Lajme Shqip Friday, 02 November 2012 10:14

Zyrtarët thonë se të paktën 47 njerëz në shtetin e Nju Jorkut, përfshirë rreth 40 në qytetin e Nju Jorkut, janë konfirmuar se kanë vdekur pas goditjes së stuhisë.

Rreth 40 njerëz raportohet se janë vrarë në gjashtë shtete të tjera.

Para se të godiste SHBA-në, stuhia Sandy kishte lënë rreth 70 viktima në Karaibe. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 31 October 2012 12:47

SHBA –   Numri i të vdekurve nga stuhia Sandy, e cila goditi të hënën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur në të paktën 45 njerëz, ndërsa rreth 8 milionë shtëpi dhe biznese vazhdojnë të jenë pa drita. Linjat e metrove në qytetin e Nju Jorkut vazhdojnë të jenë jo funksionale, përderisa shumë aeroporte, linja hekurudhore, rrugë dhe porte mbesin të mbyllura, në rajonet e prekura nga stuhia. Presidenti amerikan, Barack Obama, i cili e ka shtyrë fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale, pritet t’i vizitojë sot të mbijetuarit e stuhisë në Nju Xhërsi.

Ai do të takohet me guvernatorin Chris Christi dhe do të falenderojë punëtorët e emergjencës që luftuan për  për të mposhtur këtë fatkeqësi.
Presidenti shpalli si “katastrofë madhore” gjendjen në shtetet Neë York dhe Neë Jersey, dhe liroi  fondet federale me synimin për riparimin e dëmeve prej miliarda dollarësh përgjatë bregut lindor.
Guvernatori i Nju Jorkut Michael Bloomberg tha se shumë prej tuneleve të përmbytura të metrosë së qytetit janë të bllokuara, dhe paralajmëroi se qyteti do për ditë të tëra do të  përballet sfidat për rimëkëmbjen  nga stuhia.
“Dëmi që kemi pësuar është shumë i madh dhe riparimet nuk do të ndodhin brenda natës. Dy sfidat më të mëdha me të cilat përballet qyteti janë transporti publik dhe energjia elektrike.
Tregu i aksioneve Neë York Stock Exchange qëndroi mbyllur dy ditë  rresht, duke shënuar kështu herën e parë që nga viti 1888 që këmbimet tregtare janë pezulluar për dy ditë me radhë për shkak të motit. Neë York Stock Exchange hapet sot.
Qytete të tjera amerikane përgjatë bregdetit lindor, përfshi kryeqytetin Uashingtonin, mbetën dje me sisteme publike transporti të pezulluar, aeroportete të mbyllur dhe miliona njerëz të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.
Stuhia e fuqishme goditi më tej në brendësi të vendit 1 mijë e 500 kilometra nga brigjet lindore, duke sjellë në disa zona, si në  Vest Virginia borë prej më shumë se 1 metër.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 30 October 2012 16:09

SHBA (PLOTESUAR 30 TETOR, 19:00)- Uragani Sandy që ka përfshirë brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara duket të jetë i pamëshirshëm. Të paktën 33 viktima raportohet të ketë pasur brenda 24 orëve. Presidenti Barack Obama shpalli sot “gjendjen e një katastrofe të jashtëzakonshme”. Alarm bërthamor në shtetin e New Jersey, ka probleme në dy centrale jo shumë larg nga qyteti i New York-ut. 7.5 milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike në gjithë zonën e prekur. Një zjarr i rënë në Queens ka shkatërruar pesëdhjetë shtëpi.

Mes viktimave raportohet se ka edhe 3 fëmijë. Sipas të përditshmes ‘Usa Today’ mësohet se viktimat janë shënuar në pjesën më të madhe nga rënia e pemëve, në New Jerseiy, New York, Maryland, North Carolina, West Virginia, Pensilvania dhe Connecticut dhe 1 në Kanada. Në New York qindra mijëra njerëz kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike, ndërprerja më e madhe kjo që prej vitit 2003. Në Battery Park, uji arriti mbi katër metra, duke thyer rekordin e arritur në Manhattan në vitin 1960, ku gjatë stuhisë Donna uji arriti në një metër. 

