12
 
Lajme Shqip Tuesday, 24 June 2014 13:02

Urimet për marrjen e statusit kanë ardhur edhe nga opozita shqiptare. Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli në urimet e saj për marrjen e statusit kandidat shprehet se merita për marrjen e tij është e Berishës, ndërsa Rama sipas saj duhet të hapte negociatat.

“Urimet më të përzemërta gjithë shqiptarëve për statusin e vendit Kandidat për Shqipërinë!Vendi ynë e meritonte! Ky status është meritë totale e shqiptarëve dhe e Qeverisë së Sali Berishës”, shkruan ajo në Facebook.

Sipas Topallit ka qenëRama ai që e ka penguar statusin. “Propozimi për Statusin është bërë 3 herë rresht, për 2 vite rresht nga Komisioni dhe nga PE, por ai nuk u kry formalisht për vite, sepse Rama e minoi atë me vendosmëri e pashpirtësi. Fillimisht përmes bojkotit 6 mujor të Kuvendit dhe në fund për shkak të mosvotimit të 3 ligjeve të famshme që kërkonin votën e PS! Dëmi që Rama i ka shkaktuar vendit është shumë i rëndë dhe jo vetëm në terma financiar, dhe, vetëm për arsyen se statusi nuk duhej të merrej me qeverinë demokrate! Sikur Rama të mos kishte minuar për vite Statusin sot ne jo vetëm do kishim të hapura negociatat, por do kishim bërë shumë hap a të tjera përpara në rrugën drejt BE ! Për Shqipërinë, Rama është një kosto e madhe”, përfundon Topalli.

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 04 March 2014 13:01

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka dalë  kundër kryetarit aktual të  PD-së , Lulzim Basha.

E ftuar në  emisionin “Channel One”, Topalli u shpreh: “Basha është  kryetari i ri i PD-së . Është  tjetër gjë  Partia Demokratike dhe tjetër gjë  është  kryetari”.

E pyetur se çmendim ka për kryetarin Basha, Topalli përsërit: “Për organizimin unë  dhashë opinionin tim personal për zotin Basha. Është  tjetër gjë  Partia Demokratike dhe tjetër gjë  është  kryetari. Berisha është  personaliteti që  rrëzoi diktaturën që  udhëhoqi proceset demokratike dhe ishte fryma e PD-së ”. Topalli lë të kuptohet se nuk e ka fort “qejf” kryetarin aktual dhe se do të preferonte që të ishte Berisha sërish në krye të PD-së. 

Topalli tha gjithashtu se protesta e 20 shkurtit nuk ishte e PD-së , por e qytetarë ve sepse PD-ja i organizoi ndryshe protestat.  Më  tej ish-kryeparlamentarja tha se nuk do ta pranonte kurrë një  koalicion me LSI-në, edhe në  qoftë  se kjo e fundit do të  shkëputej nga koalicioni aktual./shekulli/

 
Lajme Shqip Sunday, 22 December 2013 13:28

-Janë plot 24 904 761 lekë të shpenzuara nga ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli për udhëtimet e saj gjatë tetë viteve të qëndrimit në detyrë.  Përballë shifrave të tilla marramendëse interesant është numri i udhëtimeve të kryera gjatë 8 viteve të drejtimit si Kryetare e Kuvendit. Zyrtarisht, ish-Kryetarja e Kuvendit ka realizuar 66 vizita zyrtare të Kryetares së Kuvendit, me ftesë të homologëve, 45 vizita në Shqipëri të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të ndryshme me ftesë të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, 21 konferenca ndërkombëtare të organizuara në Shqipëri dhe pjesëmarrje të Kryetares së Kuvendit në 48 konferenca të ndryshme ndërkombëtare.

Udhëtimet dhe shpenzimet

Për katër muajt e parë të marrjes së detyrës, që përkon me vitin 2005, ish –kryetarja e Kuvendit ka shpenzuar vetëm 137 mijë lekë udhëtime. Gjatë këtij viti janë kryer vetëm dy vizita zyrtare (Itali, Kosovë). Por një vit më pas, në vitin 2006, shuma do të shumëfishohej duke kapur vlerën 3.3 milionë lekë. Në këtë vit janë realizuar 5 vizita zyrtare (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani,Austri, Belgjikë, Slloveni). Ajo ka marrë pjesë dhe në 8 konferenca ndërkombëtare. Shpenzimet më të mëdha janë në vitin 2007, ku deputetja Topalli ka paguar për udhëtimet jashtë shtetit një vlerë prej 4.7 milionë lekësh. Kjo shifër ka ardhur duke u zbritur në vitet e mëvonshme, kjo edhe për shkak të fillimit të përgatitjeve për zgjedhjet e përgjithshme, ku përgjithësisht politikanët mundohen që të reduktojnë udhëtimet jashtë shtetit për të qenë prezent në zonat e tyre. Janë realizuar gjatë këtij viti 14 vizita zyrtare, (Çeki, Rumani, Poloni, Francë, Danimarkë, Kinë, Luksemburg, Kosovë, Hungari, Kanada, Belgjikë, Turqi, Maqedoni). Pjesëmarrje në konferenca jashtë vendit janë vetëm 4. Për vitin 2008 nga Kuvendi janë paguar për 3.36 milionë lekë për udhëtimet. Gjatë kësaj kohe janë kryer 15 vizita zyrtare (Kuvajt, Katar, Bahrein, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabi Saudite, Jordani, Letoni, Bosnjë-Hercegovinë, Hungari, Zvicër, Spanjë, Bullgari, Angli, Francë) dhe 4 konferenca jashtë. Ndërsa një vit më pas, që përkon me vitin  e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, janë shpenzuar 3.2 milionë  lekë . Ky vit përkon dhe me 4 vizita zyrtare (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mali i Zi, Kroaci, Itali) si dhe ka qenë në 6 konferenca ndërkombëtare. Për vitin pasardhës shpenzimet e Kuvendit për udhëtimet e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli janë rritur sërish duke tejkaluar 4 milionëshin. Gjatë muajve të parë të vitit 2010, Kuvendi do të bllokonte edhe pagën e deputetëve të Partisë Socialiste duke e lidhur me mungesën e tyre me bojkotin që ndërmori opozita për shkak të pretendimit të saj për manipulim të zgjedhjeve të 2009-s. Gjatë vitit 2010 ka marrë pjesë në 9 konferenca ndërkombëtare dhe ka bërë 10 vizita zyrtare (Austri, Egjipt, Turqi, Gjermani, Suedi, Azerbajxhan, Itali, Marok, Rusi, Indi).  Në vitin 2011 ku Shqipëria u përball me ngjarjet e 21 janarit dhe me zgjedhjet vendore, shumat e shpenzuara nga legjislativi kanë pësuar një përgjysmim duke zbritur në rreth 2 milionë lekë për të vijuar përsëri rritjen më pas për vitin 2012 me 3 milionë lekë. Në vitin 2011 janë realizuar 6 vizita zyrtare (Pakistan, Kuvajt, Hungari, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë) dhe për vitin 2012 janë bërë 8 vizita (Austri, Danimarkë, Itali, Azerbajxhan, Turqi, Jordani, Bullgari, Kosovë). Gjatë këtyre dy viteve , ish-kryetarja ka marrë pjesë në 14 konferenca ndërkombëtare. Për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të këtij viti dhe kohës së shkurtër të mandatit, edhe udhëtimet e Kryetares së Kuvendit kanë njohur një ulje drastike , e cila është pasqyruar edhe në shpenzimet e Kuvendit që janë tepër të ulëta krahasuar me vitet e tjera. Për periudhën janar –shtator 2013, Kryetarja e Kuvendit ka shpenzuar për udhëtime 755 mijë lekë. 

