantik, Bieber ka edhe një anë tjetër që shumë pak persona e njohin, shpërqendrimin.

”Mund të numëroj të paktën shtatë raste në të cilat makinës sonë i është mbaruar benzina në mes të autostradës. Për fat të mirë, ka qenë mamaja ime ajo që na ka ardhur në ndihmë dhe na ka shoqëruar me makinën e saj në koncerte”, shtoi 19 vjeçarja.

 
Lajme Shqip Tuesday, 29 May 2012 08:00

Idhulli i shumë adoleshentëve, Justin Bieber, duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje në një rajon policie në Los Anxhelos, pasi një fotograf e akuzoi për agresion fizik pas daljes nga një qendër tregtare.

Përballja duket se ndodhi kur “paparaci” u përpoq të fotografonte 18 vjeçarin, përkrah të dashurës së tij, Selena Gomez, në daljen e kompleksit.

Sipas të dhënave, Bieber u kacafyt me fotografin dhe e goditi me këpucë. Si rrjedhojë, fotografi, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur, pësoi disa dëmtime të lehta dhe u trajtua shkurtimisht në spital, përpara se të lejohej të largohej.

Një sherif i zonës bëri me dije se policia ka kontaktuar me Bieber dhe i ka kërkuar që të paraqitet në polici, pasi ai ishte larguar nga vendngjarja pas mbërritjes së patrullës.

Dëshmia e 18 vjeçarit duhet për t’ia bashkëngjitur padisë së fotografit për rrahje. Justin dihet që është trajnuar për goditje nga gjigandi i boksit Mike Tyson. Aftësia e tij goditëse  i bën më të besueshme akuzat e ngritura nga fotografi.

Është e paqartë nëse ky i fundit do të vendosë ta çojë deri në fund çështjen, duke e dërguar dosjen në gjykatë, së bashku me një kërkesë dëmshpërblimi nga adoleshenti.

Kjo është hera e parë që Justin humbet gjakftohtësinë e tij në publik.

Imazhet e kapura nga një fotograf i dytë treguan se e dashura e tij Selena Gomez u ndie e pashqetësuar, duke ndihmuar të dashurin e saj që të rikuperonte kapelen që i ra gjatë sulmit, përpara se të largohej nga vendngjarja përkrah tij.

 
Lajme Shqip Tuesday, 15 May 2012 14:05

Një ngjarje mjaft e sikletshme i ka ndodhur Justin Bieber teksa ngjiste skenën në “Wango Tango 2012” të Kalifornisë.

Teksa shkëputej nga turma e fansave për t’u ngjitur në skenë, modeli i pantallonave me shtrat të varur ka bërë që Justin-it t’i zhvishen kollaj nga prekjet e euforishme të fansave.

Incidenti i tij ka bërë që të shpërthejnë polemika se çfarë po ndodh me fëmijët, adoleshentët dhe me stilin e tyre të pantallonave tejet të lira.

Ngjarja ka ndezur këtë debat duke e cilësuar këtë stil veshje të adoleshentëve si aspak tërheqës, por që i bën ata të duken sikur mbajnë pelena veshur.

Ndërkaq, komentet e mediave ndërkombëtare e kanë ironizuar incidentin e Biber duke shtuar se e dashura e tij, Selena Gomez duhet ta qortojë atë që ta shtrëngojë më mirë rripin e pantallonave.

Moda e adoleshentëve që veshin pantallona të stërmëdha dhe madje edhe pa rrip, i ka këto incidente nga pas, shtojnë gazetat.

Por Justin Bieber e ka kaluar me sportivitet episodin dhe miqtë e tij e kanë komentuar ngjarjen si diçka që mund t’i ndodhë kujtdo. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 28 December 2011 15:54

Shumë prej VIP-ave në mbarë botën janë treguar zemërgjerë gjatë këtij viti, por më të veçuarit prej tyre kanë qenë Lady Gaga dhe Justin Bieber me bujarinë e tyre.

– Lady Gaga është nderuar pasi ka zënë vendin e parë. Ajo njihet për fushatën e saj të anti-bullying, për të cilën mori pjesë edhe në një takim në Shtëpinë e Bardhë. 25-vjeçarja gjithashtu ka krijuar fondacionin Born This Way për të ndihmuar fëmijët e shkollave.

– Megjithëse gjatë këtij viti e gjeti veten të përfshirë në një skandal seksual, më i riu i VIP-ave, 17-vjeçari Bieber ka qenë edhe një nga zemërgjerët më të mëdhenj. Justin është njohur për kontributin e tij ndaj organizatës “Pencils of Promice” dhe për kontributin në ndërtimin e 41 shkollave në Amerikën Qëndrore. Ai gjithashtu ka qenë donator edhe për shoqatat në ndihmë të fëmijëve të sëmurë ‘Make a Wish Foundation’, ‘Toronto’s Daily Bread Food Bank’ dhe ‘Children’s Wish Foundation’. Justin ka dhënë edhe koncerte falas për nxënësit e shkollës Whitney Elementary School në Las Vegas, ku shumica prej tyre janë të pastrehë.

– Aktori 50 vjeçar George Clooney është nderuar si ambasadori i viktimave të Sudanit.

