Lajme Shqip Wednesday, 10 April 2013 19:45

TIRANE- Rezoluta came e vitit 2004 shkaktoi replika gjate shqyrtimit te sotem ne komision.

Pas faktit te deklaruar nga deputeti i PD-se, Fatos Beja, se ajo eshte ende ne arkiv, PDIU-ja ka kerkuar hetime, duke e cilesuar nje gje te tille te papranueshme dhe ka kerkuar te pergjigjet per kete kreu i Kuvendit te asaj kohe, Servet Pellumbi.

Deputeti i PD-se, Fatos Beja gjate mbledhjes se komisionit riktheu për rishikim  rezolutën çame të vitit 2004, që sipas tij nuk ka marrë votat e duhura për miratim në Parlament, por që mbetet ende aktiv si propozim, pasi rrëzimi i saj nuk është regjistruar në fletoren zyrtare.

“Një gjë e tillë është votuar një herë, nuk votohet për së dyti”- tha ai.

Pas kesaj deklarate ka reaguar kreu i PDIU-së, Shpetim Idrizi, i cili ka thene se nuk ka dijeni per nje fakt te tille.

“Rezoluta e 2004 në procesverbal del sikur nuk është miratuar. Ne dimë që kjo rezolutë është rrëzuar në atë vit. Po të ishte miratuar do dilte në fletoren zyrtare”, tha ai.

Nderkohe deputeti tjeter i PDIU-se, Dashamir Tahiri ka deklaruarse per kete duhet te pergjigjet kreu i Parlamentit të asaj kohe Servet Pëllumbi. “Pëllumbi duhet t’i paraqitet drejtësisë ka falsifikuar dokumente”, tha ai.

Pellumbi ne nje reagim televiziv ka deklaruar se nuk ka asnje brenge ne ndergjegje lidhur me kete problem.

“Jam i hapur për çdo hetim lidhur me këtë çështje.  Nëse do të ishte miratuar rezoluta atëherë ajo do të ishte botuar në fletoren zyrtare. Miratimi ose jo i rezolutës mund të vërtetohet në arkivat e Kuvendit. Nuk kam asnjë brengë në ndërgjegje”- tha thene Pellumbi ne nje prononcim televiziv.

Mbledhja e shkuar

Mbledhja e shkuar u shoqerua me replika te ashpra mes kreut te PDIU dhe PBDNJ, i cili kundershtoi shqyrtimin e projektrezolutës.

Nderkohe qe demokratët dhe socialistët kërkuan më shumë kohë në dispozicion për të shqyrtuar projektrezolutën e çështjes çame, e depozituar disa muaj më parë nga PDIU.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idirizi, u shpreh se ishte dakord që të rishikonte draftrezolutën, duke e përqëndruar atë vetëm në tri nene, heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, aktivizimin e traktatit të miqësisë dhe kthimin e të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë.

Idrizi ka theksuar se do te vendose per koalicionet vetem pas miratimit te rezolutes. Pak dite me pare, kreu i PS-se, Edi Rama propozoi nje draft reaolute alternative per zgjidhjen e ceshtjes came, nderkohe qe kreu i PDIU  e pershendeti ate, duke pranuar se ajo zgjidh ngercin qe eshte krijuar ne Kuvend.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 09 April 2013 12:17

TIRANE– Ardian Tana kryetari i Shoqatës Çamëria ka reaguar sot për rezolutën e çështjes Çame, që sipas PDIU-së po zvarritet pa të drejtë.

“Shoqata Çamëria ndjek me vëmendje dhe pritshmëri zhvillimet e fundit në lidhje me miratimin e një dokumenti historik të të drejtave të njeriut, Rezolutën për Zgjidhjen e Çështjes Çame. Kjo rezolutë është po aq kombëtare sa edhe politike, një domosdoshmëri për të nisur mbylljen e një plage të hapur të shoqërisë sonë. Ndonëse ishte paralajmëruar, po shohim me shqetësim faktin që komisioni i jashtëm nuk po mblidhet sot dhe njëri prej relatorëve është izoluar në fshatrat e zonës së tij elektorale për fushatë”, tha Tano, duke e cilësuar këtë zvarritje të patolerueshme.

Nisur nga kjo zvarritje, PDIU-ja pritet të protestojë ditën e enjte në orën 11:00 përpara Parlamentit, ndërsa fton të gjithë shqiptarët të jenë pjesë e këtij tubimi.

