Lajme Shqip Tuesday, 25 March 2014 15:27

Takimi i ardhshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç, do të zhvillohet më 31 mars. Kështu njofton zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, njëkohësisht ndërmjetësuese e procesit. 

“Përfaqësuesja e Lartë, Catherine Ashton, do të vazhdojë bisedimet me kryeministrin Hashim Thaçi, si dhe me kryeministrin Ivica Daçiç dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiç. Në takim, dy palët do të vazhdojnë punën e tyre rreth zbatimit të Marrëveshjes së Prillit dhe do të diskutojnë po ashtu për hapat e ardhshëm në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në njoftim.

 
Lajme Shqip Monday, 23 December 2013 23:35

 

Washingotnm – Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaç e Ivica Dacic dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, janë nominuar formalisht nga një grup ligjvënësish amerikanë për çmimin Nobel të Paqes për vitin 2014.

Në njoftimin e përbashkët të ligjvënësve Eliot Engel dhe Robert Aderholt, si bashkëkryetarë të grupit të çështjeve shqiptare në Kongres dhe ligjvënësve Ted Poe dhe Emanuel Cleaver, bashkëkryetarë të grupit të çështjeve serbe, thuhet se tre zyrtarët duhen nderuar me çmimin Nobel për rolin e tyre kritik për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, transmeton REL . 

Marrëveshja e prillit e këtij viti, mes dy kryeministrave, siç citon Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe letrën e kongresistëve amerikan, shënon një pikë-kthese dramatike për Serbinë dhe Kosovën dhe për gjithë rajonin e trazuar të Ballkanit.

Që nga tetori i vitit 2012, deri në fund të këtij viti, dy kryeministrat janë takuar rreth 20 herë me ndërmjetësimin e zyrtares së lartë të BE-së, duke arritur pajtimin për çështje delikate mes të dy vendeve.

Çështja e fundit për të cilën ata po përpiqen të arrijnë një kompromis është ajo për sistemin gjyqësor në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe.

Emërimet për çmimin Nobel mund të bëhen nga çdo individ ose organizatë e pranueshme për komitetin Nobel, ku përfshihen edhe ligjvënësit.

Komisioni prej 5 anëtarësh që përzgjedh fituesin emërohet nga parlamenti norvegjez.

Afati i emërimit është deri në muajin shkurt dhe fituesit shpallen në tetor. /koha/

 
Lajme Shqip Wednesday, 04 December 2013 16:05

Beograd-  “Më së shumti probleme pres në fushën e drejtësisë dhe rreth gjyqit që duhet të ekzistojë në Mitrovicë sepse pala prishtinase kundërshton që selia e gjyqit të jetë në pjesën veriore duke menduar se kështu ne duam të krijojmë shtetin në shtet”, ka thënë Daçiq sot në Beograd, njofton B92.  Daçiq duke dashur të mohojë këtë qëndrim të Prishtinës ka theksuar: “ Ne thjesht duam që struktura etnike e të punësuarve (në gjyq) të përcjellë strukturën etnike në atë pjesë të Kosovës”. 

Daçiq ka thënë se do të mbahet edhe një takim, nëse është e nevojshme më 13 dhjetor në mënyrë që të bëhen edhe më shumë gjëra para paraqitjes së raportit të Catherine Ashton.,raporton koha.

Sipas fjalëve të tij, të dy palët në Bruksel do të bisedojnë për situatën në Kosovë pas zgjedhjeve lokale, për vazhdimin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit në fushën e policisë e të drejtësisë dhe për hapa të tjerë në konstituimin e Bashkësisë së komunave serbe dhe definimin e disa temave të tjera. 

Ai ka shtuar se ekziston marrëveshja që pas takimi të nesërm, nëse ka nevojë, e ai ka thënë se me siguri do të ketë nevojë, të mbahet edhe një takim më 13 dhjetor. 

Daçaiq ka sqaruar po ashtu se është arritur marrëveshja që para paraqitjes së raportit ë Ashtonit “të bëhen sa më shumë gjëra, përkatësish të fillojë zbatimi i tyre” sipas Marrëveshjes së Brukselit. 

 
Lajme Shqip Saturday, 19 October 2013 19:46

Kryeministri serb iu drejtua krerëve dhe simpatizantëve të listës – “Iniciativa qytetare serbe” me fjalët: “Merreni pushtetin dhe punoni për Serbinë”.

Gjithashtu ai kërkoi nga qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe të jenë pjesë e organeve pasi që sipas tij vetëm me fitmin e komunave, do të jenë më të fuqishëm

“Serbia ju fton që të votoni listat serbe pasi vetëm ashtu do të jetë me e fuqishme në Kosovë” dhe u bëri thirrje që të dalin sa më shumë në zgjedhje. Vizita ime është për qëllim besim, është e vërtetë që jam ardhë pasi që unë besoj në serbi”, ka thënë Daçiq.

