12
 
Lajme Shqip Wednesday, 25 June 2014 16:24

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe një delegacionion i LDK-së, po qëndrojnë në Bruksel, në vazhdën e takimeve me përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane, oraganizatë anëtare e të cilës është LDK-ja. “Delegacioni i LDK-së sot është pritur nga kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Joseph Daul, me të cilën kanw biseduar për proceset politike në Kosovë.

Kryetari Mustafa e ka njoftuar Daul me ecurinë e procesit zgjedhor, me detajet e marrëveshjes së koalicionit të shumicës dhe me prioritetet qeverisëse të koalicionit.

Mustafa është zotuar se koalicioni do të punojnë shumë për të cuar përpara porcesin e integrimit të Kosovës në strukturat evro-atlantike, se të luftojë me vendosmëri korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe se do ta ketë prioritet zhvillimin e ekonomik të vendit.

Daul e ka përgëzuar kryetarin Mustafa për procesin zgjedhor dhe i ka dhënë mbështetje atij dhe LDK-së në synimet politike dhe qeverisëse”, njofton LDK.

 
Lajme Shqip Saturday, 21 June 2014 15:10

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa në një postimin në “Facebook” ka paralajmëruar Gjykatën Kushtetuese që të mos bëjë ndonjë aktgjykim si në rastin e interpretimit të çështjes së mandatit të Presidentes Jahjaga, kur u tha se ajo do të jetë në detyrë deri më 2016. Mustafa ka kritikuar Presidenten edhe për vendimin e saj për të dërguar në Gjykatë çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë. “Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e qartë për gjithë ata që duan ta kenë të qartë jetën demokratike. Qeverinë e themelon ai që e arrin shumicën në Kuvend. Këtë shumicë nuk e ka fituar në mënyrë të veçantë asnjë subjekt gjatë zgjedhjeve. Qytetarët kanë vendosur se si do ta votojnë çdo subjekt politik (apo koalicioni parazgjedhor) dhe çdo kandidat për deputet, kurse koalicionet ndërmjet partive politike , mbi bazën e votave dhe besimit që e kanë marrë nga qytetarët, po vendosin se kush do ta qeverisë vendin. Asgjë nuk po vendoset jashtë fuqisë së votës. Prandaj edhe Presidentja e vendit duhet ta ketë të qartë Kushtetutën ashtu siç e kemi të gjithë ne. Kushtetuta jonë nuk është rast i veçantë kundrejt kushtetutave të vendeve të tjera demokratike dhe praktikave të njohura nga vendet evropiane. Shpresoj se Gjykata Kushtetuese nuk do ta interpretojë, edhe kësaj radhe, Kushtetutën si në rastin e Presidentes dhe të na tregoj se ‘çfarë pret populli’”, ka shkruar Mustafa.

 
Lajme Shqip Tuesday, 29 April 2014 14:03

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend, LDK-së, Isa Mustafa, u ka bërë thirrje partive politike që të bashkohen për të zhbllokuar ngërçin politik e institucional.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar nga partitë politike marrëveshje për shpërbërjen e Kuvendit në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje.

‘ LDK u bën thirrje partive tjera opozitare, por edhe koalicionit aktual qeverisës të bashkohen për ta gjetur zgjidhjen. Zgjidhja është shpërndarja e Kuvendit të Kosovës dhe caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Prandaj, për ta zhbllokuar ngërçin politik e institucional, LDK i fton të gjitha partitë të vihen mbi interesat e ngushta personale e partiake. Shpërndarja me marrëveshje e Kuvendit dhe konsensusi për datën e zgjedhjeve, është parakusht për zgjedhje fer dhe demokratike”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Më tutje Mustafa ka thënë se, LDK do të votojë për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. “Ne garantojmë votat tona dhe kërkojmë nga të gjitha partitë tjera, përfshirë edhe koalicionin qeverisës aktual, pa kushte, ta votojnë themelimin e Forcave të Armatosura sa më shpejt që të jetë e mundur.”, ka thënë Mustafa.

