Lajme Shqip Monday, 20 June 2011 19:59

Pёr sa kohё garderoba e saj ka probleme, ky ngelet viti mё i keq pёr tё. Sa shumё ёshtё munduar tё bllokojё publikimin e disa momenteve tё saja private me ish-bashkёshortin e saj dhe me sa shumё lehtёsisht doli vetё pёrballё publikut me gjoksin jashtё!

Kёngёtarja 42-vjeçare u gjend nё njё situatё shumё tё padёshirueshme pёr tё, kur duke u pёrshёndetur, pёrulja pёrpara bёri qё t’i dilte gjoksi sheshit. Kjo ndodhi gjatё njё interviste nё njё televizion gjerman.

Lopez, e cila ёshtё duke prezantuar albumin e saj tё ri ‘Love’, pa dyshim qё do tё ndjehet keq nga kjo ngjarje qё i ka ndodhur pikёrisht nё sy tё tё dy gazetarёve.

E, kujt ia kishte marrё mёndja qё performanca e saj e rastёsishme do tё ishte mё e guximshme se sa ajo e kёngёs ‘On the Floor’?

 
Lajme Shqip Saturday, 11 June 2011 15:35

Kёngёtari i muzikёs latino-amerikane ka shpёrthyer si stuhi kur nё njё intervistё ёshtё pyetur pёr çёshtjen e kasetёs intime tё gruas sё tij Jennifer Lopez.

Ai ishte duke dhёnё njё intervistё pёr Univision nё gjuhёn spanjolle nga zyrat e tij nё New York kur u pyet rreth betejёs ligjore me ish-bashkёshortin e gruas sё tij, Ojani Noa.

Edhe nё fotografi duket qartё pamja e tij e inatosur qё menjёherё duke u drejtuar nga kamera bёnte me shenjё duke lёvizur dorёn dhe kthyer gjuhёn nё anglisht duke thёnё: “Vazhdo me pyetjen tjetёr.”

E ka pёrsёritur kёtё thёnie pёr katёr herё rresht ndёrkohё qё gazetarja nuk ndryshonte temё, deri sa ёshtё çuar shumё i inatosur dhe nuk ka pranuar tё japё mё asnjё intervistё pёr ta.

Jennifer Lopez e cila ka qёnё e martuar pёr 1 vit me Ojani Noa nё vitin 1997, ka katёr vjet qё po pёrpiqet tё bllokojё nxjerrjen nё shitje tё kasetёs sё saj tё muajit tё mjaltit me bashkёshortin e hershёm. Kaseta thuhet tё ketё rreth 21 orё xhirim tё Lopezit me pamje nudo, tё pjesёve tё ndryshme. Ajo gjithashtu ka qёnё e martuar me Cris Judd pёr 18 muaj. Ndёrsa me Marc Anthony ka 7 vite martesё, prej sё cilёs edhe dy fёmijё binjak tri-vjeçar, Max dhe Emma.

 
Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 17:12

Lajme tё kёqija pёr J.Lo….

Burri i saj i parё, Ojani Noa, me tё cilin ёshtё divorcuar mё 1997 njё vit mbas martese, mё nё fund ka fituar betejёn ligjore kundra divёs dhe tashmё mund tё pёrhapi njё video shumё private tё J.Lo-sё.

Prej vitesh ish-kamarieri kёrkonte qё tё pёrfitonte nga martesa e tij jetёshkurtёr me divёn e popit duke u pёrpjekur qё tё shiste filmime intime tё çiftit, por qё avokatёt e saj gjithmonё kishin arritur tё bllokonin publikimin e tyre falё njё marrёveshje tё nёnshkruar nё dokumentat e divorcit, njё klauzolё e cila e ndalonte Noanё tё publikonte çfarёdolloj dokumenti rreth jetёs sё saj private.

Por Ojani mё pas ja ka shitur kёtё material tё dashurёs sё tij aktuale, Claudia Vasquez. Kjo e fundit sipas Radarit Online mё 27 maj ka fituar tё drejtёn ligjore tё nxjerrjes nё treg tё kёtij materiali!!!

