Lajme Shqip Tuesday, 09 October 2012 14:10

Los Angeles – Janet Jackson dhe i fejuari i saj, pasaniku Wissam Al Mana, thuhet se po planifikojnë që të martohen vitin e ardhshëm në Doha (Katar), në vendlindjen e Wissamit.

Është interesante se Janet dhe Wissam do të martohen sipas sheriatit, raporton “emirates247”. Shkrimtari turk Adnan Oktar (i njohur si Harun Yahya), gjithashtu tha se 46-vjeçarja Janet Jackson, motra e mbretit të ndjerë të muzikës pop, Michael Jackson, ka pranuar islamin.

Burime të informuara mirë thonë se martesa e çiftit në vitin 2013 mund të jetë një nga dasmat që do të mbahen mend, ngjarja më e madhe dhe më ekstravagante e këtij lloji në historinë më të re. Për “National Enquirer” burimi shtoi se ende nuk është caktuar një datë e saktë e dasmës. Megjithatë, në publik kanë rrjedhur edhe disa informata në lidhje me ceremoninë, në të cilën do të ftohen 500 mysafirë, ku Wissam secilit të ftuar do t’i japë nga një orë dore “Rolex” në vlerë prej 10 mijë dollarësh në shenjë mirënjohje për pjesëmarrje.

Kujtojmë, sipas raporteve të medias, Janet dhe Wissam janë fejuar vitin e kaluar, kur milioneri të zgjedhurës së tij i dha një unazë mahnitëse me diamant prej 15-karatësh. Familja e dhëndrit është pasuruar në saje të bizneseve me pasuri të patundshme dhe industrisë së medias. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 19 April 2012 19:30

Filadelfia- Gjykata e Lartë në SHBA për herë të parë do të diskutojë mbi një topless. Po po pikërisht kështu, gjykatësit amerikanë janë thirrur që të japin mendimin e tyre të vyer për gjoksin e zhveshur të Janet Jackson, që doli përpara 90 milion telespektatorëve gjatë interpretimit të saj në finalen e Superboël, në vitin 2004.

Administrata Obama në fakt i ka kërkuar Gjykatës të rishikojë vendimin e Komisionit Federal të Komunikimeve për të gjobitur kanalin CBS që transmetoi evenimentin me një shumë prej gjysmë milion dollarësh.

Nëntorin e kaluar, gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Filadelfia kishin anulluar sanksionin administrativ. Tani përmes Solicitor General, një lloj avokati të shtetit qeveria amerikane ka paraqitur përpara gjykatësve kërkesën për të vlerësuar zhveshjen, megjithëse të pjessshme të transmetuar drejtpërdrejt në TV, si “ekstremisht e turpshme”.

Ndaj sipas qeverisë duhet të konfirmohet dënimi i dhënë nga Apeli dhe të rishikohet në mënyrë përfundimtare dënimi nga FCC, agjencia federale që vepron si rregullator për të mbrojtur konsumatorët kundrejt aktivitetit të televizioneve dhe medias në përgjithësi. (LajmeShqip.com)