“Miratimi i kësaj rezolute, sot, duhet të jetë në plan të parë, pas 70 vjetësh nëpërkëmbjeje dhe heshtjeje ndaj çështjes çame, një padrejtësie të madhe të ushtruar ndaj kombit tonë. Kjo zvarritje e pajustifikuar nuk mund të pranohet nga asnjë shqiptar. Për këtë arsye, Shoqata Çamëria dhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ftojnë të gjithë shqiptarët ditën e enjte në orën 11 përpara parlamentit për të protestuar në mbështetje të miratimit të rezolutës. Ftojmë në këtë tubim paqësor të gjithë shqiptarët e Çamërisë, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën apo janë dëbuar në një spastrim të egër etnik.

Por mbi të gjitha, ftojmë çdo shqiptar, pavarësisht prejardhjes dhe bindjeve politike, që të shpreh vullnetin e kombit tonë për të çuar drejt zgjidhjes këtë çështje kombëtare. Ditën e enjte, në orën 11 përpara parlamentit, ne do të tregojmë se rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame ka mbështetjen e të gjithë kombit, e si pasojë zvarritja taktike e saj, nuk i shërben askujt”, shtoi ai.(LajmeShqipcom)

 
Lajme Shqip Friday, 05 April 2013 19:03

Tiranë – Partite më të mëdha politike në vend kanë hezituar për miratimin në Komisionin Parlamentar të Jashtëm, të projektrezolutës për Çamërine, depozituar nga PDIU.

Demokratët, përmes relatorit Fatbardh Kadilli, kanë kërkuar kohë për verifikimin e referencave ligjore greke dhe ndërkombetare, mbi të cilat eshte hartuar projektrezoluta, ndërsa socialistet kane kerkuar rishikim te permbajtjes se propozimeve të PDIU-së.

“Këto vështirësi na kanë bërë që ne sot të mos jemi ende gati të kemi një relacion për t’ia paraqitur Komisionit. Nuk po flas për përmbajtjen, por flas për aspektin e referencave juridike, ku bazohet kërkesa për restaurimin e disa të drejtave themelore, që listohen në projektrezolute”, tha deputeti demokrat Kadilli.

“Kjo përmbajtje që është paraqitur është e papranueshme, prandaj duhet një rishikim apo një ristrukturim i thellë për të dhe ne jemi të gatshëm për të kontribuar. Duhet patur parasysh për t’u ruajtur ekuilibrat e interesit kombëtar me ato të fqinjësisë së mirë me Greqinë”, theksoi relatori i PS-së, Qemal Minxhozi.

“Nëqoftëse na mbështesni, pjesa tjetër është e lehtë. Bëjini dy nene, mos e zgjatni më shumë. Të përqendrohemi në këto pika:  1. Të riaktiviztohet Traktati i Miqësisë 2.Të çohen marrëdhëniet aty ku duhet 3.Kthimi i të drejtave i shqiptarëve të Çamërisë dhe 4.Të hiqet ligji i luftës”, tha kreu i PDIU-se, Shpetim Idrizi.

Ndersa kreu I PBDNJ-se Vangjel Dule e kundershtoi rezoluten si te pabazuar ne rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetute, qendrime qe kane shkaktuar edhe perplasjen me deputetet e PDIU-se.

“Ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër përveçse ato që na kanë lënë të parët tanë. Dhe kjo nuk lëviz aspak nga Karta Universale e të Drejtave të Njeriut, pavarësisht se ky palaço që kam përpara (i drejtohet Dules) përfaqëson atë parti”, tha Dashamir Tahiri, deputeti i PDIU-së.

“Nuk mund të jem pjesë e kësaj mbledhjeje të Komisionit të Politikës së Jashtme, që po kthehet në ambient rrugaçërie”, tha Dule, duke u larguar nga salla.

Por tensioni ka dominuar gjithe mbledhjen e Komisionit Parlamentar te Jashtem, ku Idrizi dhe deputetet e PD-së dhe PS-së kane shkembyer biseda me tone nervoze, ku s’munguan as akuzat e dy partive te medha se nisma e PDIU-se behet per çeshtje elektorale.

Idrizi apeloi qe çeshtja çame te mos zvarritet, kerkese e cila u mbeshtet ne Komision nga deputeti i FRD-se Gazmend Oketa. Rezoluta do te vijoje shqyrtimin ne Komisionin e Jashtem diten e marte. Qendrimi i partive te medha ndaj rezolutes çame, eshte lene si kusht i PDIU –se per percaktimin e koalicionit te ardhshem zgjedhor.

Dule: Jo pre e provokimeve

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule komentoi nga Korça vendimin e tij për t’u larguar nga Komisioni Parlamentar i Jashtëm, ku po shqyrtohej rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame.

Kreu i PBDNJ-së u largua nga Komisioni i Jashtëm pas debateve të ashpra që pati me dy deputetët e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. Dule reagoi në Korçë se PBDNJ nuk do të bjerë pre e provokimeve që duan të fusin politikën në rrugaçëri.

