Lajme Shqip Friday, 25 November 2011 15:50

Jennifer Lopez e ka harruar të ftohtin e Bronksit pasi tani ndodhet me pushime nën diellin e nxehtë hauajan.

Dhe 42 vjeçare nuk po i kalon këto pushime e vetme, por e shoqëruar me një nga balerinët e grupit të saj, Casper Smart, ose emri i vërtetë i të cilit është Beau Paul Smart.

Sipas burimeve të tabloidit Radar Online, ajo ka udhëtuar së bashku me dy fëmijët e saj dhe djaloshin për në Hawaii. Megjithëse Casper është munduar të qëndrojë nën hije, ai prej kohësh dyshohet nga media si i dashuri i ri i Jenniferit.

Djaloshi që është në moshë shumë më i vogël se Jenny, njihet që ka patur probleme me ligjin që prej vitit 2004 për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe drejtim motoçiklete mbi shpejtësinë e lejuar.

Zëdhënësi i saj nuk ka bërë asnjë deklaratë mbi këtë ngjarje dhe Jennifer pati thënë në një intervistë më parë se nuk do të jepte më sqarime rreth jetës së saj private. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Friday, 28 October 2011 09:39

Jennifer Lopez sapo ka deklaruar përfundimin e marrëdhënies së saj me Marc Anthony, dhe njerëzit menjëherë kanë filluar të pëshpëritin për lindjen e një romance të re. Këngëtarja është fotografuar së bashku me të dhe që atëherë, njerëzit nuk kanë reshtur së aluduari mbi një romancë ndërmjet tyre.


E pyetur nga revista Glamour nëse do të ishte e hapur në sytë e publikut në qoftë se do të kishte një lidhje të re, ajo është përgjigjur:
“Mendoj se njeriu ka nevojë për një mundësi për t’u njohur me dikë, për t’u njohur vërtetë mirë. A do të arrije ta njihje dikë vërtetë aq mirë në sy të publikut, kur dihet që media është si një uragan dhe nuk ndalet as në parashikimet e mendimeve dhe planeve të tua… “

Nëse është apo jo në lidhje me Cooper ajo nuk ka thënë asgjë, por ka folur rreth diçkaje që e ka mësuar nga ndarja me Marc Anthonyn.

“Mendoj se kam marrë mësimin më të madh ndonjëherë. Duhet që fillimisht ta duash vetë veten tënde. Duhet jesh dakord me veten tënde përpara se të biesh dakord me dikë tjetër. Duhet të vlerësosh veten për çdo gjë. Deri sa të arrish së dashuri dhe respektuari mjaftueshëm veten tënde, atëherë mund të ndërtosh një marrëdhënie të shëndetshme. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 25 October 2011 14:49

Connecticut – Të shikoje Jennifer Lopez mbi skenën e koncertit të saj gjatë fundjavës, dukej e pathyeshme. E pathyeshme derisa shikimi i saj u kryqëzua me atë të nënës së saj!

Me mijëra fansa në audiencë që e shikonin, mamaja e dy fëmijëve, beqare prej pak kohësh, u prek gjatë një montazhi të bërë për këngën “If you had my Love”, të cilën ja kushtoi dashurive të saja më të mëdha të humbura (në këtë montazh ka kujtuar Noa Ojanin, Puff Daddyn, Ben Affleck dhe Marc Anthony). Një montazh të cilin ajo e quajti “udhëtim përgjatë lumit të kujtimeve”.

Nëse ishte dhimbja nga ndarja me Marc Anthony, apo ajo, ajo që e bëri të lotonte, Jenn e ka dhënë një përgjigje, “Një moment i trishtueshëm, që kur pashë mamanë në skenë nuk mund të përmbahesha dot!”

Sigurisht që ndonjëherë edhe vajzat e mëdhaja bëhen të vogla, dhe mbase kanë nevojë të qajnë përpara syve të nënës. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 20 October 2011 10:47

Bota e showbizit ka filluar të gumëzhijë nga thashethemet rreth romancës së juristes të ‘American Idol’, Jennifer Lopezit me aktorin Bradley Cooper.

Por këngëtarja dhe aktorja, sqaroi se nuk do të tregojë asgjë për jetën e saj personale deri sa diçka të marrë trajtë serioze. Arsyeja e kësaj fshehtësie të jetës së saj private, është mbrojtja e fëmijëve të saj ndaj çdo lajmi të ndjeshëm.

Në intervistën e televizionit “Connecticut”, dje ajo ka thënë:

“Si një nënë e dy fëmijëve, më bën mua që prioritet t’u jap atyre. Dhe pikërisht prej atyre unë nuk do të komentojë asnjëherë asgjë, deri sa të jem në një lidhje serioze. Do të ishte diçka turbulluese për ta dhe e padrejtë.”