Nё kёtё mёnyrё, duke qёnё pronar i njё materiali tё blerё ajo i ka dhёnё dritёn jeshile proçesit ligjor pёr ta nxjerrё nё treg.

Filmi thuhet tё jetё edhe si njё lloj dokumentari mbi tё vёrtetёn e Jenniferit, historinё e martesёs sё saj dhe suksesin.

 
Lajme Shqip Tuesday, 29 March 2011 08:21

Kanё qёnё pikёrisht sytё e publikut qё i kanё dashuruar dhe qё janё zhgёnjyer nga divorcet e tyre.  E megjithatё kёto gra kanё ecur pёrpara duke e mbajtur kokёn lart. Dhe pse tё mos e bёjnё? Kёto gra janё tё zgjuara dhe mahnitёse. Mё poshtё i keni tё renditura:

1.       Julia Roberts,

Shumё njerёz vazhdojnё ende tё kujtojnё martesёn e Julia-s me kёngёtarin country Lyle Lovett. Divorci i tyre ёshtё nё top-listёn e kёsaj parade divorcesh jo vetёm pёr sharmin qё kishin si çift, por edhe sepse Julia mbetet gruaja e bukur: ‘the pretty woman’.

2.       Jennifer Aniston

Fama e saj dhe lidhja e saj me Brad Pitt ultra e lakmuar, bёri qё ndarja e tyre tё shokonte botёn dhe tё zhgёnjente shumё opinionist ndёrmjet nesh. Por Jennifer ka ditur se si ta rifitojё simpatinё.

3.       Sandra Bullock

Detajet e pёrlotshёm tё divorcit tё saj bёn qё njerёzit ta duan edhe mё shumё. Me apo pa burrё, Sandra do tё jetё gjithmonё njё grua e bukur mbreslёnёse.

4.       Jennifer Lopez

Mbase dikush mund tё shprehet se Lopez ka puthur disa ‘bretkosa’ nё kёrkim tё princit tё saj, duke eksperimentuar njё sёrё divorcesh, ku mё i fundit ёshtё edha ai mё i dhimbshmi. Ndarja me Marc Anthony, nga martesa me tё cilin u bё edhe nёnё. Besojmё se shprehja ‘dita duket qё nё agim’ vlen edhe pёr njerёzit e pasur e tё bukur, apo jo?

5.       Kate Hudson

Aktorja qё duket si e bekuar nga rrezatimi i saj i natyrshёm, nё asnjё moment divorci nuk e ka bёrё tё duket ‘keq’. Bukuroshja bjonde duket gjithmonё e mrekullueshme dhe gati pёr argёtim.

6.       Eva Longoria

Ylli qё tё lё pa frymё ka patur njё divorc sfilitёs, tё shoqёruar me thashetheme pёr tradhёti bashkёshortore. Disa burra nuk ia dinё vlerёn gjёrave tё mira nё kohё tё vet!

7.       Halle Berry

Ajo ёshtё e njohur pёr lukun e saj tё vaçantё, po aq sa edhe pёr lidhjet e saja qё jo domosdoshmёrisht duhet tё zgjasin. Megjithёse ajo ёshtё betuar dy herё pёr martesё, ka pёrfunduar nё media me titujt kryesor me gёrma tё mёdha.

8.       Heather Locker

Si njё yll televiziv me personalitet tё fortё, Locklear ka triumfuar duke u bёrё akoma mё tёrheqёse se ndonjёherё edhe mbas dy divorceve tё saja tё njё ‘rangu’ tepёr professional.

9.       Kate Winslet

Kate e di se çdo tё thotё tё divorcohesh! E megjithatё kjo gjё asnjёherё nuk ja ka humbur hijeshinё. Bukuroshja britanike tё tёrheq vёmёndjen nё mёnyrё aq tё natyrshme, aq sa nuk e kupton pse e simpatizon aq shumё!

10.   Cheryl Cole

Lajmet nё Angli qё kёngёtarja po divorcohej solli shpresёn pёr tё gjithё ata qё mendonin se ajo ishte shndёrruar ‘jashtё mode’. E trishtueshme pёr tё, por fantastike pёr djemtё beqar.