 
Lajme Shqip Saturday, 19 April 2014 17:10

“Kuvendi i Kosovës më nuk do të aprovojë asgjë.Jam shumë i bindur që ky Kuvend do ta përfundojë punën e tij, ose kësaj të mërkurë ose kësaj jave.Nëse nuk e përfundon formalisht punën atëherë do ta përfundojë realisht,sepse ky Kuvend nuk është në gjendje të marrë vendime të cilat kanë ndonjë relevancë ose një rëndësi të caktuar,ngase nuk e ka shumicën”, ka deklaruar kryetari i LDK-së Isa Mustafa. Ai tha se pas seancës së Kuvendit që do të mbahet këtë të enjte, ku do të diskutohet vazhdimi i mandatit të EULEX-it dhe krijimin e Gjykatës speciale, bashkë me partitë tjera do të merren vesh që ta shpërbejmë Kuvendin, në mënyrë që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, nuk ka më arsye të mbahet një Kuvend i cili e ka paralizuar vetën.

Këto komente Mustafa i bëri, gjatë një ligjëratë të mbajtur sot me studentët e Universitetit AAB, ku foli për plan-programin e LDK-së. 

 
Lajme Shqip Monday, 02 December 2013 18:07

Prishtine- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari në largim i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, gjatë një konference për media të mbajtur të hënën, i ka uruar kundërkandidatit të tij nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, fitoren e tij.

“Me gjithë përkrahjen e madhe që kemi marrë nga qytetarët, ne nuk kemi arritur të fitojmë në garën për kryetar të Prishtinës. Unë dëshiroj të falënderoj të gjithë votuesit e LDK-së, të gjithë qytetarët e Prishtinës për besimin që më kanë dhënë në dy mandate, ndërsa kundërkandidatit, z. Shpend Ahmeti, ia uroj fitoren dhe i dëshiroj suksese në punën e tij”, ka theksuar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke premtuar se bartja e pushtetit në Prishtinë të përfundohet në mënyrë të suksesshme.

Mustafa ka thënë se, pavarësisht që LDK në Prishtinë ka humbur, ajo ka fituar në shumicën e komunave të Kosovës, duke dalë si partia më e votuar.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në: Gjilan, Podujevë, Ferizaj, Pejë, Lipjan, Istog, Fushë-Kosovë, Suharekë, Viti dhe, në koalicion me AKR-në, në Mitrovicë. Ne, tani, me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, jemi kthyer në vendin e parë, aty ku LDK-ja e meriton të jetë”, ka thënë Mustafa, raporton Zwri.

Ai më tej shtoi se LDK, “pas këtij procesi të suksesshëm, LDK-ja do të vijojë punën dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat ne jemi të bindur se do të fitojmë edhe më bindshëm se në këto zgjedhje”.

Në fund, ai ka falënderuar edhe njëherë të gjithë qytetarët e Kosovës që, siç tha ai, “këtë herë i besuan LDK-së dhe që treguan kulturë të lartë politike”.

Mustafa ka falënderuar edhe institucionet përgjegjëse, që kanë punuar shumë për mbarëvajtjen e procesit dhe mediet e pavarura, që kanë raportuar me korrektësi dhe pananshëm. “Faleminderit shumë”, tha në fund Mustafa!

 
Lajme Shqip Monday, 21 October 2013 16:35

Prishtinë-  Presidenti iAleancës Kosova e Re, z.Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Prishtinës, z.Korab Sejdiu, kanë qëndruar në Kodrën e Trimave, ku kanë pirë çaj më qytetarët e kësaj ane. Pacolli nga këtu e ka ftuar publikisht  kryetarin aktual të Prishtinës, z.Isa Mustafa, që të dalë në debat dhe të mos vjedhë ide nga AKR-ja.

“E ftoj kryetarin aktual të Prishtinës të debatojë me kandidatin tonë dhe mos të na kopjojë idetë, po të vijë dhe ta zbërthejë idenë e tij, unë jam i bindur që nuk ka ide, përndryshe do t`i kishte zbatuar për 8 vjet”, ka thënë Pacolli.  I pari i AKR-së, z.Behgjet Pacolli, ka folur edhe për Kodrën e Timave dhe kaosin në komunikacion. Ai ka thënë që plani i AKR-së për ta ndryshuar këtë gjendje është të bëhet një Tunel nga fshati Bardhosh në drejtim të Xhamisë së Llapit.