Jennifer u përpoq të mbulonte fytyrën e saj përpara pak ditësh teksa gjendej në makinë me aktorin Cooper. Mendohet se ata kanë filluar të frekuentohen muajin e kaluar, kur u panë të darkonin në restorantin “Per Se” në New York. Jennifer dhe Bradley u përpoqën që ta shpjegonin të ashtuquajturin takim si ‘takim pune’. Por sjellja dyshuese e Jennyt para pak ditësh, ka bërë që thashethemexhinjtë e Hollivudit të marrin startin.

Jennifer, e cila dje dha një intervistë rreth linjës së saj të veshjeve në qendrën tregtare Kohl’s, shpjegoi se pushimi i mirë gjatë natës është tipari themelor për të patur një paraqitje sa më të mirë.

“Unë kujdesem shumë për orarin e gjumit,” ka thënë ajo. “Mendoj se është shumë i rëndësishëm. Duke patur dy fëmijë binjakë dhe duke qenë mjaft e angazhuar me punën, është shumë e rëndësishme që të kujdesem pak edhe për veten.” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 17 October 2011 13:00

Los Angeles – Për çudinë e paparacëve, Jennifer Lopez dje është vënë mjaft në siklet me praninë e tyre dhe ka tentuar menjëherë të mbulojë fytyrën.

Në shoqërinë Copper-it që drejtonte makinën, ajo ishte e ulur në vendin e pasagjerit. Fillimisht edhe Brad ka mbuluar fytyrën, por më pas është detyruar të tregohet vigjilent  në drejtimin e jeep-i të tij.


Aktori i cili mbrëmë në eventin e “Scream Awards” mori çmimin e Best Thriller Award, thuhet të ketë qenë duke festuar bashkë me Lopez deri vonë. Lopez 42 dhe Cooper 37 janë parë bashkë edhe herë të tjera, por kanë thënë se kanë qenë gjithnjë në takime pune.
Sipas burimeve të tabloidit TMZ, që mbas darkimit të tyre të parë përpara një muaji, ata kanë vazhduar të frekuentojnë njëri-tjetrin në fshehtësi.

“Asaj i pëlqen vëmendja që ai i kushton dhe koha me të e bën të ndihet mirë pasi ai e bën atë të qeshë. Është e qartë që asaj i pëlqen ai. Megjithëse nuk janë në një status për ta quajtur njëri-tjetrin të dashur, ata kalojnë shumë kohë bashkë,” ka thënë reporteri i TMZ-së.


Jennifer Lopez u nda nga bashkëshorti saj Marc Anthony pas 7 vitesh martesë, nga e cila ka edhe dy fëmijë binjak 3 vjeçar, Max dhe Emme.
Ndërsa Bradley i dha fund marrëdhënies së tij 2 vjeçare me Renee Zellweger që në muajin mars. Në të kaluarën ai ka patur marrëdhënie edhe me Olivia Wilde dhe Jennifer Aniston. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 19 September 2011 13:16

Këngëtarja Jennifer Lopez ka shkuar në shtëpinë e ish-partnerit të saj prej 7 vitesh, Marc Anthonyt, në shoqërinë e fëmijëve të tyre binjakë 3 vjeçarë, Emme dhe Max.

Të dy janë fotografuar teksa mbanin në krah njërin prej fëmijëve dhe argëtoheshin me ta tek pishina e shtëpisë në Florida, tek e cila deri para një muaji bashkëjetonin të gjithë.

 

Lopez është parë e veshur me pantallona të shkurtëra sportive dhe syze të mëdha, e dalë menjëherë nga xhirimet për filmin “ What to Expect When You’re Expecting”.

Një natë më parë Anthony ka festuar me 150 miqtë e tij në “Club 50” ku ka dhënë një shfaqje muzikore mjaft mbresëlënëse për të githë ata që ishin të pranishëm.

Por për “US Weekly” ai është shprehur se surpriza për të ka qënë mbledhja në familje si dikur, me ish-partneren e tij Lopez dhe dy fëmijët e tyre. Duket se miqësia ndërmjet tyre vazhdon më së miri… (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 11:46

Vetёm dy javё pas ndarjes nga bashkёshorti i saj Marc Anthony, J-Lo pozon pёr Vanity Fair pothuajse e zhveshur. Njё mёnyrё vёrtet e bukur pёr t’i treguar tregut tё beqarёve se ёshtё e lirё. Por, pёr ‘Vanity Fair’ ajo tregon arsyen pёrse u nda kёngёtari latino-amerikan Marc Anthony:

“Desha shumё qё kjo familje tё funksiononte. Ajo ka qenё ёndrra ime mё e madhe dhe jam munduar shumё pёr tё.  Por, ndonjёherё gjёrat thjeshtё nuk funksionojnё dhe kaq!