Duke u ndalur tek aleancat për zgjedhjet e 23 qershorit, kreu i PBDNJ-së deklaroi se partia e tij ka marrë ftesa nga të dyja kampet kryesore dhe se po shqyrton mundësitë se ku merr më shumë hapësirë si parti politike.

“Kemi ftesa për aleancë nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Aktualisht jemi duke shqyrtuar këto ftesa dhe do shikojmë se kush na jep më shumë hapësirë si parti politike”, tha Dule, duke shtuar se vendimi që do të përcaktojë rreshtimin e PBDNJ-së do të merret së shpejti.

Vec bashkimit të aleancave të udhëhequra nga PD dhe PS, alternativë e PBDNJ-së mbetet edhe poli i tretë së bashku me FRD-në. Kreu i kësaj të fundit, Bamir Topi deklaron se Fryma e Re Demokratike është e hapur për formimin e polit të tretë dhe fton për këtë Aleancën Kuqezi dhe PBDNJ-në. Por pjesëmarrja e PBDNJ-së në këtë pol, përkrah Aleancës Kuqezi vështirë të ndodhë.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 February 2013 14:46

TIRANË -Komisioni i Jashtëm nisi sot shqyrtimin e Rezolutës Çame, dorëzuar në Kuvend në 10 dhjetor nga kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe deputeti Dashamir Tahiri.

Ne fjalen e tij, Idrizi ftoi anëtarët e komisionit të bëhen pjesë e zgjidhjes së padrejtësisë që i është bërë çështjes çame.
“Ne të nderuar parlamentarë, s’mund të bëjmë strucin para egzistencës së një problemi kaq të madh. Ne nuk mund të mbyllim kapitullin e një krimi kaq të madh dhe të freskët në marrëdhëniet tona. Nuk mund të mohojmë një tragjedi kaq të madhe me afro 5 mijë të vdekur. Me vdekjet më të tmerrshme që nuk janë imagjinuar as nga industria hollivudiane. Por ne duam të cojmë në vend një amanet që nuk mund të shtyhet dot më dhe injorohet dot më për shkak se politika dominonte e kishte braktisur atë. Ne nuk mund të heshtnim e mos reagonim kundër asaj pjese të politikës që u fsheh turpshëm kur u paraqit një tekst i Rezolutës në vitin 2004. Unë besoj se as ju kolegë do të dëshironi të njëjtën gjë si paraardhësit, të iknim të gjithë në shtëpitë tonë e të takonim elektoratin tonë duke iu shmangur këtij detyrimi historik sic është ky detyrim historik, sic është miratimi i një Rezolute për Camërinë. Kjo rezolutë është historike sepse tenton të ofrojë platformën më të qartë për të zgjidhur jo thjesht cështjen came, por për atëe të pabarazisë që ekziston me fqinjin tonë jugor. Nëse ju jeni dakort me këtë fabul, atëhere hidheni poshtë këtë projektrezolutë, nëse ju pranoni fabulën greke se shqiptarët i kanë sulmuar grekët gjatë Luftës së Dytë Botërore, atëhere mos e miratoni këtë projekt/rezolutë ”, tha Idrizi.

Rezoluta
Shqyrtimi i saj në komision vjen, pasi më 22 janar kjo rezolutë u fut në axhendën e Komisionit Parlamentar të Jashtëm ku janë përzgjedhur edhe dy relatorët e draftit Qemal Minxhozi nga Partia Socialiste dhe Fatbardh Kadilli nga Partia Demokratike.

Rezoluta Çame kërkon që në përputhje me nenin 15 të Traktatit të miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë mes dy vendeve tona, dhe nenit 1 të protokollit shtesë të KEDNJ-së, të hiqen pengesat që nuk lejojnë gëzimin e lirë të të drejtës së pronës dhe të drejtave të tjera për qytetarët shqiptarë çamë.

Sipas rezolutes duhet bërë abrogimi shprehimisht i Ligjit të Luftës dhe jo Gjendjes së Luftës, e cila nuk ekziston normalisht që me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në 1971, e sanksionuar dhe më vonë me vendimin e Qeverisë Papandreu në 1987.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 22 January 2013 12:55

TIRANE -Komisioni i Punëve të Jashtme fut në procedurë rezolutën Çame.
Relatorë të Rezolutës janë caktuar Fatbardh Kadilli dhe Qemal Minxhozi. Gjatë muajit dhjetor projekt/rezoluta Came u depozitua në Kuvend nga Partia për Drejtësi dhe Unitet.