“Familja ime posedon 70 hektarë tokë në Prishtinë dhe në ditën që ne do ta marrim Prishtinën, atë tokë do t` ia falim Komunës, pasi që do të krijohen zona të lira ekonomike dhe pastaj nga to do të hapen edhe vendet të lira të punës. Isa Mustafa tash e tetë vjet e ka penguar punën time në Fushë Kosovë, ku do të hapeshin vende të punës dhe veprimtari ekonomike, mirëpo ai nuk dëshiron që ju të punësoheni”, ka thënë Pacolli.

Ndërsa kandidati I AKR-së për kryetar të Prishtinës, z.Korab Sejdiu, ka folur për mungesat dhe problemet e përgjithshme të lagjes Kodra e Trimave.

Presidenti I partisë z.Behgjet Pacolli së bashku me kandidiatin për Prishtinën z.Korab Sejdiu, më pas vizituan tenden që është e vendosur në shesh të qytetit ku vazhduan bashkëbisedimin më qytetarë./koha/ 

 
Lajme Shqip Sunday, 13 October 2013 20:55

Ish presidenti dhe ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka bërë një kthesë në politikën e tij. Ai që deri para nisjes së fushatës parazgjedhore kritikonte liderin aktual të LDK-së Isa Mustafa, për dëmtim të partisë, ka vendosur ta ndihmojë duke iu bashkangjitur në fushatë.

Sejdiu ka marrë pjesë në tubimin elektoral në Kamenicë, ku edhe një mandat po e kërkon kryetari Shaip Surdulli.

Kryetari Mustafa nuk ka hezituar ta potencojë pjesëmarrjen e Sejdiut në këtë tubim, duke thënë se bashkë me të do ta qojnë LDK-në përpara.

“Me ne këtu është edhe presidenti Sejdiu, i cili ka punuar shumë për LDK-në dhe bashkërisht po punojmë me gjithë udhëheqjen e LDK-së, që të çojmë LDK-në përpara, që të arrijmë objektivat tona, që i kemi paraparë në katër vitet e ardhshme dhe më tutje”, ka thënë Mustafa.

“Jam i bindur se ky rrugëtim këtu në Kamenicë dhe rrugëtimi i LDK-së në gjithë Kosovë, nuk është rrugëtim që do të përfundojë në këto katër vite, është një rrugëtim afatgjatë, ashtu siç ka përcaktuar Presidenti Ibrahim Rugova. Më 3 nëntor ne do ta shënojmë një rezultat i cili do ta tregojë fuqinë e LDK-së në Kamenicë dhe në gjithë Kosovën”, deklaroi Mustafa. Ky kthim i Sejdiut vlerësohet si një lehtësim për LDK-në, pasi deri dje, thuhej se ish kryetari i LDK-së, bashkë me mbështetësit e tij, po punon për ndërtimin e një opozite brenda partisë, e cila do ta dëmtonte LDK-në në zgjedhjet lokale, duke i hapur rrugë më pas Sejdiut për t’u rikthyer në krye të LDK-së. 

 
Lajme Shqip Sunday, 06 October 2013 11:57

Prishtinë- Disa nga ndërtesat e reja shumëkatëshe në Prishtinë janë të konstruktuara dhe ndërtuara nga persona që nuk kanë përgatitjen e duhur profesionale dhe kjo rrit dyshimet në cilësinë e objekteve të banimit, ka thënë inxhinieri i ndërtimtarisë i specializuar në studimet gjeomekanike, Qani Kadiri.

Duke marrë shembullin e lagjes “Arbëria” (ish Dragodanit) në Prishtinë, ku së fundi janë regjistruar shembjet e dheut, ai thotë se përgjegjësit komunalë duhet të reagojnë.

Ndërtimet e larta në Arbëri, sipas Kadirit kanë nisur mbrapshtë. Ai insiston që të respektohen të gjitha kriteret profesionale para se të nisë një objekt dhe që analizat të kalojnë nëpër të gjitha filtrat institucionalë.