Automjeti i Topallit për fushatë konsumon edhe naftë, edhe benzinë

Zbardhet faturat e shpenzimeve të karburantit për tre makinat e përdorura nga ish-kryetarja e Kuvendit

Gjatë tetë viteve të saj si drejtuese e Kuvendit, ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka përdorur 3 automjete me targa zyrtare.  Shuma e paguar nga Kuvendi vetëm për karburant për këto automjete është në total 12 059 144 lekë. Në automjetin me targë  TR0015Z që është përdorur gjatë 8 viteve të detyrës së saj,  janë konsumuar 56 460 litra  benzinë me vlerë 7 120 026 lekë. Zakonisht automjetet përdorin ose naftë ose benzinë. Por çuditërisht automjeti i përdorur nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka konsumuar përveç benzinës, edhe 340 litra naftë në vitin 2009 dhe 350 litra naftë në vitin 2010. Vlera e naftës, bazuar edhe mbi çmimet e kohës ka qenë 110854 lekë. Automjeti i dytë i përdorur gjatë ushtrimit të detyrës si Kryetare e Kuvendit me targë TR0016 Z është përdorur deri në vitin 2007 dhe në vitin 2008 është zëvendësuar me automjetin ML me targë TR 0022Z. Kështu në automjetin e parë të përdorur për tre vitet e para të detyrës, janë shpenzuar  810478 lekë për  7252 litra naftë. Në këtë rast, bie në sy që ky automjet ka përdorur vetëm naftë dhe  jo lëndë të tjera djegëse si në rastin e parë. Por edhe automjeti i vënë më vonë në shërbim të kryetares së Kuvendit me targë TR 0022Z, çuditërisht ka punuar edhe me naftë, edhe me benzinë. Nga viti 2008 e deri në lënien e detyrës në shtator janë konsumuar 2638 litra naftë me vlerë  3 970 184 lekë dhe 300 litra naftë me vlerë 47602 lekë. 

Vitet me më shumë shpenzime

Rritja e shpenzimit për karburant ka ndodhur në vitin 2007 që  ka përkuar edhe me zgjedhjet vendore. Edhe pse fushata mbaroi, konsumi i lartë ka vijuar edhe për dy vitet e tjera. Në vitin 2009 kur ishin edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, shpenzimet kanë qenë  1 124 806 lekë për mbi 8 mijë litra benzinë. Madje në këtë vit është bie në sy edhe blerja e sasisë së 340 litrave naftë. Edhe më e rastësishme është përputhja e blerjes së sasisë tjetër të naftës për një automjet që edhe dokumentet e tij I ka të regjistruara që punon me benzinë. Kështu në vitin aktual, që ishte edhe një vit elektoral, kryeparlamentarja ka shpenzuar për 9 muajt e saj  5200 litra benzinë si dhe 350 litra naftë për të njëjtin automjet.  Edhe në automjetin e ri të marrë nga Kuvendi për t’i shërbyer kryetares së Kuvendit,  me targë TR 0022 Z është blerë naftë për vitin 2013. Në një vit zgjedhor,makina e ish kryetares së Kuvendit ka konsumuar 3980 litra  benzinë si dhe 100 litra naftë.  Edhe në vitin 2010, ky automjet ka konsumuar 4 mijë litra benzinë dhe 200 litra naftë, edhe pse në dokumentet e tij automjeti  ML350  punon vetëm me benzinë. Sipas parametrave teknikë, ky automjet për 100 km, harxhon nga 6.5-16 litra.  

Akuzat

Balla:Topalli udhëtonte me biznes klas

Deputeti i PS-së, Taulant Balla do të akuzonte në seancën e 8 nëntorit ish- kryetaren e Kuvendit, Jozefina Toaplli për shitje vendesh pune në këmbim të parave, për shpenzime marramendëse me fluturime biznes klas dhe karburant për transportin, 7 milionë lekë në muaj. “A e dini sa harxhonte Jozefina Topalli në një vit për naftë dhe benzinë. Vetëm makinat e Xhozefinës dhe të rojeve të saj, faturonin 84 milionë lekë në vit, ose 7 milionë lekë në muaj. Nga buxheti ky I Kuvendit të Shqipërisë dhe I referohem materialit të Kuvendit për buxhetin e vitit 2012. Pra vetëm Jozefina digjte naftë dhe benzinë sa ndihma ekonomike e 350 familje në muaj, apo 4200 familjeve në vit.

Zoti Kryetar i Kuvendit, meqenëse Jozefina Topalli kishte sot diskutimin e radhës patetik, për rregullimin e transportit për funksionarët publikë, duhet sot të marrim nj vendim dhe të hedhim një sy dhe të kontrollojmë se si u shitën 100 makina të deputetëve në vitin 2009 me vlera krejtësisht qesharake. I shiti Xhozefina, i shiti të gjitha. Nuk kam as një inat personal, sepse nuk isha unë një ndër blerësit e atyre makinave, pavarësisht se shiti dhe makinën që më takonte mua. Makinën që unë si deputet i Librazhdit përdorja, Xhozefina ja shiti Pashukut të radhës me një çmim qesharak, 2 milionë lekë të vjetra. Xhozefina Topalli duhet hetuar edhe për këtë. Zonja Jozefinë, aty ku je duke u krehur apo duke u rregulluar, nëse për Shkodrën ishte deputete, je e vetmja këtu në Kuvend që për Lufthansën je senatore. Flas senatore sepse je njeriu që ka fluturuar më shumë se çdo kush tjetër në Republikën e Shqipërisë në këto 20 vjet. E thashë dhe e përsëris, se kjo shpjegon se çfarë ka qenë kryetarja e Kuvendit në 8 vite me radhë. Duhen 72 herë ti biesh botës vërdallë që të plotësosh numrin e miljeve që ka bërë zonja Xhozefinë me paratë e Kuvendit të Shqipërisë. Nuk udhëtonte në klas tjetër, vetëm biznesin njeh, e paskan pas edhe në fis. 996.368.000 lekë të harxhuara nga Jozefina Topalli vetëm për bileta avioni biznes klas, në 8 vite në krye të Kuvendit”, ka deklaruar deputeti Taulant Balla në seancën plenare të muajit të shkuar ku u miratuan shkurtimet e shpenzimeve për zyrtarët e lartë. 

