12
 
Lajme Shqip Tuesday, 14 August 2012 09:05

Aktorja e famshme e serialit “Friends” dhe një ndër aktoret më të mira komike të Hollivudit, Jennifer Aniston, pas një raporti më shumë se një vjeçar me të dashurin e saj, aktorin dhe skenaristin Justin Theroux, tashmë është fejuar zyrtarisht. Kështu raporton revista ‘People’, sipas së cilës thuhet se ceremonia e vogël e fejesës është mbajtur gjatë kësaj fundjave.

Thuhet se ditën e premte që Justin ka pasur edhe ditëlindjen e tij, i ka propozuar Anistonit e cila e ka pranuar me shumë entuziazëm.

Aniston 43 vjeçe dhe Theroux 41 vjeç janë takuar mëse 1 vit më parë dhe u shfaqën së bashku në komedinë “Wanderlust” në nisje të muajit shkurt. Kjo do të jetë martesa e dytë për aktoren Aniston, mbas një martese të dështuar me aktorin e famshëm Brad Pitt në vitin 2005. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 09 August 2012 13:26

Uashington – Zëdhënësi i Jennifer Aniston ka dhënë një deklaratë për shtyp duke përgënjeshtruar të gjitha spekulimet mediatike mbi ndarjen e aktores nga i dashuri i saj aktual Justin Theroux.

Lajmi që ka pushtuar faqen e parë të revistës amerikane ‘Star’ ka shkundur stendat me shitjen e shpejtë të tij.

“Edhe njëherë ju njoftojë se lajmi i dalë në shtyp është thjeshtë një fabrikim i nxitur për të shitur më shumë kopje të revistës, pasi në rrëfimet e asaj nuk ka asgjë të vërtetë mbi marrëdhënien midis Jen dhe Justin”.

Sipas revistës në fjalë, Jennifer Aniston i ka dhënë fund historisë së saj 2-vjeçare me Justin Theroux sepse ky i fundit ende nuk i ka propozuar për martesë. Thuhej se aktorja ishte e bindur se Justin do t’i propozonte gjatë një udhëtimi që çifti bëri në Evropë, ku vizituan Parisin, Romën dhe Kaprin, por kjo gjë nuk ndodhi! Sipas ‘Star’ 43-vjeçarja i ka bërë të ditur aktorit Theroux se gjithçka mes tyre ka përfunduar para se të nisej për në Kaliforni për xhirimet e filmit të saj të ri.

Ndërkohë Aniston po interpreton një prostitutë në filmin e saj më të fundit me titull ‘We’re the Millers’. Aktorja 43-vjeçare u fotografua në sheshxhirim me rripat e reçipetave të nxjerrë shpengushëm, dhe kjo pjesë e imazhit të saj skenik, që po xhirohen në Kaliforninë e Veriut.

Filmi tregon historinë e një trafikanti marijuane që krijon një familje të rreme për të futur kontrabandë në Amerikë plot 450 kilogramë të lëndës narkotike. Në këtë skenar Jen luan rolin e një prostitute që paguhet për të qenë gruaja e trafikantit. Në këtë film interpretojnë gjithashtu Emma Roberts dhe Kathryn Hahn. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 09 July 2012 10:34

Në një intervistë për revistën prestigjioze GQ, për botimin spanjisht, ajo ka dhënë një intervistë me disa rrëfime ndryshe nga herët e tjera.

Nëse deri para pak kohësh flitej se aktorja po planifikonte martesën me të dashurin e saj Justin Theroux, sot të tjera sinjale mbërrijnë.

“Jetë perfekte? Mua më duket më shumë si një formë klisheje, apo jo? Për shembull, nëse dëshiron të jesh e lumtur duhesh të kesh një shtëpi, burrin, fëmijë… Jo, fëmijë jo! Fëmijët janë rrëmujaxhi! Mbase martesa dhe fëmijët nuk janë ‘karta’ e duhur për mua.”

Kështu është shprehu Jennifer, për të cilën thuhet se nuk e ka pranuar kërkesën për martesë nga i dashuri i saj Justin gjatë udhëtimit të pushimeve në Paris, Romë dhe Capri.

Por aktorja, që mbushi 43 vjeç në muajin shkurt, duket mjaft e sigurt me veten e saj, pavarësisht se vitet ikin. “E di çfarë? Mendoj se të dyzetat janë fantastike,” ka pohuar Jen. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 05 June 2012 10:45

Jennifer Aniston është shfaqur mahnitëse në ceremoninë e çmimeve MTV. Ajo ka treguar format e saj trupore në një fustan lëkure tepër të ngushtë. E ndërsa ka ngritur larg trofeun janë dukur më mirë format e saj trupore.