“Kemi raste kur elaboratet gjeometrike i bëjnë njerëz që e kanë të përfunduar shkollën e mesme. Nuk mundet një person me shkollë të mesme, apo nivel bachelor të konstruktojë një ndërtesë me 10 kate. Nuk mundet të konstruktohet e t’i bëhet arkitektura vetëm pse dikush ka kompjuter, sepse nevojitet të ketë studime master, por edhe të ketë provojë që të merret kompetenca për ndërtime të larta”, ka vlerësuar ai në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Kadiri vlerëson se, përveç cilësisë së ndërtimit, problematike mbeten edhe zonat specifike ku ndërtohen objektet kolektive të banimit.

 
Lajme Shqip Monday, 30 September 2013 12:47

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherit edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, do të provojë që për herë të tretë të marrë drejtimin e kryeqytetit të Kosovës. Ai ka paralajmëruar se fushata e tij parazgjedhore për këto zgjedhje do të fillojë më datë 3 tetor, dhe moto e saj do të jetë “Sot Komuna, nesër Kosova”.

Që në fillim Mustafa, me vetëdije apo pa të, ua ka bërë të qartë qytetarëve të Prishtinës, se brenda një periudhe kohore më pak se 1 vit, komuna e Prishtinës, mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kreu i LDK-së, edhe në zgjedhjet e kaluara nacionale, por edhe në ato të ardhshmet të cilat pritet të mbahen në fillim të verës së vitit 2014, do të pretendojë të marrë postin e kryeministrit të vendit. E, edhe me moton e zgjedhjeve të tanishme lokale, na e bënë të ditur këtë. “Sot Komuna, nesër Kosova”, thotë motoja e tij, e cila aludon se, LDK do të fitojë nëpër komuna, e pastaj edhe në zgjedhjet nacionale.

Nëse ndodhë që motoja e LDK-së të realizohet, e Mustafa të fitojë mandatin e tretë në Prishtinë, e më pas edhe në zgjedhjet nacionale të vitit të ardhshëm, atëherë kryeqyteti do të duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Prishtinës, pasi kreu i tij, në këtë rast Mustafa, do të marr kreun e ekzekutivit, post të cilin e ka synuar që nga marrja e timonit në parti.

Kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka qenë në dilemë nëse duhet të garojë për mandatin e tretë për kryetar të Prishtinës, por në fund ka vendosur ta bëjë këtë. Në opinion është komentuar se Mustafa këtë veprim e ka bërë nga frika se me një kandidat tjetër, rrezikonin të humbnin qeverisjen në komunën kryesore të vendit. Ndërsa në një intervistë të dhënë kohëve të fundit, as ai nuk e ka mohuar kategorikisht këtë gjë, duke thënë se nuk ka qenë frika për humbje të komunës ajo që e ka shtyrë LDK-në ta kandidojë atë për kryetar të Prishtinës, por dëshira që fitorja të jetë sa më e madhe. (LajmeShqip)

 
Lajme Shqip Friday, 27 September 2013 21:14

Kishte organizuar një takim për Ditën e Rinisë me nxënës të shkollave të mesme të Prishtinës, por kryetari i Prishtinës nuk u prit mirë nga një pjesë e tyre.

Në kohën kur kryetarit Mustafa iu kishte dhënë fjala, njëra nga nxënëset e quajtur Erza nga “Xhevdet Doda” e kishte marrë fjalën duke i thënë se ai po bën fushatë me nxënës pasi që koha kur po mbahet ky takim është shumë afër zgjedhjeve lokale.

“Ky takim po mbahet një javë para se të filloj fushata, ndërsa problemet tona janë të kahmotshme”, ka thënë ndër të tjera Erza.

Duke iu kundërvënë nxënëses, Mustafa i kishte thënë se “kush të ka dërguar këtu”, derisa i kishte urdhëruar nxënësit se “kush do le të qëndroj e kush do le të dalë jashtë”.

Më pas një pjesë e nxënësve e kishin lëshuar sallën.

Videoja po qarkullon në Youtube ndërsa është shpërndarë nga të ashtuquajturit “Nxësëit aktivë”.

12