Debati për largimet nga puna

Ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzon pasardhësin e saj, Ilir Meta, për shkarkime në administratën e Kuvendit. Ish-kryeparlamentarja i kërkoi në seancën e një jave më parë pasardhësit që të japë sqarime për shkarkimet që, sipas saj, po ndodhin në administratën e Kuvendit. “Deri tani janë hequr 45 dhe janë në listë dhe 25 të tjerë, nga një administratë që përbëhet me mbi 200 vetë, është shpenzuar paraja e dynjasë që të trajnohen këta njerëz dhe këta janë hequr nga puna”, do të shprehej Topalli. Deklaratat e Topallit duket se bien ndesh me veprimet e kryera nga ajo vetë në kohën që ka drejtuar Kuvendit. Gjatë 8 viteve të drejtimit të saj si Kryetare e Kuvendit, mësohet se Jozefina Topalli ka shkarkuar 44 persona, edhe pse një pjesë e tyre kishin vite që punonin në administratën e Kuvendit. Në listën që disponon “Shekulli”, rezulton se dhjetë prej shkarkimeve të saj, janë punonjës që u emëruan po në kohën kur ajo vetë ka qenë Kryetare e Kuvendit. Gjatë 8 viteve të saj janë kryer 130 emërime. /shekulli/

 

 
Lajme Shqip Friday, 13 December 2013 12:31

Ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetari i ri, Ilir Meta debatuan dje  në lidhje me shkarkimet në administratën e Kuvendit. Në seancën e djeshme, ish-kryeparlamentarja i kërkoi pasardhësit që të japë sqarime për shkarkimet që, sipas saj, po ndodhin në administratën e Kuvendit.“Sot shënohet 23 vjetori i PD-së dhe unë sjell në vëmendje, sot këtu, se janë hequr një numër i madh grash, femrash nga puna, janë hequr nga puna administrata e Kuvendit. Deri tani janë hequr 45 dhe janë në listë dhe 25 të tjerë, nga një administratë që përbëhet me mbi 200 vetë, është shpenzuar paraja e dynjasë që të trajnohen këta njerëz dhe këta janë hequr nga puna. Ju përsërisni këtu se jeni konstruktiv, por keni hequr nga puna njerëz që merreshin me botimet e Kuvendit, redaktorë, punonjës të aftë. Nëse konstruktiviteti është të bëni terror ky është një lajm shumë i keq dhe dhurata më e shëmtuar që mund t’i bëni vendit, ditën e themelimit të Partisë Demokratike”. I menjëhershëm ishte reagimi i Kryetarit të Kuvendi i cili propozoi ngritjen e një komisioni hetimor të drejtuar nga vetë deputetja Jozefina Topalli dhe deputeti Taulant Balla. “Ju bëni kërkesën me pretendimet konkrete dhe unë ju jap sqarim për çdo çështje për çdo gabim që mund të jetë bërë. Të ngremë një komision parlamentar për pushimet në administratën e Kuvendit dhe që javën që vjen të japin llogari personat përgjegjës për çdo emërim. Ju bëni një kërkesë në emrin tuaj ose të grupit parlamentar. Kuvendi duhet të jetë shembulli i parë ku zbatohet ligji”, deklaroi Meta.

 

Shkarkimet e Topallit

 

Deklaratat e Topallit duket se bien ndesh me veprimet e kryera nga ajo vetë në kohën që ka drejtuar Kuvendit. Gjatë 8 viteve të drejtimit të saj si Kryetare e Kuvendit, mësohet se Jozefina Topalli ka shkarkuar 44 persona, edhe pse një pjesë e tyre kishin vite që punonin në administratën e Kuvendit. Në listën që disponon “Shekulli”, rezulton se dhjetë prej shkarkimeve të saj, janë punonjës që u emëruan po në kohën kur ajo vetë ka qenë Kryetare e Kuvendit, siç është rasti i Sekretarit të Përgjithshëm, Albert Kushti, drejtorëve të Drejtorive Ilir Dervishi dhe Benon Paloka, specialistes së informatikës, Arion Ballka dhe këshilltarit të komisionit, Eugen Pepa. Shkarkimet e kryera gjatë këtyre viteve rënduan së tepërmi buxhetin e këtij institucioni, i cili një vit më parë u detyrua që t’i kërkonte Gjykatës së Tiranës që të paguante të larguarit nga puna padrejtësisht me këste. Edhe pse periudha e drejtimit ka përkuar me një vit krize ekonomike, Kuvendi shtoi edhe 70 vende. Fenomeni tjetër ishte ai i rekrutimit të punonjësve, kryesisht nga zona apo krahina prej nga vjen dhe titullari. Në këtë rast, nga qarku i Shkodrës, vetëm nga vështrimi i organigramës së këtij institucioni në rang drejtorësh, rezulton se shumica e tyre janë me orgjinë nga rrethi i Shkodrës dhe më e pakta nga qarku i Shkodrës. Nga 23 drejtorë apo krerë shërbimesh në Kuvend, 12 prej tyre janë me origjinë nga vendlindja e kryeparlamentares Jozefina Topalli. Një raport i tillë shtrihet edhe më poshtë në të gjithë administratën e Kuvendit.

 

Metodika e shkarkimeve

 