Në draftin e përbërë nga 13 pika, renditet kërkesa drejtuar qeverisë greke dhe institucioneve shqiptare lidhur me rikthimin e pronave të çamëve në Greqi, si dhe shfuqizimin e ligjit të luftës së vitit 1940 i shpallur me dekret mbretëror, në veçanti pjesën e ligjit që mban sekuestron konservative të pasurive shqiptare.

Gjithashtu, PDIU-ja me anë të kësaj rezolute kërkon që dy qeveritë të riaktivizojnë komisionet e posaçme dypalëshe, të dala nga traktati i fqinjësisë së mirë për të përpunuar zgjidhjen e çështjes çame, si dhe të ngrihen në Paramithi e Filat dy lapidarë “që do të përkujtojnë gratë, pleqtë, e fëmijët, viktima të pafajshme të krimeve kryera nga njësitë paramilitare greke”.

Pika e fundit e saj ka të bëjë me të drejtën e palës shqiptare për t’iu drejtuar institucioneve ndërkombëtare, nëse Greqia i refuzon këto kërkesa.
Idrizi
Pasi Komisioni i Jashtëm vendosi marrjen në shqyrtim të Rezolutës Came, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi u shpreh i bindur se partitë do e votojnë.
“Rezoluta për zgjidhjen e cështjes Came do të votohet nga të gjithë deputetët e parlamentit shqiptar. Kjo është arsyeja pse u jemi drejtuar atyre në mënyrë nominale dhe jam i bindur bazuar nga të gjitha kontaktet që kemi nga të gjithë krahet politikë, kjo Rezolutë, si një e drejtë e mohuar dhe e munguar e një pjesë të shqiptarëve, do të kalojë në parlamentin shqiptar.
Por një pikë e Rezolutës e panegociueshme do të thoja është ajo e heqjes së ligjit të luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë, si një akt atavist, heqja e të cilit do të ndihmonte që të dy vendet të ishin vërtet dy vende të fqinjësisë së mirë. Kjo jo thjesht e vetëm se afekton pronat e gjithë shqiptarëve, jo vetëm pronat e camërisë, por kini parasysh që shqiptarët kanë qenë pronarë të mëdhenj edhe në Follorinë edhe në Kostur, Janinë edhe në Selanik”, u shpreh Idrizi në një prononcim për mediat.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 22 December 2012 17:00

TIRANË – Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka ftuar në një mbrëmje festive në vigjilje të festave të fundvitit, drejtues të medias në vend, analistë, gazetarë e përfaqësues të tjerë të medias vizive e të shkruar.

Gjatë fjalës së tij, Idrizi kërkoi vëmendjen jo vetëm të medias, por edhe klasës politike për cështjen came, duke sqaruar se ajo nuk është një nismë politike e PDIU-së, por cështje kombëtare.

“Ju të gjtihë e dini se kemi filluar një rezolutë për cështjen Çame miqësisht dua t’ju them se ajo nuk është rezolutë e partisë tonë, nuk është as rezolutë e imja dhe e Dashamirit. Është në radhë të parë e një komuniteti të tërë i cili ka nevojë të ketë gjithë përkrahjen tuaj. Është një komunitet, i cili përtej historisë që për 100 vjet jeton në Shqipëri i shpërngulur, është shkrirë bashkë me shqiptarët kudo në jetën e përditshme në martesa. Jemi po kaq shqiptarë sa gjithë të tjerët. Kjo nuk është një rezolutë që drejtohet ndaj dikujt apo për presion ndaj dikujt. Ku është besoj një presion i ndërgjegjes kombëtare që në radhë të parë ne të tregojmë që jemi njerëz, komb dhe shtet dinjitoz”, deklaroi Idrizi. (B.W/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 20 December 2012 11:57

TIRANË- Për shkaqe tashmë të njohura, më 28 tetor 1940, Italia i shpalli luftë Greqisë dhe sulmoi territorin e saj nëpërmjet territorit të aneksuar shqiptar. 

Në këtë moment filloi edhelufta e quajtur si italo-greke. Menjëherë pas fillimit të luftës, në Greqi u vendos gjendja e luftës me Italinë dhe Shqipërinë. Me anë të një dekreti mbretëror të datës 10 nëntor 1940, Greqia bllokoi jo vetëm pasuritë e çamëve por edhe të shqiptarëve.

Në bazë të këtij ligji të gjitha pasuritë e shqiptarëve në Greqi u vunë nën sekuestrimin konservativ dhe filluan të administrohen nga shteti grek. Ligji në fjalë u botua dje i plotë në gazetën “Kombëtare”. 