ARRIN NE 33 NUMRI I VIKTIMAVE
Ka arritur në 33 bilanci i viktimave nga uragani “Sandy” në brigjet lindore të SHBA-së. Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuar, ndërkohë që 7.5 milionë banorë janë ende pa energji elektrike. Autoritetet kanë nisur punën për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga uragani Sandy.

MBYLLEN TRE CENTRALE BËRTHAMORE SI PASOJË E URAGANIT ”SANDY”
Kalimi i uraganit ”Sandy” detyroi autoritetet amerikane të mbyllin tre centrale bërthamore, mes tyre centralin bërthamor ”Indian Point”, në periferi të Nju Jorkut, njoftoi botimi elektronik i ”Wall Street Journal”. ”Një tjetër central bërthamor i mbyllur pjesërisht është edhe ‘Hancock Bridge’ në Nju Xhersi”, shton gazeta amerikane.

OBAMA ANULON TË GJITHA TAKIMET ELEKTORALE SI PASOJË E URAGANIT
Presidenti amerikan, Barack Obama anuloi të gjitha takimet elektorale dhe do të qëndrojë nesër në Uashington për koordinimin e operacioneve të shtetit federal pas kalimit të uraganit ”Sandy”, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, një javë para zgjedhjeve.”Presidenti do të qëndrojë nesër në Uashington për të siguruar që të gjitha burimet federale do të përmbushen për të mbështetur operacionet përmirësimit lokal”, theksoi zëdhënësi i ekzekutivit amerikan, Jay Carney.

ÇARJE E DIGËS NË LUMIN HACKENSACK NGA NIVELI I LARTË I UJIT
Rritja e nivelit të ujit në një lum në New Jersey, pas kalimit në këtë shtet të uraganit ”Sandy”, ka shkaktuar shkatërrimin e një dige në kontenë Bergen, pak kilometra larg qytetit të Nju Jorkut, njoftuan burimet policore në New Jersy. ”Çarja e digës në lumin Hackensack ka mobilizuar të gjitha repartet e forcave policore dhe të gardës kombëtare në rajon për t’u ardhur në ndihmë banorëve të qytetit Moonachie, që rrezikohen nga përmbytjet e rënda si pasojë e nivelit të lartë të uji”, njoftonin mediat lokale.

Po ashtu burime mediatike bënë të ditur se situata është tejet e rëndë, ndërkohë pak më parë presidenti Obama dekretoi gjendjen e katastrofës së jashtëzakonshme për New Jerseyn dhe New Yorkun.(LajmeShqip.com)

************************************************

Nju-Jork (PLOTESUAR 30 TETOR)- Presidenti amerikan Barak Obama sot  shpalli gjendje të jashtëzakonshme në shtetet Nju-Jork dhe Nju-Xhersi dhe kërkoi ndihmë federale për ata të cilët i kanë humbur shtëpitë dhe dyqanet e tyre në uraganin Sendi.

Obama shpalli gjendje të jashtëzakonshme pasi që uragani e goditi bregun lindor, i përmbyti pjesët më të ulëta të Manhatit dhe pjesën  bregdetare të Nju Xhersit, duke lërë miliona njerëz pa energji elektrike transmeton Tanjug-u.

Uji i ardhur depërtoi në digën e pjesës veriore të Nju Xhersit dhe përmbytjet tre qytete, për atë që janë evakuuar disa qindra njerëz. Nën ujë janë qytetet Munaçi, Litl Feri dhe Karlshtat.

Policia kumtoi se niveli i ujit në disa pjesë ka arritur prej 1,2 metra, ndërsa ekipet shpëtuese i tërheqin banorët nga dritaret e ndërtesave.

Së paku 16 persona kanë vdekur, ndërsa rreth shtatë milion qytetarë të SHBA-së kanë mbetur pa rrymë pas goditjes së uraganit Sendi. (LajmeShqip.com)

***********************************************************

SHBA – Uragani “Sandy” shkaktoi viktimat dhe të zhdukurit e parë menjëherë pasi preku brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara.

