Lajme Shqip Friday, 27 September 2013 14:03

Televizioni francez “Arte” në një emision ka nxjerr disa diferenca mes biznesmenëve të vendeve të ndryshme.

Por, cilat janë ndryshimet mes një biznesmeni shqiptar të suksesshëm dhe një biznesmeni gjithashtu të sukseshëm por që është nga Norvegjia.

Në Shqipëri një njeri që fiton shumë nuk heziton ta shfaqë atë, duke u dalluar nga të tjerët. Luksi i automjeteve dhe pronat e mëdha, janë minimumi, i atyre që e bëjnë atë të bëjë një jetë të ndarë nga jo të kamurit.

Ndërsa në kryeqytetin norvegjez, Oslo, shumica ndihen të turpëruar nëse u duhet ta shfaqin pasurinë e tyre të madhe, edhe pse gjithkush mund ta shohë se sa fiton fqinji dhe taksat që ai paguan i publikohen në internet.

Këto janë disa nga diferencat e nxjerra në pah nga televizioni francez “Arte”.