Aniston ka marrë çmimin si aktorja më e mirë për rolin më të ‘ndyrë’ në skenën e çmimeve ‘MTV Movie Awards’. Çmimin e ka fituar për rolin e saj si dentistja seksiste tek ‘Horrible Bosses’.

Artistja shquhet gjithmonë për format perfekte, por e veshur me fustan lëkure ajo dukej me seksi se kurrë. 43 vjeçarja ka qenë shumë e kënaqur me çmimin.

“A e dini se sa kohë kam që po e pres këtë çmim? Po ju them se ka shumë kohë”, është shprehur ajo për publikun.

 
Lajme Shqip Wednesday, 16 May 2012 13:30

Jemi mësuar që në sete fotografike të ndryshme VIP-at të dalin me shumë pak gjëra veshur për të tërhequr sa më shumë vëmendje, por Jennifer Aniston shfaqet e bukur edhe në një reklamë të thjeshtë uji mineral.

Bukuroshja e serialit “Friends” ka bërë një reklamë bardhë e zi për Glaceau, imazhi i të cilit është që nga viti 2010.

Jennifer Aniston ka marrë yllin e saj në bulevardin e Hollivudit në shkurt të këtij viti.

Aktorja planifikon të martohet me të dashurin e saj, Justin Theroux, në ishujt grekë gjatë këtij viti.

Kështu pretendon revista “TMZ”, e cila ka arritur të zbulojë se midis destinacioneve që Aniston ka vizituar gjatë një vizite të realizuar së fundmi në Greqi, është edhe një hotel i njohur në Kretë, i cili ofron paketa të ndryshme martesash.

43-vjeçarja Aniston ka lidhje të forta me Greqinë, pasi atje është vendi ku babai i saj, John Aniston (emri i vërtetë i të cilit është Yannis ANastasakis), u lind. Vetë Jennifer ka jetuar një vit në vendin helen gjatë fëmijërisë.

Raporti midis Aniston dhe Theroux, 40-vjeçar, lindi gjatë xhirimeve të filmit “Wanderlust”, në shtetin e Xhorxhias, në vitin 2010.

Në deklarata të mëparshme, aktorja nuk e ka përjashtuar mundësinë e një martese me Theroux, por ka theksuar se nuk ka asnjë plan konkret as për martesë dhe as për fëmijë.

 
Lajme Shqip Monday, 23 April 2012 14:23

Jennifer Aniston do t’i kthehet rrënjëve të saj greke për të kremtuar martesën me Justin Theroux. Ylli i serialit televiziv “Friends” është fokusuar në ishullin e Kretës për të gjetur vendin ideal për martesën e saj, në vendlindjen e babait të saj John.

Sipas burimeve të tabloidit anglez “The Sun”, aktorja hollivudiane ka prenotuar qëndrimin e saj në hotelin Elounda Beach Hotel gjatë muajit korrik. 43-vjeçarja frekuentohet me aktorin që prej muajit maj të 2001-ës. Ngjitja e saj në altar, për rastësi, do të jetë në një periudhë të afërt me atë të ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt.

Në fillimet e këtij muaji Brad njoftoi se kishte vendosur të martohej me Angelina Jolie, shtatë vjet pas divorcit me gruan e tij të parë Jennifer Aniston. Por lumturia që Aniston po përjeton me Justin ka bërë që t’i shërohet çdo plagë, aq sa thuhet se Aniston i ka shprehur urime Jolie-së për  vendimin e tyre dhe se mendohet që ajo mund të jetë edhe ndër të ftuarit e kësaj dasme.

Justim Theroux, sikurse Jen, lë pas shpine një divorc nga një martesë disa vjeçare. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 04 April 2012 12:50

Edhe pse në moshë 43-vjeçare Jennifer Aniston është po aq tërheqëse sa ishte edhe në kohën e serialit ‘Friends’.

E shpallur si gruaja më seksi e të gjitha kohërave nga revista për burra “Men’s Health”, Jenn ka treguar se është mahnitur kur ka marrë vesh këtë lajm. Megjithë kësaj, nuk është aspak për t’u habitur, pasi tashmë dihet që ajo shpenzon 108.5 mijë euro në vit për trajtime bukurie. Ajo është aq e fiksuar mbas lëkurës sa shprehet në intervistë për revistën “In Style” se po të mos ishte bërë aktore do të kishte patur dëshirë të ishte bërë dermatologe.