Sipas zëdhënësit të Guvernatorit të Nju Jorkut janë të paktën 17 viktimat deri më tani të shaktuara nga “Sandy” apo “Frankestorm” sic e quajti media amerikane, duke pasur parasysh se cfarë ishte në gjendje të bënte stuhia. “Sandy” prej mesnates se kaluar (me oren shqiptare) nuk u cilesua më si një një uragan, por një super stuhi post-tropikale me erëra të qëndrueshme prej 137 km/h.

Fuqia e tij u rrit ndjeshëm përgjatë rrugëtimit të tij shkatërrimtar, duke lënë pa energji elektrike rreth 2.8 milion banorë. Niveli i ujit arriti në shifra rekord në Manhatan.Për shkak të Sandy-t autoritetet u detyruan të evakuojnë rreth 200 pacientë nga një spital në Neë York.

Ndërsa në Bellevue Hospital Center, kati i parë u përmbyt nga uji dhe energjia elektrike u ndërpre.Megjithatë situata u vu shpejt nën kontroll nga autoritetet dhe nuk paraqitet problem për asnjë prej pacientëve.Stuhia goditi edhe Atlantic City mbrëmjen e së hënës. “Unë jetoj prej 16 vjetësh këtu, por ajo që kam parë këtë radhë është shokuese dhe e pabesueshme”, thotë pronari i një prej tavernave në AC.

Ndërsa në lagjen e poshtme të Manhattani-t, Baterry Park uji ka përmbytur rrugët, duke thyer rekordin që shënoi Uragani “Donna” që goditi zonën në vitin 1960. Zona tashmë është krejtësisht e bllokuar, shkollat e janë të mbyllura dhe popullsia është evakuuar prej drekës së të hënës.

Përmbytjet shkaktuan edhe mbylljen e tre aerporteve të zonës LaGuardia, John F. Kennedy dhe Newark Liberty. Uji ka hyrë edhe nëpër tunelet që lidhin zonën e poshtme të Manhattan-it dhe Brooklyn, ndërsa era ka shkaktuar edhe probleme në një ndërtesë ku po kryheshin punime.

Kryebashkiaku i New York Michael Bloomber tha për mediat se ka një sasi të madhe uji në zonën e poshtme të Manhattani-t, ndërsa dhjetëra pemë janë shkulur nga vendi duke sjellë bllokimin ë rrugëve.

“Ne e dinim që do të ishte një stuhi shumë e rrezikshme dhe ndodhi ajo që ne prisnim. Më e keqja ndodhi dhe qyteti tani po ndjen pasojat”, tha Bloomberg.”Sandy” përputhet me hënën e plotë, që sjell dhe batica më të mëdha. “Sandy” ka vrarë me heret edhe 69 persona, 52 prej të cilëve në Haiti, pasi kaloi nëpër Karaibe javën e kaluar. 

Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Barack Obama paralajmëroi amerikanët që të ndjekin udhëzimet e skuadrave të emergjencës.“Kur ata ju thonë të largoheni, atëherë duhet të largoheni. Mos u vononi dhe mos neglizhoni”, deklaroi zoti Obama, i cili ka anuluar fushatën elektorale 8 ditë para zgjedhjeve. “Mos i bëni dysh udhëzimet që po ju jepen, sepse kjo është një stuhi serioze dhe mund të ketë pasoja fatale”, tha presidenti, që garon për një mandat të dytë.Zoti Obama ka firmosur deri tani 9 deklarata emergjence që mbulojnë Nju Jorkun, Nju Xhersin, Masaçusetsin, Konektikatin, Ishullin Rode, Delauerin, Pensilvaninë, Merilendin dhe Rajonin e Kolumbisë.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 29 October 2012 16:54

SHBA – Uragani Sandy arrin shpejtësinë 120 kilometra në orë dhe rrezikon të kthehet në një superstuhi .

