Lajme Shqip Tuesday, 29 January 2013 09:00

TIRANE – Ka nisur këtë të hënë në Jemen procesi gjyqësor kundër tre shqiptarëve të akuzuar për transport municionesh. Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve Saba, bëhet fjalë për 3 shqiptarë të cilët akuzohen se kanë transportuar 179 ton eksploziv dhe municione në portin Mukalla, në dhjetor të vitit të kaluar.

Gjatë seancës së parë, prokurorët deklaruan se tre shqiptarët, kapiteni, oficeri i marinës dhe një kryeinxhinier, akuzohen se kanë lundruar në det për 5 muaj, duke kaluar nëpër ujërat territoriale të Jemenit, në bordin e një anijeje me flamur të Maldiveve, e cila transportonte eksploziv dhe municione.

Sipas agjencisë Saba, anija në fjalë ndaloi në portin Mukalla në Jemen, në 18 dhjetor për tu furnizuar me karburant dhe u ndalua pasi 3 shqiptarët u dhanë autoriteteve informacione jo të vërteta lidhur me ngarkesën.

Autoritetet e Jemenit thonë se anija është futur në territorin e vendit nga grupe ilegale, për të kërcënuar sigurinë publike, duke vënë kështu në rrezik një prej porteve të vendit.

Në muajt e fundit Jemeni ka konfiskuar dhjetëra ngarkesa me armë dhe municione, të prodhuara nga Turqia apo Kina. Sipas raportimeve në media, ngarkesat janë dërguar për grupet e dhunshme në vend që luftojnë Al Kaedan që prej vitit 2009.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 11 October 2012 16:40

Kasem Aklani është qëlluar me armë zjarri nga një sulmues me motoçikletë. Aklani ka punuar në ambasadën amerikane rreth 20 vjet.

Qeveria e Jemenit, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ka nisur kohë më parë ofensivën kundër degës së Al Kaidës në vend, duke kthyer kontrollin e disa qyteteve në jug. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 01 August 2011 09:11

Sanë – Presidenti i Jemenit Ali Abdulla Saleh bëri thirrje për ndërprerjen e protestave rrugore gjatë kohës së muajit të bekuar të Ramazanit dhe për fillimin e dialogut kombëtar.

Saleh thirrjen e dërgoi nga spitali në Arabinë Saudite, ku po shërohet nga djegiet serioze dhe lëndime të tjera të marra gjatë sulmit ndaj pallatit presidencial, më 2 qershor.

Tani e gjashtë muaj, kundërshtarët e Salehit në Jemen protestojnë duke kërkuar tërheqjen e Salehut pas 33 – vjetëve në krye të shtetit. Kriza shkaktoi konflikt të armatosur midis forcave lojale të presidentit dhe një numri të madhe të fiseve, që në mënyrë shtesë e destabilizuan vendin.

Agjërimi i madh i myslimanëve, i cili fillon nga dita e sotme është rast që t’u bëjë thirrje të gjitha forcave politike që ta pranojnë dialogun, i cili është dalja e vetme dhe mënyra më e mirë për zgjidhje të krizës, kontestet dhe mosmarrëveshjet, theksohet në deklaratë e Salehit.

Saleh, edhe pse gjatë kohë është jashtë nga Jemeni, arrin ta mbajë pushtetin, falë djalit të tij Ahmed, i cili menaxhon me Gardën republikane.