Pjesa e Parë/ Numër botimi 379
PËRMBAJTJA
Ligje detyruese
Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike. Rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të dispozitave të organizimit sigurues të rreziqeve të luftës dhe ligjeve detyruese.
DEKRETE
Rreth përcaktimit të shteteve armike sipas kuptimit të ligjit detyrues nr. 1636/1940 të Italisë dhe Shqipërisë dhe zbatimit në lidhje me këto shtete, të dispozitave të këtyre ligjeve.
LIGJE DETYRUESE
RAPORT MOTIVUES
Rreth planit të ligjit Detyrues, “rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike”.
Drejtuar Lartmadhërisë së tij, mbretit
Lartmadhëri
Rëndësi që kanë të gjitha burimet ekonomike të shtetasve të palëve ndërluftuese, gjatë zhvillimit të luftës bashkëkohore, u duk nga lufta e fundit botërore, ku të gjitha shtetet ndërluftuese dekretuan ligje me të cilat bëhet e pamundur shfrytëzimi i burimeve të shtetasve të armikut, të prejardhura nga pasuri që ndodhen në territorin kombëtar dhe ndalohet çdo lloj akti juridik në favor të shteteve armike ose të shtetasve të tyre. Kjo masë u mor edhe gjatë luftës së tanishme, pavarësisht nga shtetet që morën pjesë në të. Me paraqitjen e këtij plani “Për ligjin detyrues”, dekretohet një gjë e tillë edhe për ne.
Dispozita e planit në një pjesë të madhe janë përsëritje e ligjit 1073 të vitit 1917, por të plotësuara me rrjedhimet që kanë ardhur si rezultat i zbatimit të këtij ligji, me qëllim që të përjashtohet çdo veprimtari ekonomike direkte ose indirekte e shtetasve armike në shtetin tonë gjatë kohës së luftës. Gjatë hartimit të këtij plani u morën gjithashtu parasysh edhe ligjet që miratuan palët e tjera ndërluftuese. Dispozitat e ligjit bëhen dispozita definitive dhe çdonjëra prej tyre vihet në zbatim me dekretet mbretërore të botuara mbi bazën e propozimit të kryetarit të qeverisë dhe të ministrit të Financave. Plani i paraqitur synon në realizimin e qëllimeve të lartpërmendura, prandaj lutemi të keni mirësinë që ai të gëzojë miratimin tuaj.
Athinë, më 08 nëntor, 1940
Shtetas të devotshëm të Lartmadhërisë Suaj
Ministrat
i Drejtësisë
i Financave
Ajis Tabakopullos
Andhr. Apostolidhis
Ligji i Forcës Nr. 2636/1940
Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë armike
Jeorjios B’
Mbret i Grekëve
Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosëm dhe urdhërojmë:
Kapitulli A’
NENI 1
ARMIQ
1. Armiq sipas kuptimit të këtij neni, konsiderohen:
a. Shtetet, kryetarët e këtyre shteteve dhe personat juridike të juridiksionit shtetëror të tyre, të cilat përcaktohen secili në veçanti si armik nëpërmjet Dekreteve Mbretërore të botuara me propozim të Kryetarit të Qeverisë, të Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministrit të Financave, sipas kuptimit të këtij Ligji.
b. Persona fizikë, të cilat kanë shtetësinë e shteteve armike, sipas rastit a), ose ata që kanë banesë, ose banim të përhershëm në to.
c. Personat juridikë të juridiksionit privat dhe çdo bashkim personash, ose pasurish, përderisa kanë qendrën drejtuese të tyre në shtetet armike, sipas rastit, ose janë nën influencën ligjore, ose ekonomike të armiqve, sipas këtij neni.
2. Nuk janë armiq, sipas kuptimit të këtij ligji, personat fizikë, të cilat kanë fituar nënshtetësinë e shtetit armik, por janë me kombësi greke dhe banojnë në shtete të huaja, ose shtet aleat.
3. Në rast se ekzistojnë dyshime në lidhje me karakterizimin si armik të cilitdo personi ose bashkimi, sipas paragrafit 1, vendoset pas mendimit të komitetit, sipas nenit 19, të Ministrave të Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare, me vendim të përbashkët të tyre.
NENI 2
NDALIMI I SHKËMBIMEVE