Që me ardhjen e saj, filluan edhe shkarkimet e para, kryesisht me këshilltarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm. Por në vitin 2010, kryetarja e Kuvendit do të nxirrte metodën e provimeve. Në vitin 2010, do të dilnin dy urdhra ku do të testoheshin të gjithë punonjësit e administratës së Kuvendit. Në urdhrin e parë, pavarësisht se pa u bazuar në asnjë referencë ligjore dhe në kundërshtim me statusin e nëpunësit civil, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit me anë të një urdhri të nxjerrë në datën 7 prill 2010, i bën me dije të gjithë shërbimit legjislativ të këtij institucioni se për të mbajtur vendet e tyre të punës shumë shpejt do t’i nënshtroheshin një testimi të njohurive të tyre mbi fushën juridike. Argumenti i dhënë prej tij në letër ishte sigurimi i përmbushjeve të detyrave më mirë. “Për të siguruar përmbushjen e detyrave me një cilësi më të lartë të parashikuar në përshkrimin e punës për secilin prej pozicioneve të stafit të shërbimit dhe për të evidentuar nivelin profesional stafi i shërbimit legjislativ do t’i nënshtrohet një testimi mbi njohuritë e domosdoshme që zotërohen dhe aplikohen prej tij në punën e përditshme”, – thuhet në këtë urdhër të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm që mban numër protokolli 964. Në atë urdhër do të theksohej se këshilltarët juridikë do të testohen mbi njohuritë e azhurnuara në lidhje me Kushtetutën, Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, Rregulloren e Kuvendit, Ligjet kryesore organike të institucioneve kushtetuese, kodet dhe pjesë të tjera të legjislacionit shqiptar, përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE-së. Gjithashtu, këshilltarët juridike do t’i nënshtrohen një provimi edhe për mënyrën e shkrimit ligjor dhe draftimin, hartimin e opinioneve ligjore mbi një arsyetim ligjor dhe përgatitjen e prapësimeve apo mbrojtjes ndaj kërkesave apo kërkesë padive. Pjesë e këtij testimi do të bëhen edhe këshilltarët dhe sekretarët e komisioneve të përhershme parlamentare. Në të njëjtën ditë do të dilte edhe një urdhër i dytë me numër protokollimi 965, i cili kësaj here përveç shërbimit legjislativ i drejtohet edhe shërbimit administrativ dhe atij të informacionit e dokumentacionit, duke përfshirë kështu thuajse pjesën dërrmuese të nëpunësve të këtij institucioni. Me anë të tij, punonjësit e këtyre shërbimeve njoftoheshin se brenda muajit dhjetor të këtij viti do t’i nënshtroheshin një provimi lidhur me njohuritë mbi gjuhën angleze. 

Në vitin 2006, institucioni legjislativ ka pasur plot 410 të punësuar, nga të cilët kanë qenë 130 shoferë deputetësh (kaq ka qenë numri i shoferëve të deputetëve, pasi pjesa tjetër e deputetëve ishin ministra dhe shoferët paguheshin nga dikasteret përkatëse). Kështu, nëse zbresim nga numri total prej 410 punonjësish që kishte Kuvendi në vitin 2006, numrin 130 që ishte numri i shoferëve, del se ky institucion në atë vit kishte 280 të punësuar në administratë.

 

Batuta

 

Topalli: Sot është 23 vjetori i themelimit të PD. Një ndër ngjarjet madhore që ka ndryshuar tërësisht jetën dhe zhvillimet demokratike në Shqipëri. Për dhuratë për themelimin e PD-së, sot në administratën e Kuvendit të Shqipërisë janë hequr përsëri një numër i pafundmë gra, zonjash, djemsh. Kur kryetar ka qenë Pjetër Arbnori dhe sistemet janë ndryshuar, nuk ka hequr aq shumë nga administratë publike sa janë hequr nga ju. Deri në këtë moment që po flasim janë hequr nga administrata e Kuvendit 45 dhe janë në  listë pritje 20 të tjerë që e çon numrin në 65-68 në një administratë që përbëhet gjithsej nga 208 vetë.

Ilir Meta: Unë mendoj që të mos ngatërrojmë dy çështje. Festën e Partisë Demokratike, që është edhe një festë për demokracinë në vend meqenëse është partia e parë opozitare, me problemet e administratës së Kuvendit, e cila shpresoj që nuk ka qenë partiake dhe nuk duhet të jetë partiake. Këto informacione që keni ju, unë nuk i kam. Ju i paskeni më të sakta se unë. Kam qenë jashtë.

Topalli: Ju lutem bëhuni serioz.

Meta: Për shkak të seriozitetit që ka kjo çështje, e cila nuk duhet të përzihet me festën e PD-së, unë edhe pse s’kam për detyrë të bëj interpelancë, sepse nuk ka interpelancë kryetari i Kuvendit, por unë jam gati që në çdo kohë që ju e kërkoni, të bëj një interpelancë këtu për problemet e reformës. 

Topalli: Nuk ka ndodhur kurrë. Keni shkatërruar administratën. Ti nuk ke faj. Nuk e ka bërë as Pjetër Arbnori kur u ndërruan regjimet.

Meta: Për çdo gabim që mund të jetë bërë, unë jam gati që ta bisedojmë së bashku me ju. 

Topalli: Mendoj që në detyrën e kryetarit te Kuvendit duhet të kemi pak seriozitet. Ju e dini që nuk ka interpelancë me kryetarin e parlamentit. Një gjë e tillë është terror dhe do të jetë turp për çdo kryetar parlamenti që të merrte një pastrim dhe një revansh të tillë. 

Meta: Unë kam një propozim. Unë isha gati të bëja interpelancë edhe pse nuk lejohej. Mendoj të ngremë një komision hetimor parlamentar me dy bashkëkryetar, me zonjën Topalli dhe me zotin Balla që të shikojnë se si është zbatuar dhe zbatohet ligji. 

Arta Dade: E mbështes propozimin tuaj për një komision hetimor, që përveç çështjes në fjalë kam një tjetër shqetësim. Për vërejtjet që janë bërë nga KE për shpenzimet në Parlament dhe nga ky komision të bëhet një hetim i thellë për shpenzimet e Parlamentit në 8 vite.

 

Shkarkimet e Topallit

 

Lista e punonjësve të larguar nga zonja Topalli, të gjetur në  punë në vitin 2005, kur ajo u bë kryetare e Kuvendit dhe të shkarkuar nga ajo.

1.Antoneta Lagji, drejtore drejtorie

2.Artan Aliçka. specialist

3.Besnik Shamblli. këshilltar komisioni

4.Çlirim Çepani këshilltar

5.Oilaver Çela. specialist

6.Oritan Devole. drejtor Drejtorie

7.Dritan Selo. drejtor Drejtorie

8.Dhurata Ganci Pastruese

9.Edmond Kallaverja. shofer

10.Edmond Verçani, drejtor i Përgjithshëm

11.Gezim Veleshja, këshilltar komisioni

12.Idar Bistri, keshilltar komisioni

13.Ilia Laska. drejtor Drejtorie

14.Ismail Tershana. specialist

15.Juliana Latifi, këshilltare juriste

16.Kamelja Vojka, specialiste përkthyese

17.Katjusha Pogaçe, shefe sektori

18.Klevis Xhangolli, specialist Informatike

19.Liliana Toci. specialiste

20.Liri Xhangolli, protokolliste

21.Mehmet Loci. drejtor Drejtorie

22.Mimoza Pashai. sekretare

23.Nuri Beli, drejtor Drejtorie

24.Ornela Këmbora, drejtore Drejtorie

25.Përparim Zogu, specialist

26.Pranvera Xhelo, specialiste, përkthyese

27.Remzi Strazimiri, përgjegjës sektori

28.Roland Daci, shofer

29.Shefki Hysa. specialist

30.Shkëlqim Xhelili, punëtor mirëmbajtje

31.Skënder Duka. zëdhënës shtypi

32.Vasil Shamo, elektricist

33.Violeta Dushniku. ekonomiste finance

34.Vojsava Nelo. sekretare komision

Lista e disa prej të larguarve nga zonja Topalli të mare nga vetë ajo në punë nga viti 2005 e deri sot dhe të larguar po nga ajo deri në fund të mandatit të saj.

