Lajme Shqip Monday, 02 April 2012 16:21

I dashuri i këngëtares Jennifer Lopez duket se është më shumë se i dashuruar me partneren e tij, aq sa ai ka zgjedhur të bëjë një tatuazh dedikuar asaj, por jo një tatuazh çfarëdo.

Balerini Casper Smart, një mashkull jo pak i lakmuar, ka përjetësuar në trup emrin e Jennifer Lopez dhe në një pjesë gati intime të trupit të tij.

Është “Touch Weekly” që raporton se balerini e ka shkruar emrin e këngëtares në pjesën e poshtme të belit.

Sipas burimit të këtij tabloidi këngëtares i pëlqen shumë ky tatuazh pasi për më tepër emri i saj ndodhet tatuazh në një zonë të tillë që jo kushdo mund ta shohë, por se është diçka që ju përket vetëm atyre.

 
Lajme Shqip Tuesday, 28 February 2012 14:37

Kjo ngjarje kaq e madhe në elitën e aktorëve mjaft të talentuar nuk mund të shpëtonte edhe pa thashetheme. Paraqitja e Angelina Jolie-së me kofshën e djathtë të zbuluar, nuk la media botërore pa e përmendur. Por nga këmbët e saj, tashmë vëmëndja është spostuar plotësisht tek Jennifer Lopez dhe dekolteja e saj.

Këngëtarja Lopez është ngjitur në skenë për dhënien e një çmimi dhe dekolteja e saj e ngushtë ka krijuar imazhin e një ****** të zbuluar. E zbuluar në të vërtetë apo jo, ****** e saj është bërë aq e famshme sa në emër të saj është hapur edhe një faqe në rrjetin social Twitter.

Me një veshje aq të ngushtë nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Jay-Lo meriton Oskarin për veshjen më problematike! (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 19 February 2012 19:38

Pak ditë më parë, më saktë ditën e Shën Valentinit, këngëtarja amerikane Jennifer Lopez ka zgjedhur që ta festojë ditën e të dashuruarve duke pozuar përpara fotografit me të dashurin e saj Casper Smart.

Me një përqafim në krahët e të dashurit të tij, teksa lehtësisht puth kokën e saj, çifti duket mjaft i dashuruar.

Këtë foto Jennifer fillimisht e postoi në profilin  e saj të Twitter, për ta hequr shumë shpjet; kush e di pse?!

Gjithsesi, gjurmimit të medieve nuk mund t’i shpëtonte, prandaj ne po ju sjellim foton e parë profesionale të tyren.

Jennifer Lopez dhe ish bashkëshorti i saj Marc Anthony në publik janë shpallur miq të mirë, ku duket se midis tyre nuk ka aspak vend për xhelozi për këtë lidhje të nxehtë të këngëtares.

Jennifer Lopez për momentin është e angazhuar si juriste në spektaklin “American Idol”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 17 January 2012 14:39

Kaliforni – Mos vallë menduat se Jennifer Lopez dhe Marc Anthony janë bashkuar vërtetë? Në fakt ata janë bashkuar si dy shok mjaft të mirë, dhe atmosfera e këndshme shoqërore ndërmjet tyre është parë qartë gjatë intervistës së tyre.

Gjatë promovimit të programit të tyre televiziv është dukur qartë se ata i kishin lënë mbas krahëve problemet e tyre të dikurshme. Dhe atmosfera shoqërore ndërmjet tyre duket mjaft reale, pasi që të dy janë duke përjetuar histori të reja dashurie, Lopez me balerinin e skuadrës së saj Casper Smart dhe, Anthonony me ish të dashurën e tij të më parshme, modelen venezueliane Shannon De Lima.

Siç kishin delaruar edhe më parë gjatë ndarjes së tyre në maj, ata do të vazhdonin të punonin së bashku mbi projektin televiziv “Q’Viva!”. Ish-çifti bashkëshortor është dukur aq i lirshëm dhe shoqëror me njëri-tjetrin, saqë Anthony e ka kapur për dore Lopezin gjatë eventit. Kur Jenniferin e ka pyetur në lidhje me marrëdhënien e tyre në punë, ajo është përgjigjur, “Është njësoj si çdo herë tjetër gjatë bashkëpunimeve tona. Ne jemi shumë në harmoni kur punojmë me njëri-tjetrin”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 11 January 2012 15:30

E bukur, sexy dhe simbol i feminilitetit, diva e muzikës Jennifer Lopez po mahnit të gjithë botën me stilin e saj unik dhe shumë tërheqës. Ajo që pëlqehet së tepërmi janë flokët e saj të shkëlqyeshëm dhe të shëndetshëm. Nëse ju pëlqen të kuptoni realisht çfarë do të thotë të keni flokë të pakrahasueshëm, atëherë shikoni galerinë e J-Lo.

