Lajme Shqip Monday, 14 April 2014 14:30

Jacobson: Kosovarët në Siri po radhiten në grupe radikale
Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të vendit që të reagojnë ndaj pjesëmarrjes së kosovarëve në luftën e Sirisë. Ajo përmend edhe për gjuhën e urrejtjes që përdorin disa imamë në xhami.

“Lufta në Siri është gjë e tmerrshme dhe po vazhdon qe një kohë të gjatë. Por, këtu në Kosovë jemi të shqetësuar për shkak të kosovarëve të rinj që po shkojnë për të luftuar në Siriduke u radhitur me grupe radikale dhe duke zhvilluar atë lloj ideologjie. E çfarë do të ndodhë më pas? E pamë sulmin mbi tre pjesëtarët e xhandarmërisë në Turqi, të cilët u vranë nga një luftëtar në kthim e sipër.

Patëm edhe sulmin vetëvrasës me bombë në Irak, i cili u krye nga një kosovar që kishte qenë në Siri. Pra, kjo është shumë brengosëse dhe të gjithë duhet të reagojmë ndaj kësaj çështjeje, si bashkësi ndërkombëtare së bashku me Kosovën sepse qartazi ky nuk është problem vetëm i Kosovës, por është edhe problem i tërë botës”, u shpreh Jacobson për Radion Evropa e Lirë.

Gjatë intervistës ambasadorja amerikane shfaqi shpresën se shumica e popullit të Kosovës që përkrah shtetin që përkrah shumëllojshmërinë fetare.

 
Lajme Shqip Tuesday, 31 December 2014 17:18

Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, në një intervistë për Radio  Jacobson vlerësoi të arriturat e Kosovës gjatë vitit 2013, me theks të veçantë Marrëveshjen e 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

‘Mund të them që në Kosovë më pëlqen shumë, ashtu edhe bashkëshortit tim. Është interesante mikpritja e popullit dhe është një kënaqësi për ne të jetojmë dhe punojmë këtu në Kosovë. Sa i përket vitit të kaluar është shënuar shumë përparim në Kosovë. Më të vërtet më ka lënë shumë mbresa puna dhe përkushtimi i madh këtu në Kosovë, përfshirë edhe gjithë ata që kanë diplomuar në SHBA për të dhënë një kontribut në zhvillimin e mëtejmë në Kosovë. Kemi parë gjithë këtë punë të madhe përfshirë edhe në dialogun me Serbinë dhe mendojmë se Marrëveshja e 19 prillit ka qenë një e arritur e jashtëzakonshme. Natyrisht që mbetet edhe shumë punë për tu bërë sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshjeje por ne po shohim se Kosova ka hyrë në rrugë të drejtë dhe dëshiroj të theksojë se me vjen shumë mirë që edhe udhëheqësia e Kosovës e ka parë dhe e ka vënë në pah punën dhe të mirat si dhe përfitimet e qytetarëve të Kosovës në afat të gjatë e jo ato qëllimet afatshkurtra”, u shpreh Jacobson. Ajo tha se Kosova është shtet i ri dhe ka një potencial shumë të madh. “Kosova është shtet i ri sepse sapo ka shpallur pavarësinë e saj po edhe për shkak të popullatës së re të saj. Unë kam miq që jetojnë në regjion të cilët thonë se në përgjithësi ndjehet një frymë rinore dhe se për këtë na pëlqen shumë. Mendoj se ky është burimi më i madh i Kosovës, kjo fuqi punëtore e edukuar dhe arsimuar mirë e mirë dhe derisa shkojmë drejtë 2014-së duke pas në mendje edhe të arriturat e 2013-së shpresojmë se do të ketë rritje ekonomike dhe vende pune pikërisht për këta të rinj dhe ne në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë jemi të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të punojmë për këtë”, është shprehur ndër të tjera, Jaboson.

 
Lajme Shqip Thursday, 22 August 2013 13:32

Prishtinë – Nëse Kosova synon të avancojë në shtegun e saj evropian – që t’i afrohet Evropës gjithnjë e më tepër – ideologjitë ekstreme nuk kanë vend në Evropë. Kështu ka thënë në pjesën e dytë të intervistës për gazetën ”Zëri” ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, e cila thotë se është në favor të lirisë së të shprehurit të religjionit, por jo që cilido grup të imponojë mendimet e tyre ndaj kujtdo tjetër.

Për tendencat e grupeve të ndryshme që Kushtetuta e Kosovës të mos jetë laike, ambasadorja bënë të ditur se Kosova si shtet ka marrë vendim që të jetë shtet multietnik dhe sekular, shtet që respekton diversitetin, dhe ky është një qëndrim modern. “Ky është pra ai lloj i shtetit që ka një të ardhme evropiane”, ka thënë Jacobson.

Ajo thotë se tradicionalisht Kosova ka pasur një formë shumë tolerante dhe evropiane të islamit. Sa u përket kresave për ndryshimin e rregullores për lejimin e bartjes së shamive nëpër shkolla, ajo bën të ditur se nuk ka ndonjë informacion se do të ndryshohet diçka në një të ardhme të afërt. Jacobson shton se Kosova ka pozitë unike gjeografike ku ka ndikime nga Lindja dhe Perëndimi, por sipas saj, Kosova qartësisht shikon kah Evropa. “Dhe mendoj se kjo është mundësia më e mirë e Kosovës për sukses”, ka thënë ajo.

Në pyetjen nëse Kosova po rrezikohet nga rritja rrymave të islamit ekstrem, ambasadorja amerikane thotë se ato nuk kanë vend në një shtet modern demokratik, dhe se kjo nuk është historia e Kosovës.

“Siç thashë më herët në bisedën tonë, ne duhet të jemi kundër çfarëdo forme të dhunës apo frikësimit, ato nuk kanë vend në një demokraci moderne, pa marrë parasysh se nga cili sektor i shoqërisë këto mund të vijnë. Unë pajtohem se tradicionalisht Kosova ka pasur një formë shumë tolerante dhe evropiane të islamit, që respekton ekzistimin e feve tjera. Për mua gjithmonë është interesante të shkoj në Prizren, Gjakovë, apo edhe këtu në Prishtinë, ku mund të shohësh xhamitë pranë kishës katolike dhe ortodokse. Kjo ka qenë historia e Kosovës. Unë e di se gjersa Kosova synon të avancojë në shtegun e saj evropian – që t’i afrohet Evropës gjithnjë e më tepër – ideologjitë ekstreme me të vërtetë nuk kanë vend në Evropë. Unë jam plotësisht në favor të lirisë së shprehjes, lirisë së të shprehurit të religjionit, por jo që cilido grup të imponojë mendimet e tyre ndaj kujtdo tjetër”.