“Sa herë që kam kohë, nuk lë gjë pa lexuar në internet mbi përkujdesjen ndaj lëkurës dhe trajtimeve të saj me lazer”, është shprehur ajo.

Në lidhje me rivalitetin e natyrshëm që ka me aktoret më të reja, ajo nënvizon se nuk ndihet aspak e vjetër, pavarësisht se në vetvete nuk ia heq dot vitet vetes së saj.

E megjithatë ajo pranon se meritë e bukurisë së saj nuk janë vetëm përkujdesjet që ajo ka treguar ndaj vetes, por qetësia dhe lumturia që ka ndjerë në jetë, sidomos vitin e fundit. Jenn e cila prej një viti është në një marrëdhënie me aktorin Justin Theroux është shprehur mjaft e lumtur nga kjo marrëdhënie dhe se për të ka vendosur që këtë vit ta bëj pushim dhe gjithë 2012-ën t’ia kushtojë atij.

Jennifer dhe Justin janë njohur në sheshxhirimin e filmit ‘Wanderlust’, për të cilën ajo thekson se është një ndër eksperiencat më të bukura që ka kaluar në karrierën e saj kinematografike. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 16 March 2012 12:02

Ajo është etiketuar përherë për mos eksperimentimin me imazhin e saj, ama përherë është shfaqur perfekte. Aktorja hollivudiane, Jennifer Aniston është rasti tipik ndër të famshmit që tregon se vitet që shkojnë nuk kanë rëndësie, të paktën tek ajo këto vite nuk kanë lënë shenja.

Dhe, doemos për këtë ka edhe një sekret! Nëse mbahet parasysh shuma e parave që shpenzon në muaj për të mbajtur lëkurën e tendosur, trupin e tonuar, buzëqeshjen joshëse dhe flokët e shkëlqyera, atëherë nuk është çudi që edhe në moshën 43-vjeçare të duket aq e mrekullueshme.

Ish-ylli i serialit “Friends” shpenzon çdo muaj 8.000 dollarë për locione të ndryshme, kremra, regjim të të ushqyerit mirë dhe ushtrime për të mbajtur trupin në formë perfekte.

Vetëm në preparate dhe trajtime për kujdesin ndaj lëkurës, ajo shpenzon 2.000 dollarë në muaj. Për orët private të jogës me trajnerin personal, Aniston ndan 900 dollarë në javë, ndërsa këshilluesin për ushqim e paguan 680 dollarë për shtatë ditë.

Ky është super kujdesi i Aniston për imazhin e saj, imazhi i së cilës duket përherë perfekt. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 02 March 2012 12:35

Tashmë Jennifer Aniston ka kaluar përtej kufirit të kamerave të xhirimit, në atë të regjizores në bashkëpunim me Demi Moore dhe Alicia Keys. Filmi i saj është një serial i shkurtër i quajtur “Five” që tregon mbi vështirësitë me të cilat një grua përballet gjatë sëmundjes.

Personazhi i filmit të Jenniferit, Mia, është një person që përballet me disfata të ndryshme gjatë rrugëtimit të saj dy-vjeçar mbas diagnostikimit me kancer në gji.

Ky film pritet të transmetohet për herë të parë në kanalin Sky Living HD ditën e premte të javës së ardhshme, në ditën botërore të grave. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 24 February 2012 15:00

Hollywood – Ditën e djeshme aktorja hollivudiane Jennifer Aniston është nderuar me yllin e saj në bulevardin e famshëm të yjeve në Hollivud.

Jennifer ka zbuluar yllin e saj dhe ka pozuar për fotografët sëbashku me gjithë miqtë e saj, të cilët ajo në fjalimin e saj i konsideroi si familja e saj.

Në fjalimin e saj ajo është dukur mjaft e emocionuar dhe megjithëse me një fletushkë të verdhë që mbante në dorë për të mos harruar fjalimin e saj, ajo është dukur se për një moment e ka humbur fillin dhe ka bërë një baututë për të kapërcyer situatën.

Përveç miqve të saj, të pranishëm në nderimin e saj ishte edhe i ati i saj John Aniston dhe i dashuri Justin Theroux. Në këtë rast ajo ka shkëmbyer për herë të parë një puthje në buzë me të Justin, me të cilin po përjeton një histori dashurie prej disa muajsh.

Që mbas ndarjes nga Brad Pitt, Jennifer ka mbajtur një qëndrim mjaft pasiv ndaj mediave dhe e ka ruajtur në maksimum privatsinë e saj. (LajmeShqip.com)

12