35.Albert Kushti, sekretar i Përgjithshëm

36.Arion Ballka. specialist Informatike

37.Benon Paloka. drejtor Drejtorie

38.Eugen Pepa, këshilltar komisioni

39.Ilir Dervishi, drejtor Drejtorie

40.Pal Serreqi, drejtor i Përgjithshëm

41.Pëllurnb Sherifi, drejtor Drejtorie

42.Teuta Xhindi. drejtore Drejtorie

43.Vjollca Zaçe. këshilltare ligjore

44.Valbona Gumi

Shkarkimet e Metës, (lexuar nga Topalli)

Sidita Saraçi

Elma Higega

Lek Negri

Jak Gjoni (elektriçist)

Gentiana Tabaku

Malton Dibra

Alfred Bojaxhi

Arben Grori

Bashkim Çoku

Shpëtim Kacaci

Fatmir Shkëmbi

Neada Selmani

Dorina Azo

Viktor Kazonizaj

Shpëtim Kelmendi

Altin Kraja

Tufik Kalleshi

Ornela Kiçi

Valbona Upcama – ( Topalli u shpreh për të se, “Kur i kanë dhënë fletën, ka ngrit dy gishtat lart dhe ka thënë rroftë Sali Berisha. S’tuten këto kur kanë bërë detyrën e shtetit. Se të jesh mbështetës i Partisë Demokratike, je armik. Çfarë e dallon një sistem demokratik nga një regjim diktatorial? Lufta e klasave more. Ato s’duhet të jetojnë, të punojnë, emri i tyre s’duhet të dëgjohet”.)

Ilda Ziu

Migena Dibra

Etrit Teliti –  (Topalli: Ka mbaruar për elektronikë. Ka bërë të gjithë sistemin e dixhitalizimit të Parlamentit). 

Suela Musta – (doktorante) 

Krenar Velçaj

Renald Meiko – (ka mbaruar jashtë shtetit, në Padova.) 

Flevio Muzali

Enis Hoxha

Zmian Veliaj

Eni Pilko – (është një filma që është dhënë në Kongresin Amerikan. Kur ne krenohemi për besën e shqiptarëve, të atyre që në kushtet e Luftës së Dytë Botërore kanë marrë dhe kanë mbrojt çifutët në vendin tonë. Është e bija e asaj familjeje. Kaq dini të bëni ju.) 

Blerina Toslluku

Jon Noja

Erdit Malaj

Arta Sakja – (në pritje këto) 

Agim Përllaku 

Kol Kamsi 

Jetmir Karini –  (në pritje)

Albana Elmazi 

Jana Troshani

Nivini Lekaj

Anton Dukagjini

Pjerin Kiri

Agim Caka

Erjon Meta

Elena Misja – (20 vjet në punë). 

Arjeta Çefa

Amanda Karapici

Keltion Hesolli 

Elmal Tauzi

Almina Bujari

Kostana Furrxhi

Erald Osmanllari

Albana Kraja

Irena Çobani 

Baki Shehu

Marjola Gjorga

Mirxhina Lekaj

Lek Trahaxhiaj

Rudi Shiroka

Zamira Musaraj 

Elena Toto

Rezarta Shtylla

Najada Kromilla 

 

Imami dhe Kodheli, ballë për ballë në Kuvend 

Kodheli: “Bëre gropë në buxhet”; Imami: “Ike në ’90-n nga frika e prokurorisë”

Për herë të parë që pas dorëzimit në Prokurori të kallëzimit për ish ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, ky i fundit është përballur direkt dje me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Kreu i dikasterit të Mbrojtjes deklaroi se kallëzimi penal për paraardhësin e saj ka ardhur pas auditimit të KLSH-së, ndërsa deklaroi se abuzimet kapin shifra marramendëse. “Unë nuk isha e papërgatitur për rrënimin dhe xhiron e firmave të hedhura pa teklif për të abuzuar me pronat dhe paratë e taksapaguesve, por pranoj që ajo që dinim ishte më pak sesa ajo që po zbulojmë dita-ditës duke parë nga brenda gropat e buxhetit dhe shpellat e korrupsionit. Më ka habitur niveli i ulët i mbrojtjes së tij”, tha Kodheli. “Duke dashur të mos merret me akuzën, sepse s’ka çfarë thotë, merret me mua apo me Edi Ramën, duke u marrë si një individ, jo si njeri i prezumuar i korruptuar, por si një presion politik. Ai thotë se kryeministri e ka bërë për arsye personale. Ai nuk ka faj se është mësuar të zbatojë urdhra nga lideri i tij. Zotëria nuk e imagjinon dot se marrëdhënia ime dhe marrëdhënia jonë me liderin e PS as ka qenë dhe as nuk do të jetë marrëdhënie pronar- çirak, siç e ka, jo vetëm ai, por kryetari i PD me liderin real të të dyve”, tha Kodheli. Ministria e Mbrojtjes nuk harroi të ironizojë pasardhësin e saj, pikërisht në ditën e themelimit të PD-së, duke i risjellë në vëmendje kur z.Imami do të kërkonte rrëzimin e Berishës si President. “ Edhe mua, edhe Edi Ramën, na urdhëron ligji. Edhe vendimet që marrim të gjithë së bashku, dhe në këtë unitet na mbajnë vlerat e familjes sonë politike ku s’bën vaki që këto vlera të mira t’i shkelim apo më keq. Të jem e sinqertë. Nuk ka nevojë të jesh psikolog të shohësh frikën në çdo rresht të tij. Ai ka frikë cilido do të ishte shumë i frikur po të ishte në pozicionin e tij sepse ai e di se çfarë zullumi apo zullumesh mund të ketë bërë. E keni humbur shansin të merreni me politikë që nga dita që hipët mbi tank për të gjunjëzuar Berishën, pastaj zbritët nga ai dhe u gjunjëzuat para tij”, deklaroi Kodheli. Ndërsa, ish-ministri Imami u shpreh se padia e dorëzuar në prokurori është urdhëruar nga vetë kryeministri Edi Rama. “Nuk do të bëj llomotitje parlamentare aq më tepër që zonja doli nga zyra e kryeministrit, dhe nuk doja ta bëja debat në Parlament për të mos e shqetësuar. Ajo i ka bërë këto kontrolle me një grup ekspertësh që nuk dihet se çfarë grupi është. Zbuloni çfarëdo që mund të zbuloni. Jeni të lutur ta bëni. E pafalshme është sulmi ndaj personit, mos flisni ndaj personit, këto sulme janë të vazhdueshme. Veproni gabim kur flisni për njerëz dhe mos kujtoni se ka frikë nga prokuroria dikush, sikurse ti që ke ikur më 1990 për 24 orë nga Posta Shqiptare për të mos u ballafaquar me vendin, mos kujto se e di ti dhe nuk e dimë ne, sesi ke ikur nga Banka Amerikane. Marrëdhëniet tuaja me kryeministrin janë marrëdhënie të njohura, të gjithë e dinë që ju bërtiste nga WC: Mimi mbaroi letra higjenike”, tha Arben Imami.