1. Ndalohet dhe është i pavlefshëm çdo shkëmbim tregtar dhe çdo marrëveshje midis personave, pavarësisht nga shtetësia, që banojnë në Greqi, dhe armiqve, si dhe çdo akt i administratës, ose akt i njëanshëm i personave që banojnë në Greqi, përderisa për të nëpërmjet saj, fitojnë të drejta, ose përfitojnë armiqtë.
2. Aktet që lidhen një gjashtëmujor para vënies në zbatim të këtij ligji, mund të shpallen të pavlefshme me rrugë gjyqësore, pas padisë së ushtruar, nga shteti, pas mendimit të komitetit sipas numrit 19.
NENI 3
NDALIMI I KRYERJES SË VEPRIMEVE LIGJORE
Përmbushja në Greqi e çdo veprimi ligjor dhe përmbushja e çdo detyrimi kundrejt armiqve, për cilindo arsye, ose përderisa nga përmbushja e tyre përfitojnë armiqtë bëhet me gjobë pavlefshmërie kundrejt administratorit, sipas nenit 12, dhe në qoftë se ai nuk ekziston në Arkën e Depozitimeve dhe Huave dhe ndalohet kryerja me cilindo mënyrë direkte te huadhënësit e armiqve.
NENI 4
PERSONA TË FAMILJES
Ndalimet në nenet 2 dhe 3 kanë fuqi edhe për personat e familjes
NENI 5
PËRJASHTIME
Me vendim të Ministrit të Financave dhe pas mendimit të Komitetit, sipas nenit 19, për raste të veçanta, mund të bëhen përjashtime nga dispozitat e neneve 2, 3 dhe 4, përderisa një gjë të tillë e imponojnë arsye të veçanta dhe vetë nevoja e mbajtjes se personave dhe familjeve, sipas nenit 1, b.
Kapitulli B’
Pasuritë armike
NENI 6
SEKUESTRIMI
Pasuritë armike në Greqi me hyrjen në fuqi të këtij ligji ndalohen dhe është i pavlefshëm disponimi i këtyre pasurive tek armiqtë, ose në shkelje të dispozitave të këtij ligji.
NENI 7
PASURI ARMIKE NË GREQI
1. Si pasuri armike në Greqi konsiderohen elementet pasurore të mëposhtme, përderisa u takojnë ligjërisht ose ekonomikisht armiqve, sipas kuptimit të nenit 1:
– Elemente të patundshme dhe të tundshme të ndodhura në Greqi.
– Letra me vlerë dhe tituj të tjerë të çdo lloji të ndodhura në Greqi, obligacione të shtetit grek, të firmave, të organizmave me selinë administrative të tyre, ose qendrën e tyre në Greqi, akoma edhe titujt përkatës të ndodhura jashtë shtetit.
– Para dhe lloje të tjera pagese të ndodhura në Greqi.
– Aksione të firmave, të cilat kanë selinë administrative të tyre ose qendrën e shfrytëzimit në Greqi, pavarësisht nga fakti nëse këto aksione janë të mishëruara në letra me vlerë, ose jo, dhe në qoftë se këto mishërime ndodhen në Greqi, ose jashtë shtetit.
– Kërkesa ndaj debitorit me banesë, ose me banim të përhershëm në Greqi, ose kërkesa të prejardhura nga shkëmbimet të firmës tregtare në Greqi.
– Të drejta të pasurisë industriale dhe intelektuale, të cilat mbrohen në Greqi.
– Të drejta mbi elementet pasurore të përshkruara në pikat a-f.
– Të drejta nga marrëveshjet rreth elementeve pasurore të pikave a-f.
– Çdo element tjetër pasuror i ndodhur në Greqi.
2. Përjashtohen nga dispozita e paragrafit të mësipërm elementet pasurore, të cilat u përkasin shtetasve grekë me banesë, ose banim në shtete armike.
NENI 8
SEKUESTRIMI I PËRKOHSHËM
Me ligj, konsiderohen nën sekuestrim të përkohshëm, të gjithë ata që gjatë zbatimit të këtij ligji janë pronarë me cilëndo arsye të pasurive armike, sipas nenit 7, si dhe drejtuesit, administruesit, sekuestruesit, këshilltarët ose cilitdo kujdestarë ose debitorë të elementeve pasurore të tyre, përderisa këta zotërues të pasurive armike janë pronarë të këtyre elementëve pasurore.
NENI 9
MARRËDHËNIET RRETH PASURIVE PËRKOHËSISHT TË SEKUESTRUARA
Në lidhje me marrëdhëniet rreth pasurive përkohësisht të sekuestruara zbatohen përkatësisht, me rezervimet e dispozitave të këtij ligji, dispozitat e procedurës civile për konfiskimin konservator, në emër të debitorit sipas nenit 8 të sekuestrimit të përkohshëm që ka vendin e tretë dhe të administratorit sipas nenit 12, që ka vendin e kreditorit.
