Lajme Shqip Wednesday, 02 April 2014 18:00

Qeveria italiane po dërgon 100 trupa në zonën veriore të Napolit, ku vazhdon ende shkatërrimi mjedisor nga deponimi i mbetjeve të raketave.

Çdo natë, në pjesën verilindore të qytetit, midis qyteteve Nola, Acerra dhe Marigliano, qindra zjarre të vogla djegin fushat dhe tokën, në atë që njihet si “Trekëndëshi i Vdekjes”. Ajo e ka marrë emrin për shkak të niveleve të larta të kancerit, të cilat mendohen të jenë shkaktuar nga ndotja për shkak të mbetjeve.

Gangsterrët e Gamorrës mendohen si fajtorë, pasi ata fitojnë miliona euro çdo vit duke depozituar mbetje, por edhe helme të dëmshme atje. 

Lajmërimi për vendojsen e trupave nga ministri i brendshëm, Angelino Alfano, erdhi pas një dekreti në shkurt, i krijuar për të luftuar krimin mjedisor të bërë nga grupet mafioze, por edhe ndotjen industriale në plantacionin e çelikut “ILVA” në qytetin e Tarantos. Dekreti do të lejojë vendosjen e më tepër se 850 mijë trupave në Trekëndëshin e Vdekjes. 

“Ushtria do të qëndrojë aq sa të nevojitet,” tha zoti Alfano, i cili e drejtoi vetë takimin e Sigurisë Publike Kombëtare, në qytetin e Napolit, ditën e hënë.

Ai tha se tre qëllimet e dërgimit të trupave ishin “ndëshkimi i atyre që ishin të përgjegjshëm, rikthimi i tokave për të shmangur riskun e aktiviteteve të mëtejshme mafioze dhe parandalimi i përdorimit të atyre zonave që janë deklaruar si të përdorshme për shkarkime ilegale të mbetjeve.” 

Ka të dhëna të shumta që tregojnë se shkarkimi i mbetjeve dhe djegia ilegale janë fajtore për nivelet e shtuara të kancerit dhe defekteve në lindje në këtë zonë. 

Një grup shkencëtarësh amerikanë dhe italianë në vitin 2012 gjetën se “30 vjet të Gomorrës (mafias napolitane) dhe transportimi i pavend i mbetjeve toksike në zonat e Napolit të veriut dhe Caserta-s së jugut” ishin fajtore për nivelet e kancerit të gjirit që kishin arritur në vlerën 47% mbi normën kombëtare. Një tjetër studim gjeti se defektet në lindje ishin 80% më tepër sesa mesatarja kombëtare. 

Autoritetet italiane kanë një histori të gjatë të dërgimit të trupave në jug të vendit, pas shpërthimit të aktivitetit mafioz. /shekulli/

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 November 2013 14:12

Romë- Autoritetet italiane kanë shkatërruar një organizatë kriminale, që merrej kryesisht me trafikun e kokainës në shtetin fqinj. Mediat italiane bëjnë të ditur se policia në Genova ka arrestuar 7 persona, shqiptarë e italianë, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të kokainës. Droga importohej nga Holanda për tu shitur më pas në provinca të ndryshme të Italisë.

Momentalisht nuk bëhen ende të ditur emrat e të arrestuarve, ndërkohë që pritet një njoftim zyrtar i policisë lidhur me këtë operacion, në të cilin është përfshirë edhe INTERPOL-i, pasi disa persona të dyshuar si anëtarë të bandës mendohet se janë fshehur në Zvicër dhe Shqipëri.

Sipas mediave italiane, në Shqipëri dhe Zvicër, policia lokale ka kryer mëngjesin e sotëm veprime të rëndësishme lidhur me këtë operacion. /ballkanweb/

 
Lajme Shqip Monday, 21 October 2013 11:37

Romë- Një superoperacion antidrogë ka vënë në pranga 71 persona mes Italisë dhe shteteve të Ballkanit. Bëhet fjalë për kuintalë heorinë e marijuanë me origjinë afgane që kishin destinacion, tregun italian ndërsa hetimi për zbulimin e trafikut, mësohet se zgjati plot 8 vjet.

Operacioni blic i koduar me emrin ‘Ellenica” ka bërë të mundur ndërprerjen e një trafiku të paligjshëm droge që shtrihej nga Italia deri në shtete të ndryshme të Ballkanit. Operacioni i gjerë ndërkombëtar, i cili është shtrirë në disa vende të Ballkanit ne disa vende u kodua “Ellenika 1” dhe ne disa te tjera, “Ellenika 2”. 
Prokuroria antimafia e Aquila ekzekutoi urdhër-arreste për 71 persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 
Sekustrohen 2 kuintalë heroinë dhe 5 kuintalë marijuanë. 

Superoperacioni është shtrirë në Itali, Shqipëri, Bosnjë dhe Kosovë. 
Persona nga këto shtete janë përgjegjës për trafikun e qindra kilogramëve heroinë dhe marijuanë. Hetimet janë realizuar në kuadër të një bashkëpunimi mbi një projekt evropian në luftën kundra drogës dhe kriminalitetit në Ballkan, me suport të Europol dhe Dcsa, dhe mbështetje të policisë shqiptare, boshnjake, sllovene, kroate dhe kosovare. 

