Lajme Shqip Friday, 25 January 2013 19:18

SHBA – Jennifer Lopez u prezantua në premierën e filmit të saj më të ri me titull ‘Parker’ pa mbathje.

Këngëtarja dhe aktorja 43-vjeçare kishte zgjedhur një fustan të bardhë, e çara e të cilit tregonte qartë faktin se ajo kishte “harruar” të brendshmet për promovimin e filmit.

Në deklarata të mëparshme, J-Lo ka pranuar se ka qenë në një stres të jashtëzakonshëm gjatë xhirimeve pasi sapo ishte divorcuar nga Marc Anthony.

“E kisha të vështirë të zgjohesha në mëngjes dhe të punoja. Kur je e trishtuar dhe e stresuar është shumë e vështirë. Ndjeja sikur e gjithë jeta ime ishte shkatërruar”, deklaronte Lopez për ‘Daily Mirror’.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 11 August 2012 08:30

Jennifer Lopez i ka shpallur luftë ish-shoferit të saj dhe e akuzon atë për zhvatje. Këngëtarja dhe aktorja ka depozituar padinë në gjykatë dhe mediat raportojnë se ajo kërkon dëmshpërblim 20 milionë dollarë nga 42-vjeçari Hakob Manoukian.

Ndërsa Lopez kalonte periudha të vështira në jetën e saj, shoferi nuk bënte gjë tjetër veçse përfitonte nga kjo gjendje e punëdhënëses së tij. Lopez pretendon se ish-shoferi i saj e ka kërcënuar se do të bëjë publike detaje dhe ngjarje nga jeta e saj private dhe më shumë se njëherë i ka kërkuar para në shkëmbim të heshtjes.

Janë situata këto jo pak të sikletshme në jetën e të famshmëve, por Lopez është detyruar të heshtë për të mos hapur të tjera telashe teksa jeta e saj private ishte një lëmsh i vërtetë. Prej këtyre kërcënimeve ajo nuk e hiqte dot as nga puna dhe e ka duruar për disa vite.

Ish-shoferi i Jennifer Lopez, Manoukian ishte punësuar nga këngëtarja në vitin 2005 ndërsa tani i duhet të përballet me paditë e Lopez, e cila tashmë duket se nuk e vret më mendjen për çfarë mund të tregojë ish-shoferi i saj.

 
Lajme Shqip Monday, 06 August 2012 13:36

Duket se Jennifer Lopez e ka të vështirë të gjejë qetësi në jetën e saj private. Pas deklaratave të herë pas hershme se me Casper Smart është e lumtur, mediat amerikane raportojnë për një krizë të çiftit.

Madje më shumë se kaq, ato flasin për një ndarje të afërt të tyre ndonëse vijojnë ende të jenë bashkë në skenë në turneun botëror të këngëtares. Arsyeja?

42-vjeçarja Jennifer Lopez ka tjetër mënyrë jetese nga i dashuri i saj që nuk është hiç më shumë se 25-vjeç dhe kjo është e kuptueshme!

Smart është shfaqur si një mashkull i përkujdesur për fëmijët e këngëtares dhe aktores Lopez, por ja që kjo nuk mjafton! Mund edhe të jetë ndonjë spekulim mediatik kjo krizë e përfolur e çiftit, por raportohet se Lopez nuk e pëlqen aspak oreksin të çdo lloji të Casper Smart për të marrë pjesë në festa të shfrenuara, siç bëri fundjavën e shkuar kur u fokusua në një klub gay në Nju Jork.

Duket se kjo mënyrë jetese e të dashurit të saj Smart, i krijon jo pak telashe 42-vjeçares e cila tanimë preferon vende të qeta, pa shumë zhurmë dhe larg syve të njerëzve.

 
Lajme Shqip Tuesday, 10 July 2012 16:00

Pushimet për Jenniferin dhe të dashurin e saj nuk paskan të mbaruar! Megjithëse edhe kësaj here janë parë nën shoqërinë e fëmijëve të saj, çifti nuk i ka kursyer përkëdhelitë me njëri-tjetrin edhe në sy të tyre.

Së shpejti ajo mbush 43 vjeç, por linjat e saj perfekte të bëjnë të harrosh moshën e saj.

Por teksa i dashuri i saj 25 vjeçar, Casper Smart, duket mjaft i lumtur dhe duke u argëtuar me fëmijët e Lopezit, deklarata të ndryshme vijnë nga njerëzit e tij. Ka qenë babai i tij që për median ka thënë: “Nuk mbaj mend që Casper të më ketë prezantuar  me ndonjë shoqe apo të më ketë folur ndonjëherë për dashurinë. E kam ditur gjithnjë që është tip që nuk mund të rehatohet vetëm me një lidhje. Madje, as për këtë lidhje nuk dinim gjë, deri sa e mësuam nëpërmjet lajmeve në televizor! Nëse për të është vërtetë dashuria e tij e parë, gjithsesi nuk besoj se ai e sheh veten si një njerk i ardhshëm.”