Ndonjёherё nuk e kuptojmё qё jemi duke kompromentuar vetёveten. Pёr tё kuptuar qё njё person nuk ёshtё i mirё pёr ty, apo qё nuk po tё trajton nё mёnyrёn qё e meriton duhet kohё. Unё kohёn e pata dhe nuk dua tё humb mё shumё kohё. Nёse do tё qёndroja, nuk do tё isha duke bёrё gjёnё e duhur pёr veten time.  E dua veten mjaftueshёm pёr t’i dhёnё jetёs drejtimin e duhur.

Por unё ngelem njё optimiste e pёrjetshme e dashurisё sё vёrtetё. Unё besoj tek dashuria. Ajo ngelet ende ёndrra ime mё e madhe.”

Ndёr tё tjera ajo ka insistuar se ndarja ishte njё marrёveshje dyanёshme, prandaj ajo ruan sёrish njё vend tё veçantё nё zemёr pёr babain e dy fёmijёve binjak tё saj, Max dhe Emme 3-vjeçar.

Sipas disa burimeve tё Anthony-sё, 42-vjeçar, ai kёrkonte qё gruaja e tij tё shfaqej krah tij si gruaja e tij dhe jo si seks-simbol. Kёtё gjё ai e urrente. Ai gjithmonё grindej me Lopez pёr veshjet e saj dhe ishte kthyer nё njё partner qё kёrkonte tё posedonte gjithçka nё jetёn e saj. Por, po ta gjykojmё nga fotografitё, Lopez nuk ia ka ndaluar vetes veshjen seksi nga askush! (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 11:24

Kur ndarja nga bashkёshorti i saj ёshtё njё çёshtje ende shumё e freskёt, J-Lo shihet tё festojё e lumtur ditёndjen nё njё rreth personash prej 16 vetash, ku ndёr ta ishin nёna dhe motra e saj.

Tё gjithё tё ftuarit shijuan njё darkё bujare nёn njё menu italiane nё hotelin Fontainebleau.

Pjesёtarё nё kёtё festё ishin edhe fёmijёt e saj tre-vjeçarё. Max dhe Emme, tё cilёt J-Lo i kishte veshur me veshje tё Dolce&Gabbana dhe Valentino&Pucci.

Pёrveç tortёs sё planifikuar pёr mbas darkёs, ajo pati njё surprizё nga shefi i kuzhinёs sё hotelit, njё ёmbёlsirё me çokollatё, tё preferuarёn e divёs.  (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 11:32

Njё pasanik ukrahinas ka dashur qё dita e dasmёs sё tij tё jetё e veçantё nё tё gjitha kuptimet.

Ai i ka ofruar kёngёtares Jennifer Lopez 710 mijё paund pёr tё kёnduar nё dasmёn e tij.

Zёdhёnёsi pёr Jennifer Lopez ka konfirmuar qё kёngёtarja do tё performojё nё Ukrahinё, por asnjё detaj mё tepёr nuk bёhet i ditur.

Tё premten e kaluar Jay-Lo shpalli ndarjen nga bashkёshorti i saj Marc Anthony mbas 7 vitesh martesё.

Ata kanё dy fёmijё binjak 3-vjeçar, Max dhe Emme. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 16 July 2011 13:28

Jennifer Lopez mbrёmё ka shokuar fansat e saj me njё deklratё qё ajo ka dhёnё:
“Marc dhe unё kemi vendosur t’i japim fund martesёs sonё. Ky ka qёnё njё vendim i vёshtirё pёr ne, por kemi arritur nё njё konkluzion tё paqshёm mbi tё gjitha.”

Çifti i cili ka dy fёmijё binjak 3-vjeçar, Max dhe Emmёn, deklaruan ndarjen e tyre duke i dhёnё fund historisё sё çiftit mё tё famshёm tё showbizit.

Ajo nuk dha asnjё sqarim apo arsye, por vetёm shtoi:
“Kjo ёshtё njё periudhё e vёshtirё pёr familjen dhe familjarёt tanё. Prandaj do ta vlerёsonim shumё nёse do ta respektoni privatsinё tonё gjatё kёsaj periudhe.”

Kёngёtarja/aktorja 41-vjeçare, J-Lo, dhe ylli i salsёs Anthony, 42-vjeçar, u martuan nё 2004 nё njё ceremoni sekrete nё Beverly Hills. Kjo ndodhi pesё muaj pasi J-Lo ishte ndarё nga ish i fejuari i saj Ben Affleck dhe, njё javё pas divorcit zyrtar tё Marcut me ish-Miss Universin, Dayanara Torres.

Martesat e vipave nuk zgjasin asnjёherё… (LajmeShqip.com)