 

Berisha dhe Paloka

 

Ish-kryeministri Berisha dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, mbrojtën deputetin Imami ndaj akuzave të hedhura nga ministrja Mimi Kodheli. “Nëse zëdhënëset nuk vijnë të flasin për ligjin, por për veten e tyre është fyerje e rëndë. Të dalë zëdhënësja e Edvin Ramës të flasë për veten e vet është turp. Ligji është ligj, por kjo qeveri i ka zëvendësuar me mashtrime”, the Berisha, ndërsa Paloka deklaroi: “Të sulmosh ish-ministrin e Mbrojtjes të qeverisë që ka futur Shqipërinë në NATO, është e pafalshme. Po bëheni prokuror e gjykatës”.

 

Mesila Doda

 

Deputetja Doda kërkoi respektimin kuotave gjinore për emërimet e reja në shërbimin diplomatik. “Ministri i Jashtëm ka sjellë kandidaturat për ambasadorë dhe janë në limitet e kuotës gjinore dhe kandidaturat e tjera duhet të jenë gra. Nëse nuk do jetë kandidatura tjetër grua, aleanca e grave do të protestojë. Duhet që të respektojmë të drejtat e grave, siç ka qenë zv/drejtoresha e Policisë dhe ajo e INSTAT-it. Ju lutem, me pushtetin e Kuvendit, të respektohen”, tha Doda.

 

Ligji për tokën

 

Pas shtyrjes edhe me dy vjet të fuqisë së ligjit 9948 që ka të bëjë me dhënien e titujve të pronësisë të ish-tokave të kooperative, qeveria shqiptare do të shtyjë me dy vjet edhe ligjin 80 53 që ka të bëjë me dhënin e titujve të pronësisë me tokat bujqësore të shtetit apo të ndërmarrjeve shtetërore. Në të dyja ligjet rivendosja e fuqisë së veprimit do të shkojë deri në 31.12.2015. Të enjten e ardhshme do të kryhet miratimi në seancë plenare i ligjit 9948 që ka të bëjë me dhënien e titujve të pronësisë të ish-tokave të kooperative.

 

Heshtja për Mandelën

 

Pas replikave u mbajt një minutë heshtje në nderim te jetës dhe veprës së Mandelës.”Në respekt dhe mirënjohje të thellë për Nelson Mandelën dhe atë që ka bërë ai. Mandela ka lënë pas një trashëgimi se një njeri i vetëm mund të ndryshojë një vend. I dha Afrikës së Jugut lirinë që kërkonte dhe i dha botës një mësim atje ku racizmi dhe persekutimi ishin norma të shtetit “, tha Meta./shekulli/

 

 
Lajme Shqip Thursday, 28 November 2013 19:30

Tiranë -Janë 657.3 milionë lekë të shpenzuara nga Kuvendi gjatë 9 muajve të këtij viti. Gazeta “Shekulli” ka mundur që të sigurojë raportin dhe relacionin e përgatitur  nga administrata e Kuvendit për shpenzimet e kryera për periudhën në të cilën ka qenë drejtuar nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Ajo që bie në sy janë shpenzimet marramendëse për telefoninë dhe për sasinë e karburantit të blerë nga Kuvendi, në një vit elektoral ku pothuajse aktiviteti i tij është mbyllur që në maj, shumë kohë edhe para nisjes zyrtarisht të fushatës zgjedhore.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e zënë pagat të cilat arrijnë në 339 milionë lekë, ndërsa shpenzimet për sigurimet shoqërore kapin vlerën e 38 milionëve. Jo më pak janë edhe shpenzimet korente dhe ato që kanë shërbyer për funksionimin e këtij institucioni që arrijnë në 194 milionë lekë. Investimet e kryera nga Kuvendi arrijnë në 47 milionë lekë. Edhe investimet kapitale nuk janë për projekte të reja, por për përfundimin e një projekti të nisur më herët nga ky institucion që lidhet me përfshirjen e teknologjisë. Nga shpenzimet kapitale, pothuaj e gjithë vlera i përket projektit e-parlament, i prokuruar dhe lidhur kontratat në Dhjetor 2012, me shtrirje kohore dhe në Janar 2013 , dhe i likuiduar me fondet e viti 2013. Bëhet e ditur se fondet prej 5 % të vlerës, për secilin Lot , nga realizimi i projektit e-parlament, janë të ruajtura në buxhetin e shtetit si garanci cilësie.

Shpenzimet operative

 

Si një vit krize ekonomike ku janë me qindra invalidë dhe pensionistë që nuk kanë marrë pagesat, deputetët në kohën e drejtimit nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli duket se nuk i kanë ndjerë shumë vështirësitë financiare. Janë 110 milionë lekë përfitimet financiare ligjore të deputetëve gjatë 9 muajve të parë në qeverisjes e demokratëve. Sipas strategjisë së ndjekur nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, axhenda ndërparlamentare dhe diplomacia kanë qenë në qendër të veprimtarisë së Kuvendit.

Në këtë kuadër, edhe një pjesë e fondeve të Kuvendit sa i takon zërit të shpenzimeve operative kanë shkuar për këtë qëllim. Rreth 19 milionë lekë janë shpenzime për udhëtime e dieta të delegacioneve parlamentare  Ndërsa për pjesëmarrje në IP dhe përkthim të konferencës së organizuar nga OSBE janë harxhuar 6 milionë lekë, si dhe 8 milionë lekë për shpenzime për pritje të delegacioneve të huaja. Për shpenzime utilitare, siç është uji dhe energjia elektrike, janë paguar 10 milionë lekë. Për të kryer veprimtarinë institucioni i Kuvendit është treguar dorëlëshuar gjatë 9 muajve të parë sa i përket përdorimit të telefonisë fikse dhe asaj celulare. Zëri i shpenzimeve të telefonisë fikse dhe celulare arrin në 8.6 milionë lekë, ndërsa abonimi i shtypit të përditshëm dhe atij të huaj është në 5 milionë lekë. Kuvendi çdo fillim viti merr një sasi të caktuar gazetash për t’ua vënë në dispozicion grupeve parlamentare.

