Lajme Shqip Monday, 25 June 2012 08:15

Pas problemeve të shumta shëndetësore që ka pasur kohëve të fundit, Rihanna ishte këshilluar nga mjekët që t’i merrte pushim këto ditë, por edhe për çështjen e shëndetit ajo i ka thyer kufijtë.

Jay-Z ka hapur setin e tij me një performancë të këngës ‘Run This Town’. Më pas është parë të dalë në skenë Rihanna e veshur me pantallona të zeza të shkurtra, me një veshje të sipërme skenike dhe me atlete, duke performuar së bashku me me reperin Jay-Z.

Pavarësisht motit të keq dhe errësirës, Rihanna dukej se ishte në një formë të mirë.

Por Rihanna nuk ka qenë e ftuara e vetme e koncertit të Jay-Z. Në skenën e tij është ngjitur edhe reperi Kanye West. Skena e tij është ndezur akoma dhe më shumë me interpretimin e hiteve të tij të mëparshëm si ’99 Problems’, ‘Bonnie & Clyde’ dhe ‘Girls Girls Girls’.

 
Lajme Shqip Wednesday, 16 May 2012 09:40

Jay-Z tregoi se kur erdhi në jetë vajza e tij e vogël mendoi që do të frymëzohej për të bërë muzikë, por ka ndodhur krejt e kundërta: e vetmja gjë që i pëlqen reperit të bëjë është të qëndrojë me vogëlushen Blue Ivy dhe me bashkëshorten Beyonce Knowles.

“Mendoja se do të isha më i frymëzuar për muzikën, por nuk është aspak kështu. Dua vetëm të kaloj kohë me vajzën dhe të mos bëj asgjë tjetër. Gjithsesi besoj se ndjenja për muzikën do më rikthehet shpejt”, deklaroi reperi për MTV.

Disa ditë pas lindjes së Blue Ivy, këngëtari amerikan lançoi këngën ‘Glory’ që i kushtohej vajzës së porsalindur.

Këtë javë Jay-Z lajmëroi edhe koncertin Made in America që do të zhvillohet në Filadelfia më 1 dhe 2 shtator.

 
Lajme Shqip Thursday, 12 January 2012 15:30

Emrin artistik e ka simbolikisht 50 Cent (pesëdhjetë qindarka) sepse realisht është një reper i thekur në pare. Në profilin e tij në Twitter ai dje ka postuar disa foto të tij duke mbajtur tufa parash nga të mundej.

Pas kësaj ai ka postuar edhe një foto fotomontazhi të një fëmije të frikshëm duke thënë “Urime Jay-Z dhe Beyonces për vogëlushen e tyre Blue Ivy Carter! Po ju heq kuriozitetin falas për të parë atë vogëlushe… S’kam dyshim se revista që do të zbulojë fotografinë e Jay-Z ka për të paguar miliona dollarë vetëm për një fotografi,” ka komentuar ai me ironi.

Të dy reperët kanë vite që nuk shkojnë mirë bashkë, qëkurse 50 Cent pati thënë në publik se askush nuk e njihte Jay-Z-në derisa ai u martua me Beyonce-n. 50 Cent gjithashtu është përpjekur për ta joshur Beyoncen duke i thënë se donte të bënte me fëmijë me të. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 11 January 2012 14:30

Reperi amerikan Jay-Z ka bërë shumë rrëfime nëpërmjet këngës së tij “Glory”, të cilën e ka postuar sot në profilin e rrjetit të tij social. Kënga është një dedikim për vogëlushen e tyre Blue Ivy Carter, që erdhi në jetë mbrëmjen e ditës së shtunë.

Në këngë Jay-Z flet për Parisin, vendin ku ‘fekonduan’ edhe vogëlushen e tyre, rrugëtimi i së cilës ishte i suksesshëm. Në këngë ai përmend edhe vështirësitë e Beyonces gjatë shtatzënisë, një rast aq tragjik për ta sa kishin frikë se mos vogëlushja e tyre nuk do të mund të vinte në këtë jetë.

“Herën e fundit problemi ishte aq tragjik, aq sa kishim frikë se ti do të zhdukeshe, por jo vogëlushe, ti je magjike…”

“Ndjenja më e mrekullueshme që ndjej, nuk mund të përshkruhet me fjalë. Qielli u çel, u bë blu kur erdhe ti, ti krijesa ime më e mirë…”

“Ti je fëmija i fatit, ti je fëmija i fatit, ti je fëmija im me vogëlushen nga Destiny’s Child…” duke ju referuar në vargjet e fundit bashkëshortes së tij Beyonce.

Dhe në fund të këngës dëgjohen disa të qara fëmije, me siguri të vogëlushes së tyre. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 03 December 2011 15:00

Ka qënë profesori Michael Eric Dyson që ka propozuar se për studentët e fakultetit të tij “Georgetown University” do të ishte mjaft e dobishme sikur ylli i hip-hop-it t’u jepte leksione për një semestër, “Leksionet sociologjike të Hip-Hop-istit Jay-Z”.