 

Pjesa lindore e Shteteve të Bashkuara po përgatitet për atë që meteorologët e parashikojnë të jetë  stuhia më e rëndë që godet këtë pjesë të vendit. Uragani Sandy po i afrohet bregdetit të Atlantikut dhe pritet të bashkohet me dy sisteme moti nga veriu për të formuar një “super-stuhi” hibride me gjerësi 1200 kilometra, që do të prekë rreth 60 milionë banorë.

 

Presidenti Barak Obama, i cili u informua nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave, u bëri thirrje banorëve të zonave të rrezikuara që ta marrin shumë seriozisht stuhinë dhe t’u binden urdhrave të autoriteteve shtetërore dhe lokale. Erërat e kësaj stuhie qysh tani kanë  shpejtësi prej 120 kilometrash në orë ndërsa jao po  zgjerohet me erëra të forta që arrijnë deri 165 kilometra nga qendra e saj. Shtetet e Neë-Yorkut, Pesilavanisë, Marylandit, Virgjinisë, Karolinës së Veriut dhe kryeqytetit Washignton, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshem. Rreth 375 mijë persona jane urdhëruar të evakuuohen në zonat që shtrihen në vende të ulëta ndërsa  shkollat janë mbyllur.

 

Kompanitë e mëdha si Air France, British Airëays dhe Virgin Atlantik kanë pezulluar fluturimet për në qytetet lindore ndërkohë që në Nju Jork nuk po funksionon një pjesë e madhe e transportit urban. Dy rivalët për president kanë modifikuar programin e tyre elektoral. Uragani Sandy ka shkaktuar vdekjen e 60 persëonve javën e kaluar  në ishujt Karaibe.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 28 August 2012 14:15

Washington – Presidenti amerikan, Barak Obama, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Luiziana, derisa shtetet e Gjirit Bregdetar amerikan po përgatiten për Stuhinë tropikale Isaac.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, e ka informuar guvernatoritn e Luizianës se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, në mënyrë që të lirohen fondet për aktivitete të emergjencës të ndërlidhura me stuhinë e cila po forcohet gjithnjë e më tepër.

Ai, po ashtu, ka kërkuar që Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave Federale t’i koordinojw përpjekjet për ndihma me zyrtarët shtetërorë dhe ata lokalë përgjatë Gjirit Bregdetar amerikan.

Më herët guvernatorët e Luizianës, Floridës, Misisipit dhe Alabamës, patën shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shtetet e tyre, për shkak të alarmit për uragan.

Meteorologët parashohin që stuhia Isaac do të forcohet në kategorinë e uraganit 1, ndërsa rruga e tij mund të jetë direkt kah Nju Orllins ditën e mërkurë.

Guvernatori i Luizianës, Boby Xhindal, ka kërkuar që njerëzit të përgatiten për më të keqen, duke rekomanduar evakuim vullnetar në strehimoret e vendosura jashtë sistemit të mbrojtjes nga vërshimet në Nju Orllins.

“Tash është koha që ju të jeni të sigurt se keni plan evakuimi, kështu që ju do ta dini se ku do të shkoni. Unë personalisht i rekomandoj fuqishëm njerëzit, që jetojnë në hapësirat e ulëta jashtë sistemit të mbrojtjes, ta fillojnë evakuimin vullnetar”, tha zoti Xhindal.

Pasi e goditi Floridën jugore, stuhia Isaac është nisur kah pjesa veriore e Gjirit Bregdetar amerikan, duke iu kërcënuar qytetit Nju-Orleans, shtatë vjet pasi nga uragani Katrina humbën jetën afro 1800 vetë.

Zyrtarët thonë se pengesat mbrojtëse rreth qytetit janë të pajisura që t’i rezistojnë stuhisë më të fuqishme se që është Isaac. Dështimi i këtij sistemi ka çuar në vërshime katastrofale në këtë hapësirë, pas uraganit Katrina.

Prefekti i ri i qytetit Nju Orllins, Miç Landriu thotë se çdo gjë është e gatshme për betejën kundër stuhisë.

“Ne jemi të organizuar, ne jemi të gatshëm për betejë, ne jemi në ritmin e betejës dhe ne do të jemi të gatshëm me atë që vjen në rrugën tonë”, tha Landriu.