 Ai tha se nuk ka nevojë për kënd të votohet , dihet se kënd e mbështet Beogradi.

Poashtu ai ftoi serbët të dalin në zgjedhjet lokale dhe u thirrje që të merret pushtetit dhe ai pushtet të shfrytëzohet për Serbinë.

 
Lajme Shqip Saturday, 19 October 2013 13:27

Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka arritur në Manastirin e Graçanicës. Gjatë qëndrimit të tij në Manastir ai është shëtitur në oborrin e Manastirit i përcjellur nga një numër i madh i qytetarëve dhe i policëve.

Daçiq momentalisht ka hyre në takim me krishterët ortodoks, ndërkaq deri tash nuk është prononcuar për mediat e Kosovës vetëm për një televizion serb.

 

 ‘Blindohet’ rruga, në pritje të Daçiqit 

 

Forca të shumta të policisë janë verejtur në disa rrugë të Kosovës ku pritet të kalojë eskorta e kryeministrit serb Ivica Daçiq i cili pritet të vizitojë manastirin e Graçanicës.

Përveç policisë në rrugë janë verejtur makina me persona civilë dhe të forcave të KFOR-it që janë duke lëvizur në dy anë e rrugës.

Serbët e Graçanicës thonë se e mirëpresin ardhjen e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili do ta vizitojë Manastirin e Graçanicës sot rreth orës 13:00. Ata shpresojnë për një jetë më të mirë dhe presin përkrahje dhe mbështetje. /Zëri/

 
Lajme Shqip Tuesday, 27 August 2013 19:53

Prishtinë – Edhe pse ishte njoftuar më pare, në takim megjithatë nuk do të marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas burimeve në Neë York, ishte Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ai që anuloi ardhjen dhe kjo mund të jetë edhe arsyeja që kryeministri kosovar vendosi të mos vinte në një takim në të cilin nuk do të jetë homologu i tij.

Në takimin në Neë York, Kosovën do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ndërsa do të jetë kjo mbledhja e fundit e udhëhequr nga Argjentina, e cila ishte kryesuese e radhës për këtë muaj, duke ja dorëzuara udhëheqjen në shtator SHBA.

Raporti më i ri i Sekretarit Ban përfshin periudhën e zhvillimeve prej 23 prillit deri më 15 korrik, ku ai vlerëson hapat pozitivë të Prishtinës dhe Beogradit që, siç thotë ‘çuan në marrëveshjet historike dhe në një progres themeltar drejt normalizimit të marrëdhënieve’.

Ai megjithatë nënvizon se ‘zbatimi i marrëveshjeve në veri të Kosovës do të jetë një sfidë kryesore dhe në këtë drejtim angazhimi i Beogradit me serbët e Kosovës mbetet i rëndësishëm,’ ndërkaq edhe ‘shtrirja e dorës nga ana e Prishtinës duke i ofruar siguri popullsisë lokale është poaq e rëndësishme’.

Ndër çështjet që duhet të kenë prioritet për t’u zgjidhur, Sekretari i Përgjithshëm përmend “rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur dhe sjellja para drejtësisë e të gjithë atyre që janë përgjegjës për krime të luftës’.

“Ka ende edhe 1,726 persona që evidencohen si të zhdukur nga konflikti i Kosovës,” thuhet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm, i cili këtë plagë të rëndë të luftës sikur e paralajmëron si një çështje që do zgjidhje dhe që duhet të jetë pjesë e pashmangshme në bisedimet e mëtejme./RTK/ 

 
Lajme Shqip Monday, 27 May 2013 14:44

 

Qeveria e Serbisë miratoi mbrëmë planin e zbatimit të marrëveshjës së arritur në Bruksel dhe një ditë më vonë serbët e veriut paralajmëronë themelimin e Kuvendit Krahinor në Kosovë. Kryetar i Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, Marko Jakshiq ka thënë se deri në fund të javës do të formohet Kuvendi i Krahinës autonome të Kosovës.
“Deri në fund të kësaj jave, do të formojmë Kuvendin e Krahinës autonome të Kosovës dhe në të do t’i bartim përgjegjësitë e shtetit te Serbisë. Kjo është e drejta jonë kushtetuese”, ka thënë Jakshiq, për mediat serbe, transmeton Kosovapress..
Ky veprim sipas tij bëhet pasi që serbët e veriut janë kundër marrëveshjës së arritur në Bruksel. “Kështu më nuk ka dhe për këtë, besojë që me këtë vlerësim pajtohen shumica e serbëve të Kosovës se marrëveshja e Brukselit është e papranueshme si dhe vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë. Midis nesh nuk do të mund të gjejnë serbë të cilët do të pranojnë marrëveshjen dhe planin e zbatimit të saj”, ka thënë Jakshiq.