Një deklaratë mjaft e ashpër e thënë nga babai i tij 58 vjeçar, Roy Smart. Por Casper ka ndenjur pasiv dhe nuk ka bërë asnjë koment tjetër përveçse “Me Jennin nisi çdo gjë në mënyrë spontane!”. Të dy bashkë kanë zgjedhur që jetën e tyre private të mos e komentojnë dhe të qëndrojnë sa më shumë të tërhequr nga vëmendja e opinionit publik.

Josh Ayers, një balerinë që pretendon të jetë shok i afërt me Casper, ka thënë: “Ai do të bëj çfarë të dëshirojë Jennifer-i, për sa kohë që ajo do ta ndihmojë në karrierën e tij.”

Pavarësisht dashurisë së sinqertë që tregojnë për njëri-tjetrin, duket se Casper ka filluar të korrë frutet e para nga privilegji i të qenurit ‘i dashuri i saj’. Së fundmi Jennifer e ka emëruar Casperin krye-koreografin e ekipit të balerinëve përgjatë turit të saj botëror ‘Dance Again’. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 26 June 2012 11:39

Jennifer Lopez thuajse asnjëherë nuk udhëton pa fëmijët e saj e kështu tha se do të bënte në këtë turne botëror. Aktualisht këngëtarja ndodhet në Rio De Zhaneiro të Brazilit për turin e saj “Dance Again” por ajo është ndër ato të famshme që asnjëherë nuk ka lënë pas jetën e saj private për punën.

Lopez ka përfituar nga disa ditë qëndrim në Rio De Zhaneiro, në ditët e pushimit mes koncerteve për të kaluar momente pushimi me familjen e saj të madhe, me binjakët e saj 4 vjeçarë, me të dashurin Casper Smart dhe me nënën Guadalupe. Doemos ajo është e shoqëruar nga një numër i madh njerëzish të tjerë të cilët kujdesen për fëmijët ndërsa çifti është në punë intensive.

Jennifer Lopez ka reflektuar momente të lumtura, ndonëse jo gjithçka i ka shkuar mirë gjatë këtij turneu në Amerikën e Jugut pasi të enjten e shkuar, këngëtares i vodhën sende personale në një klinikë ku po kurohej për dhembje në shpinë, ndër to kompjutera, aparat fotografik dhe disa dokumenta.

Por ajo që komentohet më shumë se gjithçka tjetër është raporti harmonik i të dashurit të këngëtares, balerinit që udhëheq trupën e saj në skenë me fëmijët.

Duket që fëmijët e duan shumë të riun Smart, ndërsa vet ai ka ditur përherë të ketë durim me ta, t’i shoqërojë edhe kur nëna e tyre nuk është dhe në këto imazhe të fundit dallohet qartë një raport i tyre i jashtëzakonshëm.

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 June 2012 10:30

Kushdo që e ka parë këtë foto ka menduar se bëhet fjalë për dy të tilla të Jennifer Lopez, e në fakt janë dy të tilla, por jo në të dyja është JLo.

Mediat e huaja raportojnë se Jennifer Lopez do të jetë duke shkulur flokët që kurse ka dalë fotoja e Jessica Burciaga, një koketë e ‘Playboy’ që konsiderohet tashmë si sozia e këngëtares dhe aktores.

Por vlen të thuhet se është shumë më e re se JLo, rreth 12 vite, pasi është në fillesat e të tridhjetave. Burciaga mori titullin ‘engjëlli i joshjes’ për anatominë e saj mahnitëse. E vërteta është se ajo shfrytëzon ngjashmërinë e saj me JLo duke përdorur madje edhe ngjyren e flokëve, trashjen me kolagjen të buzëve dhe imiton gjithçka të yllit të muzikës.

Jessica ka bërë bujë në revistën ‘Forbes’ dhe padyshim që e ardhmja e saj do të jetë plot famë duke qenë se i ngjan kaq shumë një ndër femrave më të bukura dhe joshëse në botë.

Kjo modele eksplozive u shfaq në Shkurt 2009 kur doli totalisht nudo në revistën ‘Playboy’ megjithatë deri më tani nuk e kishte tërhequr kaq shumë vëmendjen e mediave.

 
Lajme Shqip Thursday, 17 May 2012 11:30

Jennifer Lopez është ajo që ka rrokur kreun. Bëhet fjalë për klasifikimin e përvitshëm të revistës “Forbes”, e cila ndër 100 të famshmit më të pasur dhe të fuqishëm të botës, këtë vit ka pozicionuar në vendin e parë këngëtaren, aktoren por edhe kërcimtaren Lopez, e cila ka zbritur nga froni këngëtaren Lady Gaga dhe mposhtur njëkohësisht një ikonë të medias amerikane, Oprah Winfrey.

Një listë kjo e cila nuk ka të bëjë vetëm me fitimet e të famshmëve, por edhe praninë e rolin e tyre në arenën e veprimtarive artistike përgjatë një viti. Por më shumë se sa ka fituar betejën me dy të famshmet, Lopez ka pasur një sfidë të jashtëzakonshme me veten, pasi 42-vjeçarja një vit më parë ka qenë vetëm në vendin e 50-të.