Megjithëse një lëndë me emër të çuditshëm, por që sipas Dyson do t’i shtronte shumë studentët e kësaj zone për të ndjekur këshillat e yllit të muzikës. Leksionet e Jay-Z do të përmbajnë gjithçka rreth tematikave si racore, seksualiteti, kapitalizmi dhe ekonomia.

“Vetëm interesi që kanë ndaj Jay-Z do të bëj që të frekuentojnë klasën më shumë dhe të marrin një edukim që është i vlefshëm për të gjithë. Të gjithë do të shkojnë të dëgjojnë Jay-Z, pavarësisht se aty do flitet shumë pak për të!” ka thënë Dyson i cili është edhe mik me reperin e famshëm. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Saturday, 01 October 2011 11:25

New York City – Të enjten, moguli i repit dhe hip-hop-it (emri i vërtetë Sean Carter) organizoi një karnaval bamirësie për fondacionin e tij “Sean Carter Foundation”. Fondacioni i tij siguron bursa të plota për studentët në nevojë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

I paraqitur përkrah gruas së tij shtatzënë Beyonce, 41 vjeçari është shprehur për herë të parë për “E! News” se ndihej mjaft i lumtur që më në fund do të bëhej baba. Jay-Z dhe Beyonce janë argëtuar gjatë karnevaleve dhe janë dukur mjaft në humor.

Megjithëse çifti nuk e ka bërë ende publike gjininë e fëmijës, 30 vjeçarja Beyonce është parë të blejë pupa ngjyrë rozë në linjën Christian Louboutin. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 20 September 2011 14:38

Nëse për Beyonce shtatzënia do të sjellë fëmijën e saj të parë, për Jay-Z nuk do të jetë hera e parë që bëhet baba.

Sipas disa hulumtimeve të revistës “Star Magazine”, këngëtari Jay-Z ka një fëmij të padeklaruar me modelen Shenelle Scott, me origjine nga Trinidadi.

Sipas këtij burimi thuhet se testet e ADN-së kanë vërtetuar Jay-Z si babanë biologjik të djalit 9-vjeçar Sayeed.

E vërteta ka mbetur e varrosur deri para pak kohësh kur në çertifikatën e djalit rezultonte si atësi emri i ish të dashurit të saj, Malik Sayees.

Sipas “Star Magazine” ka qënë pikërisht ai që ka rrëfyer këtë ngjarje.“Kur djali lindi, unë mendova se ai ishte imi; po ashtu mendoi edhe ai duke u rritur. Por kur bëmë testin e ADN-së doli ndryshe.

Të gjithë e dinë se Shenelle ishte një vajzë e lehtë dhe se kishte shkuar me Jay-Z. Me sa di unë, ai ja paguan asaj të gjitha detyrimet, dhe ajo tani me ato lekë ka blerë një shtëpi në Trinidad, ku jeton me të gjithë familjen e saj.”Për momentin, as Jay-Z dhe as Beyonce nuk e kanë komentuar këtë lajm. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 24 August 2011 15:56

Sipas Forbes, është bërë një studim për të ardhurat vjetore të çifteve të Hollivudit në intervalin kohor maj 2010 – maj 2011 dhe janë publikuar 5 më të paguarit.

Duke patur parasysh aktivitetin e disave, menjëherë na shkoi mëndja tek Tom Cruise dhe Katie Holmes, Fergi dhe Josh Duhamel.
Por për çudinë tonë asnjëri prej tyre nuk ishte në listën ‘Top 5’!

Gisele Bundchen dhe Tom Brady renditen të parët e këtij klasifikimi me 76 milion dollarë fitim.

Të dytët renditen Beyonce dhe Jay-Z me 72 milion dollarë në vit.

Të tretët renditen Angelina Jolie dhe Brad Pitt me 50 milion dollarë.

Të katërt renditen Victoria dhe David Beckham me 45 milion dollarë.

Të pestët, që janë edhe surpriza e këtij klasifikimi, janë çifti i ri Kristen Stewart dhe Robert Pattinson, me fitim vjetor prej 40 milion dollarësh. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 12:16

Beyonce, e cila ndodhet në Angli për promovimin e albumit të saj të katërt, ka patur përkrahje, si gjithnjë, bashkëshortin e saj Jay-Z.

Ai është ndër producentët më të fuqishëm dhe kësaj here qëllimi i vizitës së tij nuk ka qënë vetëm për të shoqëruar Beyonce. Ai është parë të drekojë me këngëtaren e madhe angleze, Adele.

Është mësuar se ai i ka ofruar asaj bashkëpunim dhe për këtë arsye ato kanë shkëmbyer këshilla me njëri-tjetrin. Të dy janë parë duke diskutuar shtruar dhe duke qeshur, ka raportuar tabloidi “The Sun”.

Pritet që shumë shpejtë të jetë një bashkëpunim midis tyre, që nuk do mend të kuptohet se ka për të qënë i mrekullueshëm, pasi që të dy janë personazhe potencialisht të fortë në art. (Lajmeshqip.com)