 

 

(LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 14 December 2011 12:00

Divorci i tyre që u kalua disi në heshtje dhe pa koment, tani po fillon të flas më shumë se kurrë! Madje, një divorc që nuk duket aspak miqësor, përderisa Jeniffer Lopez ka nxjerrë në shitje të gjitha bizhutë që Marc Anthony i ka dhuruar gjatë martesës së tyre 7 vjeçare. Dhe në këto aksesorë përfshihet edhe unaza e saj e martesës prej 4 milion dollarësh. Ndër bizhutë e saj, më e çmueshmja është unaza me diamantin blu 8.5 karat.

Sipas burimeve të “The Chicago Sun Times” ajo është duke i falur të gjitha rrobat që Marc i ka blerë gjatë romancës dhe martesës së tyre. Një veprim ky nga 42-vjeçarja, që dëshiron t’i japë kuptim jetës së saj duke e nisur çdo gjë nga e para, pa asgjë të pranishme nga ish-burri i saj.

Të vetmet dhurata të blera nga Anthony që Jay-Lo nuk do t’i heqë, janë ato që ai i ka blerë për fëmijët e tyre, Max dhe Emme.

Lajmi doli në media menjëherë pasi Marc Anthony e ndaloi të dashurin e Jenniferit për t’i shëtitur fëmijët e tij me makinë. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 14:21

Zbulohet motivi përse Marc dhe Jay-Lo nuk janë parë në shoqëri të suportueshme ndërmjet tyre kohëve të fundit.

Sipas burimeve të Radar Online, Marc Anthony e ka ndaluar Jenniferin që t’ia japë fëmijët të dashurit të saj për t’i shëtitur. Arsyeja e këtij kufizimi nuk ka të bëj aspak me xhelozinë ndaj të dashurit 24-vjeçar Casper, por ka të bëj me historikun e tij.

Thuhet se Anthony është tensionuar shumë kur ka mësuar se sa shumë dënime kishte patur Casper gjatë shtatë viteve të fundit për shkelje të qarkullimit rrugor, kryesisht të drejtimit të mjetit mbi shpejtësinë e lejuar.

Ai ja ka bërë shumë të qartë dhe të padiskutueshme Jenniferit, se Casper ‘nuk ka për t’i shëtitur fëmijët e tij asgjëkundi’. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 14:00

Ajo mund të jetë 42-vjeçare, por mbretëresha e muzikës latine mund të bëj lëvizje njësoj si gjithë të tjerët.

Teksa mbahej një shfaqje me kërcim të miksuar me lëvizje të arteve marciale, Jennifer është kënqur jo vetëm duke i parë, por mbi të gjitha duke marrë pjesë bashkë me ta.

(LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Thursday, 01 December 2011 13:29

Pamjet e reja që ka siguruar tabloidi Daily Mail do ta bënin xheloz Marc Anthonyn më shumë se çdo herë tjetër.

Kësaj here, i dashuri i ri i Jenniferit, jo vetëm që po i plotëson asaj dëshirat që ai nuk ia kishte plotësuar, por po luan edhe rolin e babait për fëmijët e tij. Kjo gjë me siguri për të do të jetë e tepërt!

Jennifer Lopez 42 vjeçare po vazhdon pushimet e saja në Hawaii me të dashurin e saj 24 vjeçar, balerinin e grupit të saj Casper Smart.

Pushimet duket se kanë shkuar për mrekulli për Jenniferin që është fotografuar e lumtur në krahët e tij dhe me një partner që di se si t’i argëtojë fëmijët e saj 3 vjeçar Max dhe Emme. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Monday, 28 November 2011 09:10

Jennifer Lopez dhe kërcimtari i grupit valltar të saj Casper, e kanë nxehur atmosferën mes tyre, dhe kësaj here gjithcka publikisht.

Të dy bashkë janë parë duke u përkedhelur nën rrezet e nxehta të plazhit Hawaiian.

42 vjecarja festoi Ditën e Falënderimit me familjarët e saj në ishullin Kauai dhe menjëherë pas kësaj ka marrë avionin me fëmijët binjak të saj dhe të dashurin e saj të ri Casper. (LajmeShqip.com)