Lajme Shqip Sunday, 31 July 2011 19:12

Jeremy Menez, 24 vjeçar, i cili u bashkua me PSG-në pas tri viteve në Romë, përshëndeti i kolegun tij edhe kapitenin romak, Francesco Tottin, duke e përshkuar atë si një kampion të madh.

Menez, ka deklaruar se Totti është një kampion i madh që e ka ndihmuar atë të tregoi progres.  “Roma ishte një përvojë e madh për mua dhe kam pasur marrëdhënie të mira me kampionin, si Francesco Totti. Ai më ndihmoi në progresin tim”, tha Menez për “France Football”.

Ai ka thënë, gjithashu se Roma i kishte lejuar atij që të zhvillohet edhe më tej dhe të fitoi një mentalitet të fortë, duke e konsideruar Italinë si një vend që me rëndësi i kanë vetëm fitoret.

PSG besohet se i ka paguar Romës një shumë prej 8 milionë eurove, ndërsa ai nënshkroi një marrëveshje tre vjeçare me francezët.