 
Lajme Shqip Tuesday, 21 May 2013 15:15

Qëndrimi i serbëve të veriut ndaj marrëveshjes së Brukselit është ende i  njëjti. Kundërshtues. Kështu kanë deklaruar kryesuesit e serbëve të veriut, pas takimit me zëvendëskryeministrin serb Aleksandar Vuçic. Por, ata kanë theksuar që megjithatë, ende janë duke pritur që t’I shohin detajet e planit të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit të arritur  ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit serb, Ivica Daçiq.

Radenko Nedeljkovic, përfaqësuesi i serbëve të veriut, pas takimit të liderëve serbë të veriut të Kosovës me Vuçicin, si pjesëmarrës i këtij takimi ka thënë se qështja e marrëveshjes së Brukselit, nuk ka qenë aspak temë e bisedës në këtë takim.

“Nuk është biseduar fare për marrëveshjen e Brukselit. Kemi biseduar për gjendjen momentale në veriun e Kosovës, si dhe për problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen qytetarët. Kështu që, për marrëveshjen e Brukselit do të bisedohet pas kthimit të kryeministrit Daçiq nga Brukseli”, theksoi Nedeljkovic.

Kurse, lideri tjetër i serbëve të veriut, Milan Ivanovic nga Këshilli Kombëtar Serb, gjithashtu pjesëmarrës në takimin e fundit me Vuçicin, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në këtë takim është biseduar për të gjitha temat.

Sipas tij, qëndrimi i serbëve të veriut për marrëveshjen e Brukselit, por edhe qëndrimi i Beogradit zyrtarë, nuk kanë ndryshuar.

“Qëndrimet tona janë të njohura për marrëveshjen. Të njohura janë edhe qëndrimet e qeverisë së Beogradit. Por, diferencat që i kemi dhe që njihen, nuk janë thelluar. Kryeministri Daçiq dhe bashkëbiseduesi kryesor janë në Bruksel për të biseduar për planin e zbatimit të marrëveshjes. Dihet mendimi ynë për këtë dhe interesat tona, kështu që diçka që është e papranueshme për ne, nuk mund të pritet se do ta pranojmë dhe nënshkruajmë. Jemi marrë vesh me autoritetet e Beogradit që të flasim edhe më tej për marrëveshjen dhe për planin e zbatimit, por nuk i kemi detajet e tij, kështu që nuk kemi mundur të flasim më thukët për të. Do të bisedohet pas kthimit të kryeministrit Daçiq nga Brukseli”, u shpreh Ivanovic.

Kundërshtimi i marrëveshjes së Brukselit nga serbët e veriut të Kosovës, kishte tensionuar raportet e tyre me Beogradin zyrtarë, duke krijuar një hendek mes tyre, të cilin përmes takimeve janë përpjekur që ta ngushtojnë.

Por, Nedeljkovic ka theksuar se qëndrimi i serbëve të veriut për marrëveshjen është i qartë dhe i pandryshuar deri më tani.

“Edhe më tutje konsiderojmë se marrëveshja e Brukselit është e dëmshme dhe se ajo nuk i garanton as parakushtet minimale për një jetë kualitative dhe mbijetesë të serbëve në Kosovë. Kështu që, qëndrimi ynë është i pandryshuar”, tha Nedeljkovic.

Edhe Ivanovic ka vlerësuar se serbët e veriut nuk mund ta pranojnë marrëveshjen e Brukselit dhe as zbatimin e saj, sepse, sipas tij, kjo do t’i rrezikonte interesat e tyre.

Por, megjithatë, siç thotë ai, duhet pasur kujdes që hendeku i krijuar me Beogradin të mos thellohet.

“Ne nuk dëshirojmë që ta thellojmë hendekun me autoritetet në Beograd, të cilët e gëzojnë mbështetjen e shumicës. E kuptojmë situatën e vështirë edhe në Kosovë, por edhe në Serbi. Megjithatë, ne kemi disa qëndrime dhe vija të kuqe tona, përtej të cilave nuk mund të kalojmë. Ne, pavarësisht dallimeve që kemi në interpretimin e marrëveshjes, ne duhet, duam dhe mundemi të punojmë me Beogradin dhe institucionet tona”, tha Ivanovic.

Ndryshe, liderët serbë të veriut të Kosovës kanë dhënë për të kuptuar se nuk do të pajtohen me marrëveshjen e Brukselit edhe kur plani për zbatimin e saj do të bëhet i ditur në detaje.

 
Lajme Shqip Monday, 20 May 2013 11:43

Westervelle do të jetë në Prishtinë ku do të takojë Thaçin e Hoxhajn pas përfundimit të vizitës së tij në Beograd.

Ai aktualisht është duke qëndruar në Beograd ku po takon kryeministrin serb Ivica Daçic si dhe presidentin Tomislav Nikoliq. 

Të dielën ai takoi zv/kryeministrin serb Aleksander Vuçic. 

 “Dakordimi për të zbatuar Marrëveshjen e Brukselit është kushti kryesor për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në rrugën evropiane”, ka thënë Westervelle pas këtij takimi.