Lajme Shqip Monday, 04 March 2013 17:50

SHBA – Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka deklaruar se Uashingtoni do të punojë për “fuqizimin” e rebelëve sirian, por se nuk do t’i armatos ata.

Pas një serie takimesh me udhëheqësit e vendeve arabe të Gjirit në ditën e hënë, Kerry dhe homologu i tij saudit, Princi Saud al-Faisal theksuan të drejtën e sirianëve për vetëmbrojtje.

Kerry tha se Uashingtoni do të punojë me miqtë e tij “për të fuqizuar opozitën siriane”. Më tutje  ai shtoi se opozita e moderuar  duhet të sigurojë që “armët do të iu jepen atyre dhe nuk përfundojnë në  duar të gabuara”.

Arabia Saudite dhe monarkitë aleate të pasura me naftë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit kanë mbështetur rebelimin Sunni brenda Sirisë dhe mendohet se i kanë furnizuar kryengritësit me armë. Regjimi i Presidentit sirian Bashar al-Asad është mbështetur nga Irani.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 28 February 2013 17:58

Siri – Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry njoftoi sot një ndihmë të re prej 60 milionë dollarësh për opozitën në Siri si dhe për herë të parë bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara do t’i japin ndihma, por jo në armatime, forcave ushtarake të opozitës.

Njoftimi u bë në Romë ku Sekretari Kerry u takua me drejtues të opozitës siriane dhe me zyrtarë nga dhjetra vende të tjera që mbështesin opozitën.

Sekretari Kerry tha se ndihma do t’i krijojë mundësi opozitës të ofrojë shërbime për popullsinë në zonat që ajo kontrollon.

Ndihmat për forcat e armatosura, në ushqime dhe ilaçe, do të jenë të parat që Shtetet e Bashkuara i japin drejpërdrejtë këshillit ushtarak të opozitës.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 02 February 2013 15:36

SHBA – John Kerry bëri zyrtarisht betimin si Sekretari i ri Amerikan i Shtetit, duke zëvendësuar kështu në këtë post ish-zonjën e parë, Hillary Clinton.

Ceremonia private u zhvillua ne Capitol Hill, ne prani të anëtares së Gjykatës së Lartë, Elena Kagan.

Kerry u konfimua te marten ne krye te Departamentit te Shtetit nga Senati me shumice derrmuese votash. Clinton, qe u largua nje dite me pare nga posti pas katër vjetësh në kete detyrë dhe pasi kishte vizituar 112 vende, si Sekretarja e parë e Shtetit gjatë mandatit të parë të Presidentit Barak Obama. Ajo u përcoll me shumë ngrohtësi nga personeli diplomatik i Departamentit të Shtetit dje.

“Vetëm duke qendruar këtu përballë jush, njerëzit me të cilët kam patur nderin të shërbej, të udhëheq dhe të punoj gjatë katër vjetëve të kaluar është një përvojë e pabesueshme””, u shpreh Clinton.

65-vjeçarja Clinton lë postin e kryediplomates amerikane, post që e mbajti për katër vite përgjatë të cilave vizitoi 112 shtete dhe udhëtoi më shumë se 1 milion kilometra, ose 86.8 ditë të kaluara në avionin e saj, një rekord më vete ky. Ajo shihet tashmë si një kandidate potenciale e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Në fjalimin e fundit, Clinton shtoi se drejtimi i Departamentit të Shtetit ishte një eksperiencë dhe sfidë unike. “Jam shumë krenare për punën që kemi bërë së bashku. Sigurisht jetojmë në kohë të vështira dhe Amerika përballet me probleme komplekse, ashtu sic e pamë dhe nga sulmi mbi ambasaden tone ne Ankara”, iu drejtua Clinton stafit të saj.

Departamenti i Shtetit ka shpërndarë 112 fotografi të Clinton, nga një në çdo shtet që ka vizituar, përfshirë këtu edhe ardhjen historike në vendin tonë. Kur Kerry të fillojë punën të hënën, Clinton, u shpreh se pret personeli i Departamentit të Shtetit të tregojë atë përqendrim dhe dedikim me të cilin e mbështeti atë gjatë katër vjetëve të fundit.

John Kerry është sekretari i 68-të amerikan i Shtetit, që kur presidenti George Washington emëroi Thomas Jefferson në këtë post në vitin 1789.(T.Ch/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 30 January 2013 13:31

SHBA – Senatit amerikan konfirmoi të martën mbrëma emërimin e senatorit John Kerry në postin e Sekretarit të Shtetit, pak orë pasi kandidatura e tij ishte miratuar nga komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.
 
Zoti Kerri, 67 vjeç, është veteran i luftës së Vietnamit; senator i shtetit Masachustes që prej vitit 1985, kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, dhe ish-kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit 2004. Presidenti Barak Obama emëroi zotin Kerry  muajin e kaluar  për të zëvendësuar Hillary Clintonin në krye të Departamentit të Shtetit.
 
Në seancën dëgjimore për konfirmimin e tij javën e kaluar, zoti Kerry tha se Shtetet e Bashkuara duhet të vendosin rregull në politikat fiskale për të vazhduar të mbeten udhëheqës në botë. Ai tha se më shumë se kurrë, politika e jashtme është politikë ekonomike.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 22 December 2012 17:25

SHBA – Presidenti Barack Obama emëroi senatorin John Kerry si sekretarin e ardhshëm të shtetit.
 
Presidenti Obama e cilësoi sot zotin Kerry në Shtëpinë e Bardhë si zgjedhjen optimale për të udhëhequr diplomacinë amerikane në vitet në vazhdim. Ai tha se zoti Kerry ka fituar besimin dhe respektin e kolegëve të tij në senat dhe udhëheqësve botërorë me punën e tij.

Zoti Obama tha se ka shumë sfida përpara, por se ai ka besim që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të udhëheqin.
        
Senatori demokrat nga Masaçusets ka shërbyer si kreu i Komisionit të Senatit për Çështjet me Jashtë dhe ka udhëtuar në emër të Presidentit Obama në pika konflikti dhe krizash që nga Afrika e deri në Pakistan.  Demokrati 69 vjeçar, është veteran i Luftës së Vietnamit dhe kandidoi për president në vitin 2004, duke humbur garën ndaj presidentit George W. Bush. 
 
Nëse kandidatura e tij miratohet në Senat, senatori Kerry do të zëvendësojë sekretaren e shtetit Hillary Clinton që shërbeu si diplomatja më e lartë amerikane që nga janari i vitit 2009, që kur zoti Obama mori postin, dhe do të largohet nga detyra në fillim të vitit të ri.(VOA/LajmeShqip.com)