Përgjatë 12 muajve të shkuar, sipas llogarive të pagabueshme të “Forbes”, ajo ka fituar plot 52 milionë dollarë dhe një pjesë të mirë të të ardhurave dhe famës i ka fituar falë pranisë së saj në spektaklin e talenteve, “American Idol”. Duket se ky ka qenë vërtet një vit tepër i rëndësishëm në karrierën e këngëtares, e cila pak javë më parë shpalli edhe mbajtjen e një turneu botëror së bashku me një tjetër këngëtar të suksesshëm, Enrique Iglesias.

Winfrey mundi të pozicionohej vetëm në vendin e dytë. Ky qe një vit i rëndësishëm për të sepse transmetimin e emisionit të saj të famshëm e kaloi në “OWN TV Network”.

Vendi i tretë ishte rezervuar për kanadezin e muzikës pop, Justin Bieber, 18-vjeçari i cili ka qenë jo pak i suksesshëm. Ndërsa, për të parën herë ka hyrë në këtë listë këngëtarja Rihanna, e cila ka pasur një vit fitimprurës dhe në llogarinë e saj janë shtuar plot 53 milionë dollarë.

 
Lajme Shqip Thursday, 12 April 2012 12:00

Të enjten e shkuar Fox nxorri videon e re të Jennifer Lopez ‘Dance Again’, në një prezantim premiere.

Por shikuesit e programit ‘American Idol’ në të cilin këngëtarja është juri nuk panë përmbajtjen e plotë të saj. Pasi skenat erotike kanë gjeneruar shumë polemika.

Siç është raportuar nga GossipCop.com videoja u ndryshua para se të transmetohej për ‘përmbajtjen e saj të lartë seksuale’.

E cilësuar si jo e përshtatshme për një audience familjare sipas drejtuesve ekzekutiv të Fox. J-Lo dhe i dashuri i saj Casper Smart shfaqen në video në skena tejet erotike teksa skena që jepet në këtë foto është cilësuar si jo e përshtatshme pasi ngjan me një lloj orgjish.

‘Videoja e re e orgjisë së J-Lo është një shembull tipik se pse prindërit thonë se kanë mbetur pak programe vërtetë familjare që shfaqen në ekran’- tha thënë nënkryetari i Kulturës dhe Medias në ‘Media Research Center’, Dan Gainor. Të tjerë thonë se e vërteta është se imazhet janë shumë të qarta, janë erotike por nuk shkojnë në vulgaritet.

 
Lajme Shqip Tuesday, 10 April 2012 15:26

Nëse nuk ka asgjë më të rrezikshme se sa një grua e dashuruar, kjo dyfishohet nëse ka disnivele moshe. Pavarësisht kësaj, këngëtarja Jennifer Lopez po përjeton një adoleshencë të dytë në duart e të dashurit të saj të ri, balerinit Casper Smart.

Marrëdhënia mes Casper dhe J-Lo bazohet në të shumtën e rasteve në udhëtime në Karaibe, një luks që Casper dhe kushdo do e përjetonte po të ishte i dashuri i Lopez.

Fakti është se i riu mbushi 25 vjeç dhe natyrisht e dashura e tij 41-vjeçare duhet t’i linte një përshtypje të mirë me një dhuratë të përshtatshme për moshën dhe statusin. Prandaj, ajo i dhuruar atij një makinë të re, nga ato më të kushtueshmet.

Të paktën Casper është mirënjohës, pas marrjes së dhuratës ai i dhuroi një puthje plot pasion yllit të ‘Dance Again’. Ditëlindja u festua në Los Angeles dhe Jennifer kishte përgatitur që gjithçka të ishte e përsosur. Pas mbarimit të festës çifti u largua me makinën e re e drejtuar nga Casper. Pavarësisht diferencës së moshës dashuria e tyre duket mëse e vërtetë, edhe pse koha është ajo që do ta tregojë.

 
Lajme Shqip Tuesday, 03 April 2012 13:39

Historia e dashurisë ndërmjet Jennifer Lopez dhe balerinit Casper Smart duket se po shkon shume mirë dhe se ‘Shën Valentini’ për ta festohet 365 ditë në vit.

Këtë gjë e manifeston më së miri fotografitë që vetë Casper  i ka postuar në profilin e tij në Twitter, ku e fundit është një fotografi e çiftit ulur buzëdetit duke shijuar momentet e qeta dhe romantike përkrah njëri-tjetrit.

Edhe pse këngëtarja deklaroi pak kohë më parë se s’ka ndërmend të martohet, revista ‘Star’ publikon lajmin se këngëtarja po mendon të thotë për herë të katërt ‘Po, dua’.

Sipas këtyre burimeve, ylli i këngës “On The Floor” tashmë e ka porositur fustanin e saj të dasmës tek miku i saj Roberto Cavalli dhe martesa është planifikuar gjatë pushimeve të çiftit në Akapulko.

Ndërkohë një burim i afërt me ta ka përforcuar lajmin duke rrëfyer se ‘dasma është thjesht çështje kohe’.