Lajme Shqip Monday, 21 October 2013 16:00

Prishtinë- Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se po të kishte një mocion në Kuvendin e Kosovës për të vendosur hyrjen e kryeministrit serb Ivica Daçic në Kosovë, do të votonte pro ndalimit të hyrjes së tij në Kosovë. Ai tha se qëndrimi i tij dihet, meqë ka votuar edhe kundër marrëveshjes së arritur në Bruksel mes kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçic me 19 prill.Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se e ka qëndrimin e tij rreth vizitës së Daçicit në Kosovë, por nuk do ta jap, megjithatë u shpreh se Kuvendi nuk lejon dhe nuk kundërshton asnjë qeveritar të jashtëm të atij shteti për të hyrë dhe për të dal nga Kosova, por është përgjegjësi e ekzekutivit dhe për këtë çështje duhet drejtuar ekzekutivit. Këtu nuk jam për ta shfaqur qëndrimin tim personal. Ju e dini qëndrimin tim për marrëveshjen dhe ju e dini që marrëveshja është votuar jo veç nga pozita, por edhe një pjesë të opozitës dhe pyetjet duhet t’i drejtoni atyre. Ju e dini që unë nuk e kam votuar marrëveshjen, edhe mocionin do ta përkrahja”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, rreth mbajtjes së seancave të Kuvendit, derisa është duke u mbajtur fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, Krasniqi ka thënë se në Kryesi janë marr vesh që të diskutojnë edhe një herë nesër me shefat e Grupeve Parlamentare, pastaj për të vendosur për t’u mbajtur seancat apo jo. Megjithatë, ne do ta kemi edhe një konsultë nesër me kryetarët e Grupeve Parlamentare, pasi ata janë ata që e dinë nëse deputetet vijnë në seancë apo jo, pastaj duhet ta thërrasim seancën me 24 tetor”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndërsa, duke shprehur qëndrimin personal të tij, ai ka thënë se seancat duhet të mbahen, pasi pikat e rendit të ditës duhet të përfundojnë. Madje, sipas tij, tani është një ngecje, jo vetëm të seancave, por edhe të komisioneve parlamentare. Seanca e fundit që u mbajt me 17 tetor u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit, pasi koalicioni qeverisës nuk mori pjesë në seancë, e po ashtu, edhe Kabineti Qeveritar nuk ishte prezent, përveç zëvendëkryeministrit Bujar Bukoshi.

 
Lajme Shqip Friday, 18 October 2013 11:48

Prishtinë- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, viziton të shtunën, Kosovën. Njoftimi është dhënë nga vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e sotme të qeverisë. Ai ka bërë të ditur se vizita e homologut të tij serb ka karakter fetar. Deri tani dihet që Daçiç do të qëndrojë në Graçanicë.

Vizita pason atë të ministritserb për Kosovën, AleksandërVulin, të cilit autoritetet në Kosovë ia kishin ndaluar hyrjen për shkak se kishte shkelur kushtet e përcaktuara.

Vulin ishte angazhuar në fushatën parazgjedhore të një subjekti politik serb, i cili gëzon mbështetjen e Beogradit, e që garon në zgjedhjet vendore të 3 nëntorit.

Me gjithë vendimin për ndalimin e hyrjes së tij, Vulin hyri nga pika e Jarinës.

Në takimin e sotëm të mbledhjes së qeverisë, Thaçi ka thënë se zoti Vulin ka hyrë ilegalisht në Kosovë, por nuk ka përmendur për masat eventuale që do të mund të zbatoheshin në këtë rast. /albeu/

 
Lajme Shqip Thursday, 10 October 2013 12:19

Beograd- Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, do të vizitojë Kosovën, më 19 tetor.

Ai do të qëndrojë në Komunën e Graçanicë, prej nga do t’u bëjë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës.
Kryeministrin serb ka thënë, sipas gazetës “Politika” të Beogradit, se është në interes të Serbisë që të thërras serbët në zgjedhjet e 3 nëntorit, transmeton lajmi.net.

“Deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se zyrtarët serbë mund të vizitojnë vetëm manastiret në jug të Lumit Ibër është fushatë zgjedhore e Thaçit”.

“Ne si shtet i Serbisë kemi interes t’iu bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe në këtë mënyrë të marrim pjesë në fushatë”.