Por, administratori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave Federale, Krejg Fjugejt tha se stuhia Isaac nuk është vetëm stuhi në Nju Orllins, dhe se pasojat më të këqija, po ashtu, mund të ndodhin në Misisipi dhe Alabama.

Mijëra banorëve të Alabamës u është thënë që të evakuohen.

Autoritetet e Floridës thanë se 60 mijë njerëz tashmë janë pa rrymë elektrike për shkak të stuhisë.

Partia Republikane e ka shtyrë për një ditë fillimin e Konventës Kombëtare në Tampa, në bregun perëndimor të Floridës.

Në këtë konventë, ish guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romni, nominohet kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara, që mbahen në muajin nëntor. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 27 August 2012 21:38

SHBA – Zyrtarët federalë të emergjencës në Shtetet e Bashkuara sot kanë tërhequr vërejtjen se stuhia tropikale Isaac paraqet rrezik për jetë dhe me gjasë do të shkaktojë dëme të mëdha kur të arrijë në Gjirin Bregdetar amerikan.

Krejg Fjugate nga kjo agjenci tha se kjo shtrëngatë mund të prodhoj valë me lartësi dy e deri në katër metra përgjatë bregdetit dhe rreshjet e mëdha mund të çojnë në dëme të gjëra në brendësi.

Guvernatorët e Luizianës, Misisipit dhe Alabamës, dje kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, derisa Florida, që gjendje të këtillë ka shpallur një ditë më herët, ishte përfshirë nga të reshurat e mëdha dhe erërat e fuqishme.

Kjo stuhi pritet se do ta godasë Gjirin Bregdetar amerikan nesër vonë ose pasnesër në mëngjes. Në Karaibe uragani ka bërë kërdi. Në Haiti kanë humbur jetën gjashtë vetë, ndërsa në Kubë ka pasur vërshime.

Uragani Isaac e ka detyruar Partinë Republikane në Shtetet e Bashkuara që ta shtyjë konventën e saj në Tampa të Floridës për një ditë.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 27 August 2012 18:05

SHBA – Stuhia tropikale Isak-po merr forcën e një Uragani me shkallë të dytë. Ajo sot pritet të lëvizë në gjirin lindor të Meksikës.

Njohësit e mirë të katastrofave të tilla natyrore parashikojnë se sipas formës që po merr, stuhia mundet që brnda 24 orëve të arrdhëshme të arrijë shpejtësinë deri në 170 kilometra në orë. Banorët në jug të Floridës kanë bërë përgatitjet finale për stuhinë tropikale “Isaac”, që pritet të bjerë në brigjet amerikane. Qindra fluturime dhe lundrime janë anuluar, erërat e forta kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë. Byroja amerikane për siguri dhe mjedis tha se rreth 24 përqind e prodhimit të naftës dhe 8 përqind e prodhimit të gazit janë mbyllur si një masë paraprake.

Guvernatori i Floridas ka shpallur gjendje të jashtzakonshme ndërsa partia Republikane ka shtyrë për nesër hapjen e konventës së kandidatit presidencial Mit Romni Edhe shtete të tjera në Amerikë janë vënë gjithashtu në alarm pasi parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se “Isaac” mund të përforcohet më tej gjatë rrugës së tij.
Stuhia tashmë ka shkaktuar dëme të mëdha në Karaibe, ku ka vrarë katër persona në Haiti dhe ka shkaktuar permbytje ne Kube.

Qendra Kombëtare e Uraganëve deklaroi se stuhia po lëvizte me rreth 30 kilometra në orë drejt Floridës, në pjesën jugore të saj, dhe pritet që të zbarkojë gjatë së dielës.
Banorët në Florida Kis, një ishull i vogël që lidhet me tokën qëndrore përmes një ure, kanë gjithë fundjavën që udhëtojnë për në veri.

Ata janë mësuar me përgatitjet e zakonshme për stuhitë dhe shumë prej tyre kanë izoluar shtëpitë dhe bizneset e tyre. (LajmeShqip.com)