– Will dhe Jada Smith kanë zënë vëndin e katërt me fondacionin e tyre duke investuar nëpër projekte edukimi.

– 37 vjeçari Leonardo Di Caprio është vlerësuar për punën e tij mbështetëse me programin edukues në mbrojtje të kafshëve.

– Ndërsa aktori 41 vjeçar Matt Damon është nderuar për kontributin e tij që ka dhënë ndaj organizatës së Ujit.

– Gazetarja e famshme Ellen DeGeneres, 53 vjeçare, është vlerësuar për kontributin e saj në sensibilizimin botëror mbi sidën.

– Çifti i famshëm Brad Pitt 48 dhe Angelian Jolie 36 vjeçe, janë falënderuar për kontributin e tyre me 300 mijë dollarë për organizatën humanitare të Somalisë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 25 December 2011 11:30

Ditën e enjte këngëtari adoleshent Justin Bieber ka dhënë shfaqjen e tij për Krishtlindje në vendlindje, dhe në këtë koncert kanë qenë të ftuar edhe familjarët e tij.

Teksa këndonte në skenë, ai papritmas ka thërritur të ngjitet një princeshë e vogël, dhe jo e dashura e tij Selena. Princesha ka qenë motra e tij 3-vjeçare Jazmyn.

Pas një interviste të shkurtër që i ka bërë motrës së tij, ata të dy kanë filluar të këndojnë në duet këngën e Justinit “Baby”. Një moment i bukur dhe emocionues për familjarët e tij që e ndiqnin nga rreshti i parë.

Përpara kësaj shfaqjeje, Bieber ka patinuar me lojtarët profesionist të hokeit, lojtarët e Toronto Maple Leafs, dhe menjëherë pas kësaj ngjarje, veshja e tij sportive u shit në ankand në eBay për më shumë se 40 mijë dollarë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 03 December 2011 12:45

Këngëtari adoleshent ka qenë i ftuar në programin televiziv të gazetarit të famshëm David Letterman.

Si idhulli i mijëra fansave nëpër botë, ai e ka shfaqur veten denjësisht derisa rastësisht biseda e ka nxjerrë në një provë aspak të lehtë për të.

Duke thënë se me koncertet e tij kishte qenë në gjithë botën, në të gjitha kontinentet, Letterman e ka pyetur “Atëherë më thuaj emrat e kontinenteve ku ka qenë…”

Menjëherë dallohet fytyra e Bieberit e vënë në siklet, që fillon të numërojë me gishtat e dorës kontinentet me gjysëm zëri “Azia, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut, Afrika, Antarktida dhe Poli i Veriut”.

Kur ka dëgjuar të qeshurat e publikut e ka kuptuar që po gabonte dhe është vënë akoma më shumë në siklet.

Me ndihmën e Letterman, Bieber ka arritur të përmendë edhe tri emra të tjerë, Kanadanë, Australinë dhe Francën. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 13:45

Që Justin Bieber është shndërruar në një nga ikonat e adoleshentëve, tashmë dihet! Por urojmë që mbathjet rozë për meshkuj të mos kthehen në një stil të ri për adoleshentët.

Pantallonat me bel shumë të ulët për meshkuj, janë tendenca e fundit e veshjeve, që ndonjëherë mund të bëhen shkaktarë të ndonjë ngjarje të pakëndshme.

Teksa Justin kishte dalë me të dashurën e tij Selena Gomez për të shëtitur qenin, një përkulje e tij drejt qenit ka bërë që mbathjet e tij të zbulohen të tëra!

Por kjo gjë nuk e ka shqetësuar aspak 17 vjeçarin, i cili ndihet i lehtësuar tashmë që testi i ADN-së ka vërtetuar që ai nuk është babai i djaloshit 4 muajsh Tristan.

Ndërkohë, 21 vjeçarja Mariah Yeater kërkon që testi të ribëhet pasi njëri prej pjesëtarëve të palës së saj mbrojtëse, nuk ishte i pranishëm gjatë bërjes së testit të ADN-së. Ajo dyshon që testi nuk është bërë duke ju nënshtruar kontrolleve të duhura. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 12:31

Ditën e djeshme mësohet se i është nënshtruar testit të ADN-së këngëtari 17 vjeçar, Justin Bieber.

I akuzuar që në muajin tetor nga 21 vjeçarja Mariah Yeater se ai ishte babai i djalit të saj 4 muajsh, Justin Bieber është dukur i qeshur dhe shumë në harmoni me të dashurën e tij Selena Gomez, pasi i është nënshtruar testit të ADN-së për të përgënjeshtruar akuzat e vajzës.

Që në fillim Justin i ka përgënjeshtruar akuzat dhe se vajzën që e akuzonte se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të në ambientet e tualetit pas përfundimit të një prej koncerteve të tij, ka thënë se nuk e njihte dhe se nuk e kishte parë ndonjëherë. Nga ana tjetër, avokatët e vajzës kanë thënë se ajo zotëron fakte shumë bindëse. Por përgjigjja përfundimtare tashmë do të vij nga rezultati i AND-së.

Çështja gjyqësore ndaj Justin është hapur dhe nëse Mariah ka mashtruar rrezikon burgim ndaj akuzës për mashtrim. (LajmeShqip.com)

 

12