NENI 10
TË DREJTAT E TË TRETËVE JO ARMIQ
1. Sekuestrimi nuk pengon të tretë jo armiq, të ushtrojnë të drejtat e tyre kundër pronarit, pasuria e të cilit është në sekuestrim dhe të kërkojnë plotësimin e tyre, sipas ligjeve analoge, kjo me rezervimet e dispozitës së paragrafit 2 të nenit
2. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, tjetërsimet, regjistrimet në librat e Hipotekës ose në regjistrat themeltarë të anijeve, ose te parashënimet kanë fuqi vetëm për sa kohë që bëhen mbi bazën e një titulli me vendim gjyqësor, ose me dëshirën personale të mëparshme nga zbatimi i këtij ligji dhe bazuar në dokumente shtetërore ose private me datë të DEKLARATAT E PASURIVE ARMIKE
1. Të detyruar për deklaratë të pasurive armike në sekuestrim janë:
Pronari i pasurisë armike. Cilido qoftë sipas nenit 8 është sekuestrues provizor i pasurisë armike.
2. Ata që sipas paragrafit 1 janë të detyruar të bëjnë deklaratë, duhet që brenda një muaji nga hyrja në zbatim e këtij ligji, të paraqesin te nëpunësi i Shërbimit Ekonomik Shtetëror deklaratë të hollësishme në dy kopje, për të gjitha elementët pasurore armike, ose të debitorëve të tyre. Për këtë deklaratë, nuk paguhet asnjë lloj takse.
3. Afati i paraqitjes së deklaratës mund të shtyhet me një akt të Ministrit të Financave të botuar në Gazetën Qeveritare.
4. Ata që paraqesin elementet e pasurisë armike pas përfundimit të afatit, përderisa nuk janë të detyruar të bëjnë deklaratë, sipas dispozitave të këtij neni kanë të drejtën e pagesës deri në tre për qind të vlerës së tyre të përcaktuar kundrejt këtyre elementëve me vendim të Ministrit të Financave.
NENI 12
ADMINISTRUESIT
1. Administruesit e pasurive armike nën sekuestrim janë nëpunësit e Shërbimit Ekonomik Shtetëror të vendit ku ndodhet çdo element pasuror.
2. Aty ku janë shumë nëpunës të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, administrator emërohet njëri prej tyre, me vendim të Ministrit të Financave.
3. Me vendim të të njëjtit ministër, lejohet të emërohen administratorë në vend të nëpunësit të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, nëpunës të tjerë shtetërorë ose privatë në qoftë se ushtrimi i administrimit nga nëpunësi Ekonomik Shtetëror, nuk është ai që duhet.
NENI 13
DETYRAT DHE PUSHTETI I ADMINISTRATORËVE
1. Administratorët kanë për detyrë gjetjen, regjistrimin, mirëmbajtjen dhe sipas destinacionit të zakonshëm, shfrytëzimin e pasurive të sekuestruara, duke marrë për këtë qëllim gjithmonë masat e duhura, kanë për detyrë të synojnë në kënaqjen e kërkesave të sekuestruara, si edhe kënaqjen e të drejtave të të tretëve, kundër pronarit të pasurisë së sekuestruar. Administratorët fillojnë nga puna, me hyrjen në zbatimi të këtij ligji, ose me përcaktimin e pronësisë të pasurisë armike të sekuestruar.
2. Administratorët përfaqësojnë në mënyrë të plotë, në rrugë gjyqësore dhe jashtëgjyqësore, pronarin e pasurisë së sekuestruar brenda kufijve të detyrave, të përshkruara në paragrafin 1 dhe tek ata dhe vetëm tek ata, publikohen detyrimisht gjithnjë dokumentet gjyqësore ose jashtëgjyqësore të çdo natyre, që kanë të bëjnë me pasurinë e pronarit.
3. Çështjet që kanë të bëjnë me administrimin e pasurive nën sekuestrim, mendime të Ministrit të Financave, të botuara në Gazetën Qeveritare. Me të njëjtat vendime rregullohen çështjet e funksionimit të Shërbimit Qendror, në zbatimin e këtij ligji.
4. Pagesa e administratorëve përcaktohet nga Ministri i Financave, pas dhënies së mendimit të komitetit të përshkruar nga neni 19. (G.Sh/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Sunday, 16 December 2012 16:11