Dy kuintalët e heroinës dhe 5 kuintalët e marijuanës kishin destinacion një organizatë droge në Abruzzo, që shprëndante drogë në tregjet lokale si Marche dhe Puglia./bw/

 
Lajme Shqip Thursday, 15 August 2013 13:56

Milano – U arrestua nga policia e Cassano d’Adda në Itali, Valentin Frrokaj 35 vjeç, njëri nga dy shqiptarët e arratisur nga burgu i Parma në 2 shkurt.
Shqiptarit të arratisur iu gjet me vete një çantë brenda së cilës kishte një pistoletë, fasheta plastike, kaçavida dhe një makinë tip Golf të vjedhur në Pavia, në 28 mars.
Teksa u shoqërua në policia ai tregoi dokumente me gjeneralitete rumune, të cilat nuk i bindën efektivët e policisë, por nga hetimet dhe shenjat e gishtërinjve u zbulua identiteti i tij i vërtetë, raporton NOA.
Frrokaj ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Milano me burg përjetë për vrasjen e një bashkëkombasi të tij në vitin 2007 në Brescia. 35 vjeçari ishte arratisur nga burgu gjatë muajit shkurt bashkë me shqiptarin tjetër Taulant Toma 29 vjeç, i cili ishte në burg për grabitje deh drogë.

 
Lajme Shqip Monday, 29 July 2013 09:54

Romë – Ekipet e shpëtimtarëve në Itali kanë thënë se kanë nxjerrë së paku 36 trupa të pajetë nga një autobus i cili ka rënë në një humnerë në jug të këtij shteti.

Agjencitë e lajmeve të Italisë kanë raportuar se të dielën një autobus ka përplasur disa vetura duke dal jasht rrugës, dhe pasi e ka goditur rrethimin e rrugës ka rënë 15 metra poshtë në afërsi të fshatit Avellino, fshat ky që gjendet 160 kilometra në jug të Romës.

Policia ka thënë se duket që shoferi e ka humbur kontrollin mbi autobusin.

Shoferi është njëri nga viktimat që e humbën jetën në këtë aksident.

Së paku 11 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e autobusit.

Në këtë autobus që ishte në drejtim të Napolit, kishte 50 persona të cilët ktheheshin nga një vend peligrinazhi në rajonin jugor të Campania.

 
Lajme Shqip Wednesday, 05 June 2013 10:06

Bari- Policia e Barit në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n, kanë bllokuar ditën e sotme në portin e qytetit bregdetar, plot 1.4 ton marihuanë, e cila vinte nga Shqipëria, informon Shekulli Online.
Droga u gjet brenda një kamioni, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar 45-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Droga ishte fshehur brenda kamionit, dhe ishte mbuluar me rroba grash. Dyshohet se ajo vjen nga Shqipëria dhe kishte për destinacion tregun italian.
Sipas policisë italiane, sasia e marijuanës së bllokuar, kap shifrat e 14 milionë eurove. Policia italiane ka nisur menjëherë hetimet për zbulimin e bashkëpunëtorëve.

 

 

 
Lajme Shqip Friday, 31 May 2013 00:49

 

Në natën finale, të talent show-t  “The Voice of Italy”, sonte garuan katër këngëtarët e mbetur në skuadrat e Piero Pelu, Rafaela Carra, Noemi dhe Ricardo Cocciante, ku këngëtarja shkodrane, Elhaida Dani ishte e përzgjedhura e Cocciante-s.

Pas performancave të shkëlqyera  të këngëtarës shqiptare,  kjo e fundit bindi fuqishëm jurinë dhe publikun Italian.

Interpretimi i parë ishte  “I will always love you”, e cila përveç duartrokitjeve ka marrë edhe vlerësimin e juries, duke vazhduar me interpretimin e saj të dytë sëbahsku me trajnerin Riccardo Cocciante, që duhet theksuar se, për herë të parë ka kënduar në duet këngën e tij të famshme “Margherita”, aq shumë e dashur për publikun italian dhe më gjerë.

Një këngë që Cocciante e mbante në sirtarin e tij, me tekst të Roxanne Seeman, e titular ‘When love calls your name’ ishte interperetimi i saj i tretë. Me këtë interpretim vajza nga Shqipëria la me gojë hapur edhe vetë Coccianten, i cili u shpreh se e ruante si një gur të çmuar këtë këngë në sirtarin e tij, por që sot Elhaida e ktheu në një diamant.

Ishte Elhaida Dani që me sharmin dhe bukurinë prej femre shqiptare, arriti të shtrijë autoritetin qysh në rrethin e parë, ku ajo arriti që të rrëmbejë zemrat e të gjithëve, duke lënë të harruar konkurrentët tjerë finalistë Silvia Capason, Timothy Cavicchinin dhe Veronica De Simone.