Si një vit elektoral, shumë prej aktiviteteve Kuvendi pothuajse i ndërpreu që në muajin prill pasi deputetët u fokusuan në fushatën e nisur direkt pas publikimit të listave zyrtare. Por, pavarësisht ndërprerjes së punimeve, janë blerë vetëm për 9 muajt e parë të vitit, 9.5 milionë lekë. Për mirëmbajtje të pajisjeve të zërave si sistemi elektronik i votimit, kondicionimi, fotokopjet janë shpenzuar 6 milionë lekë, ndërsa për kancelari 2.4 mln lekë.

Tatimet dhe taksat arrijnë në 2 milionë lekë, kurse materialet elektrike dhe pastrimi në 1 milionë lekë. Ndërsa, për 9 mujorin e vitit 2012, shqiptarëve u kushtoi mbajtja e  deputetëve dhe stafit 3,1 miliardë lekë. Në këtë grup janë të përfshira dhe përfitimet financiaret për mbulim shpenzimesh që statusi i deputetit u njeh përfaqësuesve të Kuvendit të Shqipërisë. Vlera e këtyre parave kap mesatarisht 55-58 % të totali të këtij grupi shpenzimesh (pagesa për telefon, dieta brenda vendi, pagesa për shpenzime karburanti, honorare për mbledhje komisionesh). 

 

Lekët për dekore dhe pagesa për të larguarit nga puna

 

3 milionë lekë janë përdorur nga buxheti i Kuvendi vetëm për dekorime gjatë ceremonive të ndryshme të organizuara nga ky institucion. Gjatë 9 muajve të vitit 2013 janë organizuar një sërë ceremonish, kjo edhe në kuadër të  100 vjetorit të Pavarësisë. Për hir të 100 vjetorit, Kuvendi ka paguar edhe 2.4 milionë lekë për spote publicitare. Qëllimi i spoteve të prodhuar, sipas Kuvendit, ka qenë njohja e të vërtetës nga publiku i gjerë i historisë reale të parlamentarizmit shqiptar në këto 100 vite. Spotet bëjnë fjalë për historikun e parlamentarizmit që nga Kuvendi i Vlorës, Këshilli Kombëtar i Lushnjës, periudha e monarkisë, periudha e luftës, ajo e diktaturës e deri në ditët tona në periudhën e demokracisë, si dhe roli i gruas, klerit, personaliteteve të humanizmit dhe artit përgjatë historisë sonë të 100 viteve të fundit. Në spote janë përdorur edhe filmime të vjetra arkivore, foto, kolona zanore të përzgjedhur.

Sipas Kuvendit, spotet janë prodhuar me qëllim sensibilizimin e qytetarëve mbi 100 vjetorin e pavarësisë dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së publikut për dhurimin e dokumenteve me vlera historike për të pasuruar fondin e arkivës së Kuvendit të Shqipërisë. Një tjetër zë i rëndësishëm në listën e pagesave për Kuvendit ka qenë zbatimi i marrëveshjeve gjyqësore. Në një kohë që deputetët e djathtë po akuzojnë mazhorancën aktuale për heqjen masive të punonjësve nga puna, Kuvendi gjatë periudhës së drejtimit nga ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli është detyruar që të paguajë për zbatimin e vendimeve gjyqësore 3.7 milionë lekë. Vendimet e padrejta për heqjen nga puna të punonjësve janë kthyer në një barrë tepër të madhe për Kuvendin e Shqipërisë.

Në një vit të vështirë ekonomik, Kuvendi i detyrohet miliona lekë ish- punonjësve të saj të cilët kanë fituar proceset gjyqësore dhe kanë kërkuar dëmshpërblim në dyert e gjykatave. Vështirësitë financiare pranohen nga vetë përfaqësuesit ligjorë të Kuvendit të cilët kanë deklaruar se fondet e akorduara për zërin e shpenzimeve, kanë ardhur gjithnjë e në zbritje, dhe se këto fonde nuk janë të mjaftueshme për dëmshpërblimin e ish- punonjësve. Madje, një vit më parë, Kuvendi iu drejtua edhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës ku kërkoi që t’i paguante detyrimet që kishte ndaj punonjësve të hequr padrejtësisht nga puna me këste. Por, gjykata e rrëzoi me argumentin se Gjykata është shprehur edhe më parë se autoritetet shtetërore nuk mund të përmendin mungesën e fondeve si justifikim për të mos respektuar një detyrim financiar që vjen nga një vendim gjyqësor i Gjykatës Kushtetuese.

 

Shpenzimet telefonike u kufizuan me vendim

 

Kuvendi miratoi të martën me 104 vota pro dhe 1 abstenim vendimin për mënyrën e trajtimit të deputetëve me anë të të cilit deputetët fitojnë strehim falas nga shteti. Gjithashtu, Kuvendi mbulon shpenzimet telefonike për deputetët përgjatë gjithë vitit, për vlerën mujore prej 17 000 lekë. I vetmi dënim për deputetët “dembelë”, është që për çdo mungesë pa shkaqe të përligjura në seancat plenare të Kuvendit, deputetit i ndalohet paga ditore.

Mungesë pa shkaqe të përligjura për efekt page quhet çdo mungesë, përjashtuar rastet kur me miratimin e Kryetarit të Kuvendit, deputeti merr pjesë në veprimtari parlamentare brenda ose jashtë vendit. Për kryetarët e komisioneve të përhershme dhe kryetarët e dy grupeve parlamentare më të mëdha vlera mujore e pagesave është 20 000 lekë. Me vendimin e ri, tashmë kuvendi merr përsipër të paguajë vetëm pasaportën diplomatike të deputetit dhe jo të bashkëshorteve të tyre.  

 

Akuzat 

 

Shpenzimet marramendëse nga ana e Kuvendit gjatë periudhës së drejtimit të këtij institucioni nga Jozefina Topalli janë denoncuar në parlament edhe nga mazhoranca aktuale. Deputeti i PS-së Taulant Balla do të akuzonte në fillim të nëntorit Jozefina Topallin se ka shitur vendet e punës në mësuesi dhe polici në Shkodër dhe për abuzime me shpenzimet e Kuvendit. “Këta që hodhën sot para të printuara me shumë para të tjera të harxhuara kot nuk e njohin lekun fare. Në 8 vite qeveria kanë njohur vetëm euron dhe dollarin.

Nuk e njohin fare 20 mijë lekëshin. Për 8 vjet në pushtet shitën gjithçka në euro. 3000 euro e shiste Jozefina Topalli një vend pune mësues në Shkodër. 5000 euro e shiste një vend pune në polici Jozefina në Shkodër. 996.368.000 lekë të harxhuara nga Jozefina Topalli vetëm për bileta avioni “biznes clas”, në 8 vite në krye të Kuvendit. Makinën që unë si deputet i Librazhdit përdorja, Xhozefina ja shiti Pashukut të radhës me një çmim qesharak, 2 milionë lekë të vjetra. Xhozefina Topalli duhet hetuar edhe për këtë.