Tiranë – Shoqata “Camëria” zgjodhi ish-presidentin Alfred Moisiu për të kryesuar listën e atyre shqiptarëve që do të firmosin peticionin, i cili i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të miratojë sa më shpejt projekt-rezolutën e dorëzuar në Parlament nga deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.

Duke firmosur i pari këtë peticion, ish-presidenti Moisiu e konsideroi miratimin e kësaj rezolute si çështje të të drejtave të njeriut që nuk duhet trajtuar nga këndvështrimi nacionalist.
 
“Duhet luftuar me këmbëngulje sepse kjo është e drejta jonë, e drejta e njerëzve që kanë banuar dhe kanë origjinën nga Camëria dhe nëse flasim për të drejtat e njeriut, ky është një aspekt i rëndësishëm dhe një tregues shumë i madh”, u shpreh Alfred Moisiu.

Projekt-rezoluta e deputetëve çamë Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri përmban 13 pika, ku bie në sy kërkesa për shfuqizimin e ligjit grek të luftës së vitit 1940, i cili mban në sekuestro konservative pasuritë e shqiptarëve. (T.CH)

 
Lajme Shqip Wednesday, 12 December 2012 15:31

Athinë – Rezoluta çame e dërguar në Parlamentin shqiptar është në qendër të analizës së gazetës greke “Kathimerini”, shkruar nga gazetari Stavros Ximas. 

“Pas deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha që i shtriu kufijtë e Shqipërisë nga Preveza në Podgoricë e më tej, nacionalizmi shqiptar përpiqet të vendosë çështjen çame në axhendën zyrtare të politikës së jashtme. Partia për Drejtësi dhe Integrim dërgoi për miratim në Parlament një Rezolutë, ku akuzon Greqinë për genocid dhe spastrim etnik kundër çamëve në vitin 1944”, fillon shkrimin e tij gazetari. 

Ai kujton se një iniciativë e tillë është ndërmarrë dhe gjatë qeverisjes së Fatos Nanos, kur u votua kundër. Por gazetari vëren se gjërat tani janë krejtësisht të ndryshme. “Erërat e nacionalizmit, që kanë mbytur në gjak Ballkanin Perëndimor, forcojnë në Shqipëri idenë e ‘Shqipërisë Natyrale’. Në të njëjtën kohë, po fiton terren në shoqëri ndikimi i partive politike dhe organizatave që mbajnë lart flamurin e nacionalizmit”, vijon analiza. 

“Ndërsa vendi është në orbitën e zgjedhjeve, elita tradicionale politike është nën presion të madh nga rrymat “patriotike” dhe nga frika e humbjes së zgjedhjeve, nuk heziton të ndjekë vallen e rrezikshme të irredentizmit. Miratimi nga Kuvendi i një rezolute me atë përmbajtje ose të ngjashme, do të çonte në skaje marrëdhëniet me Athinën, e cila insiston se çështja çame në Greqi nuk ekziston”, thuhet në editorial, ku citohet deklarata e ministrit të Jashtëm grek, sipas të cilit “Greqia dëshiron ta shohë Shqipërinë duke ecur përpara dhe do ta ndihmojë në këtë drejtim, por nëse në Tiranë dëshirojnë të shohin prapa, kjo është në dorën e tyre dhe ata duhet të mendohen mirë”. 

Në fund autori kujton edhe premtimin e Kryeministrit shqiptar Berisha, “për dhënien e shtetësisë gjithë shqiptarëve kudo që ata jetojnë, nën platformën e “bashkimit kombëtar” të shqiptarëve në rajon, të cilën vetë ai promovon”.(B.W/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 10 December 2012 18:33

Tiranë – Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëti Idrizi, ka depozituar në Kuvend rezolutën për çështjen çame.

Duke folur për mediat, Idrizi tha se kjo është një rezolutë që nuk shpall luftë, por vendos paqe.

“Rezoluta është testament i atyre mijëra shqiptarëve të Çamërisë që u vranë dhe u masakruan, por dhe një testament i gjallë. Kjo rezolutë nuk i shpall luftë Greqisë, por është një rezolutë paqeje. Nuk është thjesht rezolute e PDIU, por është rezolutë e dy shqiptarëve çamë që i adresohet për mbështetje të gjithë deputetëve dhe popullit shqiptar. Nuk do t’i drejtohemi partive parlamentare, por do t’i drejtohemi ndërgjegjes kombëtare të parlamentarëve shqiptarë,” u shpreh Idrizi.

Sipas Idrizit, rezoluta është një akt drejtësie europiane sepse ajo i referohet rezolutës të të drejtave të njeriut. “Besojmë që parlamenti i sotëm nuk është parlamenti i vitit 2004 që deputetët braktisën sallën e parlamentit të diktuar nga Athina zyrtare dhe anëtarët e Çamërisë u rrahën në dyert e parlamentit”, shtoi Idrizi.

Rezoluta, e cila përbëhet nga 13 pika, thekson në mënyrë të veçantë shfuqizimin e ligjit grek të luftës i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940 akoma në fuqi, njohjen e të drejtës së riatdhesimit, njohjen e statusit të minoritetit etnik etj.

Në relacionin e rezolutës thuhet se duhen rikthyer pronat e çamëve, që sipas një vlerësimi të një studioje britanike, kapin vlerën e 10 miliard eurove. Në relacion thuhet se pronat e shqiptarëve në Greqi arrijnë në total në 20 miliard euro. (T.O/LajmeShqip.com)