Po atë ministrin pse e mbajnë fshehur, atë ministrin që nuk ka paguar faturën 45 milionë lekë në telefon?! Ku është ai? Pse fshihet?! Pse nuk vjen në Kuvend. I kërkoj Kontrollit të Lartë të Shtetit t’i hedhë një sy faturave të telefonit të këtij ish-ministri, që ndër numrat me të cilët kish folur kishte edhe një numër hotline me 0900, por jo këtu, por në Gjermani. Se kur shkonin nëpër hotele në Gjermani me shërbim nga shteti, harxhonin telefon me numrat 0900”, do të shprehej Balla.

 

 

 
Lajme Shqip Monday, 11 November 2013 14:57

Tiranë – Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka folur lidhur me debatin më të nxehtë për momentin në Shqipëri që ka të bëjë me mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë pikërisht në vendin tonë.

“Heshtja e Ramës për armët kimike bën shumë zhurmë! Pse gjithë ky mister nga qeveria për armët kimike?! Pse heshtin ?! Çfarë fshehin ?!!!!!!! Çfarë shqiptarët nuk duhet të dinë?!!!!!!!”, shkruan Topalli në Facebook, transmeton Shekulli Online. 

Topalli, në fakt ka harruar se ish-qeveria e djathtë ka qenë një nga mbështetëset më të flaktë të zgjidhjes së konfliktit në Siri duke deklaruar përkrahje të SHBA-ve në çdo situatë. Përveç kësaj, Shqipëria gjatë qeverisjes së PD-së pranoi të strehojë në Shqipëria të burgosurit e Guantanamos dhe muxhahedinët e Iranit.

Ndoshta reagimi i Topallit duhet shënuar si një ndër të paktët raste, kur ajo nuk ndjek vijën e Berishës, pasi edhe ish-kryeministri ende nuk është prononcuar lidhur me këtë çështje.

 
Lajme Shqip Sunday, 06 October 2013 13:18

Tiranë- Gjon Radovani, i emëruar ditën e pardjeshme zëvendësministër i turizmit, është kushëri i parë i bashkëshortit të Jozefina Topallit.

Këtë e ka konfirmuar Gjergj Zefi, ish-drejtues i PAD-së së Neritan Cekës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Zefi shkruan: “Gjon Radovani është zv/ministër i Turizmit.

Ai është i biri i Nush Radovanit, akademik i shkolluar në Firence dhe i persekutuar nga regjimi komunist. Gjoni është kushëri i parë i bashkëshortit të Jozefina Topallit, por kjo nuk e ka penguar Rilindjen në përqafimin e vlerave të vërteta të komunitetin e katolik. Gjoni nuk është si Jozefina, ata ndryshojnë si errësira me dritën, si nata me ditën. Unë ndjehem i përfaqësuar“./tema/ 

 
Lajme Shqip Wednesday, 02 October 2013 12:28

Tiranë- Elisa Spiropali, drejtoresha e re e Doganave, i është përgjigjur sulmit të ish- kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, që e quante atë Elisa në botën e çudirave, duke ironizuar me faktin që është shumë e re dhe pa eksperiencë pune.
“Për Jozefina Topallin: Më mirë Elisë në botën e çudirave sesa “Zonjë e leshtë”. Në atë botë që zonja nuk e njeh, nuk kalojnë kamionë në doganën e Shkodrës për interesat të financimit të partisë në pushtet. I uroj znj. Topalli qetësim dhe më pak helm për gratë e tjera të Shqipërisë, të vjetra a të reja qofshin,” thotë Spiropali./tema/

 
Lajme Shqip Monday, 23 September 2013 17:57

Tiranë- Në kuadër të drejtimit me tolerancë të Kuvendit, kryetari Ilir Meta ka lejuar paraardhëses së tij Jozefina Topalli, që të marrë një zyrë të veçantë në ambientet e Kryesisë sëKuvendit. Sipas gazetës “Mapo” bëhet fjalë për një nga zyrat e katit të tretë, ku para vitit 2005 ka qëndruar grupi parlamentar socialist, dhe të cilën ish-kryeparlamentarjaTopalli ditët e fundit të mandatit të saj e ktheu në një ambient pune (luksoz) për veten për periudhën që do të ishte në opozitë.

Ndërkohë, ardhja e Metës në krye të Parlamentit nuk është shoqëruar me ndonjë ndryshim në administratë.

 
Lajme Shqip Wednesday, 04 September 2013 10:37

Tiranë – Kuvendi i Shqipërisë nuk do të ketë një ceremoni zyrtare nga ana e ish-kryetares, Jozefina Topalli për dorëzimin e postit te pasuesi i saj, Ilir Meta. Ndryshe nga ekzekutivi, në të cilin ende nuk është vendosur lidhur me ceremoninë e dorëzimit të postit nga ministrat apo dhe vetë kryeministri te pasuesit e majtë, Kuvendi nuk ka të parashikuar në rregullore një ceremoni. Këtë gjë e konfirmon edhe vetë sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Lulzim Leçaj. “Kuvendi nuk ka patuar ndonjë ceremoni për dorëzimin e postit nga ana e kryetarëve te pasuesit.

Kjo është e përcaktuar dhe në rregulloren e Kuvendit, ku në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar e drejton deputeti më i vjetër dhe jo kryetari. Më pas vijojnë procedurat që janë parashikuar edhe në rregullore. Të paktën kjo ka ndodhur gjatë 20 viteve të fundit”, shprehet sekretari i Përgjigjthëm i Kuvendit në një prononcim për Shqiptarja.com. Ndërkohë që edhe në rregulloren e Kuvendit, atë të ndryshuar mes palëve dhe të miratuar me konsensus si një nga 3 ligjet e integrimit nuk është parashikuar një ceremoni e tillë largimi nga ana e drejtuesit të vjetër të Kuvendit dhe marrjen e drejtimit të institucionit ligjvënës nga kreu i ri.

Pritet që katër vitet e ardhshme Kuvendin e Shqipërisë ta drejtojë kreu i LSI, Ilir Meta, i cili do të zërë vendin e Jozefina Topallit, që e drejtoi këtë institucion për 8 vite me radhë. Pra nuk do të ketë një “shtrëngim duarsh” mes Topallit dhe Metës. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë të dhënë nëse kreu i ri i këtij institucioni do të kërkojë ndryshime në strukturën organike të këtij institucioni. Nuk dihet nëse do të shtohen komisione parlamentare apo do të zgjerohen apo ngushtohen drejtori të caktuara si dhe stafi përbërës i tyre./GSH/ 

12